Gjurmët që la Gërdeci në fotografitë e reporterit të luftës

Nuk qëndrova aty ku shumë gazetarë prisnin që t’u lejohej hyrja zyrtarisht, gjë që nuk ndodhi asnjëherë në fakt.

Mund të përkufizohen si dëshmi, fakte dhe informacion për tragjedinë më të rëndë të këtyre 23 viteve; shpërthimin e fabrikës të demontimit të armëve në Gërdec, ku humbën jetën 26 persona dhe dhjetëra të tjerë u dëmtuan.

Nga Aida Tuci, për gazetën MAPO.al

Janë 40 fotografi që fotoreporteri i luftës Vedat Xhymshiti do t’i bëjë publike për herë të parë në një ekspozitë fotografike. Projekti i tij nuk janë vetëm fotot që realizoi ditën pas shpërthimit në Gërdec. Gjatë këtyre viteve ai është kthyer disa herë në Gërdec, me qëllim që të dokumentojë në periudha të gjata kohore atë ngjarje. Çfarë ka ndodhur këto 6 vite me të mbijetuarit që fotografoi në spitalin “Nënë Tereza”, ditën e shpërthimit? Si është transformuar fshati dhe çfarë gjurmësh ka lënë te banorët kjo tragjedi? Janë shumë pyetje që marrin përgjigje përmes imazheve në ekspozitën që Vedat Xhymshiti, gazetar i pavarur dhe fotograf dokumentar, do të hapë 6 vjet pas tragjedisë së Gërdecit.

Reporteri Vedat Xhymshiti, gjatë një stërvitje finale në fushëbetejë për ti dhënë ndihmën e parë kolegëve të lënduar nga shpërthime të një pas njëshme në një terren të hapur lufte. Stërvitja është mbajtu gjatë muajit qershor, 2013 në New York, mbështetur nga RISC Training. (Foto: James Lawler Duggan)

Reporteri Vedat Xhymshiti, gjatë një stërvitje finale në fushëbetejë për ti dhënë ndihmën e parë kolegëve të lënduar nga shpërthime të një pas njëshme në një terren të hapur lufte. Stërvitja është mbajtur gjatë muajit qershor, 2013 në New York, mbështetur nga RISC Training. (Foto: James Lawler Duggan)

Në Gërdec, në mars të 2008-ës, për të dokumentuar ngjarjet përmes fotove…?

Unë kam mbërritur në Gërdec mbrëmjen e ditës së shpërthimit në fabrikën e demontimit të armëve në Gërdec. Atë natë kam realizuar fotot e para. Më pas, në mëngjes herët kam qarkulluar në zonën e ndaluar, edhe për mediat.

Si arritët të hynit dhe për më tepër të realizonit foto?

Një familje shqiptare të mibjetuar nga shpërthimi i Gërdecit, tek sa po trajtohen në spitalin qëndror të Tiranës 'Nënë Tereza', më 16 Mars, 2008. (Foto: Vedat Xhymshiti)

Një familje shqiptare të mibjetuar nga shpërthimi i Gërdecit, tek sa po trajtohen në spitalin qëndror të Tiranës ‘Nënë Tereza’, më 16 Mars, 2008. (Foto: Vedat Xhymshiti)

Nuk qëndrova aty ku shumë gazetarë prisnin që t’u lejohej hyrja zyrtarisht, gjë që nuk ndodhi asnjëherë në fakt. Kam ecur në këmbë përmes një përroi dhe kam përshkuar rreth 3 km në distancë të kundërt, jam futur mes arave të fshatit dhe kam zbritur në zonën e ndaluar. Sapo hyra në zonë, ushtarët e parë që takova m’u drejtuan në anglisht. E kuptova se më morën për të huaj dhe iu përgjigja anglisht. Mendova se po t’iu flisja shqip, do më dëbonin. Më interesantja ishte se ata filluan të pëshpëritnin mes njëri-tjetrit: “Ej, ky do jetë nga CIA, ose kush Zotin e di nga vjen?” Kështu arrita të hyj në zonën e ndaluar dhe të dokumentoj gjithë zonën pas shpërthimit. Kam qëndruar gjatë gjithë ditës aty. Gjatë qëndrimit tim aty nuk kam parë ndonjë fotograf që të ketë depërtuar deri aty, sepse nuk është lejuar ose ndoshta  kjo dhe për shkak se kanë patur mungesë përvoje në terrenet konfliktuoze ose të rrezikshme.

Si e paraqesin situatën në Gërdec fotot që keni realizuar?

Situatë shumë apokaliptike. Dilte tym ngado. Ishte një lloj mjegullie gjithandej që mbretëronte. Ishte një lloj ndjesie e ftohtë, ndjesi e të vdekshmes që ta sjell atë. Më sillte ndërmend kur futesha në terrenet pas situatës së bombardimit në vende që ishin në luftë, ku ti gjen me vështirësi një gjallesë që mund të qarkullojë në një tokë krejt të djegur. Kështu ishte dhe Gërdeci. Për shembull, të vetmet gjallesa që kam parë me sy kanë qenë një lopë dhe një viç. Sigurisht që kishte plot të tilla të vrara. Madje e kam në një kënd të fotografisë këtë episod. Këto ishin e vetmja ngjyrë e gjallë që të jepte ndjesinë që gjithsesi një jetë kishte mbijetuar.

Ju keni qenë afër shtëpive të dëmtuara, apo në zonën e shpërthimit ?

Fillimisht jam ngjitur në fshat te shtëpitë e dëmtuara dhe më pas kam zbritur te vendi i shpërthimit. Aty kam parë trupat ushtarakë duke nxjerrë viktimat nga krateri.

I ke dokumentuar këto përmes fotove?

Po, i kam fotografuar por nga distanca, sepse kur jam afruar deri në atë pikë më është kërkuar dokumentacion. Kur kam shpalosur dokumentacionin, pra kartën ndërkombëtare të gazetarisë, ata pastaj më identifikuan dhe nuk më lejuan që të shkoja afër. Në fakt deshën të më dëbonin dhe nga aty, por pasi u thashë ‘do lajmëroj redaksinë dhe ajo mund të bëjë notë proteste në qeverinë tuaj’, më lejuan që të rrija atje, me kushtin që të mos afrohesha pranë vatrës së shpërthimit.

“Mos u afro, se mund të shkelësh në ndonjë minë”, – më thanë.

Në fakt ka ekzistuar ai rrezik…

Po, e di, por nuk është se unë nuk kisha njohuri për atë lloj terreni.

Ju thatë se keni dhe foto të të mbijetuarve. Ku janë realizuar ato?

Te spitali “Nënë Tereza”, ku ishin shtruar të dëmtuarit. Menjëherë pas Gërdecit kam shkuar te spitali. Edhe aty kishte ushtarakë që nuk të lejonin të hyje, por u thashë se “kam ardhur këtu me misionin për të dokumentuar të dëmtuarit”, pa treguar se isha gazetar. Dikush aty thirri shefin dhe ai më lejoi të ngjitesha lart te të dëmtuarit, i shoqëruar nga dy komando. Kështu arrita të realizoj edhe foto të të mbijetuarve në spital.

Këto foto do të jenë pjesë e një ekspozite që ju keni projektuar ta hapni në muajin mars. Sa foto mendoni të ekspozoni?

Një i mbijetuar shqiptar nga shpërthimi i depos së armëve në Gërdec të Shqipërisë, tek sa tymos cigaren e tij nga sikleti psikologjik. Burri i shfaqur në fotografi nuk e dinte emrin e tij "familjen ku e kam" më pyeste ai mua. 16 Mars, 2008 (Foto: Vedat Xhymshiti)

Një i mbijetuar shqiptar nga shpërthimi i depos së armëve në Gërdec të Shqipërisë, teksa tymos cigaren e tij nga trishtimi i ngjarjes qëndron në oborrin e shtëpisë së tij. Burri i shfaqur në fotografi nuk e dinte emrin e tij “familjen ku e kam” më pyeste ai mua. 16 Mars, 2008 (Foto: Vedat Xhymshiti)

Mendoj rreth 40 foto që tregojnë ngjarjet e Gërdecit. Sidomos fotot e të mbijetuarit që kam takuar në spital. Unë kam dokumentuar edhe emrat dhe mbiemrat e tyre. Projekti im është që i rigjej ata pas 6 vitesh. Do të marr me vete dhe një psikolog dhe bashkë me të të bëjmë një përshkrim të gjendjes së tyre psikologjike në lidhje me tragjedinë. Të zbulojmë çfarë përjetimi psiko-social kanë këta të mbijetuar 6 vite pas asaj ngjarjeje. Dëshiroj të bëjmë një lloj përshkrimi të gjendjes së tyre, ku që me hapjen e ekspozitës vihet në mur fotografia e të mbijetuarit në spital, një përshkrim i shkurtër i gjendjes psikologjike të personit dhe pastaj një portret i ri që tregon se si është ky individ sot. Kjo është ideja sesi dua ta pasqyroj gjithë ngjarjen. Kjo është pjesë e projektit që po përpiqem të realizoj. Unë kam qenë në Gërdec edhe në vitin 2009, një vit pas ngjarjes, për arsye se dua të realizoj Long Term Documentary Photography, që do të thotë të përcjellësh në periudha të gjata kohore zhvillimin e një ngjarjeje të caktuar. U ndodha në Tiranë në qershor të 2009-ës për zgjedhjet parlamentare të atij viti, i dërguar nga “Daily Mail” dhe me atë rast vendosa që të shkoj edhe në Gërdec, ku kam realizuar fotografi të reja, kam biseduar me njerëzit, çfarë mendojnë, si jetojnë etj. Në katalogun e ekspozitës do të jetë dhe reportazhi im nga vizitat në Gërdec në periudhat  2008-2014, fotografitë si dhe një raport i gjendjes socio-psikologjike dhe ekonomike të të mbijetuarve dhe të fshatit në përgjithësi. Ekspozita do ketë në një krah fotografitë e të mbijetuarve, në spital dhe si janë ata sot dhe përshkrimin psikologjik të tyre.

Nuk do jetë thjesht një ekspozitë me fotografi, por një histori e rrëfyer përmes fotografive?

Saktësisht. Kjo është mënyra sesi përmbushet përmbajtësisht një ekspozitë apo si duhet të ishte ekzaktësisht ekspozita e një fotografi dokumentar.

Vedat_Xhymshiti_THE_Frontline_Journalist

Enter your email address to subscribe to THEFrontliner.net and receive notifications of new posts by email.

RELATED BY