Mafia Që Ka Një Shtet

Duke pasur parasysh faktin se një nga gurët themelorë të misioneve të huaja diplomatike në bazë të Konventës së Vjenës për Diplomaci, nënshkruesit e të cilit dokument janë 28...
Christopher Dell with Kosovo PM Hashim Thaci in 2009. Dell took joined Bechtel when he finished his career at the State Department. (Photo: Office of the Kosovo PM)

Duke pasur parasysh faktin se një nga gurët themelorë të misioneve të huaja diplomatike në bazë të Konventës së Vjenës për Diplomaci, nënshkruesit e të cilit dokument janë 28 vende evropiane dhe SHBA, ne kemi një situatë ndryshe në Kosovë. Nga detyrat e Konventës së Vjenës për ambasadorët e huaj në nenin e detyrimeve të kontributeve të paqes janë edhe Lufta kundër terrorizmit; Lufta kundër tregtisë së drogës; Lufta kundër ryshfetit ndërkombëtarë; dhe Lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore.

Në foto, gazetari i pavarur Vedat Xhymshiti. (Foto: Steven Gordon)

Në foto, gazetari i pavarur Vedat Xhymshiti. (Foto: Steven Gordon)

Katër elementet e përmendura më lart, duke iu referuar raportimeve të mediave ndërkombëtare që kanë angazhuar stafin e tyre për të kryer aktivitete hulumtuese në Kosovë, duket se këto akte se janë shkelur nga ambasadorët e huaj. Përveç kësaj, mediat kanë cituar edhe fakte e dokumente të cilat u janë ofruar (mediave) nga shërbimet e inteligjencës të vendeve të ndryshme nga të cilat vijnë ato. Raportet sugjerojnë se ambasadorët e huaj në Kosovë janë plotësisht në dijeni të aktiviteteve kriminale të politikanëve kosovarë, fakti se ambasadorët kanë pasur njohuri për krimet e bëra nga politikanët dhe i kanë ‘heshtur’ ato, shënon një skandal të rëndë diplomatik dhe hap dyshimet se diplomatët e huaj janë gjithashtu të përfshirë në aktivitete kriminale të tilla si korrupsioni, trafikimi i qenieve njerëzore, pastrimin e parave si dhe prostitucion i detyruar etj

Dosja e NATO-s e botuar në vitin 2011 në mediat amerikane dhe britanike, sugjeron se misionet e huaja diplomatike në Prishtinë, janë të vetëdijshëm për faktin se krimi i organizuar dhe mafia politike vepron lirshëm në Kosovë, por ka një problem; disa prej tyre janë të përfshirë ose me qëllim të qartë që të përfitojnë për interesin e tyre individual (siç është rasti i ish-Ambasadorit Amerikan Christopher Dell i cili tanimë është kryeshef për Afrikë i korporatës amerikane ‘Bechtel’ pasiqë duke përdorur shtetin amerikan ai kishte arritur të ndikojë në dhënien e një kontrate € 820 milionëshe nga administrata e Hashim Thaçit në Prishtinë) ose ata nuk janë të interesuar për të luftuar tendencat negative në Kosovë, të cilat në të dy rastet shënojnë një skandal të tmerrshëm diplomatik ndërkombëtar, duke dëmtuar Konventën e Vjenës për diplomaci, dhe nenet e detyrueshme ndaj saj. Edhe më keq, kjo mund të nënkuptojë se Misionet diplomatike janë për të ruajtur dhe ndihmuar krimin e organizuar. Gjithashtu është e mundur se ambasadorët e huaj nuk zgjedhin mënyra për të zbatuar politikën e tyre të jashtme në raport me interesat e korporatave që vijnë nga vendet e tyre .

Shumë diplomatë të huaj janë të dyshuar të jenë të përfshirë në skandale shantazhi ndaj politikanëve vendor duke llogaritur në fuqinë e tyre të informacioneve nga shërbimet e fshehta të informimit të cilat mbledhin informacione dhe dëshmi për krimin e organizuar në Kosovë, brenda të cilit akt janë të përfshirë krerë të të gjitha partive politike në vend.

Në bazë të dëshmive verbale nga disa deputetë të Kuvendit të Kosovës, vetëm gjatë korrikut të vitit 2013, Kuvendi ishte bërë një zyrë e përkohshme për disa ambasador të huaj të emëruar në Kosovë.

“Ata po i shantazhonin deputetët që të votojnë në favor të Ligjit për Amnisti” tregon një deputete, “po unë i kam parë me sytë e mi teksa i shëtisnin deputetët e LDK-së e PDK-së dhe AAK-së” vazhdon dëshmia e saj.

Gatishmëria dhe dëshira e ambasadorëve për të shtyrë miratimin e një ligji mbi amnistinë, i cili fal të gjitha krimet, duke përfshirë vrasjet politike pas luftës në Kosovë deri më 20 qershor 2013, vë në dyshim serioz edhe përfshirjen e mundshme të zyrave diplomatike në aktivitete kriminale, sidomos nëse i referohemi faktit se zyrat diplomatike kanë qenë vazhdimisht të përfshirë në ndërhyrje të brendshme në vend.

Kjo situatë përbën një skandal ndërkombëtar diplomatik të të gjitha misioneve diplomatike në vend, për shkak se ata e kanë shkelur seriozisht sundimin e ligjit dhe moralit “kushtetues” të Konventës së Vjenës mbi detyrat dhe përgjegjësitë e misioneve diplomatike në vendet me aktet që përcaktojnë Marrëdhëniet miqësore, politike dhe ekonomike.

Përveç kësaj ‘Ligji për Amnisti” vjen në kundërshtim me parakushtet e strategjisë për zgjerimin e BE-së, e cila strategji detyron vendet për të luftuar mosndëshkimin, ky fakt hap një tjetër rrugë të akuzave se zyrtarët e lartë, duke përfshirë misionet diplomatike të shteteve të BE-së misionin e sundimit të ligjit (EULEX) në Kosovë janë ndoshta të përfshirë në krime të ndaluara sipas Konventës së Vjenës mbi diplomacinë dhe strategjinë e saj të zgjerimit, edhe pse misionarët e huaj në Kosovë nuk i nënshtrohen ligjeve të Kosovës, ose janë mbi ligjin.

Prandaj, shefat e diplomacive të vendeve që kanë përfaqësitë e tyre diplomatike në Kosovë rekomandohen që të krijojnë një organ të pavarur për të nisur hetimet mbi ambasadorët të cilët janë akredituar për misionet e tyre diplomatike në Prishtinë, aktivitetet e të cilëve duket se i kanë zhvleftësuar vlerat diplomatike. Poashtu, aktet e tilla në kundërshtim me ligjin kanë toleruar dhe krijuar hapësirë të mjaftueshme për zhvillimin e mekanizmave politik që përdorin fenë për të fituar simpati dhe popullaritet, procese këto që janë në rritje nga dita në ditë në vendin e rrethuar me kodra e male, e të pushtuar nga kriminel vendor e ndërkombëtar. Duket se mafia që ka një shtet, është e instaluar në zyrat diplomatike dhe administratën qëndrore në Prishtinë.

Koha po ecën dhe strategjia lindore po zhvillohet me hapa serioz në Juglindje prandaj, reagimi i menjëhershëm është thelbësor dhe mbetet si një nevojë themelore për interesat njerëzore dhe strategjinë e zgjerimit të Bashkimit Evropian deri në vitin 2020.

Artikulli është botuar në ‘SHKURTESHQIP’ për Gazetën EXpress në Prishtinë.


©THE_Frontliner

Teksti dhe Fotografitë janë e drejtë autoriale ©THE Frontliner — 2014. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Ky material është i hartuar vetëm për përdorim personal. Çdo riprodhim tjetër, publikimi ose rishpërndarje e këtij materiali pa pëlqimin me shkrim të redaksisë është rreptësisht e ndaluar dhe çdo shkelje e të drejtave të autorit do të konsiderohet veprim i kundërligjshëm.

Vedat Xhymshiti; është gazetar dhe korrespondent i pavarur lufte. Ai ka raportuar një numër të konflikteve të Lindjes së Mesme dhe Afrikës, deri tek lufta e tanishme civile në Siri. Ai është botuar në media të ndryshme, duke përfshirë Der Spiegel, New York Times, Le Monde etj. Xhymshiti, është kritik i mediave të shkruara, kolumnist i Rrjetit Ballkanik për Gazetari Hulumtuese, autor i shkrimeve tek magazina '2.0' në Prishtinë dhe themelues i THEFrontliner.net

Enter your email address to subscribe to THEFrontliner.net and receive notifications of new posts by email.

RELATED BY