Goditje e Fuqishme në Bregun Perendimor

Ishte nata e të enjtes kur Gilad Shaer, Naftali Frenkel dhe Eyal Ifrach ishin zhdukur. Tre të rinj izraelitë të cilët raportohet se po shkonin në shtëpi me ‘autostop’...
Deri në këtë fundjavë, stuhia e vëmendjes mediatike në rrëmbimin e këtij informacioni është duke arritur kulmin e saj të subjektivitetit dhe një-anshmërisë. (Foto Associated Press)

Deri në këtë fundjavë, stuhia e vëmendjes mediatike në rrëmbimin e këtij informacioni është duke arritur kulmin e saj të subjektivitetit dhe një-anshmërisë. (Foto Associated Press)

Ishte nata e të enjtes kur Gilad Shaer, Naftali Frenkel dhe Eyal Ifrach ishin zhdukur. Tre të rinj izraelitë të cilët raportohet se po shkonin në shtëpi me ‘autostop’ nga shkollat ​​e tyre në Bregun Perëndimor. Për herë të fundit u panë në afërsi të kolonisë ‘Gush Etzion’. Ata kurrë nuk ia kishin dalur për të shkuar në shtëpi.

Shtatë ditë kanë kaluar tashmë që nga zhdukja, dhe që nga ajo kohë jetët e palestinezëve janë zhytur në frikë dhe rrëmujë. Në atë që tani është një mënyrë e qartë shumë më tepër se një përpjekje për të kthyer të rinjët e humbur, forcat izraelite kanë lansuar ​​një goditje ushtarake në Bregun Perëndimor – një goditje që po konsiderohet të jetë ndëshkimi më brutal ndaj popullsisë Palestineze për humbjen e të rinjëve Izraelitë, që jo doemos palestinezët duhet të jenë përgjegjës. Është tronditëse fakti që përveq të rinjëve izraelitë të humbur në javën që po shkon ka edhe qindra të rinjë palestinez të cilët mbahen pa fund në burgjet Izraelite made, siç është raportuar edhe nën moshën 17 vjeçare.

Një ngjarje e tillë për çudi ende nuk e ka tërhequr vëmendjen e vërtetë nga mediat botërore të cilat trumbetojnë se janë të shqetësuara për të drejtat dhe liritë universale.

Mediat Izraelite kishin konfirmuar se ‘kolonët e rinjë’ ishin rrëmbyer, dhe zyrtarët qeveritar emëruan përgjegjësinë mbi lëvizjen e armatosur palestineze Hamas por, përgjegjësia për sigurinë e qytetarëve izraelitë i takon vetë organeve të sigurisë të administruara nga qeveria në Tel Aviv.

Organizata ushtarake ‘Hamas’ ka mohuar çdo përfshirje, por incidenti mori rrugën e raportimit global si një sulm terrorist në të cilin thuhet se dyshohet që lëvizja e armatosur ‘Hamas’ të jetë e përfshirë, me dënimin ndërkombëtar dhe mbulimin e rrëmbimit që shfaqet kryesisht në lajmet e mediave amerikane, dënohen rrëmbimet e kolonëve të rinjë izraelitë, por jo edhe rrëmbimet e qytetarëve palestinez nga ana e autoritetit Izraelit për të kolonizuar pronat palestineze.

Deri në këtë fundjavë, stuhia e vëmendjes mediatike në rrëmbimin e këtij informacioni është duke arritur kulmin e saj të subjektivitetit dhe një-anshmërisë.

Lexoni më shumë…


©THE_FrontlinerTeksti dhe Fotografitë janë e drejtë autoriale ©THE Frontliner — 2014. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Ky material është i hartuar vetëm për përdorim personal. Çdo riprodhim tjetër, publikimi ose rishpërndarje e këtij materiali pa pëlqimin me shkrim të redaksisë është rreptësisht e ndaluar dhe çdo shkelje e të drejtave të autorit do të konsiderohet veprim i kundërligjshëm.

Vedat Xhymshiti; është gazetar dhe korrespondent i pavarur lufte. Ai ka raportuar një numër të konflikteve të Lindjes së Mesme dhe Afrikës, deri tek lufta e tanishme civile në Siri. Ai është botuar në media të ndryshme, duke përfshirë Der Spiegel, New York Times, Le Monde etj. Xhymshiti, është kritik i mediave të shkruara, kolumnist i Rrjetit Ballkanik për Gazetari Hulumtuese, autor i shkrimeve tek magazina '2.0' në Prishtinë dhe themelues i THEFrontliner.net

Enter your email address to subscribe to THEFrontliner.net and receive notifications of new posts by email.

RELATED BY