Gaz lotsjellës në ditën e tretë të protestave të Ashpra në Turqi

Dhjetëra mijëra njerëz u përleshën të dielen me policinë në katër qytete më të mëdha të Turqisë në valën e protestave mbarëkombëtare  anti-qeveritare. Protestat e së dielës nuk ishin aq të...
Dhjetëra mijëra njerëz u përleshën të dielen me policinë në katër qytete më të mëdha të Turqisë në valën e protestave mbarëkombëtare  anti-qeveritare. Protestat e së dielës nuk ishin aq të dhunshme, si ato të dy ditëve të kaluara, të cilat shkaktuan mijëra të lënduar, por policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë mijëra njerëz në sheshin kryesor të Ankarasë Kizilay. 

Agjencia e lajmeve REUTERS raporton se protesta të ngjashme shpërthyen në Izmir dhe Adana të Turqisë, në ditën e tretë dhe të katërt të zhvillimit të trazirave anti-qeveritare në Turqi.

Vedat Xhymshiti | between THE frontlines

Më shumë se 1.700 njerëz janë arrestuar në trazirat që janë përhapur në 67 qytete në Turqi, por shumica janë liruar konfirmojnë autoritetet në Turqi. Policia turke ka gjuajtur gaz lotsjellës ndaj protestuesve në Ankara, ndërsa mijëra njerëz pushtuan sheshin kryesor të Stambollit Taksim në ditën e tretë të demonstratave masive kundër qeverisë me rrënjë islamike të Turqisë.
Ministri i Brendshëm, Muamer Guler tha se të dielën më shumë se 1700 njerëz qenë arrestuar në trazirat që është përhapur në 67 qytete në mbarë vendin, edhe pse shumica janë liruar deri më tash.
Në Stamboll, një det i protestuesve nga i gjithë spektri politik i Turqisë ka përmbytur sheshin Taksim një ditë pasi policia u tërhoq nga zona, duke valvitur flamujt dhe duke brohoritur “Qeveria, të japë dorëheqjen!” dhe “Stambolli është i Yni, Taksim është i Yni!”.
Taksim ka qenë në qendër të një vale protestash që janë përhapur në të gjithë vendin një nga kryengritjet më të fuqishme publike kundër qeverisë së kryeministrit Rexhep Tajip Erdogan që kur mori pushtetin në vitin 2002.
Trazira filloi si një protestë kundër planeve lokale për të rizhvilluar parkun Gezi që gjendet pranë Sheshit Taksim, por pas një përgjigje të vrazhdë policore ajo tashti është kthyer në protesta të gjera kundër asaj që kritikët thonë se është agjenda gjithnjë e më konservatore dhe autoritare e qeverisë.
Situata u shfaq e qetësuar në Stamboll në mëngjesin e së dielës, pasi policia u tërhoq nga Taksim dhe zyrtarët qeveritar u shfaqën me një një ton më pajtues.
Por në Ankara policia shtetërore ka vazhduar të hedh gaz lotsjellës dhe duke përdorur makineritë e topave të ujit për të shpërndarë disa mijëra protestues të cilët po përpiqeshin për të marshuar drejt zyrës së kryeministrit.
Ministri i brendshëm tha se 58 civilë dhe 115 oficerë të sigurimit ishin plagosur në tre ditët e protestave, edhe pse grupet e të drejtave të njeriut kanë konfirmuar se civilët e plagosur  janë mbi një mijë duke shtuar edhe konfirmimet e ‘Amnesty International’(AI) për dy civil të vdekur tanimë.
Autoritetet thonë se gati 100 automjete policore, 94 dyqane dhe dhjetra makina private janë dëmtuar në protesta mbarëkombëtare që nga e premtja.
Dëmi total është vlerësuar në më shumë se 20 milionë lira (mbi tetë milionë euro), tha Guler.
Ministri i Jashtëm turk Ahmet Davutoglu të dielën bëri thirrje për dhënien fund të protestave mbarëkombëtar anti-qeveritare, duke thënë se këto akte do të dëmtojë reputacionin e vendit në rajon dhe në botë.

“Vazhdimi i këtyre protestave nuk do të sjellë përfitime, por do të dëmtojë reputacionin e vendit tonë e cila është admiruar edhe në rajon dhe në botë,” ka cicëruar Davutoglu.

Enter your email address to subscribe to THEFrontliner.net and receive notifications of new posts by email.

RELATED BY