Rusia Krijon Terr Informativ para Referendumit në Krimea

Autoritetet ruse kanë nisur një sulm në shkallë të gjerë në disa prej mediave të pavarura në Rusi, duke bllokuar një numër të konsiderueshëm të faqeve të internetit në...
The Office of the Prosecutor General of the Russian Federation ordered the blocking of several high profile sites.© NATALIA KOLESNIKOVA/AFP/Getty Images

Autoritetet ruse kanë nisur një sulm në shkallë të gjerë në disa prej mediave të pavarura në Rusi, duke bllokuar një numër të konsiderueshëm të faqeve të internetit në Federatën Ruse, ka thënë sot ›Amnesty International‹ në një komunikatë për media.

©t'drejtat››Bllokimi i këtyre ueb-faqeve është një shkelje e qartë e të drejtës së lirisë së shprehjes. Ky është një sulm i paturp për ata që ende guxojnë të vënë në pikëpyetje tregimin e diktatit të Kremlinit duke siguruar informacion të pavarur, të paanshëm dhe të ofrojë një platformë për debat të lirë,‹‹ tha John Dalhuisen, drejtor i Programit për Evropë dhe Azinë Qendrore në Amnesty International.

››Në muajt dhe javët e fundit, autoritetet ruse kanë nisur një fushatë për të shtypur lirinë e medias. Fushata, filloi me censurën jozyrtare dhe vetë-censurë, duke evoluar shpejt në një kundërshtim dhe cënim të hapur të mediave të pavarura. Kjo është e ngjashme me zhurmat e radio stacioneve të periudhës sovjetike‹‹ Amnesty International

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Federatës Ruse urdhëroi bllokimin e disa prej platformave të kanaleve virtuale të profilit të lartë të cilat qëllimisht kishin bërë ››thirrje për veprimtari të paligjshme dhe pjesëmarrje në ngjarjet të masave njerëzore, të organizuar në shkelje të rendit të vendosur‹‹ thuhet mes tjerash në vendimin e prokurorisë së përgjithshme të Federatës Ruse.

Faqet e bllokuara janë: Grani.ru, Kasparov.ru, EJ.ru, blogu i veprimtarit të opozitës Aleksei Navalny, faqen e internetit të radio stacionit ‘Zëri i Moskës’ dhe faqen e internetit Livejournal.com e cila mirëmban shumë blogje të njohura në Rusi.

Më 1 shkurt Presidenti Vladimir Putin nënshkroi ndryshimet e Ligjit për informacionin e Internetit, të cilat ndryshime i dhanë të drejtën zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm për të bllokuar faqet e internetit që publikojnë thirrjet për aktivitete që konsiderohen të paligjshme. Edhe thirrjet të cilat mendohen se do të rezultojnë me një protestë publike, por paqësore dhe e vogël, pa lejen paraprake të autoriteteve është në mesin e këtyre shqetësimeve të cilat kanë nxitur reagimin e presidentit Putin dhe kreut të prokurorisë së përgjithshme në Moskën zyrtare.

Në fillim të kësaj jave, redaktori dhe drejtori i ueb-faqes më të popullarizuar të internetit në Federatën Ruse Lenta.ru u shkarkua pasi zyra e prokurorisë ishte informuar rreth botimit të një intervistë me një nacionalist ukrainas.

Një mediumi tjetër të pavarur, i cili shërben nëpërmjet sistemit kabllor televiziv ›Dozhd‹ (Shqip: shiu), i është ndaluar transmetimi në disa zona pasi kishte synuar të debatoj për vendimet ushtarake të bëra gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Faqet që janë në shënjestër janë ato që siç raportohet ofrojnë informata të pavarura dhe pikëpamje alternative, duke përfshirë detajet e planifikuara për një demonstrate paqësore, e cila do të mbahet nesër në Moskë mbi ndërhyrjen ruse në Krime.

››Rusia është duke përforcuar shtypjen ndaj lirisë së shprehjes përpara referendumit të cilin autoritetet në Krime kanë planifikuar për këtë të diele. Kjo është një përpjekje e hapur për të heshtur zërat kritik të kësaj iniciative,‹‹ ka thënë John Dalhuisen.

Screenshot 2014-03-01 12.24.33Gadishulli i Krimesë u pushtua nga Rusia në shekullin 18-të nën Katerinën e Madhe. Krimea u bë pjesë e Ukrainës në vitin 1954, kur udhëheqësi sovjetik Nikita Hrushovi transferoi juridiksionin nga Rusia. Krimea zyrtarisht u bë pjesë e Ukrainës së pavarur pas kolapsit sovjetik të vitit 1991. Sot porti i Sevastopolit është shtëpia e Flotës së Detit të Zi të Kremlinit. Rusët etnikë përbëjnë shumicën e popullsisë së Krimesë, shumë kanë shtetësinë ruse dhe 60% e popullsisë flasin gjuhën ruse.

Gadishulli mbetet ligjërisht pjesë e Ukrainës – një status që Rusia e kishte mbështetur kur ishte zotuar të mbështesë integritetin territorial të Ukrainës në një memorandum të nënshkruar në vitin 1994, e nënshkruar edhe nga SHBA , Britania e Madhe dhe Franca.

Kjo është një republikë autonome në kuadër të Ukrainës, duke zgjedhur parlamentin e vet. Megjithatë, posti i presidentit Krimesë u shfuqizua në vitin 1995, menjëherë pasi forcat seperatiste pro-ruse të Krimesë fituan postin me një shumicë të madhe. Krimea tani ka një përfaqësues presidencial dhe një kryeministër, por të dyja janë të emëruar nga kryeqyteti ukrainas, Kiev.

Enter your email address to subscribe to THEFrontliner.net and receive notifications of new posts by email.

RELATED BY