Bulatoviç tregon si e theu embargon me Berishën. Gazetari: E kupton se çfarë po thua?

Në librin me kujtime “Rregullat e Heshtjes”, ish-presidenti malazez, Momir Bulatovic ka pranuar që ka pasur një marrëveshje verbale mes tij dhe kryeministrit aktual shqiptar Sali Berisha për thyerjen...

Në librin me kujtime “Rregullat e Heshtjes”, ish-presidenti malazez, Momir Bulatovic ka pranuar që ka pasur një marrëveshje verbale mes tij dhe kryeministrit aktual shqiptar Sali Berisha për thyerjen e embargos së naftës. Skandali që pasoi botimin e kësaj dëshmie zgjati pak. Vetë Berisha në 30 nëntor 2006, i pyetur drejtpërdrejt për pohimet e Bulatoviç, kishte pranuar në fakt skandalin, shoqëruar me frazën e tij “në total OKB që mbikëqyrte embargon arriti në përfundimin se vetëm 4 për qind i përkisnin asaj që rridhte nga Shqipëria…” kishte deklaruar Berisha.

Kjo çështje është riprekur nga shtypi i këtyre ditëve dhe një lexues i ‘ResPublica’ nga Prishtina kishte dërguar një link të një videoje ku duket pikërisht Bulatoviç dhe një gazetar që e interviston. Lexuesi nga Prishtina kishte përkther një pjesë dhe i kishte  dërguar tekstin e mëposhtëm për ‘ResRepublica, i cilin botuar në formën që i është dërguar (vini re qëndrimin e gazetarit ndaj pohimeve të Bullatoviç): 

“Ja dialogu. Shiko minuta e 8.26 në video. Momir Bulatoviç e përmend thyerjen e embargos me Sali Berishën:
Momir Bulatoviç: Unë shkoj në Shqipëri dhe e lus Berishën t’i mbyllë sytë, të shkelë sanksionet ndërkombëtare, të përfitojnë njerëzit para. Dhe e bëmë sistemin, në të cilin të gjitha kanë funksionuar ashtu. Por shteti ka pasur përfitime/të ardhura të mëdha nga kjo. Dhe këto përfitime/të ardhura janë evidentuar. Unë i kam në arkivën time- dokumentacionin tim… Pra shteti ka pasur përfitime/të ardhura të mëdha…
Gazetari: Po ju a po kuptoni çfarë po flisni? Kjo është sikur t’i thoni një njeriu: S’ka problem, konsumo heroinë disa vite dhe pastaj pa problem do të shkëputesh nga përdorimi… A e ndien ti veten përgjegjës? E me siguri që e ndjeni veten përgjegjës kur thoni se keni kontrabanduar dhe këtë e keni ngritur në nivel të punës shtetërore?! A e ndjeni veten përgjegjës për vendosjen e një situate joligjore, për krijimin e atij kapitali të pistë fillestar, i cili edhe sot po e mban rob Malin e Zi? Ky kapital i pistë, dhe shumica e thonë, i ka bërë të pakuptueshme vlerat e sistemit shoqëror malazez…”

Vedat Xhymshiti | between THE frontlines

Enter your email address to subscribe to THEFrontliner.net and receive notifications of new posts by email.

RELATED BY