KOMENT: Deklarata e 15 Nëntorit e Ambasadës së SHBA'së në Tiranë

Deklaratë e Ambasadës së SHBA (15 nëntor 2013) E respektojmë vendimin e Kryeministrit.  Shtetet e Bashkuara e vlerësojnë faktin që Qeveria e Shqipërisë e shqyrtoi seriozisht mbështetjen e përpjekjes...

Deklaratë e Ambasadës së SHBA (15 nëntor 2013)

E respektojmë vendimin e Kryeministrit.  Shtetet e Bashkuara e vlerësojnë faktin që Qeveria e Shqipërisë e shqyrtoi seriozisht mbështetjen e përpjekjes ndërkombëtare për të eliminuar materialet luftarake kimike të Sirisë në mënyrë të sigurtë.

koment:
-Nëse i referohemi deklaratave të ambasadori amerikan në Tiranë zt. Aleksander Arvizu, që siç kishte thënë në televizionin ‘TopChannel’ të edicionit ‘TOP STORY’ se amerika do të zhgënjehej nga një JO e qeverisë shqiptare, përmbajtja e mësipërme qartëson pse Shtetet e Bashkuara vlerësojnë faktin që Qeveria e Shqipërisë ka shqyrtuar seriozisht mbështetjen e perpjekjes ndërkombëtare për të eliminuar materialet luftarake kimike të Sirisë në mënyrë të sigurtë. Pra, në vazhdim do ta citoj një pjesë të fjalës hyrëse të zt. Rama ku thotë “Po, në parim jemi të gatshëm që të mbështesim këtë operacion si pikë mbështetëse në mesdhe, por nuk kemi asnjë kapacitet të brendshëm për të marrë pjesë në të drejtpërdrejt. Prandaj, gjithqka që lidhet me transportin, teknologjinë, ekspertizën duhet ta marrin përsipër shtetet e bashkuara, dhe vendet e tjera”. Pra kjo është arsyeja pse qëndrimi i SHBA’ve është respektues, vlerësues dhe mbështetës.

Tutje deklarata e ambasadës së SHBA’ve thotë si në vijim:

ImageShtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë me aleatët dhe partnerët si dhe me ONAK dhe Kombet e Bashkuara për të siguruar eliminimin e programit të armëve kimike të Sirisë. Mbetemi besimplotë se do ta përfundojmë eliminimin e programit brenda afatit për të cilin është rënë dakord. Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria kanë një miqësi të fortë dhe jetëgjatë. Ne vazhdojmë të mbështesim qeverinë dhe popullin e Shqipërisë teksa punojnë për të ndërtuar një shoqëri më të drejtë dhe më demokratike.

koment

-Pra, tutje deklarata sqaron se SHBA’të do të vazhdojnë të punojnë me aleatët dhe partnerët për të siguruar eliminimin e programit të armëve kimike të Sirisë, duke mos përjashtuar se ky process do të ndodh ose jo në territorin shqiptar. Që në mes rreshtash kjo është shumë e qartë se kjo do të ndodh në territorin shqiptar, por pa përfshirjen e autoriteteve shqiptare duke qenë se kanë mungesë kapacitetesh profesionale dhe teknologjike. Ri-konfirmimi i miqësisë së SHBA’ve dhe Shqipërisë nga kjo deklaratë dhe marrja parasyshë e qëndrimit të ambasadori amerikan Arvizu në emisionin ‘TOP STORY’ në Top Channel, se nëse SHBA’të do të merrnin një përgjigje negative nga qeveria shqiptare do të ishte zhgënjyese qartëson edhe më shumë deklaratën e shkruar qëllimshëm të mjegullueshme për tu lexuar në publik, duke tentuar të joshin qytetarinë shqiptare se miqësia me ri-konfirmimi i miqësisë me SHBA’të është diçka shumë e favorshme për shqiptarët, por natyrisht akti i importimit të armëve kimike siriane në territorin shqiptar dhe përdorimin e territorit tonë si laborator për eksperimente të rrezikshme, tregon se as SHBA’të dhe as vetë qeveria shqiptare në krye me kryeministrin Rama nuk duan t’ja dijnë për rrezikun me të cilin do të përballemi ne, si dhe me pasojat të cilat do të rrezikojne seriozisht shëndetin tonë fizik.

Lidhje e Vegëzës së Deklaratës së Ambasadës Amerikane në Tiranë

Vedat Xhymshiti; është gazetar dhe korrespondent i pavarur lufte. Ai ka raportuar një numër të konflikteve të Lindjes së Mesme dhe Afrikës, deri tek lufta e tanishme civile në Siri. Ai është botuar në media të ndryshme, duke përfshirë Der Spiegel, New York Times, Le Monde etj. Xhymshiti, është kritik i mediave të shkruara, kolumnist i Rrjetit Ballkanik për Gazetari Hulumtuese, autor i shkrimeve tek magazina '2.0' në Prishtinë dhe themelues i THEFrontliner.net

Enter your email address to subscribe to THEFrontliner.net and receive notifications of new posts by email.

RELATED BY