Vazhdojnë Përleshjet në Turqi; Rritet Dhuna Policore Rriten edhe Protestat

Dhuna ka shpërthyer në Stamboll në mes të një grupi të demonstruesve dhe policisë në ditën e katërt të protestave të vendosura si pasojë e një represioni brutal policor...
Turkey's Prime Minister Erdogan addresses members of parliament from his ruling AK Party during a meeting at the Turkish parliament in Ankara (©REUTERS)

Dhuna ka shpërthyer në Stamboll në mes të një grupi të demonstruesve dhe policisë në ditën e katërt të protestave të vendosura si pasojë e një represioni brutal policor të një proteste paqësore në mbrojtje të mjedisit në Turqi. Agjencia private e lajmeve “Dogan” tha se policia sot lëshoi ​​gaz lotsjellës në një grup protestuesish në zonën afër zyrave të Kryeministrit Turk Rexhep Taip Erdogan në Stamboll.


Protestuesit i janë përgjigjur duke hedhur gurë.

Përleshjet e protestuesve në Stamboll me Policinë e Turqisë. (©AP Foto)

Përleshjet e protestuesve në Stamboll me Policinë e Turqisë. (©AP Foto)

Agjencitë e Lajmeve thanë se se më shumë se 500 protestues u arrestuan gjatë natës mbrëmshme në Ankara, pasi policia shkatërroi një nga grupet e vogla protestuese disa mijëra njerëz ishin mbledhur përsëri në kryeqytetin Ankara. Televizioni Fox Turqisë ka raportuar për 300 të burgosur të tjerë në një goditje të ngjashme në Izmir, qyteti i tretë më i madh i Turqisë.

Dhjetëra mijëra njerëz kanë dalë nëpër rrugë në katër qytete më të mëdha të Turqisë duke u u përleshur gjatë natës së Dieles dhe mëngjesit të së Hënës me policinë shtetërore, të cilët kundër trazirave kanë hedhur gaz lotsjellës për ditën e tretë në zhvillimet më të ashpra anti-qeveritare në dekkadën e fundit të demonstratave në Turqi.

Kryesisht të Dielen, atmosfera në Sheshin Taksim të Stambollit ishte festive, me disa njerëz që thërrisnin për dorëheqjen e kryeministrit Turk Reçep Tajip Erdogan, derisa një masë tjetër e njerëzve vallëzonin në shesh.

Por në lagjen aty pranë Beshiktash, policia e trazirave ka gjuajtur gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të mbajtur turmat larg nga zyra Erdogan në Pallatin e ‘Dolmabahçesë’, një pallat rezidencial dikur i perandorisë Osmane në brigjet e Bosforit raportojnë gazetarët e pavarur. Siç raportojnë reporterët e pavarur, skena të ngjashme ka pasur edhe në sheshin kryesor Kizilar Ankarasë, policia kishte bastisur një kompleks tregtar në qendër të qytetit duke arrestuar disa qindar protestues.

Anita McNaught nga rrjeti televiziv i Arabisë Saudite ‘Al Jazeera’, raporton nga afër zyrës së Erdogan në Stamboll në orët e vona të së dieles, duke thënë se demonstruesit kanë përdorur një miniaturë mekanike dhe kamionë për të thyee kordonin e policisë, për të vazhduar në drejtim të një ndërtesë qeveritare.

“Por policia dyfishuan përpjekjet e tyre, duke i shtyrë protestuesit prapa. Unë nuk kam parë ndonjë dëshmi të armëve të zjarrit , por disa nga [protestuesit] janë plagosur seriozisht nga bombolat e gazit lotsjellës pasiqë policia shtetërore po i gjuan ato duke I marrë në shenjë protestuesit.

PROTESTAT MBARËKOMBËTARE

Muamer Guler, ministër i brendshëm, i tha gazetës Hurriyet se kishte qenë në më shumë se 200 demonstratat në 67 qytete. Qindra lëndime janë raportuar nga vetë zt. Guler, ndërkohë që Amnesty International konfirmon një numë prej më se njëmijë të arrestuar dhe dy protestues të vrarë.

Erdogan të dielën ka përsëritur thirrjet e tij për dhënien fund të trazirave, duke thënë: ” Nëse ju doni këtë vend, në qoftë se ju doni Stambollin, nuk bien pre e këtyre lojëraave.”

Ai fajësoi partinë kryesore opozitare laike për nxitjen e turmave, të cilin ai e quajti “një plaçkitës të vogël”, dhe tha se rizhvillimi i vendit do të shkojë përpara. Turqia është në prag të zgjedhjeve lokale dhe presidenciale të cilat priten të mbahen vitin e ardhshëm, në të cilat zgjedhje Erdogan pritet të qëndrojë, sipas sondazheve pareliminare për vitin 2015.


 

FAJËSOHEN Politikat e Erdoganit 

Partia kryesore opozitare Republikane Popullore (CHP) mohoi orkestrimin e trazirave, duke fajësuar politikat ekryeministrit Erdogan.

“Sot njerëzit në rrugë anembanë Turqisë nuk janë ekskluzivisht nga CHP-ja, por nga të gjitha ideologjitë dhe nga të gjitha palët,” tha Mehmet Akif Hamzacebi, një anëtar i lartë i parties opozitare në vend.

Trazirat shpërthyen të premten, kur pemët ishin grisur në një park në sheshin kryesor të Stambollit Taksim sipas planeve të qeverisë për të rizhvilluar zonën, por u zgjerua në një shfaqje të gjerë sfiduese kundër qeverisë, dhe Partisë me rrënjë islamike AKP. Reagime me egra të policisë shtetërore në Stamboll ka tronditur turqit si dhe turistët të cilët i ka kapur vala e trazirave në një nga destinacionet më të vizituara në botë. Videoja materialet në YouTube kanë treguar një protestues i cili u godit nga një kamion I blinduar i policisë derisa ai po qëndronte ulur në një barrikadë.

PAZARLLËQET KONSERVATORE
Erdogan ka mbikëqyrur një transformim në Turqi gjatë dekadës së tij në pushtet, duke e kthyer ekonominë e saj dikur në krizë derisa tash e dhjetë vjet në rritjen më të shpejtë në Evropë. Ai mbetet deri tani politikani më popullor i Turqisë, por kritikët theksojnë atë që ata e shohin si autoritarizëm të tij dhe pazarllëqeve fetare konservatore në jetën private në një Republikë laike siç është Turqia.

Kufizime të forta në shitje të alkoolit dhe paralajmërime për ndërmarrje të masave të rrepta ndaj civilëve që qojnë dashuri (puthjet e partnerëve) në ambiente publike në javët e fundit thuhet të kenë qenë një nga elementet që kanë çuar në një reagim të tillë antiqeveritar, duke provokuar motive të cënimit të lirive njerëzore për të cilat turqit duket ta kenë pare të arsyeshme për të protestuar.

Erdogan, duke u paraqitur të dielën në televizion për herë të katërt në më pak se 36 orë, i ka justifikuar kufizimet mbi alkoolin si për të mirën e shëndetit të njerëzve.

“Unë dua që ata të dinë se unë i dua që këto kufizime Për hir të shëndetit të tyre. Kushdo që pi alkool është një alkoolik,” tha ai.


burimet: ‘The Independent’, ‘Dogan Ajansi’, ‘Al Jazeera’, REUTERS, ‘HurrietDailyNews’. (Edituar nga Vedat Xhymshiti)

Lavdimi është student i fakultetit të Gazetarisë në Prishtinë, i interesuar në fushën e gazetarisë ndërkombëtare, respektivisht në tematikat e zhvillimeve politiko-sociale në territoret e përfshira në konflikte. Lavdimi është poashtu i interesuar në fushën e fotografisë.

Enter your email address to subscribe to THEFrontliner.net and receive notifications of new posts by email.

RELATED BY