Turko-shkupjanët PRO dhe KONTRA Erdoganit

Rreth katër aktivistë të një organizate politike turke (TDP) në kryeqytetin Maqedonas Shkup, kanë shpërndarë të Enjten parulla të cilat iu bënin thirrje qytetarëve shqiptar dhe atyre turq për...
Rreth katër aktivistë të një organizate politike turke (TDP) në kryeqytetin Maqedonas Shkup, kanë shpërndarë të Enjten parulla të cilat iu bënin thirrje qytetarëve shqiptar dhe atyre turq për të dalë në një protestë e cila ka për qëllim të mbështes kryeministrin aktual turk zt. Tayip Erdogan.

Vedat Xhymshiti | between THE frontlines
Shkup (Qarshi e Vjetër), IRJM / e Premte, 14 Qershor, 2013

“Edhe ata që po protestojnë janë mysliman, por kta t’Erdoganit janë më të mirë” ka provuar të ‘arsyetoj’ njëri prej aktivistëve të rinjë që ishte pjesë e këtij organizimi.
©Vedat Xhymshiti
Në ndërkohë kundërshtarë të ideologjisë politike të kryeministrit aktual Erdogan, kanë shqyer parullat me zemërim duke kundërshtuar ashpër politikën e tij dhe duke e akuzuar atë se po zbaton një politikë anti-Ataturk. “Kjo çfar po bënë Erdogan është e pa tolerueshme, ai po i humb identitetin Turqisë” është shprehur njëri prej të zemëruarve ndaj këtij aktiviteti. Qytetarët turq të zemëruar nuk deshën të identifikoheshin për shkaqe sigurie dhe frikës së humbjes së mbështetjes nga ambasada turke në Shkup.
Ndërkohë që dëshmitarët thonë se para ardhjes në pushtet të AKP-së së Erdoganit në Shkup kishte protesta në mbështetje të Partisë së Punëtore të Kurdëve (PKK).
“Po bre jemi mësu me kta kameleona, kta protestojnë kado që lun koferi i pareve” thotë Diamanti një nga dëshmitarët shqiptar në qarshinë e vjetër të Shkupit.
PAZARLLËQET KONSERVATORE
Erdogan ka mbikëqyrur një transformim në Turqi gjatë dekadës së tij në pushtet, duke e kthyer ekonominë e saj dikur në krizë derisa tash e dhjetë vjet në rritjen më të shpejtë në Evropë.
Ai mbetet deri tani politikani më popullor i Turqisë, por kritikët theksojnë atë që ata e shohin si autoritarizëm të tij dhe pazarllëqeve fetare konservatore në jetën private në një Republikë laike siç është Turqia.
Kufizime të forta në shitje të alkoolit dhe paralajmërime për ndërmarrje të masave të rrepta ndaj civilëve që qojnë dashuri (puthjet e partnerëve) në ambiente publike në javët e fundit thuhet të kenë qenë një nga elementet që kanë çuar në një reagim të tillë antiqeveritar, duke provokuar motive të cënimit të lirive njerëzore për të cilat turqit duket ta kenë pare të arsyeshme për të protestuar.

Erdogan, duke u paraqitur të dielën në televizion për herë të katërt në më pak se 36 orë, i ka justifikuar kufizimet mbi alkoolin si për të mirën e shëndetit të njerëzve.
“Unë dua që ata të dinë se unë i dua që këto kufizime Për hir të shëndetit të tyre. Kushdo që pi alkool është një alkoolik,” tha ai.

Enter your email address to subscribe to THEFrontliner.net and receive notifications of new posts by email.

RELATED BY