Tensionet mbeten të larta në rrugët e Turqisë

Tensionet janë rritur gjithandej Turqisë të dielën, pas dy ditëve të protestave anti-qeveritare gjatë të cilit 939 njerëz janë arrestuar dhe mbi 1000 janë plagosur, kanë thënë zyrtarët qeveritar në...
© Vedat Xhymshiti, for THE Frontliner

Tensionet janë rritur gjithandej Turqisë të dielën, pas dy ditëve të protestave anti-qeveritare gjatë të cilit 939 njerëz janë arrestuar dhe mbi 1000 janë plagosur, kanë thënë zyrtarët qeveritar në Ankara. Amnesty International ka konfirmuar për vdekjen e dy civilëve nga ana e protestuesve të involvuar në dhunën e shpërthyer ditëve të fundit në Turqi.

©REUTERS

©REUTERS

Kryeministri i Turqisë të dielën hodhi poshtë pretendimet se ai është një lider autoritar, ndërkohë që spastrimi i sheshit Taksim nga policia shtetërore në një mënyrë të dhunës ekstreme duke i zhvendosur kështu mijëra civil paqësor nga sheshi historik i cili edhe ishte vendi i shpërthimit të protestave të ashpra anti-qeveritare ndër vite e ka pranuar si dhunë të tepruar.

Gjatë tre ditëve të kaluara, protestuesit në mbarë vendin kanë treguar se sa të pakënaqur janë kundër Rexhep Taip Erdogan, i cili pas 10 vitesh në zyrën e tij, shumë turq laikë e shohin si një figurë me ndikim të padrejtë dhe të pakompromis në çdo pjesë të jetës.

Demonstratat anti-qeveritare janë raportuar në një numër të qyteteve turke duke përfshirë edhe ditën e diel që nga Stambolli ku edhe kishte filluar gjithçka deri në kryeqytetin Turk Ankara raporton Euronews.com. Qindra protestues u kthyen duke u përleshur me policinë shtetërore në Sheshin Taksim të Stambollit, raportoi BBC.

Forcat speciale të policisë hodhën gaz lotsjellës në drejtim të të rinjëve të cilët gjuanin me gurë pranë zyrës së kryeministrit Tajip Erdogan në Stamboll, ndërkohë që protestuesit në Ankara kanë ngritur barrikada me gjësende duke ndezur edhe zjarret kanë raportuar mediat turks. Sheshi Taksim i Stambollit u shëndërrua në një betejë të dhunës intensive, ndërkohë që dita e diel e shfaq atë të qetë pasi policia të shtunën mbrëma u tërhoq prapa me kamionët e tyre të blinduara.

Ministri i Brendshëm Muammar Guler ka thënë të shtunën se 939 persona u arrestuan në më shumë se 90 demonstrata në qytete të ndryshme në të gjithë vendin, duke përfshirë Ankaranë, Stambollin, Izmirin, Antalian dhe Konian, shkruan “Hurriyet Daily News”.

Demonstratat filluan të premten duke protestuar kundër planit të qeverisë për të ndërtuar një kazermë epokës otomane e cila do të shërbente si qendër tregtare me dyqane shtëpi dhe apartamente në Sheshin Taksim të Stambollit. Zemërimi i përhapur në qytete të tjera u shndërrua në demonstrata anti-qeveritare duke u bërë kështu një shfaqje sfiduese kundër Erdogan dhe duke pasqyruar taktikat e ashpra që policia shtetërore praktikon kundër thuajse çdo proteste që zhvillohet në Turqi.

Forcat speciale të policisë kanë gjuajtur me gaz lotsjellës, lëndë djegëse prej piperi dhe ujë me presion në drejtim të protestuesve duke përdorur edhe forcë të tepruar për të shpërndarë demonstruesit deri në kulmin maksimal nga siç është dëshmuar në përdorim të municionit të vërtetë, me qëllim për ti smbrapsur protestuesit.

Erdogan të shtunën bëri thirrje për dhënien fund të protestave, duke pranur gabimet që policia shtetërore kishte bërë në reagimin e dhunshëm ndaj qytetarëve paqësorë. Ai tha se reagimi i policisë do të hetohet, megjithatë, qeveria ka në plan për ndërtimin e planifikuar dhe planet do të mbeten të pandryshuara. Policia gjatë natës ishte tërhequr prapa me automjetet e tyre të blinduara nga Sheshi Taksim i Stambollit, ku qindra protestues mbetën duke brohoritur “Taksim është i Yni, Stambolli është i Yni”.


-burimet e informacionit: Hurriet DailyNews, Today’s Zaman, Associated Press — (edituar nga Vedat Xhymshiti)

Lavdimi është student i fakultetit të Gazetarisë në Prishtinë, i interesuar në fushën e gazetarisë ndërkombëtare, respektivisht në tematikat e zhvillimeve politiko-sociale në territoret e përfshira në konflikte. Lavdimi është poashtu i interesuar në fushën e fotografisë.

Enter your email address to subscribe to THEFrontliner.net and receive notifications of new posts by email.

RELATED BY