A do të shkaktojë 'Pranverën Shqiptare' kërkesa e BE-së për Shqipërinë?

Sipas disa gazetave kosovare, Integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian kushtëzohet me arrestimin e Sali Berishës dhe ish ministrave të tij të korruptuar. Kështu shkruhej në nëntor të vitit...

Sipas disa gazetave kosovare, Integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian kushtëzohet me arrestimin e Sali Berishës dhe ish ministrave të tij të korruptuar. Kështu shkruhej në nëntor të vitit 2013 në të përditshmet kosovare Express dhe Zeri, ku mes tjerash shkruhej se arrestimi i Sali Berishës është mesazhi i qartë dhe pa dorashka i Brukselit për “Qeverinë Rama”, e cila duhet të japë prova në luftën kundër korrupsionit, në këmbim të statusit të vendit kandidat.

  • Nga Vedat Xhymshiti – Gazetar i Pavarur

Nëse më parë arrestimi i Sali Berishës është kërkuar në mënyrë të tërthortë dhe të nënkuptuar nga Brukseli, disa ditë para vendimit të statusit, prangosja e Berishës është artikuluar në mënyrë të drejtpërdrejtë. Një kusht të tillë Brukseli ia vendosi edhe Kroacisë. Dyert e BE-së u hapën për Kroacinë vetëm kur u arrestua ish-kryeministri Sanader për korrupsion.

Ndërkaq, Parlamenti Evropian u ka kërkuar publikisht autoriteteve shqiptare arrestimin e Sali Berishës dhe të disa ish-ministrave të tij të akuzuar për korrupsion, si dëshmi e vullnetit në luftën kundër korrupsionit. Kërkesa në adresë të Qeverisë Shqiptare ishte artikuluar më 29 nëntor 2013, nga raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Nikola Vuljaniç. Ky i fundit ka kërkuar arrestime të kryeministrave, ministrave, gjyqtarëve dhe prokurorëve për të luftuar korrupsionin.

Ish kryedemokrati shqiptar tani deputet i partisë demokratike Sali Berisha në një fushatë të nxehtë parazgjedhore në qershor të vitit 2009 (Foto: Vedat Xhymshiti, për THE Frontliner)

Ish kryedemokrati shqiptar tani deputet i partisë demokratike Sali Berisha në një fushatë të nxehtë parazgjedhore në qershor të vitit 2009 (Foto: Vedat Xhymshiti, për THE Frontliner)

Protestë, Protestë, Protestë!” është një postim i ish kryeministrit shqiptar tashmë i kërkuar prapa grilave nga BE, të postuar më 10 shkurt të këtij viti. “20 shkurti, fillimi i sezonit të protestave më të fuqishme në historinë e vendit!” – ka paralajmëruar deputeti Berisha. Që nga momenti i marrjes së qeverisë nga socialistët shqiptarë, Republika e Shqipërisë është përballur vazhdimisht me një cënim serioz të sigurisë publike. Që nga vrasjet deri tek auto-bombat në tentimvrasje të politikanëve; një politikan tashmë i vdekur në një aksident të dyshuar, si dhe qytetarët shqiptarë që i bashkohen manipulimeve të një lufte e cila thërret për ‘Xhihad’ në territorin e Republikës Arabe të Sirisë.

Ministri i brendshëm Saimir Tahiri është ankuar vazhdimisht për një mungesë komunikimi me operativët dhe kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror, gjë që ka shkaktuar një huti në ministrinë që ai e drejton, për pasojë shumë prej akteve kriminale që kanë cënuar sigurinë kombëtare dhe publike të Republikës së Shqipërisë kanë ngelur pa u zbuluar.

“20 shkurti, është dita e përmbysjes së shtatores të diktatorit barbar”, të cilit bësnikërisht i ka shërbyer vetë Berisha, teksa shkruan ky i fundit në faqen e tij të fejsbukut, duke shtuar se “është përmbytja edhe e busteve të gjalla të bllokmeneve hoxhist, fillimi i protestave për fundin e regjimit të neobllokmenëve që erdhën në pushtet duke premtuar krijimin e 300 mijë vende pune dhe shkatërruan e po shkatërrojnë dhjetëra mijëra vende pune, premtuan shërbim shëndetësor falas, legalizime falas por mashtruan dhe vetëm mashtruan”, akuzon ndër të tjerash qeverisjen e re shqiptare ish kryeministri Berisha.

Përmes kësaj thirrje në faqen e tij të mbështetësve në rrjetin social fejsbuk, deputeti i tanishëm nga radhët e Partisë Demokratike në parlamentin shqiptar, i cili ishte president i vendit nga viti 1992 deri më 1997, lider i opozitës shqiptare nga viti 1997 deri në vitin 2005, kryeministër i vendit nga 2005 gjer më 2013, tregon qartë se është duke organizuar një përmbytje të qeverisë shqiptare të udhëhequr nga kryeministri i ri Edi Rama, ish kryetar i Bashkisë së Tiranës, i cili ka një mbështetje të fuqishme nga ambasadori amerikan në Tiranë, Alexander Arvizu dhe popullata shqiptare duke rezultuar me një sukses maksimal në zgjedhjet e fundit në Shqipëri.

Thirrja e deputetit Berisha përfundon me fjalët: “Bijtë meritojnë fatin e etërve të tyre barbarë! Miq, të gjithë në protestë!”- shkruan ai, duke lënë të nënkuptohet se socialistët janë trashëgimtar të komunistëve të Enver Hoxhës dhe se edhe socialistët e Shqipërisë së re duhet të përjetojnë fatin e përmbytjes siç e përjetoi edhe diktatori komunist Enver Hoxha.

Kryesocialisti dhe kryeministri shqiptar Edi Rama, gjatë një tubimi protestues në shkurt të viti 2011 në kryeqytetin shqiptar, Tiranë. (Foto: Vedat Xhymshiti, për THE Frontliner)

Kryesocialisti dhe kryeministri shqiptar Edi Rama, gjatë një tubimi protestues në shkurt të viti 2011 në kryeqytetin shqiptar, Tiranë. (Foto: Vedat Xhymshiti, për THE Frontliner)

Gjithsesi, tentimi i qeverisë shqiptare për të forcuar zbatueshmërinë e rendit publik, luftën kundër karteleve të drogës dhe mafias siç e quajnë ata të kontrabandës dhe krimit në përgjithësi, që zakonisht po dalin të jenë individë që siç quhen në zhargonin e politikës shqiptare ‘peshqit e vegjël’, duket se e ka dobësuar deputetin Berisha, duke qenë se shumë zëra shqiptarë thonë: “Këta që po kapen sot, janë të vegjëlit e Berishës, e pastaj shumë shpejt do ta kapin edhe atë”.

Deputeti dhe ish kryeministri Berisha, me gjasë nuk dëshiron që të përballet me drejtësinë e kërkuar nga BE, prandaj ai dhe mbështetësit e tij pritet që të nisin atë që tashmë po e quajnë aroma e ‘Pranverës Shqiptare’, për ta përmbytur qeverisjen e re të Republikës së Shqipërisë të drejtuar nga ish kryebashkiaku dhe kreu i partisë socialiste Edi Rama.

Të dy krahët politikë, kanë një mbështetje të fuqishme në të dy krahët e vendit, jug dhe veri. Analistë që refuzojnë të citohen publikisht thonë se Shqipëria mbase do të përballet me një luftë civile.

Në anën tjetër shqiptare, psiko-sociologu kosovar Avni Rudaku ka thënë për ‘THE Frontliner’ se “lajmi i arrestimit të Sali Berishës, ngjashëm si Ivo Sanaderit, ish kryeministrit kroat, apo ish-kryeministrit slloven Janez Jansha, i dënuar ky i fundit me dy vite burg dhe plus me para në gjobë, do ta bëjnë Sali Berishën me frikë reaktive dhe t’i kundërpërgjigjet me reagime popullore. Po të isha unë në vend të demokratëve, e kisha ‘dhënë’ Sali Berishën për Shqipërinë, sesa Shqipërinë për Sali Berishën, nëse ka dëshmi se është i korruptuar. Kështu bënë edhe Kroacia, edhe Sllovenia, dhe Shqipëria duhet ta bëjë të njëjtën gjë për t’i hapur rrugë një epoke të re të sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit!” – sugjeron Rudaku.

Tutje, psiko-sociologu kosovar Rudaku tërheq vëmendjen se në Shqipëri kur opozita thërret në protesta, ka mijëra njerëz në rrugë, për shkak se nuk është si në Kosovë, ku ka forca të shumta partiake e politike, e të cilat sipas Rudakut, e kanë të fragmentarizuar popullatën.

“Kjo situatë e tensionimit të shtetit shqiptar, përputhet edhe me interesat e ndonjë shërbimi sekret të fqinjëve dhe prandaj shqetësimet mund të rriten kur mund ta parafytyrojmë infiltrimin edhe të ndonjë elementi tjetër, kur i shtojmë këtij elementi,  edhe ndryshoret e tjera në terren, e sidomos komenti mjaft i ashpër i ish kryeministrit Berisha për protestën e 20 shkurtit, ngase tingëllon sikur një revolucion tjetër paskomunist, e jo presion ndaj politikave të Ramës” – përfundon Rudaku komentin e tij.

Një numër i konsiderueshëm i forcave policore shqiptare qëndrojnë në hyrjen anësore të pallatit kryeministror gjatë ngjarjeve të 21 janarit 2011, ku u vranë 4 protestues paqësor nga forcat e rendit. (Foto: Vedat Xhymshiti, për THE Frontliner)

Një numër i konsiderueshëm i forcave policore shqiptare qëndrojnë në hyrjen anësore të pallatit kryeministror gjatë ngjarjeve të 21 janarit 2011, ku u vranë 4 protestues paqësor nga forcat e rendit. (Foto: Vedat Xhymshiti, për THE Frontliner)

Vendosmëria e ish kreut demokrat shqiptar megjithatë tingëllon të jetë serioze, pasi që përfaqësitë diplomatike perëndimore të akredituara në kryeqytetin shqiptar Tirana, kanë përgatitur procedurat e lansimit të deklaratave alarmuese në raport me qytetarët e tyre që mund të planifikojnë rrugëtime në drejtim të Republikës së Shqipërisë.

Tensionet në Shqipëri vijnë në kohën e paralajmërimit nga një institut i huaj se Ballkani do të ballafaqohet këtë vit me tensione të reja, e që këto paralajmërime filluan të dalin të vërteta që nga tensionet në Bosnjë-Hercegovinë, e të cilat do të ndikojnë pa dyshim edhe në zhvillimet politike brenda Kosovës. Të presim për ta ndjekur këtë përleshje të mundshme me paralajmërime ogurzeza! Sidomos nëse lexojmë seriozisht komentin e Sali Berishës, protestën e njoftuar për 20 shkurt dhe lajmin e arrestimit të Sali Berishës nga kërkesa e Bashkimit Evropian, si kusht për marrjen e statusit të vendit kandidat të Shqipërisë drejt integrimeve të mekanizmave vendimarrës në Evropë.

Një situatë të tentim përmbytjes e kishte përjetuar edhe deputeti Berisha, kur ai kishte qenë kryeministër i vendit, gjatë protestave të 21 Janarit 2011. Ilustrimi i këtyre përleshjeve të dhunshme mes dy kampeve kundërshtare kishte ndodhur në një ditë me shi kur një turmë protestuesish socialist ishte përpjekur të sulmonte zyrën e kryeministrit Berisha. Një përplasje pesë orëshe kishte rezultuar me katër protestues të vdekur, rreth 60 lënduar dhe 113 të arrestuar. Mbështetësit e opozitës socialiste atë ditë hodhën shkopinj dhe gurë në pallatin administrativ të qeverisë shqiptare, ndërsa policia u përgjigj me gaz lotsjellës, topat e ujit dhe armë të zjarrit.

Në një intervistë për prestigjiozen amerikane ‘The New York Times’ kryeministri Berisha pati thënë se ishte “trishtuar” duke parë turmën që po rrethonte pallatin e tij. “Në qoftë se ata përdorin dhunën, duhet të reagojë”, pati thënë zoti Berisha, një ish-president i cili ka qenë në zyrën më të lartë të vendit për më shumë se gjysmën e historisë post-komuniste të Shqipërisë. “Policia tregoi profesionalizëm të jashtëzakonshëm,” na kishte thënë ai, duke u zotuar se nuk do të largohej nga pushteti.

Beteja ishte pjesë e një konflikti të gjatë dhe gjithnjë e më të mprehtë mes zotit Berisha dhe Edi Rama, lideri i opozitës socialiste. Z. Rama, kryebashkiaku i Tiranës që nga viti 2000, vazhdimisht kishte kërkuar dorëheqjen e zotit Berisha dhe vazhdimisht kishte kundërshtuar rezultatet e zgjedhjeve në vitin 2009 që i dha Berishës mandatin e tij të dytë katër-vjeçar si kryeministër.

Z. Rama, ishte një artist, për një kohë të gjatë që blinte rroba rastësie, një kostum të një politikani të zymtë që ishte i fokusuar për të fituar pushtetin, të cilin e mori përmes një procesi të zgjedhjeve të lira dhe demokratike në vitin 2013.

“Askush nuk duhet të përpiqet për të rrëzuar një qeveri të zgjedhur në mënyrë legjitime me 200-300 banditë të paguar,” – pati deklaruar ish kryeministri Sali Berisha në zyrën e kryeministrit, të cilën ndërtesë qeveritare përkrahësit e Berishës ishin përpjekur ta sulmojnë edhe në vitin 1998, kur Fatos Nano pati mbajtur postin e kryeministrit dhe zoti Berisha kishte një post udhëheqës në opozitë.

Vedat_XhymshitiPërvoja pesë vjeçare e gazetarit të pavarur Vedat Xhymshiti në rajonin e Lindjes së Mesme, Afrikës, Kaukazit, Evropës Juglindore dhe Ballkanit, i dha atij mundësinë të njihet për së afërmi me zhvillimet shoqërore politike dhe prapaskenat ndikuese të industrisë korporative në fushën e hartimit të politikës afatgjate. Përpjekjet e tij profesionale për gazetari të pavarur janë të dokumentuara në ditarin e tij www.vedatxhymshiti.wordpress.com

Referimi dhe ripublikimi i teksteve të THE Frontliner

Individët dhe mediat të cilat dëshirojnë t’i referohen në artikujt e tyre ose të ripublikojnë një shkrim të Blogut të gazetarit të pavarur Vedat Xhymshiti, obligohen t’i përmbahen rregullave në vijim:

 

  1. Shkrimi i plotë mund të ripublikohet vetëm në marrëveshje me shkrim me redaksinë e THE Frontliner e cila mund të kontaktohet në [email protected];
  2. Shkrimi i ripublikuar në marrëveshje me redaksinë duhet të citohet në fillim të paragrafit të parë dhe duhet të përmbajë linkun e shkrimit në fund të tekstit;
  3. Lejoheni që të merrni vetëm 30 për qind të shkrimit origjinal nëse nxirrni një artikull të ri, me kusht që të jepni referencë të qartë për THE Frontliner;
  4. Lejoheni që të merrni fotografitë dhe videot e THE Frontliner vetëm në marrëveshje me shkrim me kompenzim financiar.
  5. Referimi duhet të jetë Vedat Xhymshiti ose www.vedatxhymshiti.wordpress.com, dhe jo “THE Frontliner“.
  6. Për mosrespektimin e këtyre rregullave do t’i drejtohem Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës dhe gjykatës komptente.
THE Frontliner | Vedat Xhymshiti | Independent Journalist | Long Term Documentary Photographer

THE Frontliner | Vedat Xhymshiti | Independent Journalist | Long Term Documentary Photographer

Vedat Xhymshiti; është gazetar dhe korrespondent i pavarur lufte. Ai ka raportuar një numër të konflikteve të Lindjes së Mesme dhe Afrikës, deri tek lufta e tanishme civile në Siri. Ai është botuar në media të ndryshme, duke përfshirë Der Spiegel, New York Times, Le Monde etj. Xhymshiti, është kritik i mediave të shkruara, kolumnist i Rrjetit Ballkanik për Gazetari Hulumtuese, autor i shkrimeve tek magazina '2.0' në Prishtinë dhe themelues i THEFrontliner.net

Enter your email address to subscribe to THEFrontliner.net and receive notifications of new posts by email.

RELATED BY