LUFTA KIMIKE SIRIANE, PO ZBARKON NË SHQIPËRI PËRMES QEVERISË AMERIKANE!

Dan Kaszeta është një ish oficer në ushtrinë e SHBA Trupave Kimike dhe ish-anëtar i Shërbimit Sekret të SHBA, i cili tani është duke punuar si konsulent i pavarur....

Dan Kaszeta është një ish oficer në ushtrinë e SHBA Trupave Kimike dhe ish-anëtar i Shërbimit Sekret të SHBA, i cili tani është duke punuar si konsulent i pavarur. Ai ka një përvojë 22 vjeçare në fushën e mbrojtjes kimike. zt. Kaszeta, na tregon se ligjet kushtetuese të SHBA’ve nuk lejojnë importin dhe transportin e agjentëve kimik të luftës brenda në territorin e Shteteve të Bashkuara. Aq më tepër kur qëllimi është asgjësimi i tyre.

Nga Vedat Xhymshiti, Gazetar i Pavarur

©t'drejtatSHBA i kërkoi Norvegjisë që të marrin në konsideratë pranimin e disa prej agjentëve kemikal Sirian për shkatërrim, por qeveria Norvegjeze nuk pranoi, duke thënë se asaj i mungojnë kapacitetet e nevojshme profesionale dhe teknike. Për më tepër dihet se agjenti sarin, ai i portokalltë si dhe gazi i murmë përbërje këto të prodhuara nga industritë e korporatave ushtarake amerikane, janë vështirë të menaxhueshme nëse tentohet asgjësimi i tyre, pasiqë këto janë të programuara vetëm për përdorim në mënyrat siç ato janë dizajnuar.
Një problem tjetër është edhe largimi i tyre nga Siria në mënyrë të sigurtë, gjithsesi pengesat janë serioze shprehet Kaszeta në artikullin e tij të shkruar për Bloomberg, ku dihet se ka ende pengesa me të cilat përballet Shqipëria. Duke qenë se është një vend i varfër. Siguria dhe korrupsioni janë çështje serioze që mund të shkaktojnë shpërthime të pa kontrolluara dhe për pasojë i gjithë rajoni do të përballet me pasoja serioze tërheq vëmendjen Kaszeta, e gjithë kjo pasiqë Shqipëria është një qendër për kontrabandën e armëve dhe krimin e organizuar.

nga Vedat Xhymshiti, Gazetar i Pavarur
Të gjitha strukturat operacionale dhe taktike të armëve kimike janë shkatërruara nga vetë Republika e Shqipërisë, që në vitin 2007, kur kjo e fundit ishte deklaruar e lirë nga armët e saj të deklaruara si kimike nga Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike, ndërkohë që oficeri Kaszeta tregon se shqipëria në fakt nuk ka pasur asnjëhere armë kimike, por vetëm mjete helmuese luftarake, që dëshmon se përveq që nuk ka kapacitete teknike, financiare dhe profesionale, ka edhe mungesë të përvojave shkencore. Ne duhet të kujtojmë se Japonezët me vite nuk po mund të stabilizojnë impiantin e “Fukushima”, ku janë larg me teknologjinë.
Tjetër është fakti se siç e konfirmon punonjësi shkencor në institutin e studimeve Ushtarake Prof. Pëllumb Zaimi, Shqipëria nuk ka specialistë të Kimisë të aftësuar në shkollat perëndimore.
Në qoftë se hapet predha, ka aftësi të mëdha avulluese dhe shkon në atmosferë, dhe për këtë arsye poligonet kimike marrin masa që aerozolet me lëndë helmuese të mos përhapen në ajër. E Shqipëria, nuk ka një poligon të tillë dhe nuk e ka pasur asnjëhere tregon raporti (Fact Book) i përpiluar nga shërbimi sekret amerikan CIA, përveq një testimi në kafshë që ka ndodhur në vitin 1982, potencon raporti.
Pastaj, Shqipëria, që nga viti 1993 është nënshkruese e Konventës për ndalimin, prodhimin, asgjësimin, transportimin e armëve kimike. Kjo është edhe jo-ligjore. Ne jemi dëshmitar që SHBA-të janë vendi thuajse numër një në botë për shkeljet e ligjeve të saja kushtetuese, por kjo nuk dmth që ne të ndjekim hapin e tyre. Shqipëria nuk guxon të veproj diçka që bie në kundërshtim me konventat ndërkombëtare, natyrisht gjithnjë kur bëhet fjalë për dëmtimin e interesit njerëzor të sovranit të saj.
Sipas ekspertëve kimik, një litër ZAHARINË e agjentit të portokalltë, apo atij SARIN, e kthyer në avull, krijon 180 mijë metra kub ajër të ndotur dhe pasojat janë vdekjeprurëse. E këtu bëhet fjalë për sasi tonelatash të armëve kimike të gatshme për eksplodim. Nuk rrezikohet vetëm Shqipëria, në rrezik permanent vihet i gjithë rajoni i evropës Juglindore. Ne nuk duhet ta tolerojmë këtë akt të tentimit të vrasjes masive që na e ka gatuar Amerika dhe që po tenton ta pranojë kabineti mjeran qeveritar në krye me Edvin Ramën. Kabineti qeveritar duhet të shkoj në burg, sepse edhe kodi penal i Republikës së Shqipërisë e dënon një akt të tillë dhe e trajton si akt terrorist.
Neni 230, KREU VII, faqe #67, i Kodit Penal të Republikës së Shqipërise, importimin zbarkimin e luftës kimike siriane në territorin shqiptar e trajton si VEPËR ME QËLLIME TERRORISTE, ku alinea ‘LL’ thotë si në vijim: Dënohet çdo iniciativë për përhapjen, vendosjen, shkarkimin ose shpërthimin e lëndëve plasëse ose të pajisjeve të tjera vdekjeprurëse, në mjedise publike, në zyrat e një shteti ose qeverie, sistemin e transportit publik ose në infrastrukturën publike, si dhe shpërndarjen në mjedis të substancave të rrezikshme, shkaktimin e zjarreve, të përmbytjeve, shpërthimeve, me qëllim shkaktimin e vdekjes ose dëmtimeve të rënda trupore ose me qëllim shkaktimin e shkatërrimeve masive të vendeve, mjediseve ose sistemeve të lartpërmendura, kur ky shkatërrim sjell a mund të sjellë humbje të mëdha ekonomike dhe njerëzore.
Edhe alinea J,) thotë: NDALOHET prodhimi, mbajtja, blerja, transporti apo tregtimi i lëndëve plasëse, të armëve të zjarrit, biologjike, kimike apo bërthamore, si dhe kërkimi shkencor për prodhimin e armëve të shkatërrimit në masë;
e kaluara, si një pikë e Zezë…
Shumë kohë pas shkrepjes së plumbit të fundit në një luftë, kanë ngelur shumë bomba të pashpërthyera, mina tokësore dhe kimikatet toksike të cilat vazhdojnë të gjymtojnë dhe të vrasin civilët atje. Kjo është veçanërisht një e vërtetë e luftës së Vietnamit. Tri dekada pasi ushtarët dhe diplomatët amerikanë ishin vendosur në bordin e fluturakeve të fundit amerikane, të cilat kishin fluturuar jashtë Saigonit në prill të vitit 1975, lëndët toksike që ata kanë lënë prapa ende helmojnë Vietnamezët. Marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara janë normalizuar që nga vitet 1990, por mohimi i drejtësisë për viktimat e agjentit të portokalltë (Orange Agent) mbetet një kockë e madhe që vë në funksion kundërshtimet politiko shoqërore mes Vietnamezëve të helmuar dhe amerikanët që i kishin helmuar.
Jo vetëm që Vietnamezët ende janë të gjymtuar nga ekspozimi i bombave të pashpërthyera, ata janë gjithashtu viktima të  një ‘kamxhiku’ tinëzar që helmon ujin dhe furnizimet ushqimore, duke shkaktuar sëmundje të ndryshme kancerogjene si dhe duke shkaktuar deformime serioze në pamjen fizike dhe përmbajtjen nervore të vietnamezëve të cilët kanë vazhduar të lindin në territoret e kontaminuara nga armët kimike. Tetëdhjetë milionë litra të agjentit vrasës i njohur si ‘Agjenti i Portokalltë” (Agent Orange) ishin shkarkuar xhunglave të Vietnamit, duke shkatërruar pyjet dhe çdo furnizim ushqimor që ka burimin nga toka, me një mjet të pazëvendësueshëm i cili kishte shkaktuar eleminimin masiv të gjetheve, për të lënë një gjurmë të ndotjes toksike të dioksinës në tokë për dekada të tëra. Trashëgimia e kësaj lufte kimike vdendosshmërisht len pasoja të dukshme edhe tek të palindurit, me agjentin e Portokalltë të prodhuar në SHBA, është një garanci që foshnjet që pritet të lindin do të vijnë të deformara fizikisht, siç ka ndodhur edhe në Vietnam, e kjo po trashëgohet edhe në brezin e tretë të shoqërisë njerëzore atje.
Në 3,160 fshatra në pjesën jugore të Vietnamit brenda zones së spërkatur nga Agjenti i Portokalltë, mbi 800,000.00 njerëz vazhdojnë të vuajnë probleme të rënda shëndetësore dhe janë në nevojë për vëmendje të vazhdueshme mjekësore. Gjatë muajit janar të vitit 2008, anëtarët e një grupi punues Vietnamezo-Amerikan kishin njoftuar se për heqjen e mbetjeve të dioksinës kushton të paktën $ 14 milion, vetëm nga vendi ku ndodhet ish-baza ajrore amerikane në Danang. Kostoja e plotë e pastrimit nga mbetjet kimike në tri pikat e nxehta të dioksinave dhe ish-bazave amerikane është vlerësuar në rreth $60 milion. (http://vn-agentorange.org/military_20070615.html)
Kongresi Amerikan në vitin 2012 ka premtuar vetëm $3 milion, sasi kjo e pamjaftueshme, për të parandaluar zhvillimin e mëtutjeshëm të pasojave të armëve të shkatërrimit në masë, të instaluara dhe përdorura nga vetë qeveria amerikane.
Studimi i fundit i një pike të nxehtë i spërkatur me Agjentin e Portokalltë, në ish-bazën ajrore amerikane në Danang, gjeti nivele dioksinës nga 300 deri në 400 herë më të lartë se limitet e pranuara ndërkombëtarisht. Studimi konfirmoi se në Vietnam, ishte organizuar një spërkatje në trajtën e shiut me dioksinë në qytetin i cili është shtëpi për më shumë se 100.000 njerëz.
Dr Arnold Schecter, një ekspert udhëheqës ndaj ndotjes me dioksinë në SHBA, ka nxjerrur mostra të tokës rreth ish-bazave ajrore amerikane në BienHoa në vitin 2003 dhe gjeti nivelet e dioksinës që ishin 180 herë mbi nivelin e përcaktuar si të sigurtë nga agjencia amerikane për mbrojtjen e mjedisit. Qeveria amerikane ishte në dijeni të këtyre gjetjeve (pdf-http://www.ffrd.org/AO/JOEM.pdf) në vitin 2003.
Në shkurt 2004, Shoqata Vietnameze e Viktimave të agjentit të Portokalltë (vava) paraqiti një padi penale në një gjykatë të Nju Jorkut, kundër gjigantit kemikal amerikan MONSANTO, “DOW Chemicals” dhe 35 prodhuesve të tjerë të herbicideve të dislokuara në Vietnam. Paditësit dhe avokatët e tyre përmes influences së tyre financiare, qëllimisht zgjodhën gjykatës të cilët kishin kryesuar mbi këto padi në rastet e mëparshme të ngritur kundër prodhuesit të Agjentit të Portokalltë, ku edhe kishin triumfuar kundër viktimave.
Pse Uashingtoni ka qenë kaq i vendosur me kokëfortësi të mohojë ndonjë kompensim për viktimat Vietnameze, madje edhe duke refuzuar për të ofruar me ndihma humanitare? Një përgjigje mbase mund të gjendet në ndërhyrjen e avokatit Shtëpisë së Bardhë në padinë e Vietnamezëve kundër industrive amerikane të prodhimit të armëve kimike. Qeveria Amerikane ndërhyri për të argumentuar se nëse gjykata do të lejonte çështja të prosperojë, duke thënë se kjo do të dëmtojë sigurinë kombëtare dhe të kufizojë mundësitë presidenciale në kohën e luftës. Që nënkupton se Presidenti Amerikan, ka të drejtën dhe fuqinë e plotë ligjore që të përdor armët kimike të shkatërrimit në masë, nëse kjo i nevojitet atij.
Nëse SHBA-të, do të pranonin përgjegjësinë për Agjentin e Portokalltë, Uashingtoni mund të përballet me përgjegjësi ligjore ndaj pretendimeve që lidhen me përdorimin e agjentit fosforik napalm dhe bombave të ndryshme në masakrën njerëzore të llojit My Lai- http://news.bbc.co.uk/2/hi/asia-pacific/64344.stm) në të cilin aksion ushtarak, për vetëm tre orë ishin vrarë rreth 500 civil Vietnamez.
Tragjikisht, qindra e mijëra viktimave Vietnameze u janë mohuar e drejta ligjore për kompensim për shkak se qeveria amerikane dhe ushtria e saj nuk duan kufizime të vendosura mbi arsenalin e tyre të armëve si dhe kufizime të tjera mbi metodat e tyre të marrjes në pyetje dhe torturave ç’njerëzore që ata u bëjnë të dyshuarve qoftë edhe në mungesë të fakteve bazike.

Refuzimi i qeverisë amerikane, për të nënshkruar pranimin e përballjes me gjykatën penale ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, ka siguruar se ata janë përtej mundësive të së drejtës ndërkombëtare, që garanton liritë njerëzore.

Vedat Xhymshiti; është gazetar dhe korrespondent i pavarur lufte. Ai ka raportuar një numër të konflikteve të Lindjes së Mesme dhe Afrikës, deri tek lufta e tanishme civile në Siri. Ai është botuar në media të ndryshme, duke përfshirë Der Spiegel, New York Times, Le Monde etj. Xhymshiti, është kritik i mediave të shkruara, kolumnist i Rrjetit Ballkanik për Gazetari Hulumtuese, autor i shkrimeve tek magazina '2.0' në Prishtinë dhe themelues i THEFrontliner.net

Enter your email address to subscribe to THEFrontliner.net and receive notifications of new posts by email.

RELATED BY