KOSOVË: Pjesëmarrja e Vogël e Votuesve ka rizgjedhur të dyshuarit për krime!

Pesëmbëdhjetë vjet që kur Kosova ishte ndarë nga lufta, vendi qëndron në mesin e vendeve më të varfra të Evropës me politikanët milioner të zhytur në krim. Një e...

EN_click_to_readPesëmbëdhjetë vjet që kur Kosova ishte ndarë nga lufta, vendi qëndron në mesin e vendeve më të varfra të Evropës me politikanët milioner të zhytur në krim. Një e treta e fuqisë punëtore është e papunë dhe korrupsioni është i përhapur kudo. Rreth dy të tretat e popullsisë nën-25 vjeç janë aktualisht pa punë dhe gati 50% e 1.8 milionë qytetarëve të Kosovës konsiderohen të jenë të varfër.

Kreu i partisë 'Lëvizja Vetëvendosje Albin Kurti, dikur në protesta në Prishtinë. (Foto Vedat Xhymshiti, për Zuma Press)

Kreu i partisë ‘Lëvizja Vetëvendosje Albin Kurti, dikur në protesta në Prishtinë. (Foto Vedat Xhymshiti, për Zuma Press)

Në vitin 2010, diplomatët dhe vëzhguesit e zgjedhjeve ishin dëshmitarë të mbushjeve të kutive të votimit dhe parregullsive të tjera, zgjedhjet duhej të përsëriteshin në më shumë se 20 qendra votimi, megjithatë zgjedhjet ishin pranuar pa asnjë refuzim nga të gjitha subjektet politike që konkurruan në zgjedhjet e para të përgjithshme të vendit pas shpalljes së pavarësisë.

Zgjedhjet e fundit nacionale të Kosovës në vitin 2010 morën legjitimitetin e 47.8% të popullsisë zgjedhore në vend. Megjithatë, pjesëmarrja e këtij viti ishte 42% në shkallë kombëtare dhe edhe më e ulët në zonat me shumicë serbe.

Kryeministri në largim Hashim Thaçi ish-kreu i kryengritësve të armatosur dhe kreu i Partisë Demokratike e Kosovës deklaroi një mandat të tretë të dielën e shkuar, në zgjedhjet të cilat shënuan një pjesëmarrje të ulët në mesin e kosovarëve të frustruar me ngecje të përparimit që nga koha kur Thaçi kryesoi deklaratën e (pa-ratifikuar në parlament!) shkëputjes së Kosovës nga Serbia në vitin 2008, me varfëri të përhapur kudo, korrupsionin dhe vrasjet politike që karakterizuan hapësirën politike dhe shoqërore të Kosovës që nga viti 1999.

Edhe pse Beogradi ende e kundërshton pavarësinë e deklaruar të Kosovës, për herë të parë Serbia ka inkurajuar serbët etnikë të votojnë. Zgjedhjet pasojnë pas marrëveshjes së prillit të vitit të kaluar për të normalizuar marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës si një parakusht për qëllimet e tyre për t’u bërë anëtarë të BE-së.

Kosova shpalli në mënyrë të njëanshme pavarësinë nga Serbia në vitin 2008. Ajo është njohur nga Shtetet e Bashkuara dhe shumë vende të BE-së. Mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për 17 shkurtin e vitit 2008, saktëson se grupet politike në vend kanë shpallur një deklaratë e cila nuk aspiron të fuqiozhet ndonjëhere në kuptimin legjislativ.

Paqeruajtësit e NATO-s janë në Kosovë që nga viti 1999 dhe kanë dështuar për të ushtruar mandatin e tyre të plotë për të siguruar një mjedis të qetë, të sigurt dhe paqësor për të gjithë, sidomos në bregun verior të vendit që është zhytur në dhunë dhe veprime të jashtëligjshme nga grupet e armatosura separatiste pro-Serbisë.

Misioni i BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX) vepron si pasaardhësi (në hije) i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, në mandatin e plotë të Rezolutës 1244 të KS të OKB-së, e cila garanton integritetin territorial të Serbisë mbi Kosovën. EULEX jo pak here është gjendur para situatave kompromituese, duke dëshmuar pafuqinë e tyre për të zbatuar ligjin. Misioni Evropian në përpjekje për të ushtruar detyrimet e tyre ligjore, jo pak here ka dëshmuar se ‘preferon’ drejtësinë selektive.


HETIMET E KRIMIT

Për herën e trete rizgjidhet në pushtet për të vepruar kryeministri Hashim Thaçi, i cili besohet se aspironë për t’u bërë presidenti i vendit. Kryeministri i ri-gjedhur në largim Thaçi është identifikuar si “peshku më i madh”krimin e organizuar në vendin e rrethuar me kodra e male të Gadishullit Ballkanik. Prandaj është shumë e mundur pse më shumë se 53% e popullsisë zgjedhore të Kosovës kanë refuzuar në mënyrë të vendosur për të marrë pjesë në proceset zgjedhore në tetë vitet e fundit.

Në foto kryeministri në largim Hashim Thaçi, me ish kryeministrin Britanik Tony Blair, të shoqrëuar nga kabineti qeveritar i qeverisë së Kosovës. (Foto Agron Dragaj, për Zuma Press)

Në foto kryeministri në largim Hashim Thaçi, me ish kryeministrin Britanik Tony Blair, të shoqëruar nga cabinet qeveritar (2010) i qeverisë së Kosovës. (Foto Agron Dragaj, për Zuma Press)

Dosjet e NATO-s të botuara në vitin 2011, të cilat ‘çuditërisht’ nuk janë raportuar në shtypin e Kosovës (në atë kohë!), tregojnë se Shtetet e Bashkuara dhe disa prej fuqive të tjera perëndimore që mbështesin qeverinë e Kosovës, kanë pasur njohuri të gjerë (për disa vjet!) të lidhjeve kriminale të ish kreut të kryengritësve dhe njëherit kreut të PDK-së Hashim Thaçi.

Sipas kabllove diplomatike të rrjedhura nga WikiLeaks dhe dosjeve të Inteligjencës së NATO-s të rrjedhura në vitin 2011, përhapja gjeografike e bandave kriminale të Kosovës është e vendosur së bashku me lidhjet e supozuara familjare dhe lidhjet e biznesit, duke përfshirë shumicën e anëtarëve të partisë në pushtet PDK nga Hashim Thaçi, si dhe partitë e tjera politike, siç janë ajo e AAK-së nga Ramush Haradinaj dhe ‘Vetëvendosje e kryesuar nga Albin Kurti, në mesin e disa grupeve të tjera të vogla që veprojnë si mbulesë e klaneve të krimit me urdhër të “KANUNIT“.

Qeveria e ardhshme është shumë e mundur që të përjetojë një presion të menjëhershëm nga Perëndimi që të marrin parasysh zbulimet dhe hetimin e krimeve të luftës, të cilat hetime kërcënojnë ish shokët e armatosur të Hashim Thaçit.

Një grup i posaçëm i Bashkimit Evropian në detyrë pritet që brenda disa javësh të nxjerrë rezultatet e një hetimi mbi akuzat se ushtria guerrilase e Kosovës është e përfshirë në tregti me organe nga të burgosurit serbë të luftës dhe gjoja se i ka shitur ato në tregun e zi gjatë konfliktit të vitit 1998-99.

Nisja e hetimeve pasoi pas një raporti të vitit 2011 nga raportuesi i Këshillit të Evropës Dick Marty, i cili drejtoi gishtin ndaj kryeministrit të atëhershëm Thaçi, duke mos i përjashtuar kështu ish-kryengritësit e tjerë të afërt me Hashim Thaçin. Në kutinë e akuzave përfshihen katër anëtarë të lartë të PDK-së dhe kandidatë për parlamentin e ardhshëm, si dhe zëvëndësi i partisë së Thaçit, Kadri Veseli, i cili jo pak here ka qenë subjekt i diskutimeve për dyshimet e operacioneve të tija sekrete për t’a mbështetur partinë përmes aktiviteteve të jashtëligjshme të krijesës së tij të njohur si SHIK.

Hashim Thaçi ishte një nga udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që mori armët në fund të viteve 1990 për t’u çliruar nga sundimi i dhunshëm i Jugosllavisë së atëhershme nën udhëheqjen e njeriut të fuqishëm të Beogradit Slobodan Millosheviç, ky i fundit nuk është dënuar për krime kundër njerëzimit në të gjithë Gadishullin e Ballkanit, por gjeti vdekjen e tij gjatë gjykimit në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime të Luftës në ish-Jugosllavi, Hagë.

Serbia dhe pasardhësit e Millosheviqit (shokët e tij të ngushtë!), të cilët kishin luajtur një rol të rëndësishëm në spastrim etnik, vrasje masive dhe masakra kundër civilëve të pafajshëm në Jugosllavinë e asaj kohe, në vend të gjykimit, u shpërblyen me lirinë e lëvizjes në të gjithë tokën evropiane.

NATO ndërhyri në vitin 1999 me 78 ditë sulme ajrore kundër Serbisë, duke u përpjekur për të ndalur masakrën dhe spastrimin etnik që po ushtrohej ndaj shqiptarëve të Kosovës nga forcat serbe të cilat kishin shkaktuar një kryengritje të gjerë në rajon.


Përkthyer në gjuhën Shqipe, nga Admir Ibrahimi

Vedat Xhymshiti; është gazetar dhe korrespondent i pavarur lufte. Ai ka raportuar një numër të konflikteve të Lindjes së Mesme dhe Afrikës, deri tek lufta e tanishme civile në Siri. Ai është botuar në media të ndryshme, duke përfshirë Der Spiegel, New York Times, Le Monde etj. Xhymshiti, është kritik i mediave të shkruara, kolumnist i Rrjetit Ballkanik për Gazetari Hulumtuese, autor i shkrimeve tek magazina '2.0' në Prishtinë dhe themelues i THEFrontliner.net

Enter your email address to subscribe to THEFrontliner.net and receive notifications of new posts by email.

RELATED BY