Përmbytja e Partisë për Shpetimin e Sistemit!

Brukseli kishte bërë marrëveshje në mes të Beogradit dhe Prishtinës në prill të vitit 2013, marrëveshja parashikonte kushtëzime për Beogradin zyrtar që serbët të marrin pjesë në zgjedhjet lokale...
Brukseli kishte bërë marrëveshje në mes të Beogradit dhe Prishtinës në prill të vitit 2013, marrëveshja parashikonte kushtëzime për Beogradin zyrtar që serbët të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të organizuara nga Prishtina në këmbim të legalizimit të iniciativës serbe, të cilët formuan ‘Administratën e Pavarur të Komunave Serbe’, e cila do të ketë autoritet të gjerë ekzekutiv në fushat e vetëqeverisjes, zhvillimit ekonomik, shëndetësisë, edukimit dhe policisë lokale.

Vedat Xhymshiti | between THE frontlines

Zgjedhjet lokale të nëntorit në Kosovë janë të parat ku parashihej që serbët e Kosovës të marrin pjesë, që kur Kosova kishte shpallur pavarësinë administrative nga Serbia në vitin 2008. Tash e gjashtë vjet, Serbia refuzon të pranojë pavarësinë administrative të Kosovës, të shpallur nga organet e saja vetëqeverisëse më 17 shkurt.
Parrulla është akoma aktuale, fatkeqësisht! Fatkeqësisht, edhe më tutje, vota jote legjitimon përfitimin e ATYRE!  Fatkeqësisht, edhe më tutje, duke votuar, ti i jep legjitimitet sistemit të shtypjes, krimit dhe korrupsionit. Parulla është shkruar nga aktivistët e partisë 'Lëvizja Vetëvendosje' në Shtator të vitit 2010, vetëm tre muaj para hyrjes së këtij subjekti në sistemin zgjedhor të Kosovës. (©Vedat Xhymshiti, për Balkan Press Agency)

Parrulla është akoma aktuale, fatkeqësisht!
Fatkeqësisht, edhe më tutje, vota jote legjitimon përfitimin e ATYRE!
Fatkeqësisht, edhe më tutje, duke votuar, ti i jep legjitimitet sistemit të shtypjes, krimit dhe korrupsionit. Parulla është shkruar nga aktivistët e partisë ‘Lëvizja Vetëvendosje’ në Shtator të vitit 2010, vetëm tre muaj para hyrjes së këtij subjekti në sistemin zgjedhor të Kosovës. (©Vedat Xhymshiti, për Balkan Press Agency)

Zgjedhjet e nëntorit shkaktuan një ulje serioze të besueshmërisë së qytetarëve të vendit ndaj partisë në pushtet e udhëhequr nga kryeministri Thaçi, i cili nga jo pak njerëz dyshohet se është përfshirë në vrasjet politike të pasluftës dhe për një përvojë të bujshme në krim të organizuar të mbështetur nga fuqitë e huaja (shih: The New York Times). Sido që të jetë, humbjen më të madhe të mbështetjes e përjetoi partia relativisht e re e Albin Kurtit, ‘VV (Vetëvendosje), e cila u ‘vetëpërmbys’ duke humbur 8% të mbështetësve të saj në nivel të vendit.

Vlen të përmendet se më 3 mars 2007, VV, atëhere si ‘Lëvizje Vetëvendosje’, kishte arritur të nxirrte në rrugët e Prishtinës mbi 40,000.00 shqiptarë të cilët siç jemi dëshmitarë, kishin treguar një gatishmëri të pakontestueshme për të përmbytur sistemin politik në Kosovë, krerët e të cilit (sistem) akuzohen për përfshirje në vrasje politike, krim të organizuar dhe korrupsion të thellë në shoqërinë politike në vend (shih artikullin e GlobalPost USA).

Natyrisht, gatishmëria qytetare për përmbytjen e sistemit kishte ardhur si rezultat i vrasjeve (dhe jo vetëm!) të dy demonstruesve paqësorë më 10 shkurt, 2007 nga ana e policisë së UNMIK-ut (Misionit të OKB-së në Kosovë), jetët e të cilëve më pas u përdorën për kapital politik të një lëvizjeje e cila po shndërrohej në parti, duke shkaktuar kështu konfuzitet serioz tek qytetarët e vendit, të cilët megjithatë kishin një besim të thellë, duke qenë se atë kohë ishte ende e vetmja alternativë politike në vend, si dhe, duke shkaktuar një çarje serioze në mes të aktivistëve të saj të cilët refuzonin të lejonin shkeljet e parimeve politike.
Këto parime detyronin pjesëtarë të saj të refuzonin hyrjen e grupit politik brenda sistemit administrativ të vendit, duke qenë se krejt baza politiko-juridike e vendit nuk e njeh të drejtën fundamentale të lirisë kolektive, atë për ‘vetëvendosje dhe referendum’, nga i cili koncept bazik rrjedh edhe vetë emri i kësaj lëvizjeje, tashmë të bërë parti.
Deri në atë kohë, pjesëmarrja maksimale e qytetarëve të Kosovës në proceset zgjedhore pas ngjarjeve të marsit të vitit 2004, ku kishte shpërthyer revolta popullore për të kundërshtuar administratën e padrejtë të misionit të OKB-së, ishte vetëm 37%.
Në vitin 2007, krerët e Lëvizjes Vetëvendosje (Albin Kurti, Visar Ymeri, Glauk Konjufca, Aida Dërguti, Milot Kelmendi, Liburn Aliu, Xhelal Sveçla, Hysen Durmishi, dhe Dardan Molliqaj) pa pyetur askend, kishin vendosur që lëvizjen ta bënin parti dhe t’iu nënshtroheshin rregullave dhe normave ligjore të paracaktuara nga pakoja e Ahtisaarit, projekt ky politik, i cili vetëvendosjen e Albin Kurtit e ‘pasuroi’ me kapital politik të gjakut të dy të vrarëve, të cilët u deklaruan si protestues e u shpallën dëshmorë dhe bashkëveprimtarë të Lëvizjes së asaj kohe, e cila kishte nisur rrugën drejt nënshtrimit.
Duke qenë se sistemi i administratës publike në Kosovë, pas shpalljes së Pavarësisë, nuk kishte arritur legjitimitet më shumë se 37%, hyrja e VV-së në proceset e nënshtrimit të ligjeve ahtisariane të autoritetit administrativ kishte ndikuar në rritjen e numrit të legjitimuesve deri në 10%. Pra, siç e dimë, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2010 morën pjesë 47% e popullatës së përgjithshme në Kosovë. Për parregullsitë (vjedhjet) serioze të këtyre zgjedhjeve kishin raportuar më shumë se katër organizata të besueshme ndërkombëtare, por VV-ja e Albin Kurtit, pavarësisht kësaj kishte pranuar të legjitimonte sistemin, duke mos refuzuar rezultatet e atëhershme të cilat ishin jo të besueshme.
Pra, 8% nga 14% e votave që i kishte marrë partia e Albinit, kishin qenë krejtësisht nga numri i përqindjes aq sa këta (VV) me idetë e tyre kishin arritur të bindnin qytetarët e vendit që t’iu nënshtroheshin proceseve zgjedhore në vitin 2010, ndërsa 4% të votave tjera nga gjithsej 14% sa VV kishte arritur përkrahje, ishin nga mbështetës të politikanëve të cilët kryesisht karakterizohen me një të kaluar kriminale (shih dokumentin), e që gjetën vend madje në pozita të rëndësishme në partinë e Albin Kurtit, ndërsa 2% prej 14% të vitit 2010 është numri i përgjithshëm, i përafërt me numrin e pjesëmarrësve të gatshëm për përmbytjen e sistemit që kishin dalë më 3 mars 2007.
Ky 2% i 1,7 milion qytetarëve të Kosovës janë afër 36,000.00 qytetarë, që sipas raportimeve në protestën e 3 marsit kishin qenë rreth 40,000.00 pjesëmarrës, pra me sa duket VV edhe dy përqindëshin e tre marsit tanimë nuk e ka të plotë, kuptohet, 4% janë familjarë të politikanëve që janë të pasuruar përmes aktiviteteve kriminale, të bëra para se të bëheshin pjesë e partisë së Albin Kurtit dhe në vazhdim.
Deklarata për media e Kurtit e dhënë më katër nëntor lë shumë për të dëshiruar, ai e ka qartësuar pozitën e tij të dobët në politikë brenda sistemit të kriminalizuar në vend, duke qenë po ashtu një tregues shtesë se Albin Kurti nuk është i interesuar të ndryshojë sistemin e zhytur në korrupsion dhe krim të organizuar, por përkundrazi, duke e mbështetur atë përmes thirrjes së qytetarëve për të dalë në zgjedhje të cilat legjitimojnë një sistem të padrejtë, të zhytur në krim pa ndëshkim të mbështetur nga ambasadat e huaja të kryesuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. (Lexo: “Foreign Diplomacy andOrganized Crime in Kosovo”)
Gazeta Zëri http://zeri.info/artikulli/19812/shkelqimi-dhe-renia-e-shokut-kurti

Vedat Xhymshiti; është gazetar dhe korrespondent i pavarur lufte. Ai ka raportuar një numër të konflikteve të Lindjes së Mesme dhe Afrikës, deri tek lufta e tanishme civile në Siri. Ai është botuar në media të ndryshme, duke përfshirë Der Spiegel, New York Times, Le Monde etj. Xhymshiti, është kritik i mediave të shkruara, kolumnist i Rrjetit Ballkanik për Gazetari Hulumtuese, autor i shkrimeve tek magazina '2.0' në Prishtinë dhe themelues i THEFrontliner.net

Enter your email address to subscribe to THEFrontliner.net and receive notifications of new posts by email.

RELATED BY