Zgjedhjet Lokale përfunduan në Kosovë, por ATA përfituan.

Në këto zgjedhje nuk votuan mbi 55% e qytetarëve të Kosovës me të drejtë vote, kjo është një përqindje serioze ku qytetarët për dallim nga partitë politike pa përjashtim,...

Në këto zgjedhje nuk votuan mbi 55% e qytetarëve të Kosovës me të drejtë vote, kjo është një përqindje serioze ku qytetarët për dallim nga partitë politike pa përjashtim, duan ta dënojnë krimin e organizuar politik dhe ekonomik, të mbështetur nga faktori i huaj ekzekutiv politiko-juridik dhe duke u mirëmbajtur nga të gjitha partitë politike, pa përjashtim në vend.

Qytetarët, duke refuzuar të marrin pjesë në një zgjidhje përmes zgjedhjeve, treguan vetëdijësim të plotë politik. Duke e ditur se institucionet të cilat përbëjnë administratën e ‘pavarur’ publike në Kosovë të administruar nga të gjitha grupet e interesit (partitë politike), janë pengesa kryesore e cila ua mohon të drejtën fundamentale të lirisë kolektive; atë për Vetëvendosje dhe Referendum.

Rrjedhimisht, 55% e qytetarëve të vendit, duket ta kenë kuptuar se vota e tyre nuk ka legjitimitet kushtetues, pra, ajo iu shërben vetëm ATYRE.

Parrulla është akoma aktuale, fatkeqësisht! Fatkeqësisht, edhe më tutje, vota jote legjitimon përfitimin e ATYRE!  Fatkeqësisht, edhe më tutje, duke votuar, ti i jep legjitimitet sistemit të shtypjes, krimit dhe korrupsionit. Parulla është shkruar nga aktivistët e partisë 'Lëvizja Vetëvendosje' në Shtator të vitit 2010, vetëm tre muaj para hyrjes së këtij subjekti në sistemin zgjedhor të Kosovës. (©Vedat Xhymshiti, për Balkan Press Agency)

Parulla është shkruar nga aktivistët e partisë ‘Lëvizja Vetëvendosje’ në vitin 2007, vetëm tre vite para hyrjes së këtij subjekti në sistemin zgjedhor të Kosovës. (©Vedat Xhymshiti, për Balkan Press Agency)

Sistemit kriminal në vend po i zgjatet jeta edhe për katër vite, falë grupeve të interesit (partive politike) që para interesit të përgjithshëm preferojnë atë grupor dhe individual. Por, ky rrjet kriminelësh nuk ka legjitimitet, ngase më shumë se 55% e qytetarëve nuk i legjitimoi sot e 14 vite që kur kishte përfunduar lufta mes Kosovës dhe Serbisë në vitin 1999 me ndërhyrjen e forcave të NATO-s.

Serbia e kundërshton pavarësinë e shpallur të Kosovës, por ka rënë dakord për të mbështetur serbët në zgjedhjet lokale të Nëntorit – Dhjetorit 2013, pasi që institucionet e Kosovës kanë legjitimuar pavarësinë e komunave me shumicë serbe në Kosovë. Projekt ky, i cili nuk është kundërshtuar nga asnjë parti politike apo grup i interesit, duke lejuar madje që edhe stemat e së deklaruarës “Republikë e Kosovës” të hiqen nga fletushkat zgjedhore.

Krejt kjo, në emër të normalizimit të marëdhënieve Kosovë-Serbi, por jo edhe me qëllim të shkëputjes përfundimtare të Kosovës nga Serbia, integriteti territorial i së cilës, është i garantuar me rez. 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Vedat Xhymshiti; është gazetar dhe korrespondent i pavarur lufte. Ai ka raportuar një numër të konflikteve të Lindjes së Mesme dhe Afrikës, deri tek lufta e tanishme civile në Siri. Ai është botuar në media të ndryshme, duke përfshirë Der Spiegel, New York Times, Le Monde etj. Xhymshiti, është kritik i mediave të shkruara, kolumnist i Rrjetit Ballkanik për Gazetari Hulumtuese, autor i shkrimeve tek magazina '2.0' në Prishtinë dhe themelues i THEFrontliner.net

Enter your email address to subscribe to THEFrontliner.net and receive notifications of new posts by email.

RELATED BY