Pa titull; për gazetarinë, famën dhe etikën profesionale-njerëzore..

Unë jam dëshmitar që mafia politike dhe ekonomike përdor edhe teknika të llojit të “msitnive / the messenger” me oferta financiare, por këtu duhet të na vijë në mend...
Journalist and photographer Vedat Xhymshiti (left in the picture!) and his lawyer Korab Sejdiu (right in photo) after having lodged a claim in the Pristina municipal court on May 16, 2012 against the country's government and interior ministry. (Photo: © PILPG)

Gazetarët të cilët kritikojnë zyrtarët publikë janë denoncuar shpesh, madje duke u akuzuar për ‘tradhëtarë’ ose simpatizantë të serbëve, duke mos munguar kështu edhe listat e hartuara nga Ministria e Brendshme (MPB) për t’i linçuar gazetarët me klasifikime të natyrave të spinuazhit.

Çdo vit organizata ‘Reporterët pa Kufij’ publikon rangun e Lirisë së Shtypit në vende të ndryshme. Në vitin 2013 Kosova u rendit në vendin e 85, që do të thotë një grimë nën mesataren e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe larg nga vendet e Bashkimit Evropian.

Vedat Xhymshiti, është gazetar i pavarur. Ai ka specializuar në fushën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Diplomacisë. Xhymshiti ka raportuar ngjarjet e natyrës politike dhe sociale në mbarë Evropën Juglindore dhe Lindjen e Mesme. Puna e tij është botuar në disa media me ndikim ndërkombëtar siç janë: TIME Magazine, Der SPIEGEL, The New York Times, Foreign Policy Journal etj. Xhymshiti, është në një betejë gjyqësore me Qeverinë e Republikës së Kosovës kundrejt të cilës ai ka ngritur padinë gjyqësore më 14 Maj 2012, vetëm pesë muaj pas tentim-vrasjes cak i së cilës kishte qenë ai, nga një pjestar i Policisë së Kosovës fajësia e të cilit është konfirmuar nga një Gjykatë në Kamenicë në Dhjetor të vitit 2014. (Foto: Mike Smith/THE Frontliner)

Vedat Xhymshiti, është gazetar i pavarur. Ai ka specializuar në fushën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Diplomacisë. Xhymshiti ka raportuar ngjarjet e natyrës politike dhe sociale në mbarë Evropën Juglindore dhe Lindjen e Mesme. Puna e tij është botuar në disa media me ndikim ndërkombëtar siç janë: TIME Magazine, Der SPIEGEL, The New York Times, Foreign Policy Journal etj. Xhymshiti, është në një betejë gjyqësore me Qeverinë e Republikës së Kosovës kundrejt të cilës ai ka ngritur padinë gjyqësore më 14 Maj 2012, vetëm pesë muaj pas tentim-vrasjes cak i së cilës kishte qenë ai, nga një pjestar i Policisë së Kosovës fajësia e të cilit është konfirmuar nga një Gjykatë në Kamenicë në Dhjetor të vitit 2014. (Foto: Mike Smith/THE Frontliner)

Megjithatë, ‘Freedom House’ mendon se Qeveria e Kosovës e ka zgjeruar kuadrin legjislativ për mediat, por në disa raste nuk ka arritur ta zbatojë atë, për të mos thënë që ka dështuar për të mbrojtur liritë e medias, të cilat janë të garantuara në Kushtetutë. Ndërkohë, ne si gazetarë jemi dëshmitar se gjatë gjithë vitit 2012 jemi përballur me presion politik dhe me ngacmime të natyrës kërcënuese.

Unë jam duke u përballur me një konflikt të vazhdueshëm profesional me Qeverinë e vendit, respektivisht me Ministrine e Brendshme (MPB). Krejt kjo pat filluar kur unë publikova një ‘pod-cast’ audio-foto reportazh nga pjesa veriore e Kosovës në tetor të vitit 2011.

Më 14 janar 2012, unë përballem me një situatë të rëndë ku qëllimshëm goditem për vdekje nga një zyrtar policor, i cili është identifikuar nga Inspektorati Policor i Kosovës si Faruk Ibrahimi, që shërben si shofer i komandantes së stacionit regjional policor të Gjilanit. Vlen të përmendet se një numër i zyrtarëve të lartë të organizatës policore janë nën kurreshtjen time të hetimeve gazetareske. Ndaj F. Ibrahimit që atëhere nuk është ndërmarrë asnjë hap ligjor. Ai ende është punonjës i graduar i organizatës policore të Kosovës, e cila qe shumë kohë vepron sipas urdhërave dhe jo ligjeve të shkruara kur bëhet fjalë për gazetarët e shpeshherë pa kursyer edhe qytetarët e vendit.

Gjithsesi më 14 Maj, 2012 unë kisha deponuar padinë gjyqësore në Gjykatën Komunale në Prishtinë, duke vënë para përgjegjësisë Qeverinë e vendit dhe Ministrinë e Brendshme për cënimin e lirive të mia njerëzore dhe profesionale, duke rrezikuar jetën time gjatë ushtrimit të detyrës sime zyrtare.

Deri tek kjo datë jam përballur me telefonata të thirrjeve të panjohura, duke përfshirë këtu edhe rrethimin e shtëpisë sime më 20 janar 2012 nga Njësitet Speciale të Policisë, të cilat kishin ardhur të më arrestonin. Urdhëri doli se nuk ishte dhënë nga gjyqtarja e rastit tim. Dhe Policia e Kosovës më patën kthyer në shtëpi që atë ditë.

Që nga 16 Maji, 2012 deri në dhjetor kisha marrë angazhime profesionale si fotoreporter në Lindje të Mesme, respektivisht në luftën civile të Republikës Arabe të Sirisë për gazeta javore të rëndësishme ndërkombëtare, siç janë: The New York Times, Der Spiegel, Die Welt etj.

Me 24 Gusht, isha kthyer për herë të parë në Kosovë, ku në shtëpi gjeta një thirrje të re nga Gjykata e Prishtinës, e cila më kishte ri-hapur rastin tim të vitit 2006. Po e them ishte ri-hapur ngase pas një numri seancash mes 26 Nëntorit 2011 kur edhe duhej të paraqitesha për herë të parë, më 6 maj 2012, ishin zhvilluar disa seanca, e në këtë të fundit gjyqtarja më kishte konfirmuar (verbalisht) mbylljen e këtij rasti ndaj meje, duke qenë se unë i kisha thënë se do të rrugëtoja jashtë Kosovës në detyrë si fotoreporter. Por, kjo tregon qartë angazhimin e Ministrisë së Brendshme (MPB-së) pasi që unë më 14 maj ‘12 ligjërisht kisha kërkuar përgjegjësi nga ata (MPB) për rastin tim të 14 janarit. ’12 i cili ishte i dokumentueshëm dhe si i tillë i pa-kontestueshëm.

E përveç thirrjes së gjykatës në shtëpi gjeta edhe numrin e 9 gushtit 2012 të gazetës ‘KOHA’ ditore në Kosovë e cila kishte botuar një artikull ‘AKI-ja e Maksim Ferrës’. Aty në një ‘faksimil’ të siguruar nga Ministria e Brendshme (MPB) ishte shtuar edhe emri dhe mbiemri im. E natyrisht siç tashmë jemi mësuar me portalet çdo gjë shkon me ‘copy/paste’ duke dëshmuar kështu një mangësi serioze në kualitetin e gazetarisë.

Pasi erdha nga angazhimi im në Siri si reporter, njerëzit e afërm nuk shqetësoheshin dhe aq nëse unë isha mirë me shëndet ose jo, por ata kërkonin sqarime në lidhje me artikullin e shkruar në gazetën ‘KOHA’. Duke qenë se në Kosovë kemi të bëjme me një audiencë krejtësisht të pa-interesuar në lexim dhe verifikim edhe të asaj çfarë një pjesë e mediave shkruajnë natyrisht cilido mekanizëm qeveritar siç në këtë rast unë kam të bëjë konkretisht me Ministrinë e Brendshme (MPB-në) mund edhe të provoj të ta “nxijë fytyrën me pak gënjeshtra dhe pak para (€)”, gjithnjë nëse gjejnë “dashamirë të parasë”. Por, ‘argumentet’ e tyre janë të kontestueshme, sepse janë të montuara sa për tu dalluar nga e vërteta.

Gjithsesi, që në ditën e parë mu desh t’i përvishesha punës. Shkrova një reagim që nuk u botua asnjëhere në faqet e redaksisë që ishte autore e shkrimit. Kërkova kontakt dhe takim për tu sqaruar, për çka drejtuesit e kësaj redaksie kishin botuar një material të pa-verifikuar në të cilin ishte i përfshirë emri dhe mbiemri im. Komunikimi me këtë redaksi nuk ishte i mundur, ata i kishin mbyllur dyert për pyetjet e mia.

E vetmja mundësi për të hedhur dritë mbi këtë përmbajtje të mbushur me shpifje, fillova të hulumtoj mbi “AKI-në”, e apostrofuar në shkrimin e gazetës . Duke hulumtuar thellë e më thellë gjeta se kjo organizatë përveç që nuk e ka emrin tim në listën e saj të anëtarëve, organizata madje nuk quhet ‘AKI’ por “Qendra Shqiptare e Studimeve kundër Terrorizmit dhe Krimit të Organizuar” e cila organizatë sipas dokumenteve të gjetura në Ministrinë e Shërbimeve Publike (MSHP) në Kosovë, merret me mbledhjen e informacioneve lidhur me kërcënimin e mundshëm të vendit nga terrorizmi dhe krimi i organizuar. Si organizatë ajo është e çertifikuar edhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Unë kam arsye të besoj se ‘produkti’ i shkrimit tëgazetës ‘KOHA’ është krejtësisht i përgatitur në ambientet e Ministrisë së Brendshme (MPB). Kjo nuk është asgjë tjetër pos një numër i rradhës, qëllimi përfundimtar i të cilit është dëmtimi i besueshmërinë tek lexuesit e mi. Por, ajo çka më trondit është kur autori i shkrimit kontravers në gazetën KOHA pretendon se i ka kontaktuar personat e përfshirë në listë, gjë që s’është e vërtetë meqë asnjëherë s’më ka kontaktuar.

Kam dashur të sqarohem para publikut dhe editorëve ndërkombëtar se unë nuk kam të bëjë asgjë me asnjë lloj organizate joqeveritare e aq më pak qeveritare që ka të bëjë me misionet e luftërave kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar, apo çfarëdo misioni tjetër civil, ushtarak apo qeveritar.

Le të kthehemi pak etikës profesionale. Autori i shkrimit të lartë përmendur, nuk citon asnjërin prej individëve të përfshirë në listë, me fjalët e veta ai thotë se redaksia i ka kontaktuar personat e përfshirë në listë dhe se ata gjoja e kanë pranuar se punojnë për çfarë edhe ishin akuzuar nga Ministria e Brendshme. Dua të them se unë nuk mund të konfirmoj ose kontestoj nëse të tjerët janë kontaktuar ose jo, por e di që gazetari është i obliguar që së paku të shkruajë në formë citati deklaratat e atyre që thotë se i ka kontaktuar. Tutje, autori klasifikon një organizatë jo-qeveritare (OJQ) si një agjenci spiunazhi. Ku janë evidencat?

Pastaj, autori mund të ketë njerëz dhe burime të ‘besueshme’ brenda Ministrisë së Brendshme (MPB-së), por çfarë e motivoi autorin dhe redaksinë të besonin verbërisht një dokument të hartuar nga vetë institucioni qeveritar, i cili tashmë ka dëshmuar me dhjetëra herë se nuk është i besueshëm. Çfarë e shtyu një redaksi të tërë të botonte me aq ngut një material të paverifikuar mirë? Këto dhe shumë pyetjeve të tjera nuk mund t’u përgjigjem unë, por do duhej t’i përgjigjeshin vetë autorët e një shkelje të tillë të etikës profesionale, me ç’rast u tentua t’më vihej një damkë e pa qenë tek lexuesit e mi, duke përfshirë këtu edhe redaktorët e mi në Londër dhe Nju Jork, me të cilët edhe u takova në rrugëtimin tim të fundit ku morra disa çertifikime të ndryshme si: në fushën e fotografisë dokumentare dhe teknikat e trajtimit të plagëve në rast të marrjes së plagëve gjatë raportimit nga terreni i luftës.

Kam përshtypjen që artikujt me tituj ‘bombastik’ po i nënshtrohen një ngutie të botimit, prandaj s’është e rastësishme pse hasim në materiale informative, të cilat janë përveçëse kontradiktore, janë edhe të pa mbështetura me fakte, kuptohet sepse kemi të bëjmë me artikuj të sponzorizuar nga grupe politike ose financiare të interesave të ndryshme të krimeve financiare ose politike.

E ju them se jam në gjendje ta konfirmoj se nuk kam frikë aspak, jo pse jam guximtar, por sepse jam i trishtuar duke qëndruar përballë shumë situatave kriminale të sponzorizuara nga qeveritë e ndryshme që nga Kosova deri në Lindje të Mesme. Pastaj është tmerrësisht tragjike për kualitetin profesional që po e përjeton gazetaria shqiptare, e që patjetër që është edhe motivi im për të qenë në anën e asaj që besoj se është e drejtë, në anën e asaj që besoj se është interes njerëzor dhe njeriu vetë, duke mos cënuar asnjëhere lirinë e tjetrit për interesa të ngushta. Por, për qëllime njerëzore duke mos lejuar asnjëhere të shkel etikën profesionale dhe moralin njerëzor.

Prandaj, u lutem! Mos kërkoni ‘famë’ në gazetari. Ngase kërkesa e “epsheve tuaja” për tu bërë ‘gazetarë të famshëm’ edhe mund t’i kushtojë dikujt me jetë. Siç ka mundur të më kushtojë mua gjatë qëndrimit në Republikën Arabe të Sirisë, në rastë se forcat kryengritëse do të mund të kishin qasje në një artikull të tillë; ironikisht mund edhe të ju akuzojë për përgatitjen e vdekjes sime juve autor të ‘nderuar’ jashtë e brenda Ministrisë së Brendshme.

Unë jam dëshmitar që mafia politike dhe ekonomike përdor edhe teknika të llojit të “msitnive / the messenger” me oferta financiare, por këtu duhet të na vijë në mend gjithnjë qëndrimi i pa mposhtur dhe i prerë, ‘DUHET TË REFUZOJMË EDHE OFERTAT E PA REFUZUESHME’ sepse jemi gazetarë; nëse jemi.

Përkundër modestisë, megjithatë më duhet të zbuloj pak një nga shumë përvojat e mia që kam pasur gjatë raportimit nga territoret e përfshira në kryengritje të armatosura dhe paqësore por, pa dhënë shumë detaje. Këtë vit i jam ekspozuar edhe një kërcënimi serioz që vjen nga Lindja e Mesme, për shkak të hulumtimit që kisha bërë në njërin prej territoreve të përfshira në konflikt të armatosur.

Atëhere isha rekomanduar nga palët e përfshira në një kontrabandë të armëve që të ndryshoja tregimin për të cilin tashmë kisha raportuar me dëshmi të mjaftueshme për të mbeshtetur tregimin tim hulumtues, gjë që natyrisht se nuk kisha pranuar ta bëja. Njëra nga palët e përfshira në tregimin tim, më kishte ofruar edhe ofertën e “pa refuzueshme” të cilën e kam refuzuar gjithnjë dhe gjithnjë do ta refuzoj. Duke mos parë rrugëdalje nga situata qëishin gjendur grupet kriminale, të mbështetura nga një linjë shtetesh të fuqishme kishin tentuar të më ekzekutojnë. Unë isha me shumë fat, iu kisha shpëtuar dy tentimvrasjeve me armë zjarri për çka i jam mirënjohës Zotit, për të shpëtuar edhe nga dy rrëmbimet e njëpasnjëshme të cilat thuajse më dërguan drejt një bilete një drejtimëshe për të mos shkruar më.

Lajmërova redaksitë, raportova organizatat që janë përgjegjëse për mbrojtjen e të drejtave tona njerëzore dhe profesionale, por u kërkova që të mos bëjnë zhurmë në publik, sepse nuk doja të bëhesha i famshëm. Pastaj, nuk mund të lejoj veten të kërkoj famë në fatin e keq të njerëzimit e aq më keq të bëjë famë mbi kockat dhe gjakun e derdhur të njerëzve të pafajshëm.

E për këtë rast të ekspozimit të këtij rreziku edhe brenda në Kosovë, autoritetet e sigurisë në vend nuk janë të shqetësuara aspak. Natyrisht, ditën kur denoncova rastin policët kujdestar shprehën shqetësimin e tyre, por me arsyetimin se ky është rast shumë serioz më patën thënë se “duhet ata t’naltit mu marr me këtë punë, se është i shkallës së lartë”, e kur erdhën ata t’naltit, pushoi e gjithë situata, e unë kam shpresën vetëm tek Zoti se mbase nuk do të më ndodh asgjë e keqe. E “ata t’naltit” thanë se nuk është asgjë serioze, sepse ata mbase edhe më duan të vdekur.

Prandaj, të nderuar kolegë ju rekomandoj dhe ju lus njerëzisht që si gazetarë duhet të jemi të durueshëm, të pavarur dhe ‘vdekshmërisht’ të vendosur në raport me zhvillimet politike në vend, e sidomos kur bëhet fjalë për kolegët tanë. Mos botoni materiale të pa mbështetura në fakte. Mos botoni materiale kontradiktore. Mos botoni materiale të pa verifikuara mirë.

Unë kam dy vite që pres ‘evidenca’, dëshmi për një hulumtim dhe nuk po më gjen gjë që s’po shkruaj, i kam dëshmitarët, i kam dëshmitë e tyre, por nuk e kam dëshminë e pakontestueshme pa të cilën nuk më lejon etika profesionale dhe njerëzore të dal me botim.

Mos kërkoni famë në gazetari, sepse ajo është vrastare.

Vedat Xhymshiti; është gazetar dhe korrespondent i pavarur lufte. Ai ka raportuar një numër të konflikteve të Lindjes së Mesme dhe Afrikës, deri tek lufta e tanishme civile në Siri. Ai është botuar në media të ndryshme, duke përfshirë Der Spiegel, New York Times, Le Monde etj. Xhymshiti, është kritik i mediave të shkruara, kolumnist i Rrjetit Ballkanik për Gazetari Hulumtuese, autor i shkrimeve tek magazina '2.0' në Prishtinë dhe themelues i THEFrontliner.net

Enter your email address to subscribe to THEFrontliner.net and receive notifications of new posts by email.

RELATED BY