Facebook njohu Kosovën si 'VEND' jo si 'SHTET' siç u raportua!

Rrjeti shoqëror ‘Facebook’ mund të përdoret për të gjitha llojet e gjërave: për t’u ankuar për motin, për ndarjen e lidhjeve, duke thënë gjëra koti për shefin tuaj. Dhe...

Rrjeti shoqëror ‘Facebook’ mund të përdoret për të gjitha llojet e gjërave: për t’u ankuar për motin, për ndarjen e lidhjeve, duke thënë gjëra koti për shefin tuaj. Dhe tani, ju mund edhe të shtoni për të dklaruar “sovranitetin kombëtar” në listë.

Ju po e lexoni këtë me sytë tuaj: Facebook kohëve të fundit njohu territorin e kontestuar të Kosovës si një “vend”, pas një fushate të vullnetarëve nga “diplomati dixhital“. Por, nuk e njohu atë si një shtet siç raportuan mediat shqiptare duke nisur nga Tetova, Shkupi, Prishtina e deri në Tiranë. Një akt i tillë në rrjetin shoqëror e vënë Kosovën të dukshme në linjë me 105 vende të botës, e cila shpalli pavarësinë në 2008, si një vend i plotë.

ImageZakonisht, statusi vendit është pak a shumë e dhënë nga Kombet e Bashkuara, drejt të cilave, Kosova aktualisht është në një fushatë që të bëhet një komb anëtar. Për fat të keq për rajonin vogël, anëtarësimi kërkon miratimin nga të gjitha pesë vendet që janë anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të cilat përfshijnë SHBA, Kinën, Rusinë, Francën, dhe Mbretërinë e Bashkuar, por as Kina dhe as Rusia nuk e njeh sovranitetin e Kosovës.

Ndërsa njohja Facebook mund të mos jetë e njëjtë me atë të OKB-së, zyrtarët e Kosovës janë ende të kënaqur me statusin aktual të vendit. Sipas BBC, Petrit Selimi, një zëvendës ministër në Ministrinë Punëve të Jashtme të Kosovës, citohet t’i ketë thënë rrjetit televiziv britanik se kjo është një “ekstazë” në lidhje me njohjen e Kosovës si vend në rrjetin shoqëror Facebook, por mediat shqiptare e transmetuan njohjen si shtet, e jo si vend siç është në fakt.

Facebook, nga ana e tij, pretendon se vendimi për njohjen e Kosovës si një ‘vend’ nuk ishte një vendim i kompanisë, por rezultat i algoritmeve të tij duke kërkuar mes ‘user-generated content’ (përbërja e kërkesave të përdoruesve) për të saktësuar më mire lokacionin e përdoruesve se ku gjenden, atëhere kur ata bëjnë “check-ins”.

“Vendet që janë sugjeruar për “check-ins” dhe synimeve të dhënësit janë të bazuara në informacionin që kemi marrë nga user-generated content dhe burimet e palës së tretë,” ka thënë një zëdhënës i Facebook për BBC.

Kosova është vetëm një nga shumë rajone në të gjithë botën që mbeten të mbërthyer në harresë në mes të “vend” dhe “jo vend” – duke përfshirë vende si territoret Palestineze, apo vetëm Palestinë, në varësi të cilës ju e kërkoni. Për një arsye përmbajtësore mbi absurdin se sa kompleksiv është tërë ideja e sovranitetit kombëtar, shikoni videon më poshtë:

Vedat Xhymshiti; është gazetar dhe korrespondent i pavarur lufte. Ai ka raportuar një numër të konflikteve të Lindjes së Mesme dhe Afrikës, deri tek lufta e tanishme civile në Siri. Ai është botuar në media të ndryshme, duke përfshirë Der Spiegel, New York Times, Le Monde etj. Xhymshiti, është kritik i mediave të shkruara, kolumnist i Rrjetit Ballkanik për Gazetari Hulumtuese, autor i shkrimeve tek magazina '2.0' në Prishtinë dhe themelues i THEFrontliner.net

Enter your email address to subscribe to THEFrontliner.net and receive notifications of new posts by email.

RELATED BY