SHBA ka instaluar një qeveri neo-naziste në Ukrainë

Sipas New York Times-it, “Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian e kanë konsideruar revolucionin këtu si një lulëzim të demokracisë, një largim nga  autoritarizmi dhe kleptokracia e ish-Bashkimit Sovjetik.” (Pas Triumfit...

Sipas New York Times-it, “Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian e kanë konsideruar revolucionin këtu si një lulëzim të demokracisë, një largim nga  autoritarizmi dhe kleptokracia e ish-Bashkimit Sovjetik.” (Pas Triumfit Fillestar, Liderët e Ukrainës përballën me besueshmërinë, NYTimes.com, 1 mars 2014).

“Një lulëzim i Revolucionit Demokratik”? Realiteti është ndryshe. Është një grusht shteti i mbështetur nga Amerika dhe NATO-ja në shkelje të plotë me ligjet ndërkombëtare.

››Amerika ka instaluar një qeveri neo-naziste në Ukrainë‹‹ Prof. Michel Chossudovsky

››Amerika ka instaluar një qeveri neo-naziste në Ukrainë‹‹ Prof. Michel Chossudovsky

E vërteta e ndaluar është se Perëndimi, me anë të një operacioni të fshehtë, ka planifikuar forimimin e një regjimi të përbërë nga Neo-Nazistë. Është konfirmuar nga ndimës Sekretarja e Shtetit Viktoria Nuland se organizatorët kryesorë në Ukrainë, duke përfshirë edhe partinë Neo-Naziste Svoboda, janë mbështetur nga Uashingtoni: “Në kemi investuar mbi 5 miliard dollarë për të ndihmuar Ukrainën që të arrijë këtë qëllim dhe qëllime të tjera. Ne do të vazhdojmë ta promovojmë Ukrainën edhe në të ardhmen, pasi ajo e meriton.”

Mediat Perëndimorë vazhdimisht, me qëllim, nuk kanë analizuar përbërjen dhe ideologjinë e koalicionit qeverisës. Fjala “Neo-Nazist” është një tabu. Është përjashtuar nga fjalori i mediave të mëdha. Nuk do të shfaqet në faqet e New York Times-it, Washington Post-it apo The Independent. Gazetaret janë udhëzuar që të mos përdorin termin “Neo-Nazist” për të përshkruar Svoboda-n dhe Krahun e Djathtë.

Përbërja e koalicionit qeveritar

Ne nuk po përballemi më një tranzicion qeveritar ku elementet Neo-Nazistë integrojnë periferitë e koalicionit, të drejtuar në mënyrë formale nga partia Atdheu.

Kabineti jo vetëm që është i përbërë nga Svoboda dhe Krahu u Djathtë (pa përmenduar fashistët e UNA-UNSO), por dy entitetet naziste kryesore, janë vendosur në pozicione kyçe që u garanton de facto kontrollin mbi Forcat e Armatosura, Policinë, Drejtësinë dhe Sigurinë Kombëtare.

Ndërsa Yatsenuykut, kontrollon shumicën e portofoleve dhe liderit Neo-Nazist të Svoboda-s Oleh Tyahnybok nuk i ishte dhënë një post i rëndësishëm (me sa duket me kërkesë të ndihmës Sekretarës së Shtetit Viktoria Nuland), anëtarë të partisë Svoboda dhe të Krahut të Djathtë kanë zënë pozicione kycë në fushat e Mbrojtjes, Forcat e rendit, Edukimin dhe Çështjet ekonomike.

Andrity Parubiy ( i djathtë) bashkë-themelues i partisë neo-naziste Social-Kombëtare të Ukrainës (e ruajtur ndryshe Svoboda) u caktua si sekretar i Sigurisë Kombëtare dhe i Komitetit Kombëtarë të Mbrojtes (RNBOU) (Рада національної безпеки і оборони України), një pozicion kyç që tejkalon Ministrinë e Mbrojtes, Forcat Ushtarake, Forcat e Rendit, Sugurinë kombëtare dhe Shërbimin Sekret.  RNBOU ëshhtë njësia qëndrore nga ku merren vendimet. Ndërkohë që formalisht drejtohet nga presidenti, ajo në fakt drejtohet nga sekretariati me nje staf prej 180 vetash, përfshirë mbrojtjen, sherbimin sekret dhe sigurinë kombëtare.

Parubiy ka qënë një nga udhëheqësit që fshiheshin pas Revolucioinit Portokalli të vitit 2004. Organizata e tij financohej nga Perëndimi. Mediat Perëndimore i referohen atij si “komandanti” i lëvizjes EuroMaidan. Andriy Parubiy, sëbashku me liderin e patisë Oleh Tyahnybok, janë ndjekësit e nazistit ukrinas Stepan Bandera, i cili ka qënë bashkëpunëtor në vrasjen në masë të hebrenjëve dhe polakëve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Në këmbim, Dmytro Yarosh, lideri i Krahut të Djathtë, delegat në parlament, është caktuar zëvendës Sekretar i RNBOU.

Yarosh-i ka qënë lideri i bluzave të zeza neo-naziste paramilitare gjatë “protestës” së lëvizjes EuroMaidan. Ai është thirrur për të shpërndarë partinë e rajoneve dhe Partinë Komuniste.

Partia neo-naziste gjithashtu kontrollon edhe procesin gjykues pas caktimit të Oleh Makhnitskyt të partisë Svoboda në pozicionin e prokurorit të përgjithshëm të Ukrainës. Çfarë lloj drejtësi do të mbizotërojë me rivendosjen e një partie neo-naziste në Zyrën e Prokurorit të Ukrainës?

Në kabinet u janë dhënë poste edhe ish-anëtarëve të organizatës neo-naziste Asambleja Kombëtare Ukrainase – Vetë mbrojtja Kombëtare Ukrainase (UNA-UNSO): “Tetyana Chernovol-i, i përshkruar nga mediat Perëndimore si një gazetar investigativ i zellshëm, pa iu referuar përfshirjes së tij në të kaluarën në organizatën anti-semite UNA-UNSO, është caktuar kreu i komitetit anti-korrupsion në qeveri. Dmytro Bulatov, i njohur për rrëmbimin e hamendësuar nga policia, por, gjithashtu me lidhje me UNA-UNSO, u caktuar ministër i rinisë dhe sporteve.

Yegor Sobolev, lideri i një grupi civil në Indipendene Maidan dhe politikisht i afërt me Yatsenyuk-un, është caktuar kreu i Komitetit të Spastrimit, i ngarkuar me përndjekjen e ndjekësve të presidentit Yanukoviç, nga qeveria dhe jeta publike. Komiteti i spastrimit po organizon gjuetinë e shtrigave të neo-nazistëve kundër të gjithë kundërshtarëve të regjimit neo-nazist. Shënjestrat e spastrimit janë njerëz në pozicione të rëndësishme në shërbimet civile, rajonale, në qeveritë vendore, edukim, kërkime, etj. Termi spastrim i referohet “skualifikimit masiv” të njerëzve të lidhur me qeverinë e mëparshme. Gjithashtu, ka edhe ngjyra raciste. Sipas të gjitha gjasave, do të jetë kundër komunistëve, rusëve dhe anëtarëve të komunitetit hebre.

Është e rëndësishme të kuptojmë se në fakt Perëndimit, i lidhur formalisht me vlerat demokratike, jo vetëm që ka rrëzuar një president të zgjedhur, por, ka instaluar një regjim politik të përbërë nga neo-nazistë.

Kjo është një qeveri që i jep mundësi  Amerikës, NATO-s dhe BE-së që të ndërhyjnë në punët e brendëshme të Ukrainës dhe të çmontojnë marrëdhëniet dypalëshe me Federatën Ruse. Megjithatë, duhet të kuptohet se neo-nazistët nuk i kanë arritur qëllimet përfundimisht. Kabineti qeveritar përputhet plotësisht me “rekomandimet” e ndihmës Sekretarës së Shtetit Viktoria Nuland gjatë një telefonate me ambasadorin amerikan në Ukrainë.

Uashingtoni ka zgjedhur që të vendosë neo-nazistët në pozicione të rëndësishme. Nën një “regjim të qeverisur në mënyrë indirekte”, ata i marrin urdhërat e tyre mbi politikat ushtarake dhe të jashtme – duke përfshirë vendosjen e trupave kundër federatës Ruse – nga Departamenti Amerikan, Uashingtoni dhe NATO-ja.

Bota ndodhet në një udhëkryq të rrezikshëm: struktura dhe përbërja e kësaj qeverie vasale e instaluar nga Perëndimi nuk e favorizon dialogun me qeverinë ruse dhe ushtrinë.

Një skenar i një përballjeje ushtarake mes Rusisë dhe NATO-s është më se e mundshme. Komiteti i Sigurisë Kombëtare të Ukrainës (RNBOU), që kontrollohet nga neo-nazistët, luan një rol të rëndësishëm në politikat ushtarake. Duke u përballuar me Moskën, vendimet që merren nga RNBOU e udhëhequr nga neo-nazisti Parubiy dhe zëvendësi i tij i bluzave të zeza Dmytro Yarosh-i, në konsultim me Uashingtonin dhe Brukselin – mund të kenë pasoja shkatërruese.

Megjithatë, duhet të theksojmë se “mbështetja” për formimin e një qeverie neo-nazite nuk nënkupton në asnjë mënyrë zhvillimin e “tendencave fashiste” në Shtëpinë e Bardhë, Departamentin e Shtetit apo Kongresin Amerikan.

“Lulëzimi i demokracisë” në Ukrainë – për të përdorur fjalët e New York Times-it – është miratuar nga Republikanët dhe Demokratët. Është një projekt bipartizan. Të mos harrojmë se senatori John McCain është një mbështetës i madh dhe mik i liderit neo-nazist Oleh Tyahnybok.

Përkthyer nga ‘Media e Lirë

Enter your email address to subscribe to THEFrontliner.net and receive notifications of new posts by email.

RELATED BY