Barrikadat e Luleve dhe Bregu i Veriut

Kryeministri i Kosovës bëri thirrje këtë javë për heqjen e një bllokade të përbërë nga saksitë e luleve mbi urën lidhëse të shqiptarëve dhe serbëve etnikë në qytetin e...

Kryeministri i Kosovës bëri thirrje këtë javë për heqjen e një bllokade të përbërë nga saksitë e luleve mbi urën lidhëse të shqiptarëve dhe serbëve etnikë në qytetin e bregut verior të vendit në Mitrovicë.

Serbët etnik duke hspërndarë dheun dhe duke vendosur kuti me lule në urën kryesore mbi lumin Ibër në veriun e trazuar të Kosovës, Mitrovicë më 18 qershor 2014 (AFP Foto / Sasa Djordjevic)

Serbët etnik duke shpërndarë dheun dhe duke vendosur kuti me lule në urën kryesore mbi lumin Ibër në veriun e trazuar të Kosovës, Mitrovicë më 18 qershor 2014 (AFP Foto / Sasa Djordjevic)

Saksitë janë vendosur nëpër urë nga serbët të cilët jo pak here janë përfshirë edhe në aksione të armatosura atëhere kur Beogradi zyrtar e ka konsideruar të nevojshme. Bllokadat e rërës që krijonin përshtypjen e një kufiri territorial në qytetin e ndarë verior, më 18 Qershor, 2014, u zëvendësuan me një barrikadë tashmë ekzistuese edhe në kuptimin ligjor, pasiqë marrëveshja e ‘Asociacionit të Komunave’ me Beogradin zyrtar legjitimon serbitë e vogla brenda Kosovës, e cila përfitoi një autonomi në fushën e administrimit të taksës publike, policisë dhe bankave pas një konflikti një vjeçar të armatosur i cili përfundoi pas një fushate bombardimesh nga NATO mbi lokacionet e përqëndrimeve ushtarake të Jugosllavisë, respektivisht në territorin e Serbisë.

Barrikadat prej betoni, të ngritura nga serbët në vitin 2011, erdhën si një simbol i refuzimit të serbëve të zemëruar për t’u bashkuar me pjesën tjetër të Kosovës pas shpalljes së pavarësisë në vitin 2008.

Kryeministri Hashim Thaçi e dënoi atë që ai e quajti një “lojë e rrezikshme dhe e paligjshme”, dhe tha se “herët a vonë” ata që janë përgjegjës do të përballen me drejtësinë. Por, drejtësia në Kosovë duket e pa shpresë, pasiqë raporti i ‘Freedom House’ për Kosovën tregon se qeverisja »Thaçi II« tanimë cilësohet si një ‘regjim pjesërisht totalitar’.

“Liria e lëvizjes është e drejtë themelore dhe nuk mund të shkelet nga askush. Prandaj, unë i ftoj udhëheqësit vendas të komunitetit serb që të jenë të arsyeshëm dhe të heqin këtë pengesë,” tha ai në një deklaratë.

Megjithatë, ‘Liria e Lëvizjes’  ishte nën mandatin e NATO-s për të siguruar një mjedis të qetë, të sigurt dhe paqësor për të gjithë në Kosovë, por Organizata ushtarake perëndimore nuk arriti të zbatojë mandatin e saj edhe pse Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara i detyron ata për të krijuar të gjitha rrethanat e nevojshme në mënyrë që të sigurojnë lirinë e lëvizjes në të gjithë vendin për të gjithë, posaçërisht bregu verior i Kosovës që ishte vazhdimisht jashtë fushëveprimit të forcave ndërkombëtare të cilat janë mundur vazhdimisht nga serbët lokal, të cilët dyshohet se ishin armatosur nga Beogradi zyrtar.

Të mërkurën në mëngjes, autoritetet vendase kishin sjellur një bulldozer për të zhvendosur një grumbull të shëmtuar të dheut dhe blloqeve të betonit që po qëndronte matanë urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

Lumi ndan shqiptarët etnikë në gjysmën jugore të qytetit nga serbët etnikë në veri. Për një kohë, trafiku i automjeteve ka lëvizur lirisht nëpër urë, por u bllokua edhe një herë pasdite kur punonjësit e urës matanë Ibrit, kishin vendosur një seri të saksive apo kutive të luleve të cilat përmbajnë pemë të vogla nëpër hapësirë.

» Parku i Paqes «

Kryetari i pjesës Serbe të qytetit, Goran Rakiq, tha se hapësira në urë përfundimisht do të shndërrohet në një “park të paqes”. Rakic ​​tha të mërkurën se ura do të jetë ende e bllokuar për trafik, dhe vetëm këmbësorët do të jetë në gjendje të kalojnë urën. “Unë nuk e kam marrë vendimin tim. Pas konsultimeve me Beogradin fola me kryetarin e Mitrovicës jugore dhe është vendosur që të ketë një park të paqes në urë,” i kishte thënë ai Agjencisë Franceze të Lajmeve — AFP.

Në prill të vitit 2013, Serbia dhe Kosova nënshkruan një marrëveshje të ndërmjetësuar nga BE për të normalizuar marëdhëniet. Më shumë se 40.000 serb të veriut të Kosovës kishin rezistuar fuqishëm marrëveshjen, duke refuzuar të njohin administratën në Prishtinë dhe duke akuzuar Beogradin për tradhti. Por mundësitë e reja të bashkëpunimit u hapën kur ata morën pjesë në zgjedhjet parlamentare të Qershorit në Kosovë, për herë të parë që kur vendi kishte shpallur pavarësinë administrative.

Serbia ende nuk e njeh pavarësinë e shpallur të Kosovës, por në mënyrë implicite autoritetet në Beograd kanë ranë dakord të pranojnë autoritetin e qeverisë së Prishtinës mbi territorin në këmbim për hapjen e bisedimeve të pranimit të vendit në strukturat e bashkimit evropian.

Në Kosovë mendohet se janë rreth 120,000 serb etnikë që jetojnë në tërë vendin, një vend me 1.8 milion, por shumica e tyre janë të shpërndarë në komunitete të vogla larg nga kufiri i Serbisë. Pavarësia e Kosovës është njohur nga më shumë se 100 vende, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe shumica e 28 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.


©THE_FrontlinerTeksti dhe Fotografitë janë e drejtë autoriale ©THE Frontliner — 2014. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Ky material është i hartuar vetëm për përdorim personal. Çdo riprodhim tjetër, publikimi ose rishpërndarje e këtij materiali pa pëlqimin me shkrim të redaksisë është rreptësisht e ndaluar dhe çdo shkelje e të drejtave të autorit do të konsiderohet veprim i kundërligjshëm.

Text and Picture Copyright 2014 THE Frontliner. All rights reserved. This material is intended solely for personal use. Any other reproduction, publication or redistribution of this material without the written agreement of the copyright owner is strictly forbidden and any breach of copyright will be considered actionable.

Vedat Xhymshiti; është gazetar dhe korrespondent i pavarur lufte. Ai ka raportuar një numër të konflikteve të Lindjes së Mesme dhe Afrikës, deri tek lufta e tanishme civile në Siri. Ai është botuar në media të ndryshme, duke përfshirë Der Spiegel, New York Times, Le Monde etj. Xhymshiti, është kritik i mediave të shkruara, kolumnist i Rrjetit Ballkanik për Gazetari Hulumtuese, autor i shkrimeve tek magazina '2.0' në Prishtinë dhe themelues i THEFrontliner.net

Enter your email address to subscribe to THEFrontliner.net and receive notifications of new posts by email.

RELATED BY