Ukraina, një histori e shkurtër e Krimesë

Gadishulli i Krimesë u pushtua nga Rusia në shekullin 18-të nën Katerinën e Madhe. Krimea u bë pjesë e Ukrainës në vitin 1954, kur udhëheqësi sovjetik Nikita Hrushovi transferoi...

Gadishulli i Krimesë u pushtua nga Rusia në shekullin 18-të nën Katerinën e Madhe. Krimea u bë pjesë e Ukrainës në vitin 1954, kur udhëheqësi sovjetik Nikita Hrushovi transferoi juridiksionin nga Rusia. Krimea zyrtarisht u bë pjesë e Ukrainës së pavarur pas kolapsit sovjetik të vitit 1991. Sot porti i Sevastopolit është shtëpia e Flotës së Detit të Zi të Kremlinit. Rusët etnikë përbëjnë shumicën e popullsisë së Krimesë, shumë kanë shtetësinë ruse dhe 60% e popullsisë flasin gjuhën ruse.

©t'drejtatGadishulli mbetet ligjërisht pjesë e Ukrainës – një status që Rusia e kishte mbështetur kur ishte zotuar të mbështesë integritetin territorial të Ukrainës në një memorandum të nënshkruar në vitin 1994, e nënshkruar edhe nga SHBA , Britania e Madhe dhe Franca .

Kjo është një republikë autonome në kuadër të Ukrainës, duke zgjedhur parlamentin e vet. Megjithatë, posti i presidentit Krimesë u shfuqizua në vitin 1995, menjëherë pasi forcat seperatiste pro-ruse të Krimesë fituan postin me një shumicë të madhe. Krimea tani ka një përfaqësues presidencial dhe një kryeministër, por të dyja janë të emëruar nga kryeqyteti ukrainas, Kiev.

THE Frontliner | Vedat Xhymshiti | Independent Journalist | Long Term Documentary Photographer | +386 49 859 480

THE Frontliner | Vedat Xhymshiti | Independent Journalist | Long Term Documentary Photographer | +386 49 859 480

Enter your email address to subscribe to THEFrontliner.net and receive notifications of new posts by email.

RELATED BY