Egjipti dhe Vëllezëria Myslimane!

Pas disfatës arabe në luftën e parë arabo-izraelite, qeveria egjiptiane shpërndau organizatën duke arrestuar anëtarët e saj.

Vëllazëria myslimane filloi si një organizatë shoqërore dhe fetare, mbi bazat e predikimit Islam, zhdukjen e analfabetizmit, ngritjen e spitaleve dhe madje edhe nisjen e ndërmarrjeve komerciale.

Siç ka vazhduar të rritet në ndikim, duke filluar në vitin 1936, ajo filloi të kundërshtojë sundimin britanik në Egjipt. Shumë egjiptianë Nacionalist akuzojnë Vëllazërinë Myslimane për vrasjet e dhunshme gjatë kësaj periudhe.

Pas disfatës arabe në luftën e parë arabo-izraelite, qeveria egjiptiane shpërndau organizatën duke arrestuar anëtarët e saj. Ajo mbështeti revolucionin egjiptian të vitit 1952, por pas vrasjes në tentativë të presidentit të Egjiptit u ndalua përsëri dhe u persekutua. Vëllazëria Myslimane ka qenë e persekutuar edhe në vende të tjera, më së shumti në Siri në vitin 1982 gjatë masakrës në Hama.
»Poashtu Gjeneralët e lartë të Ushtrisë Egjiptiane janë pronarët e korporatave më të fuqishme financiare në vend duke përfshirë këtu edhe sistemin bankar në Egjipt« Vedat Xhymshiti

»Poashtu Gjeneralët e lartë të Ushtrisë Egjiptiane janë pronarët e korporatave më të fuqishme financiare në vend duke përfshirë këtu edhe sistemin bankar në Egjipt« Vedat Xhymshiti

Kairo, Egjipt — Vëllazëria myslimane është financuar nga kontributet e anëtarëve të saj, të cilët janë të detyruar që të ndajnë një pjesë të të ardhurave të tyre ndaj lëvizjes. Disa prej këtyre kontributeve janë nga anëtarët të cilët punojnë në Arabinë Saudite dhe të tjera vende të pasura me naftë. Shoqëria e ‘Vëllezërve Mysliman’ është një nga shoqëritë më të vjetra në botën arabe, më me ndikim dhe një nga lëvizjet më të mëdha islame, poashtu është organizata më e madhe politike opozitare në shumë shtete arabe. E themeluar në Egjipt në vitin 1928 si një lëvizje fetare pan-islamike, politike dhe sociale ishte themeluar nga dijetari dhe mësuesi Islamik Hassan al-Banna. Nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, Vëllazëria myslimane kishte një rreth prej dy milion anëtarëve.

Idetë e saj kishin fituar mbështetje në të gjithë botën arabe dhe kishin ndikuar në grupet e tjera islamike me “modelin e aktivizmit politik i kombinuar me punë bamirësie islamike.

Qëllimi i deklaruar i Vëllazërisë është që të fut Kur’anin dhe Sunnetin si “pikë të vetme referimi për rregullimin e jetesës individuale, familjare dhe komunitetit në shtetin e myslimanëve.”

Lëvizja është e njohur poashtu për angazhimet e tyre në dhunë politike, duke pretenduar përgjegjësinë për instalimin e Hamasit. Anëtarët e Vëllazërisë Myslimane janë të dyshuar se kanë vrarë kundërshtarët politikë egjiptian si kryeministrin Mahmud an-Nukrashi Pasha,

Në vitin 1996, kryeredaktori i Revistës ndërkombëtare të Harvardit (Harvard International Review Magazine) kishte kontaktuar me zëvendëskryetarin e Vëllazërisë Myslimane zt. Mohammad Ma’mun El-Hudaibi, duke shpresuar që ai të mund të kontribuojë për të përgatitur një studim mbi Islamin dhe politikën nga këndvështrimi i Vëllazërisë Myslimane. Përveç materialeve dhe studimeve të tjera që ishin të përgatitura dhe të publikuara atëbotë nga mendimtarë dhe politikanë të tjerë në të njëjtën temë, ky komunikim i drejt për drejtë kishte për qëllim skjarimin e pozitës dhe kënd vështrimit të Vëllazërisë në një nivel të informacionit të dorës së parë. Materiali është botuar në pranverën e vitit 1997, ku përveq tjerash flet edhe për principet e Vëllazërisë.

Thirrja e Vëllazërisë Myslimane ishte e bazuar në dy shtylla kryesore:

  1. Futja e sheriatit islam si bazë e kontrollit në punët e shtetit dhe shoqërisë.
  2. Puna për të arritur bashkimin midis vendeve islamike dhe shteteve, kryesisht në mesin e shteteve arabe me qëllim të çlirimit nga siç thuhet ‘imperializmi i huaj’.

Sa për shtyllën e parë, rreth 97% e popullit egjiptian janë myslimanë, shumica e të cilëve kryejnë ritet e adhurimit urdhëruar nga Islami. Besohet se ata veprojnë në përputhje me etikën islame dhe besohet se aplikojnë për veten e tyre shumicën e rregullave zbatimi i të cilave nuk kërkon asnjë ndërhyrje të qeverisë apo liçencë. Por legjislacioni i gjyqësorit dhe marrëdhëniet ekonomike dhe sociale ishin të themeluara mbi bazat jo-islamike, duke krijuar kështu një shtet të tjetërsimit në mes të popullit, nga njëra anë, dhe format e tyre të veprimtarisë të cilat janë të rregulluara nga rregullat që kundërshtonin fenë e tyre në anën tjetër. Mungesa e ndonjë lidhje midis politikave të autoriteteve në pushtet dhe legjislacionet, në njërën anë, dhe sheriatit islam në anën tjetër, çoi në shfaqjen e praktikave të shumta sociale, ekonomike, dhe politike që janë të pavlefshme në bazë të sheriatit islam.

Mendohet se kjo ishte detyrë e Vëllazërisë Myslimane në një situatë të tillë për të adoptuar një sistem për arsimim të shëndoshë islam dhe përhapjen e parimeve dhe etikës islame si dhe edukimin e individit, familjes myslimane, dhe shoqërisë në raport me angazhimin në pajtueshmëri me etikën islame dhe parimeve të saj. Një shtet qeveria e të cilit është e angazhuar në Islam nuk mund të krijohet pa një bazë popullore që beson në sistemin islam dhe është i vetëdijshëm për idetë e tij kryesore thotë Vëllazëria Myslimane.

Për çlirimin e Egjiptit, Vëllazëria Myslimane ka kontribuar në mënyrë efektive të fortë në luftë për Egjiptin, kundër ushtrive pushtuese imperialiste britanike dhe për arritjen e evakuimit të tyre nga shumë vende arabe dhe islame.

Duke qenë se fuqitë sunduese ishin kryesisht totalitare, tiranike, dhe egoiste, ato nuk mbështesnin një vullnet popullor të cilët kishin legjitimuar ata në karriget e qeverisë. Për këtë arsye, ata (të huajt) nuk kishin mbështetjen e popullit edhe përkundër propagandës intenzive dhe devijimit që i ishte bërë duke u financuar shtrenjtë prej tyre.

Hasan al-Bana, themeluesi i 'Vëllazërisë Myslimane'.

Hassan al-Banna, themeluesi i ‘Vëllazërisë Myslimane’.

Në funksion të veçantë të formimit të Vëllazërisë Myslimane dhe të natyrës ushtarake në Egjipt, shoqëria është përballur me përleshje të përsëritura ndërmjet tyre dhe atyre qeverive që fuqimisht refuzojnë ekzistencën e ndonjë subjekti i cili gëzon mbështetje të fuqishme popullore. Në këto përleshje themeluesi i Lëvizjes, Hassan al-Banna u vra në shkurt të vitit 1949. Nën udhëheqjen e Gamal Abdel Nasser, mijëra anëtar dhe udhëheqës të Lëvizjes ishin arrestuar, burgosur dhe torturuar, derisa në tetor të vitit 1954 gjashtë udhëheqës të lartë të saj ishin ekzekutuar dhe shumë të tjerë u vranë në burgjet dhe kampet e përqendrimit shtetëror.

Pas një periudhe relativisht qetësie autoritetet në Egjipt pak para zgjedhjeve parlamentare të vitit 1995, kishin arrestuar 62 persona më të shquar të liderëve të grupit dhe i çoi ata para gjykatave ushtarake me pretekstin se ata kishin kryer aktivitete politike të cilat kishin të bënin me përgatitjet për pjesëmarrje ne zgjedhjet parlamentare.

Pas Revolucionit të vitit 2011 grupi u legalizua, dhe me 600.000 anëtarë të vlerësuar si mbështetës është konsideruar organizimi më i madh politik dhe si një ndër forcat politike më së miri të organizuara në Egjipt. E themeluar në Egjipt nga Hassan el-Benna në mars 1928, grupi i përhap në vende të tjera myslimane, por me qendër kryesore në Cairo, pavarësisht një goditjeje të suksesshme qeveritare në vitin 1948, 1954, 1965, apo komplote pas komplotesh të dyshuara për vrasjen dhe tentimit për ta përmbytur ‘Vëllazërinë Myslimane’ në prill 2011 ajo nisi një parti qytetare politike të quajtur Partia e Lirisë dhe Drejtësisë për zgjedhjet e qershorit 2012. Ku sipas platformës së partisë, ata synonin të respektonin marrëveshjet ndërkombëtare.

Më kujtohet gjatë një interviste që po i bënim (së bashku me një autor të huaj Eric Thrager), ish udhëheqësit suprem Mohammed Mahdi Akef në vitin 2011 ai na pati thënë se: “Ne besojmë se Zionizmi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Anglia janë banda që vrasin fëmijët, gratë dhe burrat dhe shkatërrojnë shtëpitë dhe fushat e bukës. Zionizmi është një bandë, jo një vend. Pra, ne do të rezistojmë ata, derisa ata nuk kanë një vend.

Ndër të tjera mendoj se duhet vënë në dukje se Vëllazëria Myslimane megjithatë i referohen si “sheik” (njeri i nderuar) Osama bin-Ladenit që vë në pah një kontradiktë të zakonshme politike të VM-së, diçka çfar jemi mësuar të shohim edhe në politikat e jashtme perendimore. Por, gjithsesi pavarësisht pse Vëllazëria ndryshon shumë në raport me bin-Ladenin dhe krijesën e tij të frikshme ushtarake Al-Kaeda, ajo nuk i ka dënuar ata për sulmet e 11 shtatorit 2001, ndryshe të njohura si ‘9-11’ sepse siç shprehen “Vëllezërit” ‘nuk besojmë se ata (Al-Kaeda) ishin përgjegjës për klëto akte. Ndërkohë që një frymë e tillë mos-besimi ndaj pretendimeve të administratës së ish Presidentit Amerikan George Bush është në rritje edhe në SHBA dhë Evropë.

Por, megjithatë në një deklaratë të kohëve të fundit lëshuar nga ‘Vëllazëria Myslimane’ për çështjen e dhunës dhe vrasjeve, u dënua vrasja e siq thonë ata “Shejh Osama bin-Laden” nga Shtetet e Bashkuara, duke thënë: “E gjithë bota, dhe veçanërisht myslimanët, kanë jetuar me një fushatë të ashpër mediale ndaj Islamit, duke tentuar ta ngjyrosin Islamin si terrorizëm dhe duke tentuar ti përshkruajnë myslimanët si të dhunshëm; qëllimshëm ti fajësojnë myslimanët për incidentin 11 shtator mbi al-Kaedën”.

Megjithatë, sipas autorëve që shkruajnë në Këshillin për Çështje të Marrëdhënieve me Jashtë të “Foreign Policy Magazine’, thuhet se “Në kohë të ndryshme të historisë së saj, grupi “Vëllazëria Myslimane” ka përdorur ose mbështetur dhunën dhe pavarësisht që ka qenë i ndaluar në mënyrë të përsëritur në Egjipt, vazhdimisht është përpjekur për të përmbysur qeverinë laike të Kairos. Që nga viti 1970, Megjithatë, Vëllazëria Myslimane ka mohuar dhunën duke kërkuar që të marrin pjesë në jetën politike në Egjipt”. Redaktori i rrjetit televiziv Britanik BBC Jeremy Bowen, e quan Vëllazërinë “konservatore dhe jo të dhunshme”.

 

REVOLUCIONI 2011 – ZGJEDHJET 2012 – PUÇI USHTARAK

Të gjitha palët në Egjipt kanë zhytur duart e tyre në dy vjet e gjysmë që nga rënia e Hosni Mubarakut në vitin 2011.

Në muajt e parë ajo ishte komanda e lartë e ushtrisë duke besuar se mund të margjinalizojë ata të cilët kishin kërkuar ndryshim rrënjësor demokratik. Pastaj ai ishte vetë Presidenti Mohamed Morsi dhe Vëllazëria Myslimane të cilët mendohet se (siç raportohet) kanë interpretuar një fitore të ngushtë zgjedhore, duke deklaruar se kishin fituar një mandat për të qeverisur vetë.
Revolucioni egjiptian në Kairo - 2011

Revolucioni egjiptian në Kairo – 2011

Pas revolucionit egjiptian 2011 dhe rënies së Hosni Mubarak, grupi i ‘Vëllazërisë Myslimane’ u legalizua, për t’u ilegalizuar më 25 Dhjetor, 2013. Vëllazëria përkrahu referendumin kushtetues në mars 2011 e cila u mbështet edhe nga ushtria egjiptiane dhe ishte kundërshtuar nga liberalët egjiptian.

Më 30 prill 2011, Vëllazëria nisën një parti të re të quajtur “Liria dhe Partia e Drejtësisë”, e cila thuhej se ka në plan të “marr deri në gjysmën e vendeve” në zgjedhjet parlamentare egjiptiane të planifikuara për shtator 2011. Partia “kundërshtonte kandidaturën e grave apo të Koptëve për presidencën e Egjiptit”, por jo për pozitat e kabinetit qeveritar. Disa grupe fraksioniste ishin shfaqur në prag të revolucionit.

Më 24 qershor 2012, komisioni zgjedhor i Egjiptit shpalli rezultatet zyrtare të zgjedhjeve presidenciale në një konferencë për shtyp të transmetuar në televizion, duke e emëruar kandidatin e ‘Vëllezërisë Myslimane’ Mohamed Morsin si presidentin e parë pas revolucionit nëpër të cilin kishte kaluar vendi, si dhe presidentin e parë civil që nga koha e Gamal Abdel Nasser dhe shokëve të tij kur kishin rrëzuar sistemin e monarkisë në Egjipt në vitin 1952.

Mbi 30 milion njerëz votuan (mbi 60 për qind e votuesve legjitim) në zgjedhje, ku mbi një e treta e këtyre njerëzve votuan për partinë e re “Liri dhe Drejtësi” e mbështetur dhe themeluar nga ‘Vëllazëria Myslimane’. Kandidati i Vëllazërisë Myslimane për 2012 në zgjedhjet presidenciale të Egjiptit ishte Mohamed Morsi.  Në zgjedhjet e para pas egjiptit të Mubarakut, kandidati i Vëllazërisë Myslimane, Mohamed Morsi, fitoi zgjedhjet me 51,73% të votave – mbi konkurrentin i tij Ahmed Shafiq, që ishte kryeministri i fundit nën sundimin e Mubarakut.

Partia fitoi 127 vende përmes listës së partisë dhe 108 vende individuale për një total prej 235 ulëseve, derisa parlamenti egjiptian përbëhet nga 498 anëtarë të zgjedhur, 10 të emëruar, për një total prej 508 ulëseve.

Sipas Lidhjes Egjiptiane Anti-Shpifjes, disa zyrtarë të ish-Vëllazërisë prej tyre 15-anëtarët e Këshillit Drejtues, supozohet të kenë role kyçe brenda partisë së re, dhe mendohet se ata do të përdorin pozicionet e tyre në mbështetje të qëllimeve anti-zioniste për të ri-ngritur në këmbë armiqësinë e vjetër të Vëllazërisë drejt anti-zionizmit dhe në përkrahje për organizatat e tjera që e kundërshtojnë zionizmin.

Kleriku Egjiptian Safwat Higazi kishte mbajtur një fjalim në mitingun e shpalljeve të ‘Vëllazërisë’ për Morsin duke shprehur besimin se Morsi do çlironte Gazën, do të rivendos Kalifatin e “Shteteve të Bashkuara të Arabëve” me Jeruzalemin si kryeqytet të saj, dhe se “thirrja jonë do të jetë: ‘Miliona dëshmorë në marsh drejt Jeruzalemit, kishte deklaruar Higazi. Vetë Morsi nuk iu bëri jehonë këtyre deklaratave, dhe më pas premtoi se do të qëndrojë për marrëdhënie paqësore me Izraelin.

Në fund të nëntorit 2012, zyrat e Vëllazërisë Myslimane ishin djegur si reagim ndaj veprimit të Mohamed Morsit, duke cilësuar veprimet e tij jashtëligjore duke e sfiduar edhe autoritetin të tij presidencial.

Ka një arsye përse më tej parashikimet e ekspertëve janë shpesh të gabuara. Vizioni i tyre për të ardhmen është përcaktuar shpesh ose i mbi-ndikuar nga supozimi se protagonistët do të veprojnë në interesin më të mire njerëzor. Por sikur të ishin të tillë edhe zyrtarët sovjetikë të Partisë Komuniste në vitin 1980, Saddam Husseini në 1990-1991 apo udhëheqësit egjiptian në 2011-13, të gjitha palët e përfshira në konflikt do të kishim një situatë ndryshe nga kjo çfar kemi parë deri më sot, por zakonisht ngjan që të zgjedhin rrugën e ngarkuar vetë-shkatërruese, e cila lëviz me pasoja shkatërrimtare për vendin dhe popullin e tyre për çfar edhe jemi vetë dëshmitar.

Gjatë kohës së fund-qershorit që kur kishin nisur të mbaheshin mitingje të mëdha në Egjipt, Morsi besonte se peticioni masiv kundër sundimit të tij ishte “absurd dhe antikushtetues”. Ai kishte bindur veten se kishte dëshmi të mjaftueshme bindëse se forcat e armatosura egjiptiane kishin pranuar një rol plotësues për aq kohë sa interesat e tyre ishin të mbrojtura.

Nga politika që besohej se ishin të qëndrueshme Morsi dhe Vëllazëria ndërtuan së bashku një aleancë të çuditshme dhe të vështirë kundër zyrtarëve të shtetit të Mubarakut, policisë dhe establishmentit ushtarak, me rrymat anti-Mubarak me të majtët dhe liberalët, biznesmenët, koptët, inteligjencën dhe madje duke përfshirë edhe Salafistët. I gjithë ky veprim çoi në krijimin e një arsyeje shtesë pretekstuale për të (zgjuar bishën nga gjumi) bërë që establishmenti ushtarak i kontrolluar nga perendimi të ndërmarr hapin e përmbytjes së Morsit.

Më 3 korrik 2013 Mohamed Morsi u arrestua dhe u paraburgos nga ushtria pas një periudhe të protestave të përhapura të miliona qytetarëve egjiptianë që kërkonin dorëheqjen e Morsit për shkak të siç pretendonin kundërshtarët e tij, ai kishte dështuar për të bashkuar vendin, ose të përparonte atë në mënyrë efektive. Mijëra vetë protestuan duke kërkuar vazhdimin e Morsit si president të Egjiptit.

Pas grushtit të shtetit të vitit 2013 të organizuar nga ushtria egjiptiane, Mohamed Morsi u përmbys, për të vazhduar më tutje me arrestimin e anëtarëve të profilit të lartë të ‘Vëllazërisë Myslimane’ duke filluar me Khairat el-Shater, udhëheqësin suprem Mohammed Badie dhe Saad al-Katatni, të cilët ishin arrestuar pas një urdhër-arresti të lëshuar  nga ushtria.

Të dielen më 18 gusht, 2013, rreth 38 nga përkrahësit e ‘Vëllazërisë Myslimane’ vdiqën në rrethana të dyshimta në një burg në Kairo.

Shifrat e fundit të konfirmuara nga qeveria tregojnë se të paktën 830 njerëz kishin vdekur që nga java e kaluar në përleshjet mes mbështetëse të të dy palëve të përfshira në konfliktin e gjatë politik.

Një ditë pas bombardimeve në Mansoura, qeveria e përkohshme e mbështetur nga regjimi ushtarak shpalli lëvizjen e Vëllazërisë Myslimane një grup terrorist (25.12.2013), pavarësisht nga fakti se një grup tjetër i emëruar “Ansar Bait al-Makdis” me bazë në Sinai, kishin marrë përgjegjësinë për shpërthimin.

Arsyeja kryesore pse të gjitha qeveritë e Egjiptit ishin të zgjedhura nga radhët e ushtrisë, besohet që kishin të bënin me faktin që qeveritë e huaja frikësoheshin nga mundësia e përparimit të Vëllazërisë Myslimane. Duke njohur pikëpamjet e ‘Vëllazërisë’ qeveritë e huaja të kryesuara nga SHBA-të dhe Mbretëritë e Bashkuara kishin marr përgjegjësinë që të financonin, mirëmbanin dhe trajnonin ushtrinë Egjiptiane me qëllimin e rekrutimit dhe përgatitjeve të kuadrove politiko-ushtarake, përmes të cilëve qeveritë e huaja do të mund të mbanin nën persekutim të vazhdueshëm Vëllazërinë Myslimane, dhe si rrjedhojë të kontrollonin dhe ‘diktonin’ jetën e popujve të Lindjes së Mesme.

Përveq kësaj vlen të përmendet edhe fakti që ushtria egjiptiane njihet si korporata e cila ka numrin më të madh të të punësuarve ku besohet se janë mbi 480,000.00 ushtarë aktiv, ndërkohë që është pronare edhe e fabrikës së prodhimit të makinave civile dhe ushtarake, municionit, si dhe prodhimit të ujit të pijshëm etj…, në Egjipt.

Poashtu Gjeneralët e lartë të Ushtrisë Egjiptiane janë pronarët e korporatave më të fuqishme financiare në vend duke përfshirë këtu edhe sistemin bankar në Egjipt.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës me dekada mbështesin financiarisht ushtrinë Egjiptiane me $ 1,3 bilion dollar amerikan për çdo vit, Mbretëritë e Bashkuara me 1,3 miliard GBP dhe në vitin 2012/’13 Arabia Saudite ka ndarë rreth $12bn dollar amerikan si mbështetje financiare për tanimë korporatën ushtarake Egjiptiane.

Vedat Xhymshiti; është gazetar dhe korrespondent i pavarur lufte. Ai ka raportuar një numër të konflikteve të Lindjes së Mesme dhe Afrikës, deri tek lufta e tanishme civile në Siri. Ai është botuar në media të ndryshme, duke përfshirë Der Spiegel, New York Times, Le Monde etj. Xhymshiti, është kritik i mediave të shkruara, kolumnist i Rrjetit Ballkanik për Gazetari Hulumtuese, autor i shkrimeve tek magazina '2.0' në Prishtinë dhe themelues i THEFrontliner.net

Enter your email address to subscribe to THEFrontliner.net and receive notifications of new posts by email.

RELATED BY