Kiev snajperët ishin punësuar nga udhëheqësit e 'Sheshit Evropian' – tregon një audio inçizim i rrjedhur nga lidhja telefonike mes Eshton e BE-së dhe Paer të Estonisë

Snajperistėt që qëlluan në drejtim të protestuesve dhe policisë në Kiev dyshohet se janë punësuar nga udhëheqësit e ‘Sheshit Evropian’ në Kievë, sipas një bisede të rrjedhur telefonike ndërmjet...

Snajperistėt që qëlluan në drejtim të protestuesve dhe policisë në Kiev dyshohet se janë punësuar nga udhëheqësit e ‘Sheshit Evropian’ në Kievë, sipas një bisede të rrjedhur telefonike ndërmjet shefit të punëve të jashtme të BE-së Catherine Ashton dhe ministri i punëve të jashtme të Estonisë, e cila ka dalë në internet.

››Tani ekziston mirëkuptimi më i fortë dhe më i forte, se prapa snajperëve nuk ishte Janukoviç, por ishte dikush nga koalicioni i ri,‹‹ tha Urmas Paet gjatë bisedës me shefen për politikë të jashtme të BE-së Cathy Ashton.

››Unë mendoj se ne duam t’a hetojmë. Unë do të thotë se e morra atë menjëhere si përgjegjësi, po kjo është vërtetë interesante. Zot!‹‹ u përgjigj Ashton.

Thirrja telefonike ishte zhvillua pasi Ministri i Jashtëm i Estonisë Urmas Paet vizitoi Kievin më 25 Shkurt, pasi situata kishte kaluar në  kulmin e përleshjeve mes protestuesve pro-BE-së dhe forcave të sigurisë në kryeqytetin ukrainas. Gjithsesi qeveria pro-Evropiane e ardhur në Ukrainë kan rezistuar vendosshmërisht që të nisen hetimet për vrasjet e protestuesve dhe policies ukrainase gjatë trazirave të fundit në kryeqytetin ukrainas, Kiev.

Paet gjithashtu kujtoi bisedën e tij me një mjek i cili kishte trajtuar të qëlluarit nga snajperët në Kiev. Ai tha se të dy anët protestues dhe policë janë qëlluar nga të njëjtit njerëz.

››Dhe së dyti, ajo ishte mjaft shqetësuese, ku për të njëjtin rast edhe Olga [Bogomolets] tha gjithashtu se të gjitha provat tregojnë se njerëzit të cilët u vranë nga snajperët nga të dy anët, në mesin e policëve dhe më pas njerëzit nga rrugët, ishin të njëjtat snajperë duke vrarë njerëz nga të dyja palët, të njëjtit plumba‹‹, theksoi Ministri i Jashtëm i Estonisë.

Ashton ka reaguar ndaj informacionit duke thënë: “Epo, po … kjo është, kjo është e tmerrshme!”

››Kështu që ajo pastaj edhe më tregoi disa foto ku më tha se është i njejti shkrim dore, i njëjti lloj i plumbave, dhe kjo është me të vërtetë shqetësuese që tani koalicioni i ri, nuk duan të hetojnë se çfarë ka ndodhur saktësisht atë ditë,‹‹ tha Paet.

 

 

Enter your email address to subscribe to THEFrontliner.net and receive notifications of new posts by email.

RELATED BY