Gaza Nën Labirinthet e Dhunës Izraelito-Palestineze

Avionët e njëpasnjëshëm luftarak Izraelitë në mënyrë të pamëshirshme kanë goditur Rripin e Gazës të enjten në mëngjes, duke shkaktuar një numër në rritje të viktimave civile. Këshilli i...

Avionët e njëpasnjëshëm luftarak Izraelitë në mënyrë të pamëshirshme kanë goditur Rripin e Gazës të enjten në mëngjes, duke shkaktuar një numër në rritje të viktimave civile. Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara është takuar urgjentisht mbi spiralen vdekjeprurëse të konfrontimit të Izraelit me Hamasin. Presidenti palestinez Mahmud Abbas ka akuzuar Izraelin se ka kryer “gjenocid” në Gaza, por Izraeli nuk ka treguar shenja të ndalimit. Pesë fëmijë janë në mesin e mbi 75 palestinezëve të vrarë në sulmet ajrore të kryera që nga mesnata. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka premtuar veprim edhe më të ashpër kundër Hamasit, pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare në rritje për një armëpushim në konfrontimin më të keq pas atij të fundvitit 2012 në Rripin e Gazës.

Ushtarët izraelitë në një transportues të blinduar të personelit ushtarak në një pozicion afar kufirit të Izraelit me Rripin e Gazës. (Enjten, korrik 10, 2014)—(AP Photo / Ariel Schalit)

Ushtarët izraelitë në një transportues të blinduar të personelit ushtarak në një pozicion afar kufirit të Izraelit me Rripin e Gazës. (10 Korrik, 2014)—(AP Photo / Ariel Schalit)

JERUSALEM (AP) – Izraeli në mënyrë dramatike ka përshkallëzuar sulmet e saj ajrore në Rripin e Gazës në mëngjesin e së Enjtes, duke goditur qindra objekte civile nën arsyetimin e caçeve ndaj Hamasit, autoritetet palestineze kanë raportuar 16 të vrarë në sulmet që goditën një shtëpi dhe një kafehane pranë bregut të detit ndërkohë që sistemi i mbrojtjes raketore i qeverisë së izraelit ka arritur të përgjoj raketat që vinin nga Gaza, duke i qëlluar dhe asgjësuar ato në ajër.

Zëdhënësi ushtarak izraelit nënkolonel Peter Lerner tha se Izraeli goditi më shumë se 320 objektiva të Hamasit gjatë natës së mbrëmshme, duke u fokusuar në rrjete nëntokësore tunele dhe zona nga ku dyshohet se janë lëshuar raketat nga lëvizja militante palestineze Hamas. Kjo solli numrin e përgjithshëm të objektivave të goditur në 750 për tri ditë të ofensivës së madhe e cila shkaktoi vdekjen e të paktën 80 palestinezëve të pa mbrojtur.

Lerner tha se Izraeli i ka mobilizuar tashmë 20.000 rezervistë për një operacion të mundshëm tokësor në Gazë, por tani për tani Izraeli mbetet i fokusuar në maksimizimin e fushatës ajrore. Një pushtim në terren mund të çojë në humbje të mëdha civile në anën palestineze, ndërsa vënë forcat tokësore izraelite në rrezik, është shprehur koloneli izraelit.

Asnjëra palë nuk po tregon asnjë shenjë për të ndalur luftën e tyre më të rëndë që nga beteja tetë-ditore në fund të vitit 2012. Izraeli thotë se Hamasi duhet të ndërpresë sulmet me raketa nga Gaza në drejtim të Izraelit në mënyrë që këta të fundit të marrin në konsideratë një armëpushim. Militantët kanë shkarkuar qindra raketa të cilat kanë goditur në hapësira të ndryshme civile në Izrael, duke shkaktuar kështu një panik në të gjithë vendin, por jo vetëm Hamasi kujdeset për të mbajtur vendin Izraelitët në panik, propaganda që shkaktojnë panik të përgjithshëm në vend i mirëmbajnë edhe agjensitë qeveritare Izraelite, për të mirëmbajtur mbështetjen e qytetarëve për të vazhduar aksionet ushtarake në rrugën e tyre më shumë se 60 vjeçare për të pushtuar rripin e Gazës.

Askush nga qytetarët Izraelitë nuk është dëmtuar rëndë duke qenë se sistemi i mbrojtjes “Iron Dome”, ka zbuluar të paktën 70 predha të hamasit, të destinuara për qendrat e mëdha të popullsisë në Izrael.

“Mundësia aksion tokësor duhet të jetë opsioni i fundit dhe vetëm nëse është absolutisht e nevojshme. Ky është një plan i hartuar me kujdes të veprimit,” tha Lerner. Kabineti izraelit i sigurisë është takuar për të diskutuar masat e tjera të ardhshme. Ministri i Mbrojtjes Moshe Yaalon tha se operacioni po shkonte sipas planit, me Izraelin i cili synoi caqet e interesave të Hamasit. “Sukseset e ushtrisë deri më tani kanë qenë shumë të rëndësishme,” tha ai. “Ne do të vazhdojmë deri sa të bindemi se ky përshkallëzim nuk është e dobishëm për ata dhe se ne nuk do të tolerojmë sulmet me raketa ndaj qyteteve dhe qytetarëve tanë.”

Zyrtarët mjekësor palestinezë thanë se të enjten herët një sulm ajror ka goditur një shtëpi në qytetin jugor të Gazës Khan Younis, duke vrarë tetë anëtarë të familjes Al Haj. Traktorët kanë pastruar mbeturina të mëdha të ndërtesës së shkatërruar derisa një njeri ishte gjetur i varur mbi një dyshek dhe batanije e mbetur mbi të.

Në mbrëmjen e së Mërkurës, së paku tetë të tjerë u vranë kur një raketë e goditi një kafene pranë plazhit të Gazës derisa të rinjët palestinezë po e shikonin një ndeshje gjysmëfinale të Kupës së Botës në mes të Argjentinës dhe Holandës, tha Mahmud Sawali, i cili tregoi se ai ka humbur të paktën dy nga vëllezërit e tij në këtë slum. “Ne vetëm të kërkoni ndihmë nga Perëndia. Këtu unë kam dy vëllezër të cilët janë dëshmorë, dhe unë jam duke kërkuar për të tretin,” i tha ai Associated Press.

Ushtria izraelite tha se ishte duke hetuar dy incidente. Ajo gjithashtu tha se goditi një makinë në Gaza e cila mbante tre militantë të Xhihadit Islamik të përfshirë në qitje të raketave. Grupi militant Hamas konfirmoi se njerëzit e tij u vranë në këtë sulm. Zyrtarët e Hamasit thanë se pjesa palestineze e kalimit të kufirit të saj me Izraelin është shkatërruar në sulmet ajrore izraelite.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza ka raportuar 81 të vdekur deri tani, duke thënë se rreth gjysma ishin femra dhe fëmijë edhe pse ndarja e saktë mbetet e paqartë.

Izraeli akuzon militantët se qëllimshëm po i rrezikojnë civilët duke përdorur shtëpitë dhe ndërtesat e tjera civile si mburojë. Ushtria gjithashtu ka në shënjestër drejtpërdrejt zyrat dhe shtëpitë e militantëve të njohur, që siç thonë ata janë përdorur si qendrat të komandës. Ushtria zakonisht kontakton familjet për të kërkuar civilëve që të evakuohen para sulmit të shenjestrave të saj, thonë zyrtarët Izraelitë.

Yigal Palmor, një zëdhënës i ministrisë së jashtme izraelite, tha se Hamasi ka gjuajtur raketa nga “brenda shtëpive dhe rrugëve e lagjeve të cilat janë të banuara me civilë … duke i ekspozuar këta civilë ndaj një sulmi serioz të hakmarrjes.”

Pas një kohe gjumi gjatë natës, militantët kishin rifilluar breshërinë e tyre ajrore ndaj Izraelitm, duke shënjestruar pjesën qendrore dhe jugore të tij. Mbetjet e një raketë me rreze të gjatë veprimi të shtënë nga Gaza u gjenden në një pikë karburanti në jug të kryeqytetit Tel Aviv, pasi ishte qëlluar nga sistemi mbrojtës “Iron Dome” të Izraelit.

Gjuajtja e raketave nga Gaza e ka ndërprerë jetën në të gjithë pjesën jugore dhe qendrore të Izraelit, ku njerëzit janë të detyruar të mbeten afër shtëpive, derisa kopshtet dhe kampet verore janë mbyllur. Televizioni izraelit ka qenë një thumb të vazhdueshëm lajmeve me më të rejat nga të dy anët e kufirit dhe madje edhe radio stacionet me muzikë kishin ndërprerë disa here këngët duke me lajmëruar çdo informim të sirenës që paralajmëronte ardhjen e raketave.

“Ne dëgjuam sirenën dhe menjëherë hymë në strehim në shtëpi,” tha Avraham Nachum, nga qyteti jugor izraelit Netivot. “Një nga djemtë ishte në dush. Nuk arriti të dilte jashtë dushit në kohë.”

Përveç gjuajtjes së raketave në drejtim të dy qyteteve më të mëdha të Izrael, Tel Aviv dhe atë në Jeruzalem, Hamasi gjithashtu kishte thënë një raketë që arriti në qytetin Zichron Yaakov, më shumë se 100 kilometra (60 milje) në veri të Gazës. Fillimisht, Izraeli tha se “e qeta do të takohet me të qetën”, por derisa sht ë nia e raketave ka arritur më thellë në Izrael, at ë here zyrtarë qeveritar kanë marrë një qëndrim më të ashpër duke thënë se kërcënimi me raketa kundër Izraelit duhet të ndërpritet.

“Shteti i Izraelit është i gatshëm t’i përgjigjet çdo skenari për të mbrojtur qytetarët e tij,” tha presidenti Shimon Peres. “Hamasi është duke vrarë qytetarët e Gazës duke i vendosur ata aty nga ku raketat janë duke u shtënë,” tha ai.


©THE_FrontlinerTeksti dhe Fotografitë janë e drejtë autoriale ©AFP — ©AP — ©THE Frontliner  — 2014. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Ky material është i hartuar vetëm për përdorim personal. Çdo riprodhim tjetër, publikimi ose rishpërndarje e këtij materiali pa pëlqimin me shkrim të redaksisë është rreptësisht e ndaluar dhe çdo shkelje e të drejtave të autorit do të konsiderohet veprim i kundërligjshëm.

Enter your email address to subscribe to THEFrontliner.net and receive notifications of new posts by email.

RELATED BY