REAGIM! & SQARIM!

Përmes këtij shkrimi i sqarohem opinionit publik shqiptar se unë nuk kam të bëjë asgjë me asnjë lloj organizate joqeveritare e aq më pak qeveritare që ka të bëjë...

U bënë 9 ditë që kur erdha në Kosovë pas 4 muajve angazhim professional për të raportuar mbi zhvillimet e luftës së përgjakshme civile në Republikën Arabe të Sirisë, luftë kjo e cila po hynë në muajin e 16 të rradhës.

Kur erdha këtu të gjithë ata që pretendonin se e kishin lexuar shkrimin e gazetës ‘Koha Ditore’ i titulluar “AKI-ja e Maksim Ferrës me mbi 50 agjentë në Kosovë” fiks e më akuzonin “qysh po shpiunojshe për ni agjensi t’Shqipnisë ti djal, ta kishin qit emnin n’gazetë e hora e dhevit t’kishin ba, po qysh t’kanë zbulue”

(kliko për të lexuar artikullin e gazetës ‘KOHA)
Haj medet po thoja me vete po ç’na lindi tash ky muhabet për të cilin nuk e kisha idenë. E gjeta gazetën ‘KOHA’ e lexova artikullin dhe kuptova se emri im ishte i përfshirë në një listë emrash si një nga siç thuhej aty specialistët e siç thoshte titulli ‘AKI-së së Maksim Ferrës’. Por, pas hulumtimit tim për “AKI-në” e përmendur në shkrimin e gazetës ‘KOHA’ gjeta se kjo organizatë përveç që nuk e ka emrin tim në listën e tyre të anëtarëve, organizata nuk është ‘AKI’ por është “Qendra Shqiptare e Studimeve kundër Terrorizmit dhe Krimit të Organizuar” e cila organizatë sipas dokumenteve të gjetura në MSHP-së së Kosovës (Ministrinë e Shërbimeve Publike) merret me mbledhjen e informacioneve lidhur me kërcënimin e mundshëm nga terrorizmi dhe krimi i organizuar, organizatë kjo e cila poashtu është e regjistruar si OJQ zyrtarisht edhe në Kosovë.
Shkrimi i gazetës ‘KOHA’ është krejtësisht i çuditshëm duke qenë se autori thotë se i ka kontaktuar personat e përfshirë në listë. Në faksimilin e botuar si ‘dokument provë’ ishte përfshirë edhe emri im (diçka që nuk e di nëse këtë e ka bërë vetë autori i shkrimit, apo “burimi i brendshëm” i autorit/redaksisë) e për këtë unë nuk jam kontaktuar e aq më pak lajmëruar se emri im gjendet në një listë të një organizate të tillë joqeveritare e cila listë është botuar nga gazeta ‘KOHA’.
Përmes këtij shkrimi i sqarohem opinionit publik shqiptar se unë nuk kam të bëjë asgjë me asnjë lloj organizate joqeveritare e aq më pak qeveritare që ka të bëjë me misionet e luftërave kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar, apo çfarëdo misioni tjetër civil, ushtarak apo qeveritar.
Unë jam gazetar i liçencuar ndërkombëtarisht për të raportuar nga krizat e luftës dhe si i pavarur, jam i anëtarësuar në institucionet dhe mediat prestigjioze e kredibile ndërkombëtare siç janë TIME, NYTimes, IHT, DemotiX, Corbis, AFP, AP, Polaris Images.
IFJ, RSF, CPJ & SEEMO.
Si gazetar i pavarur dhe fotograf dokumentar me veprimtarinë time profesionale, që nga muaji Maj 2012 jam shpërqëndruar nga rajoni i Ballkanit dhe jam ri-kthyer në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Jugut, duke raportuar kështu nga vatrat e luftërave dhe trazirave sociale.
Nga Republika Arabe e Sirisë që nga muaji Maj 2012, kam raportuar për një numër të konsiderueshëm të mediave prestigjioze siç janë Der Spiegel, Newsweek, EPA, AFP, The New York Times, TIME, Die Welt, SonntagZeitung, Die Presse, EL PAIS, Gazeta Jeta në Kosovë si dhe së fundmi kam raportuar edhe për The Associated Press News TV.

Vedat Xhymshiti; është gazetar dhe korrespondent i pavarur lufte. Ai ka raportuar një numër të konflikteve të Lindjes së Mesme dhe Afrikës, deri tek lufta e tanishme civile në Siri. Ai është botuar në media të ndryshme, duke përfshirë Der Spiegel, New York Times, Le Monde etj. Xhymshiti, është kritik i mediave të shkruara, kolumnist i Rrjetit Ballkanik për Gazetari Hulumtuese, autor i shkrimeve tek magazina '2.0' në Prishtinë dhe themelues i THEFrontliner.net

Enter your email address to subscribe to THEFrontliner.net and receive notifications of new posts by email.

RELATED BY