PROTESTË! Kundër Importit të Armëve Kimike në Shqipëri

Vedat Xhymshiti | between THE frontlines Të bashkohemi në sheshin ‘SKENDERBE’, të marshojmë drejt ambasadave Shqiptare dhe Amerikane në Prishtinë, për të kundërshtuar njerëzisht nismat ndërkombëtare që kanë për qëllim përdorimin...
Vedat Xhymshiti | between THE frontlines

Të bashkohemi në sheshin ‘SKENDERBE’, të marshojmë drejt ambasadave Shqiptare dhe Amerikane në Prishtinë, për të kundërshtuar njerëzisht nismat ndërkombëtare që kanë për qëllim përdorimin e territorit të Republikës së Shqipërisë për asgjësimin e armëve kimike, të konfiskuara nga Republika Arabe e Sirisë, në bazë të një marrëveshje Ruso-Amerikane.
Ne i bashkohemi thirrjeve të vëllezërve tanë në Republikën e Shqipërisë dhe mendojmë që problemi i shkatërrimit të armëve kimike në Shqipëri është çështje nacionale dhe rajonale. Pasojat e saj mund të jenë shumë të mëdha dhe ato pasoja nuk njohin kufinj administrativ. Ne po reagojmë kundër politikës butake e mercenare të kryeministrit Rama dhe kundër presioneve ndërkombëtare mbi Shtetin Shqiptar.


SHËNDETI YNË ËSHTË MBI TË GJITHA!
Në vendosshmërisht kundërshtojmë çdo iniciativë e cila mëton që ta përdor territorin shqiptar si laborator ku eksperimentohet me armë të shkatërrimit në masë.
Kërkojmë nga autoritetet shtetërore në Tiranë, që të reagojnë si shtet dhe të veprojnë vetëm në interes të sovranit të Republikës së Shqipërisë. Kërkojmë nga autoritetet shqiptare që vendosshmërisht të shfaqin maturi politike dhe njerëzore, dhe të konsiderojnë pasojat serioze që sjellin eksperimentet e tilla të rrezikshme.
BASHKOHU EDHE TI!

Enter your email address to subscribe to THEFrontliner.net and receive notifications of new posts by email.

RELATED BY