Drejtësi për Gazetarin Vedat Xhymshiti | fakte dhe dëshmi

Gazetari i pavarur shqiptar nga Kosova, Vedat Xhymshiti, është duke u përballur me një konflikt të vazhdueshëm me Qeverinë në Prishtinë. Që nga viti 2008, Vedati ka raportuar nga...
Gazetari i pavarur shqiptar nga Kosova, Vedat Xhymshiti, është duke u përballur me një konflikt të vazhdueshëm me Qeverinë në Prishtinë. Që nga viti 2008, Vedati ka raportuar nga vendet e përfshira në kryengritje të armatosura dhe paqësore.

Në vitin 2010 Xhymshiti kishte filluar të zhbironte situata serioze të zhvillimit të krimit të organizuar, duke u përqëndruar veçmas në fushën e hulumtimit të trafikimit të qenieve njerëzore. Duke pasë parasysh ndjeshmërinë e trajtimit të temave të tilla, Xhymshiti kishe kërkuar ndihmën e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës për shkaqe sigurie.
Gjatë korrikut 2011 kur Qeveria e vendit kishte ndërmarrë për herë të parë një aksion policor për të shtrirë autoritetin e institucioneve edhe në veri të vendit, Xhymshiti raportonte për këtë çështje për disa medie ndërkombëtare. Një reportazh (në formatin audio dhe fotografi http://youtu.be/Xf-qbsckheA) i afishuar në blogun dhe kanalin e tij, kishte nxitur një reagim nga njerëz anonym, të cilët i kishin telefonuar Xhymshitit duke i kërkuar që ta largonte menjëherë nga publiku këtë material, duke e kërcënuar madje se do ta bënin që ta harronte profesionin gazetaresk.
Në mesnatën midis 4 dhe 5 tetorit 2011, një automjet i panjohur pa targa shtyp tendën e tij, e cila gjendej në oborrin e shtëpisë së kulturës ‘Rexhep Mitrovica’ në Mitrovicë. Në këtë tendë, Xhymshiti po kalonte natën në pritje të aksioneve të mundshme të forcave të NATO-s për ta larguar barrikadën në urën kryesore që ndan qytetin e Mitrovicës.
Për fat të mire, Xhymshiti nuk kishte qenë në tendë në momentin kur vozitësi i panjohur e kishte shtypur atë, pasi ai kishte vënë re lëvizje të paramilitarëve serbë me veshje civile të cilët dyshohej se po bartnin armatime.
Ndërkohë më 11 tetor 2011, Vedat Xhymshiti pranon një fletëthirrje nga Gjykata Komunale e Prishtinës për tu paraqitur para një seance gjyqësore nën akuzën se kishte sulmuar dhe penguar zyrtarët policor në detyrë gjatë një proteste, ku ai vetëm po fotografonte (i referohej qershor të vitit 2006).
           Çfarë kishte ndodhur në këtë protestë?
Vedat Xhymshiti kishte qenë duke fotografuar aktivitetin protestues, ndërkohë që njësitet speciale të Policisë së Kosovës kishin ndërhyrë, duke rrahur fizikisht protestuesit, përfshire edhe Vedatin, i cili aty po bënte vetëm punën e fotografit. Policia ia kishte thyer aparatin fotografik, kartën e të cilit Xhymshiti e kishte fshehur diku në trupin e tij. Gjatë arrestimit dhe ndalimit të tij në qendrën e mbajtjes, pjesëtarët e Policisë e kishin rrahur brutalisht, duke i shkaktuar frakturë serioze në dorën e tij të majtë dhe duke e lënë pa shërbim mjekësor për dy ditë brenda dhomës së tij në burgun e Prishtinës. Policia e kishin rrahur ngase ai nuk ua kishte dhënë kartën me fotografitë e e bëra gjatë aksionit policor. Pas dy ditësh, Xhymshiti ishte dërguar në QKUK duke u trajtuar nga mjekët kujdestar dhe me një vendim të gjykatës ishte dërguar në mbajtje për 30 ditë në burgun e Dubravës.
Me paraqitjen e parë në seancë gjyqësore me 26 nëntor 2011, gjyqtarja e lëndës kishte konfirmuar se gjykata atë ditë nuk punonte, por thirrja e gjykatës kishte caktuar se data e paraqitjes ishte 26 Nëntori 2011. Ndërsa lënda ishte ri-shkruar, dhe arsyetimet pse Xhymshiti ishte thirrur në seancë për ri-gjykim kishin të bënin me faktin e deklaruar nga gjykata se viktimat (në këtë rast pjesëtarët e Policisë së Kosovës) ishin ankuar se Xhymshiti nuk e paska respektuar vendimin e gjykatës i cili siç edhe ishte ri-shkruar paska qenë vendim për arrest shtepiak 30 ditë, dhe sipas vëzhguesve policor Xhymshiti nuk e paska respektuar arrestin shtëpiak.
Pas tentim-vrasjes që i bëhet në tendën e tij në mesnatën e 4 dhe 5 Tetorit 2011 dhe thirrjes nga Gjykata komunale e Prishtinës që i vie më 11 Tetor 2011, Xhymshiti në fillim të nëntorit, sërish kthehet në pjesën veriore të Kosovës për të raportuar nga atje, ku edhe gjendet para një sulmi fizik nga serbët e mbledhur të cilët në sy të forcave italiane të sigurisë ia thyejnë aparatin fotografik duke e detyruar atë të largohet nga vendi i ngjarjes pa mbështetje të forcave të sigurisë duke i lënë mbrapa paisjet e tija profesionale. http://rorypecktrust.org/vedat-xhymshiti
Seancat gjyqësore vazhdojnë, ndërkohë gazetari Vedat Xhymshiti vazhdon të hulumtojë në kërkim të fakteve për pohimet e dëshmitarëve dhe dy viktimave se ka një rrjet (kriminelësh) brenda Policisë të lidhur me politikën e vendit e të cilët po merreshin me trafikim të qenieve njerëzore.  Në fillim të muajit Janar 2012, burimet e Xhymshitit brenda Policisë së Kosovës, e paralajmërojnë atë për një iniciativë siç e kishin quajtur ata ‘të çuditshme dhe të frikshme’ dhe i kërkojnë të shtojë kujdesin ndaj vetes dhe sigurisë së tij ngase diçka po i  përgatitej nga kriminelët që ishin subjekt i tij i hulumtimit.

14 Janar – 2012
Më 14 Janar 2012 në protestën e organizuar nga një subjekt opozitar politik në Kosovë kundër hyrjes së mallrave Serbe në Kosovë, derisa ishte duke raportuar për mediat britanike
 (http://demotix.com/news/1003398/kosovo-police-disperse-and-arrest-self-determination-party-members) ai sulmohet qëllimshëm përmes teknikave të arteve marciale nga një pjesëtar i uniformuar i Policisë së Kosovës, i cili ishte identifikuar si Faruk Ibrahimi apo ndryshe shoferi i komandantes së stacionit regjional të policisë së Kosovës në Gjilan.

Më 20 janar, 2012 Xhymshitit i rrethohet shtëpia e tij nga njësitet speciale të Policisë së Kosovës, të cilët nën arsyetimin e një urdhërarresti nga Gjykata komunale e Prishtinës dhunshëm e kishin marrë atë për ta dërguar para një seance gjyqësore. Në Graçanicë komunë në jug të Prishtinës, makina policore në të cilin gjendej Xhymshiti kishte ndaluar për ta kthyer atë në shtëpi, nën arsyetimin se gjyqtarja paska anuluar seancën gjyqësore për shkak të kushteve të rënda atmosferike, pasi bora kishte arritur deri në 50/cm.

Më 3 Mars zhvillohet një seancë tjetër e rradhës në të cilën seancë gjyqtarja thotë se nuk e kishte lëshuar asnjë urdhër arresti për Vedat Xhymshitin. Ndërsa në seancën e 6 Majit, 2012 ai i deklarohet gjykatës komunale se do të udhëtonte drejt Lindjes së Mesme në një angazhim profesional për të raportuar nga atje, duke i thënë “Nëse keni plan të më burgosni, merreni vendimin që sot. Nëse planifikoni të më dënoni me kompensim financiar, atëhere kthejeni vendimin në ditë të burgut sepse nuk mund ta paguaj këtë dënim të padrejtë”. Me këtë rast, gjyqtarja kishte pezulluar ankesën e policëve duke e mbyllur rastin kundër tij siç edhe i kishte thënë.
Më 14 Maj 2012, Xhymshiti deponon padinë e tij duke vënë para përgjegjësisë Qeverinë e vendit dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme për sulmin që iu kishte organizuar dhe ekzekutuar më 14 janar, 2012. http://kosovapress.com/?cid=1%2C92%2C147200
Ndërsa më 16 Maj, 2012 Xhymshiti nën stresin e kërcënimeve nga thirrjet e panjohura telefonike pasiqë ai kishte deponuar padinë kundër qeverisë dhe ministrisë brendshme largohet nga Kosova duke rrugëtuar drejt Republikës Arabe të Sirisë nga ku kishte raportuar për gjashtë muaj për mediat prestigjioze Amerikane dhe Evropian
e përfshirë edhe Gazetën Jeta në Kosovë:

Më 9 Gusht 2012 një artikull i sponzorizuar nga Ministria e Brendshme e Kosovës, i cili kishte gjetur hapësirë në gazetën ‘KOHA’ etiketon Xhymshitin se është anëtar i një organizate shqiptare të spiunazhit. Në mënyrë krejt jo-profesionale dhe në kundërshtim me etikën gazetareske, redaksia e kësaj të përditshmeje nuk ia boton reagimin e Xhymshitit i cili sapo ishte kthyer nga Republika e Sirisë, madje as nuk e pranon atë në një takim sqarues. Përkundër problemit të konfliktit të interesit që do ta çonte në një drejtim të tillë duke ju referuar etikës profesionale Xhymshiti shpenzon dhjetë muaj hulumtim dhe verifikim të pretendimeve të gazetës ‘KOHA’ ku edhe boton një shkrim lidhur me etikën në të cilin e përfshin edhe rastin e shkruar nga gazeta ‘KOHA’ të cilin artikull mund ta lexoni në vegëzën e poshtëshënuar:

Si pasojë e qëndrimit të tij në vijë të politikave të pavarura editoriale, Xhymshiti shpesh here është përballur edhe me pengim të marrjes së vizave Schengen nga ambasadat evropiane të akredituara në Prishtinë, pasiqë mekanizmat e ndryshëm qeveritar kishin lobuar për ta ‘nxirë’ figurën dhe besueshmërinë e tij.
Por ky nuk është vetëm kontribut i politikës ditore të vendit. Xhymshiti është i vetëdijshëm se kjo është edhe pasojë e faktit që ai nuk kursen edhe ambasadorët e huaj të cilët në vazhdimësi ndërhyjnë në zhvillimet politike të jashtme dhe të brendshme të vendit, duke cënuar kështu të drejtën e shprehjes së lirë deri tek sulmi ndaj lirisë së shtypit në Kosovë.
Vedat Xhymshiti, është përballur edhe me zëdhënësin e policisë së Kosovës në ditën ndërkombëtare të lirisë së shtypit por mungesa e interesimit të Asociacioneve Kombëtare të thirrura për mbrojtjen e të drejtave të gazetarëve si pasojë e presioneve dhe ndikimeve politike, ka lënë Xhymshitin pa mbështetje.
“Si e Vdiqën Mediat Shqiptare Naman Demolli’n në Republikën Arabe të Sirisë”

Tanimë janë bërë 15 Muaj, që kur Xhymshiti kishte deponuar padinë gjyqësore duke kërkuar drejtësi për të drejtat e tij njerëzore dhe profesionale të shkelura nga shteti i Kosovës, por e gjithë lënda është duke fjetur në gjykatën komunale në Prishtinë.

Ndërkohë që presionet përmes kërcënimeve ndaj gazetarit të pavarur Vedat Xhymshiti nuk kanë të ndalur, por megjithatë të Premten më 9 Gusht, 2013 Xhymshiti e ka sfiduar ‘vendimindeklarues të ambasadës Gjermane në Prishtinë se pasaporta e tij është një dokument I falsifikuar duke vendosur në pasaportën e tij vizën e pestë të rradhës Schengen I cili document ishtë lejuar nga konsulata Hungareze në Prishtinë duke ju referuar të gjitha dokumenteve që Xhymshiti I kishte ofruar si dëshmi mbështetëse se ai kishte nevojë profesionale për vizë hyrëse në zonën Schengen. Mbështetja është e nevojshme, faktet janë të pa kontestueshme. Xhymshiti është I interesuar të ketë një infrastructure të sigurisë me qëllim të kryerjes së detyrave të tij zyrtare si gazetar I pavarur që është.

Enter your email address to subscribe to THEFrontliner.net and receive notifications of new posts by email.

RELATED BY