PK urdhërohet të më sjellin me dhunë në Gjykatë

Gjyqtarja E. Fazliu, duhej të më dërgonte një ftesë tjetër, nese do të dëshironte të më shihte përsëri, në një seancë tjetër për konfirmim të akt-akuzës. ...
 
Të Enjten, më 26 Janar, 2012, një njësit i Policisë së Kosovës troket në derën e shtëpisë time duke më treguar një urdhër arrest, i lëshuar nga Gjykata Komunale e Prishtinës, i cili urdhëron Policinë e Kosovës, të më sjellin me dhunë në një seancë gjyqësore të kryesuar nga Gjyqtarja Elmaze Fazliu.
Në makinën e Policisë së Kosovës, së bashku me tre polic; një Serb e dy shqiptar, me të arritur në fshatin Bresalc rreth 10/km në daljen veriore të qytetit të Gjilanit, në rrugë për Prishtinë, ne duhej të ktheheshim; cuditerisht gjyqtarës i kishte shkuar në mend se sot po bie borë dhe si rrjedhojë është vështirë të udhëtohet. “për shkaqe të sigurisë në komunikacion mos ma sjellni sot të pandehurin, se moti shumë i keq” iu kishte thënë gjyqtarja, Policisë së Kosovës njësitit të urdhëresave të stacionit regjional të Gjilanit.
Mirë, ne morrëm një kthim në rrugë dhe në hyrje te Gjilanit po na priste një patrullë tjetër e Policisë, për të cilën ishte përgjegjës Raif Bajrami, i cili është edhe zyrtar i njësitit të ‘Standardeve Profesionale’ të PK-së, i cili më thotë: “Në rastin tjetër ne ta sjellim njoftimin një ditë përpara edhe ti shkon vet shoq se na nuk kemi llogari me të bajtë ty, se gjykata ka thënë me të sjell me dhunë në gjykatë”.
 

 

Gjithsesi, unë nuk kisha se cfar ti thoja aty për aty zotit Bajrami, por patjetër që nuk do të përgjigjem në thirrjen e gjyqtares, duke qenë së po duket qartazi që ky është një proces i presionit i dirigjuar nga politika e vendit.
Për më tepër unë konsideroj se është shkelje e rëndë ligjore nga ana e gjyqtares, asistentet e të cilës kishin harruar se data 26 Nëntor 2011, paska qenë ditë e shtune, dhe si rrjedhojë ‘gjykata nuk punon të shtunave”. Gjyqtarja E. Fazliu, duhej të më dërgonte një ftesë tjetër, nese do të dëshironte të më shihte përsëri, në një seancë tjetër për konfirmim të akt-akuzës. Gjyqtarja pa dërguar ftesën tjetër, urdhëron njësitin e urdhëresave që dhunshëm të më sjellin në gjykatë.
Më falni, c’duan të thonë këta me termin ‘dhunshëm’?; duke më rrahur deri në alivanosje ashtu sic bënë më 14 janar, 2012?
Po ju paralajmëroj; krejt cfar mund të bëni me këto procedura të ulëta dhe jo-ligjore e jo-njerëzore, është ajo që ju mund të bëheni nervoz me veten tuaj, e për më tepër edhe të bëni shpenzime financiare kot e kot, se mua s’ma fusni dot frikën.


Historiku i kesaj nisme…
E sa i përket zhvillimit dhe mbarëvajtjes së punës sime profesionale, natyrisht që nuk do të ndalem.

Vedat Xhymshiti; është gazetar dhe korrespondent i pavarur lufte. Ai ka raportuar një numër të konflikteve të Lindjes së Mesme dhe Afrikës, deri tek lufta e tanishme civile në Siri. Ai është botuar në media të ndryshme, duke përfshirë Der Spiegel, New York Times, Le Monde etj. Xhymshiti, është kritik i mediave të shkruara, kolumnist i Rrjetit Ballkanik për Gazetari Hulumtuese, autor i shkrimeve tek magazina '2.0' në Prishtinë dhe themelues i THEFrontliner.net

Enter your email address to subscribe to THEFrontliner.net and receive notifications of new posts by email.

RELATED BY