Këta po GËNJEJNË SI TË GJITHË PA DALLIM!

Qeverinë e Hashim Thaçit dhe mafias së tij politike, po e quan ‘Qeveria Jonë’ Glauku i Partisë së VV. Po e quan Shtet të Republikës së Kosovës një krijesë...
Qeverinë e Hashim Thaçit dhe mafias së tij politike, po e quan ‘Qeveria Jonë’ Glauku i Partisë së VV. Po e quan Shtet të Republikës së Kosovës një krijesë të dalur nga Pakoja e Ahtisaarit kundër të cilit dokument ishin vrarë dy njerëz dhe plagosur rëndë dhjetëra të tjerë më 10 Shkurt, 2007 në Prishtinë. Glauku po e konfirmon se janë të vetëdijshëm për kompromiset, por nuk po konfirmon se do ti kundërshtojnë ato; siç edhe nuk i kanë kundërshtuar asnjëhere, duke e konfirmuar kështu pajtueshmërinë e tyre për kompromiset e qeverisë së Hashimit, madje madje siç edhe jemi dëshmitar ky mekanizëm politik të cilin e përfaqëson Glauku vazhdimisht ia ka menaxhuar shpërthimin e mundshëm të konfliktit Qytetar-Qeveri të qeverisë së Hashimit. Partia e Glaukut e ka legjitimuar Pakon e Ahtisaarit, Partia e Glaukut e ka Legjitimuar Qeverinë e Hashim Thaçit dhe mafian politike SHIK-iste që ka nxirë jetën socio-ekonomike dhe të ardhmen e qytetarëve të vendit. Të ardhmen tonë njerëzore dhe politike. Këta njerëz po gënjejnë dhe shesin hipokrizi siç gënjejnë të gjitha qeveritë dhe subjektet politike pa dallim dhe pa përjashtim në Kosovë.

Këta e kanë ditur saktë se 40% e votive të zgjedhjeve të 2010’ës janë vjedhur, por kanë pranuar të futen në institucione të cilat hipokritisht na kanë gënjyer se kurr nuk do ti pranojnë pasi këto institucione nuk e njohin të drejtën e popullit të Kosovës për Vetëvendosje dhe Referendum. Siç Hashim Thaçi që kishte pranuar autonomi Brenda Jugosllavisë së atëhershme në 1998/’99 sipas rezolutës 1199 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, edhe VV e ka pranuar autonominë substanciale të Kosovo brenda Serbisë e cila autonomi siç jemi dëshmitar n aka siguruar vetëm administratë të pavarur publike, e cila megjithatë është e kontrolluar nga mafia e diplomatëve ndërkombëtar të cilët shkulën, e hengrën dhe po e dh**jnë paranë tone publike.

Enter your email address to subscribe to THEFrontliner.net and receive notifications of new posts by email.

RELATED BY