Zyrtar të Vetëvendosjes të Përfshirë në Kërcënime ndaj Gazetarëve në Kosovë

Gazetari i pavarur Vedat Xhymshiti është përballur me kërcënime serioze për shkak të angazhimit të tij professional në fushën e gazetarisë dhe shumë shpesh i lënë mënjanë pa asnjë...

Gazetari i pavarur Vedat Xhymshiti është përballur me kërcënime serioze për shkak të angazhimit të tij professional në fushën e gazetarisë dhe shumë shpesh i lënë mënjanë pa asnjë mbështetje. Ndonjëherë ai flet se si burimet e tij të informatave shprehen të shqetësuar për faktin që parti të ndryshme politike në Kosovë e duan atë të vdekur. Megjithatë, pas disa përpjekjeve për t’a vrarë atë gjatë vitit 2011 deri në vitin 2014, ai për fat të mirë arriti të mbijetojë, dhe pas përpjekjes së katërt më rradhë në Janar 2012, e cila u dokumentua, ai paraqiti një padi kundër qeverisë së vendit më 14 maj 2012 dhe u largua nga vendi në një përpjekje të dëshpëruar për të shmangur komplote e mundshme për vrasjen e tij. Partia në pushtet e kryeministrit Thaçi ose anëtarët të saj dyshohen të jenë të përfshirë në rastin e vitit 2012.

Vedat Xhymshiti, në pesë vitet e fundit ka raportuar nga vendet e përfshira në kryengritje paqësore dhe të armatosura.

Partia ‘Vetëvendosje’ e Albin Kurtit është gjithashtu mjaft e ‘dëshpëruar’ nga artikujt e gazetarit Xhymshiti. Artikulli i fundit  rreth rizgjedhjes së të dyshuarve për krime në zgjedhjet e dyta të Kosovës pasi vendi ka shpallur pavarësinë e saj në vitin 2008 nga Serbia, duket t’i ketë shqetësuar rëndë zyrtarët partiak në ‘Vetëvendosje’ me ç’rast ka ngjarë që gazetari Xhymshiti të jetë ndier i kërcënuar nga reagimet e tyre. Në një reagim të tijin të dërguar sot për media, ai shkruan:

 

Vedat Xhymshiti, Gazetar i Pavarur. (Foto: Benjamin Hiller)

Vedat Xhymshiti, Gazetar i Pavarur. (Foto: Benjamin Hiller)

Përshëndetje të nderuar kolegë,

— të Enjten më 19 Qershor, 2014, isha pjesëmarrës në një diskutim në rrjetin social në facebook lidhur me mobilizimet studentore në Tiranë dhe Prishtinë, të postuar nga profesori i nderuar Tiranas, Jani Marka. Në këtë postim unë kisha shprehur kritikën time ndaj partisë ‘Vetëvendosje’, siç edhe pata shkruar për ngjarjen e rradhës së përvjetorit të dhjetë shkurtit 2014, i cili material ishte botuar në blogun tim dhe gazetën EXpress në Prishtinë.

Në këtë diskutim pak para mesnate ishte kyqur edhe ish kandidati për kryetar të Komunës së Malishevës nga rradhët e LVV-së zt. Alban Krasniqi, zyrtar i lartë i kësaj partie, bashkëshortja e të cilit është ligjvënëse në parlamentin e Kosovës. Zt. Krasniqi, i cili mes fyerjeve dhe tentativave për të linçuar dhe diskredituar besueshmërinë time profesionale ka përfshirë edhe një pyetje tjetër e cila është vërtetë serioze!

zt. Krasniqi, shprehet i habitur që unë ende jam i gjallë!

Unë që kur kam publikuar artikullin tim të parë si një letër nga një dëshmitar të botuar në Gazetën JNK në Prishtinë në Shkurt të vitit 2013, kisha ngritur besueshmërinë (brenda individëve në partinë LVV) duke zgjeruar numrin e individëve (brenda partisë) të shqetësuar me zhvillimet në LVV të cilët dëshirojnë të informojnë publikun përmes gazetarëve se çfar po ndodh aty. Jo pak herë individët (anëtarë të partisë) kanë shprehur shqetësimet e tyre për sigurinë time fizike. Artikulli i fundit i botuar në blogun tim për zgjedhjet e qershorit në Kosovë i titulluar ‘Pjesëmarrja e Vogël në Zgjedhje ka Ri-zgjedhur të Dyshuarit për Krime’ — duket t’i ketë nervikosur shumë rëndë anëtarët e lartë të partisë, sidomos në paragrafin e tretë të pjesës së dytë të artikullit ku shkruaj për përfshirjen e udhëheqësisë së tri forcave partiake në krim të organizuar një fakt që mbështetet edhe nga dosja e NATO-s, e botuar në vitin 2011 për krimin e organizuar në Kosovë, e në këtë mes është e përfshirë edhe udhëheqësia partiake e LVV-së, kuptohet jo për fajin tim.

Pyetja ‘reaguese’ e A. Krasniqi nga rradhët e LVV-së, po citoj “Vedat SHIKu gjalle je a?” është e frikshme dhe mbështet shqetësimet e individëve në LVV, të cilët jo pak herë më kanë thënë po citoj “LVV është e interesuar që ju të ishit i vdekur”, por unë kisha vendosur t’a injoroja këtë fakt deri në momentin kur një zyrtar i lartë i kësaj partie paska vendosur të shpreh hapur habinë e tij që unë ende jam gjallë. Duket se zt. Krasniqi është i vetëdijshëm se çfar e ka motivuar atë për të shkruar një pyetje të tillë.

Prandaj, kërkoj nga mbrojtësit e lirisë së medias, të drejtave njerëzore dhe mediat në përgjithësi që të reagojnë publikisht në raport me këtë zhvillim, të kërkohet sqarim dhe përgjegjësi ligjore nga zt. Krasniqi, dhe LVV për këtë deklarim të zyrtarit të lartë të partisë së tyre. Mbajtja para përgjegjësisë në mënyrë publike dhe ligjore e të dyshuarve për aranzhimin e vrasjeve të gazetarëve, mund të parandaloj tragjeditë e planifikuara nga partitë, apo individët partiak të dyshuar për përfshirje në krime të tilla.

Enter your email address to subscribe to THEFrontliner.net and receive notifications of new posts by email.

RELATED BY