ERDHI BORA – NUK E LA NASGJA

Isha ne “White bar” Ku gjithçka eshte e bardhe dhe gjelber Ku ta kujton boren. Sapo dalim me Shkodranin, Fiten e Vudin Qeshjet s’ndalen Shkrepet aparati Rregullohet balanci ngjyrat shpejtesia...
© Valoni / Snow Bar

© Valoni / Snow Bar

Isha ne “White bar” Ku gjithçka eshte e bardhe dhe gjelber Ku ta kujton boren. Sapo dalim me Shkodranin, Fiten e Vudin Qeshjet s’ndalen Shkrepet aparati Rregullohet balanci ngjyrat shpejtesia rrap-tap Kapet imazhi i qytetit te bardhe Ne hunde e floke secila fluske ulet sikur te dajte Bejme topa bore dhe shohim se forca eshte ne duart tona.

Eshte qytet i bardhe Kur te zgjoheni ne mengjes Neser humb korja e rruges Bora behet kapele Veturat nuk dhezin me te paren Dikush vonohet per pune Dikush i bertet punetorit Dikush shenon verejtje Dikush mirekupton.

Qytet i bardhe Mbledhja e punes ndalet Kapet muhabeti per njeriun qe merr kapakun, dhe mbyll njerin sy E mbylle jo prej zorit, po prej fiksimit E kap secilin gjesend si kapak, dhe mbylle syrin Qeshje ka me bollek.

Qytet i bardhe Ka llafe edhe per revolucion S’u jap shprese se ka potencial, e shoh qe kembet me jane merdhire Trupi me dridhet Ka shume ftohte.

Nje beqar ala turke Ka pranuar qe nuk eshte martuar ne moshen dyzetvjeçare “E kam lane nasgja” – i pati thene ai miqve Shkodrani qeshen Teksa fluskat s’ndalen dhe shoh sfondin e bardhe si bora Eshte vete bora Ka mbuluar qytetin tim S’ka nate Edhe te fiken dritat, ka shume ndriçim Bora po kujdestaron ne vend te henes Sa drite ne qytetin tim.

Qyteti eshte zbardhuar me kah krejta Bora ka ardhur dhe nuk ka lene ecjen e saj nasgja. Krejt qyteti i bardhe Krejt i kam lene hapat e mi afer “Hanit” Deri neser mbulohen perseri Ka dikush qe mbulon mekatet tona Bora.

Poezia eshte shkruar nga Avni Rudaku, psikolog, sociolog, poet, publicist, kritik arti dhe analist politik. Ai eshte shpallur “Ambasador i paqes” . Ka 2 libra dhe 5 doreshkrime!

Avni Rudaku, i njohur si Rud-Fiqiruesi, është analist shkencor në fusion e publicistikës, analizës politike, kritikë së artit, poezisë dhe recensioneve letrare. Aktualisht është kolumnist i rregullt i shtojcës javore për kulturë në gazetën “Kosova Sot”. Aktiviteti profesional i Rud-Fiqiruesit është i pasqyruar në ditarin e tij dhe në kontributin e tij profesional tek THEFrontliner.net Rudi, ka botuar librat: “Poezi pa frymë” (2010) dhe “Pa frymëzime” (2011).

Enter your email address to subscribe to THEFrontliner.net and receive notifications of new posts by email.

RELATED BY