SHQIPTARËT NË UKRAINË

Si të ndihmohet kulturalisht diaspora shqiptare në Ukrainë, Siri, Argjentinë?! E para, të ndahet një fond i përbashkët nga Republika e Shqipërisë dhe Republika e Kosovës, që do t’i...

Si të ndihmohet kulturalisht diaspora shqiptare në Ukrainë, Siri, Argjentinë?!

E para, të ndahet një fond i përbashkët nga Republika e Shqipërisë dhe Republika e Kosovës, që do t’i dedikohej vetëm disa nevojave për këtë diasporë të veçantë, në rrafshin kulturor dhe arsimor. Bie fjala, nëse komuniteti i Ukrainës ka kërkuar ndërtimin e një kishe a qendre kulturore, kjo nuk do të kushtonte fare pak në mjete financiare. E dyta, Instituti Albanologjik në bashkëpunim me Departamentin e Filologjisë, Etnologjisë, Historisë dhe Sociologjisë së Fakultetit Filozofik të UP-së, të krijonte një grup studiuesish të rinj e më me përvojë, që merren në mënyrë shkencore rreth pranisë së këtyre komuniteteve të largëta dhe të kishim materiale të plota rreth traditave, folklorit, kujtesës kolektive, njohja me formimet e leksikut, morfologjisë dhe sintaksës gjuhësore, e tjerë e tjerë.

Avni Rudaku, i njohur si Rud-Fiqiruesi, është analist shkencor në fusion e publicistikës, analizës politike, kritikë së artit, poezisë dhe recensioneve letrare. Aktualisht është kolumnist i rregullt i shtojcës javore për kulturë në gazetën “Kosova Sot”. Aktiviteti profesional i Rud-Fiqiruesit është i pasqyruar në ditarin e tij dhe në kontributin e tij profesional tek THEFrontliner.net Rudi, ka botuar librat: “Poezi pa frymë” (2010) dhe “Pa frymëzime” (2011).

Enter your email address to subscribe to THEFrontliner.net and receive notifications of new posts by email.

RELATED BY