DY FUQITË BOTËRORE QË VRANË CIVILËT NË QIELL

Fluturimi i 17-të i ‘Malaysia Airlines’ (MH17/MAS17) ishte një fluturim i planifikuar ndërkombëtar për pasagjerët civil nga Amsterdami në Kuala Lumpur, i cili u rrëzua më 17 korrik 2014....

EN_click_to_readFluturimi i 17-të i ‘Malaysia Airlines’ (MH17/MAS17) ishte një fluturim i planifikuar ndërkombëtar për pasagjerët civil nga Amsterdami në Kuala Lumpur, i cili u rrëzua më 17 korrik 2014. Aeroplani besohet të ketë qenë i qëlluar me një makineri ushtarake tokë-ajër i emëruar si ‘BUK’. Fluturakja ‘Boeing 777-200ER’ u rrëzua pranë zonës ‘Hrabove në Donetsk Oblast, në Ukrainë, rreth 50 km nga kufiri Ukrainë-Rusi, duke vrarë 283 pasagjerë dhe 15 anëtar të ekuipazhit. Përplasja ndodhi në zonën e konfliktit të kryengritjes e cila po vazhdon në Donbass, në një zonë të kontrolluar nga forcat e armatosura të njohura si ‘Milicia Popullore Donbass-it’.

Trupat e viktimave të fluturakes së rrëzuar MH-17 "Malaysia Airlines" janë transferuar nga personeli ushtarak holandez gjatë një ceremonie në bazën ajrore ushtarake në Eindhoven, Holandë, 23 korrik 2014. (EPA Foto/Dan Himbrechts)

Trupat e viktimave të fluturakes së rrëzuar MH-17 “Malaysia Airlines” janë transferuar nga personeli ushtarak holandez gjatë një ceremonie në bazën ajrore ushtarake në Eindhoven, Holandë, 23 korrik 2014. (EPA Foto/Dan Himbrechts)

Të dy palët e përfshira në konfliktin që po vazhdon në Ukrainë (mes qeverisë ukrainase dhe separatistëve pro-rus) akuzuan njëra-tjetrën për rrëzimin e fluturakes civile duke mohuar përgjegjësinë e tyre. Një zyrtar i Ministrisë së Brendshme të Ukrainës, Anton Gerashchenko, tha për mediat ndërkombëtare se një paisje ushtarake tokësore e identifikuar me emrin ‘BUK’ goditi fluturaken në një lartësi prej 10.000 metra.

Banorët në Torez kishin raportuar se kanë parë prezencën e një makinerie të tillë të paraqitur kryesisht në mediat amerikane. Gazeta Britanike ‘The Guardian’ raporton se banorët kishin parë edhe gjurmë tymi teksa raketa e supozuar të ketë kaluar nëpërmjet Torez-it në ditën e incidentit.

Zyrtarët amerikanë kanë deklaruar se sensorët kanë gjurmuar rrugën e raketës si dhe mbeturinat të cilat kanë ndihmuar për të identifikuar modelin e predhës, analizat e zërit të bisedave të separatistëve “në të cilat ata pretendonin përgjegjësi për sulmin”, duke përfshirë kështu edhe fotografitë e mbledhura tregojnë se separatistët e mbështetur nga Rusia kishin qëlluar raketën në drejtim të fluturakes civile në ditën e incidentit, pretendojnë zyrtarët amerikan.

Rrëzimi i MH17 shënon humbjen e boingut të pestë në historinë e modelit si dhe të tretin brenda një viti. Me 298 vdekje MH17 është incidenti ajror më vdekjeprurës në Ukrainë, dhe fluturakja më vdekjeprurëse në historinë e aviacionit. Përplasja e 17 korrikut të këtij viti ishte incidenti më i rëndë i ‘Malaysia Airlines’ dhe i dytë i këtij viti, pas zhdukjes së fluturimit 370 më 8 mars, në rrugën për në Pekin nga Kuala Lumpur.

Federata Ruse është një nga fuqitë e mëdha botërore e cila gjendet në sikletin thuajse më të madh të marëdhënieve me perendimin veçanërisht me SHBA-të pas luftës së ftohtë. Rusët janë shënjestër e ‘sulmeve’ dhe presioneve të përgjegjësisë nga pothuajse të gjitha anët perendimore të kryesuara nga SHBA-të lidhur me incidentin ajror të korrikut. Por, SHBA-të si fuqi e rangut të lartë botëror janë poashtu përgjegjëse për vrasjen e 290 pasagjerëve Iranian për të cilin incident nuk kishin kërkuar falje asnjëhere, e për më tepër mediat kryesore amerikane e kishin kaluar këtë zhvillim me qetësi thuajse të plotë.


1988 – 290 Pasagjerë të Vdekur

Anëtarët e ekuipazhit duke monitoruar ekranet e radarëve në qendër të luftës së informacionit në bordin e kryqëzorit udhëzues të raketave USS Vincennes (CG-49) më 1 janar, 1988. (Foto / TIM Masterson)

Anëtarët e ekuipazhit duke monitoruar ekranet e radarëve në qendër të luftës së informacionit në bordin e kryqëzorit udhëzues të raketave USS Vincennes (CG-49) më 1 janar, 1988. (Foto / TIM Masterson)

Fluturakja e pasagjerëve civil 655 ishte në një fluturim nga Teherani në Dubai që ishte kryqëzuar për t’u qëlluar nga marina Shteteve të Bashkuara me një predhë të drejtuar nga ‘USS Vincennes’ më 3 korrik 1988. Incidenti ndodhi në hapësirën ajrore iraniane mbi ujërat territoriale të Iranit në Gjirin Persik, fluturakja civile po fluturonte në linjën e zakonshme ajrore. Fluturakja e llojit Airbus A300 B2-203, u shkatërrua nga SM-2MR tokë-ajër, raketa këto të dirigjuara nga ‘USS VINCENNES’.

Shenjestra Amerikane e zjarrit që po vinte nga ujërat iraniane kishte shkaktuar vdekjen e 290 civilëve në bord, duke përfshirë 66 fëmijë dhe 16 anëtar të ekuipazhit. Kjo ngjarje renditet e shtata në mesin e fatkeqësive më vdekjeprurëse në historinë e aviacionit, incidenti ruan numri më të lartë me vdekje të ndonjë incidenti të aviacionit në Gjirin Persik dhe numrin më të lartë të vdekjeve të ndonjë incidenti që përfshin fluturaken e llojit Airbus.

Shtetet e Bashkuara zyrtarisht kishin pohuar se ‘USS Vincennes’ ishte duke vepruar në vetëmbrojtje në ujërat ndërkombëtare në kohën e incidentit; Zbulimet e mëvonshme do të tregonin se ‘USS Vincennes’ kishte hyrë në ujrat iraniane dhe më pas kishte nisur një luftim me anijet iraniane të patrullimit bregdetar të cilat në fakt nuk kishin paraqitur rrezik për amerikanët ilegal në ujërat iraniane kur ata kishin ngatërruar fluturaken civile me një F-14 iranian.

Sipas qeverisë iraniane, pakujdesia e ‘USS Vincennes’ kishte rrëzuar fluturaken civile: duke qenë se ajo ishte duke fluturuar në gjendjen ‘IFF squawks’ në Modulin III (jo në Modulin II i cili përdoret nga fluturaket ushtarake iraniane), një sinjal ky i cili identifikon fluturaken civile nga ajo ushtarake.

Sipas Qeverisë së Shteteve të Bashkuara, ekuipazhi kishte identifikuar gabimisht Airbus A300 si një sulmues luftarak F-14, makineri ajrore kjo e prodhuar në Shtetet e Bashkuara dhe që ishte duke u operuar në atë kohë vetëm nga dy forcat ajrore në të gjithë botën, të marinës së Shteteve të Bashkuara dhe Forcat Ajrore të Republikës Islamike në Iran.

Deri në vitin 1993, Shtetet e Bashkuara kishin refuzuar një kërkim falje ndaj Iranit. Në vitin 1996, Shtetet e Bashkuara dhe Irani megjithatë kishin arritur “një marrëveshje në zgjidhjen e plotë dhe përfundimtare të të gjitha kontesteve, dallimet, pretendimet, dhe kundërpretendimet”, në lidhje me incidentin në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, duke përfshirë njohjen e incidentit në formën se “. .. Shtetet e Bashkuara njohin incidentin ajror të 3 korrikut të vitit 1988 si një tragjedi të tmerrshme njerëzore dhe shprehin keqardhje të thellë për humbjen e jetëve të shkaktuara nga incidenti … “, por duke refuzuar kërkim faljen.

Si pjesë e zgjidhjes, Shtetet e Bashkuara nuk e kishin pranuar përgjegjësinë ligjore, por kishin rënë dakord për të paguar në baza “ex gratia” $ 61.8 milionë dollarë amerikanë, që arrijnë në $ 213,103.45 për një pasagjer, në kompensim për familjet e viktimave iraniane.

Kompania ‘Iran Air’ ende përdor numrin e fluturimit IR655 në rrugën Teheran-Dubai si shenjë përkujtimi për viktimat.


1983 – 269 Pasagjerë të Vdekur

Korean Air Lines Flight 007 kishte planifikuar fluturimin nga New York City për në Seul. Më 1 shtator 1983, fluturakja u rrëzua nga një ndërhyrje e një fluturake Sovjetike Su-15 pranë ishullit Moneron në perëndim të ishullit Sakhalin në Detin e Japonisë, duke vrarë 269 pasagjerë dhe ekuipazhin në bord, përfshirë këtu edhe Lawrence McDonald, përfaqësues nga Gjeorgjia në Dhomën e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara. Fluturakja civile ishte në rrugë nga ankorimi në Seul kur ajo fluturoi nëpër hapësirën e ndaluar ajrore sovjetike në kohën e një misioni amerikan të zbulimit.

Bashkimi Sovjetik fillimisht mohoi se kishte dijeni për incidentin, por më vonë pranoi përgjegjësinë duke pretenduar se kishin dyshuar fluteraken-civile të ishte në një mision spiunimi. Byroja Politike tha se ishte një provokim i qëllimshëm nga ana e Shteteve të Bashkuara për të testuar gatishmërinë ushtarake të Bashkimit Sovjetik, apo edhe për të provokuar një luftë. Shtëpia e Bardhë akuzoi Bashkimin Sovjetik për pengimin e operacioneve të kërkim-shpëtimit. Ushtria sovjetike ka penguar nxjerrjen e provave të kërkuara nga Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit Civil (ICAO), sidomos të dhënat e regjistruesit të fluturimit, të cilat u liruan përfundimisht tetë vjet më vonë pas rënies së Bashkimit Sovjetik.

Incidenti ishte një nga momentet më të tensionara të Luftës së Ftohtë dhe rezultoi në një përshkallëzim të ndjenjave anti-sovjetike, veçanërisht në Shtetet e Bashkuara. Pikat e kundërta të mendimit mbi incidentin asnjëherë nuk janë zgjidhur plotësisht. Si pasojë, disa grupe vazhdojnë të kundërshtojnë raportet zyrtare dhe të ofrojnë teoritë e tyre alternative të ngjarjes. Lirimi i mëvonshëm i transkripteve të fluturimit KAL 007 dhe regjistruesit e fluturimit nga ana e Federatës Ruse ka sqaruar disa detaje. Si rezultat i incidentit, Shtetet e Bashkuara kanë ndryshuar procedurat e përcjelljes për fluturaket që nisen nga Alaska. “The interface e autopilot” është në përdorim të vazhdueshëm të linjave ajrore dhe në vazhdimësi ridizajnohet për ta bërë atë më ergonomik. Përveç kësaj, ngjarja ishte një nga ngjarjet më të rëndësishme dhe konsiderohet të jetë si e vetme që nxiti administratën Reagan për të lejuar qasje në të gjithë botën në sistemin GNSS të ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, i cili sistem ishte i klasifikuar në atë kohë. Sot ky sistem është e njohur gjerësisht si GPS.


Vedat Xhymshiti, është gazetar i pavarur. Ai raporton nga territoret e përfshira në kryengritje të armatosura dhe paqësore. Xhymshiti është kritik ndaj fuqive botërore duke insistuar në përgjegjësitë e tyre ligjore dhe njerëzore në raport me tragjeditë që ndodhin në zhvillime të ndryshme ndërkombëtare.

Vedat Xhymshiti; është gazetar dhe korrespondent i pavarur lufte. Ai ka raportuar një numër të konflikteve të Lindjes së Mesme dhe Afrikës, deri tek lufta e tanishme civile në Siri. Ai është botuar në media të ndryshme, duke përfshirë Der Spiegel, New York Times, Le Monde etj. Xhymshiti, është kritik i mediave të shkruara, kolumnist i Rrjetit Ballkanik për Gazetari Hulumtuese, autor i shkrimeve tek magazina '2.0' në Prishtinë dhe themelues i THEFrontliner.net

Enter your email address to subscribe to THEFrontliner.net and receive notifications of new posts by email.

RELATED BY