Izraeli Ashpërson Sulmet Ajër-Tokë dhe Det ndaj Rripit të Pambrojtur të Gazës

Masa e tankeve që ne kemi parë për disa ditë të fundit janë zhdukur derisa ne u drejtuam në rrugëtimin tonë drejt Gazës në mëngjesin e së Enjtes …...
An Israeli missile is launched from the Iron Dome missile system in response to a rocket launch from the Gaza Strip. (Uriel Sinai/AFP/Getty Images)

Masa e tankeve që ne kemi parë për disa ditë të fundit janë zhdukur derisa ne u drejtuam në rrugëtimin tonë drejt Gazës në mëngjesin e së Enjtes … deri në vijën e frontit kur forcat izraelite filluan të kalonin kufirin për herë të parë që nga viti 2009.

Palestinezët reagojnë pas një sulmi ajror vdekjeprurës izraelit që ka shënjestruar shtëpinë e tyre të martën në Khan Younis, në Gaza.

Palestinezët reagojnë pas një sulmi ajror vdekjeprurës izraelit që ka shënjestruar shtëpinë e tyre të martën në Khan Younis, në Gaza.

Sulmi ushtarak i Izraelit në Rripin e Gazës nuk ka treguar shenja të rënies gjatë ditës së Premte, si pasojë e sulmeve të reja ushtarake janë vrarë së paku 19 vetë në një operacion të pakufizuar që është thënë të jetë një përgjigje e zjarrit palestinez me raketa nga territori i kontrolluar nga Hamas.

Që nga fillimet e sulmeve ajrore të martën, ushtria izraelite thotë se ka sulmuar më shumë se 400 vende në operacionin “Protective Edge” (Shqip: Mbrojtje në Epërsi). Së paku 200 palestinezë janë vrarë, duke përfshirë fëmijë, që kur filloi sulmi, dhe 450 të tjerë janë të plagosur në më shumë se 550 sulme izraelite.

Benjamin Netanyahu tha të premten se ushtria është udhëzuar që të japë një goditje me rrjetin e tunelit të Hamasit, të cilat ajo nuk mund të bëjë “vetëm nga ajri.”

Gati 20 palestinezë dhe një ushtar izraelit u vranë ndërsa trupat u përleshën me militantët në Gaza gjatë ditës së sotme, pasi Izraeli filloi një operacion tokësor që ka për qëllim shkatërrimin e tuneleve dhe ndalimin sulmeve me raketa nga ‘ligjvënësit’ e Rripit të Gazës.

Izraeli ka ashpërsuar fushatën e saj 11-ditore kundër Hamasit duke dërguar tanke dhe trupa në mbrëmjen e së enjtes vonë. Ushtria izraelite njoftoi viktimën e saj të parë që nga fillimi i operacionit tokësor, duke thënë se një ushtar u vra në veri të Rripit të Gazës. Rrethanat pas vdekjes së tij nuk ishte menjëherë të qarta. Sidoqoftë trupat izraelite janë përleshur sot me trupat tokësore të qeverisë së Gazës të administruar nga Hamasi. Përleshjet e armatosura në zonën veriore e qytetit Beit Lahiya kanë shkaktuar viktima në njerëz të paarmatosur.

Zyrtarët shëndetësor në Gaza konfirmuan vdekjen e 19 palestinezëve që nga atëhere kur operacioni izraelit kishte filluar mbrëmjen e djeshme. Ushtria izraelite tha se kanë vrarë 14 militantë në shkëmbime të ndryshme të zjarrit. Gjërat mbeten të paqarta nëse militantët ishin në mesin e  19 të vrarëve që u raportuan nga autoritetet shëndetësore të Gazës.

Në qytetin e Gazës, shtëllunga tymi të zi mund të shihet në rritje nga zonat afër kufirit me Izraelin dhe shpërthimet nuk kanë ndaluar gjatë gjithë natës, pasi Avionët izraelitë kanë goditur më shumë se 2.000 objektiva në Gaza dhe 260 palestinezë janë konfirmuar të vrarë që nga fillimi i luftimeve. Liria e lëvizjes për gazetarë është e cunguar, ndërkohë që jeta e gazetarëve është vazhdimisht në rrezik pasiqë kryesisht civilët e paarmatosur thuajse vazhdimisht janë shenjestër e sulmeve ajrore, civilët vazhdimisht pyesin gazetarët ku të fshihen ndërkohë që përgjigjja e gazetarëve ndaj civilëve është “ku të fshihemi?”.

Vedat Xhymshiti; është gazetar dhe korrespondent i pavarur lufte. Ai ka raportuar një numër të konflikteve të Lindjes së Mesme dhe Afrikës, deri tek lufta e tanishme civile në Siri. Ai është botuar në media të ndryshme, duke përfshirë Der Spiegel, New York Times, Le Monde etj. Xhymshiti, është kritik i mediave të shkruara, kolumnist i Rrjetit Ballkanik për Gazetari Hulumtuese, autor i shkrimeve tek magazina '2.0' në Prishtinë dhe themelues i THEFrontliner.net

Enter your email address to subscribe to THEFrontliner.net and receive notifications of new posts by email.

RELATED BY