Bondsteel-i të sqarojë kush është mizantropi L.M

Akti i fundit prej mizantropi i individit, Lavdërim Muhaxheri ku shihet mehanxhar në dorë tek pren gurmazin e një djaloshi duarlidhur nga Siria, është veçsenjë pasqyrë e dhunës së...

EN_click_to_readAkti i fundit prej mizantropi i individit, Lavdërim Muhaxheri ku shihet mehanxhar në dorë tek pren gurmazin e një djaloshi duarlidhur nga Siria, është veçsenjë pasqyrë e dhunës së pashembullt që ka përfshirë vendet e epërme mbi Eufrate Tigër. Kjo spirale dhune që ka përfshirë rajone të tëra të Irakut verior gjer në pllajat e pafundme të Kurdistanit, është ngritja e siparit për trashëgiminë e përgjakshme të kolonializmit perëndimor. Lufta moralisht e ligjshme kundër teokracive despotike ka zvetënuar në një luftë sfilitëse, secili kundër secilit. Ajo çka nisi si revolucion ndër sirianë shpejt u zhdavarit për t’i lënë vendin fesateve sektare. Në të vërtetë, kjo luftë e sertë sfumon probleme më të mëdha. Tërheqja shkallore amerikane fillimisht prej Irakut, e tevona edhe pakësimi i trupave ushtarake prej Afganistanit, ka lënë një boshllëk, të cilin rreken ta plotësojnë forca teofashiste.

Lemeria tradicionale ndaj Iranit, si njëri prej shteteve më të konsoliduara në Lindje, ka sjellë në skenë organizata retrograde,të cilat rroken fort pas interpretimeve skajshmërisht konservative të fesë. Megjithë ndryshesat e vogla, këto grupacione teo-fashiste mishërohen pas vahabizmit, një lëvizje kjo refraktare që shquhet për frymën e jotolerancës dhe mosnjohjes së tjetrit deri në shkatërrim. Vahabizmi, një lëvizje kjo që nisi me kundërvënien e arabëve ndaj Perandorisë Osmane, do të ringjallej vetëm pas Revolucionit Iranian (1979), ku plot shtete shemra i druheshin autoritetit gjithnjë në rritje të Iranit. Sado që zbatimi i paradigmës së Samuel Hantingtonit për ‘përplasje qytetërimesh’ sjell pafund pikëpyetje, është e sigurt se vendete Lindjes së Mesme prej kohësh paguajnë çmimin e një lufte latente të shtetevetë cilat gjakojnë të imponohen mbi të tjerat në rolin e një shteti paternalist.

Kjo përçapje, të cilës shpesh as nuk mund t’i përfytyrohet epilogu, ka nxjerrënga llamba xhindin e mërive sektare, që gjejnë tokë të pëlleshme në shtetet ehajthme me ekonomi të shkatërruar e sisteme arsimore gjysmake. Monarkiasaudite, që zë pjesën më të madhe të Siujdhesës Arabike, ka zyrtarizuar sireligjion shtetëror, islamin e llojit vahabi, i cili shquhet me parashenjën ekonservatorizmit të rreptë dhe luftës së sertë ndaj çfarëdo risimi. Siç vërën SyedKamran Mirza në një ekzegjezë kuptimplote mbi vahabizmin, falë fondeve të pashtershmetë petro-dollarëve, monarkia saudite qysh prej viteve 90-të ka përkrahur shpërhapjene vahabizmit përmes një propagande veshtullore në një perimetër më të gjerësesa Lindja e Mesme.

Nismëtari i kësaj lëvizje mbahet Abdul Vahabi, reformatori prapakthyes i cili në emër tëpurifikimit, gjakonte një islam të zhveshur nga çdo risim që kishte pësuar nërrjedhë të shekujve. Kjo reformë me primesa konservative do të përkonte mekundërvënien gjithnjë në rritje të arabëve sauditë ndaj Perandorisë Osmane.Qysh në vitin 1888, oficeri osman Ajub Sabri Pasha do të hidhte dyshimet e parambi një komplot të hidisur nga inteligjenca britanike, e cila duke përkrahurlëvizjen e Abdul Wahabit, rrekej të ndezte fitilin e kryengritjeve anti-otomanenë Siudjdhesën Arabike. Përderisa figura e agjentit britanik, Hemfer vazhdon tëjetë e errësuar nga retë e misterit, drejtuesi i Egjiptit që po konturizohej sishtet i mëvetësishëm, shqiptari Mehmet Ali Pasha do t’i kundërpërgjigjejforcërisht kryengritjes vahabiste në viset saudite, duke shkatërruar edhestrofkat e fundit të rebelëve.

Në këtë dritë mund të shihet luzmimi i lëvizjeveretrograde, që modelohen përmes një gërshetimi eklektik të fashizmit mevahabizmin. ISIS (Shteti Islamik i Irakut dhe Sirisë), grupimi militant qëlektiset pas besimit të ringjalljes së Kalifateve islamike, ka lënë në hijeorganizatat simotra, si për nga karakteri radikal ashtu edhe për nga terrorideri në përmasat e gjenocidit. Nga një grupim që dikur pandehej i papërfillshëm,ISIS sot është bërë një emër lebetitës që përshkon Irakun e pjesë të tëra tëSirisë. Krerët e kësaj ogranizate teo-fashiste në delirin e vrasjeve e asgjësimeve,duan të arsyetohen se po shpaguajnë dhunën që kanë ushtruar dikur ‘milicitëshiite’ në Irak ndaj bashkësive të tëra të sunitve. Sidoqoftë, ana tjetër emedaljes është se terrori më i madh që ushtron ISIS-i teofashist, rëndon mbivetë sunitët e Sirisë dhe Irakut. Fshatra të tëra janë kredhur në plojë ekalvari i të ikurve qoftë sunitë, shiitë apo të krishterë po arrin në përmasabiblike. Vetëm tani kurdë e sunitë nga Iraku e Siria kanë shpallë besëlidhje përt’iu kundërvënë me forcën e armëve militantëve të ISIS-it.

Të njëjtit kushtrimpër luftë kundër teofashistëve të ISIS-it, i janë përgjigjur edhe mijëra luftëtarënga Siria, qofshin lojalistë të Assadit apo opozitarë të krahëve militant.Duhet të vihet në spikamë se shfaqja e ISIS-it teofashist, ndodh në një kohëkur i është dhënë fund mirazhit të detantit midis SHBA dhe Rurisë. Krijimi iISIS-it vjen në një kohë kur Rusia ka kaluar në një mësymje të frikshme jo vetëmmbi Ukrainën por edhe tërë Evropën, diçka mjaft analoge me situatën kuramerikanët koketonin me talebanët kundër sovjetikëve në Afganistan. Ashtu sidhe herëve të tjera, prapa lëvizjeve teofashiste në Lindjen e Mesme qëndron njënga Fuqitë Perëndimore. Për krerët kryesor të ISIS-it rëndon dyshimi se janë përpunuarkujdesshëm nga inteligjencat e vendeve perëndimore. Sado që deklaratat e Snowdenitduhet të merren me përkorësi, historia më e re në Lindje është e mbushur spicme raste të ngjashme që nuk lënë shteg për ndonjë koincidencë vetmitare. Kësisoj,HAMAS-it, grupit militant që strofullon në Rripin e Gazës, mund t’i jetë prerëkërthiza nga vetë izraelitët, të cilët gjakonin të kundërpeshonin të majtënnacionaliste palestineze e cila e zhdrivillonte luftën çlirimtare me mjaftsukses.

Lajm të hidhur përbën fakti që këto makinacione po tagentojnë në një mënyrëose tjetër edhe vendin tonë, pa dashjen e tij. Qysh prej shpërthimit të luftësvëllavrasëse në Siri, është pikasur dukuria e vullnetarëve që kanë mësyrë atje,duke u rreshtuar në anën e grupeve radikale. Madje vetë termi ‘vullnetar’ duhetmarrë me kursim e përkorësi, për shkak se nën rrogoz individë të fuqishëm kanënxitur e rekrutuar qytetarë të shumtë. Është mjaft domethënëse se shumica erekrutimeve mund të qëmtohen te njerëz që kanë lidhje me shërbimet informativetë Turqisë. Institucionet e sigurisë në Kosovë kanë qenë në dijeni të këtijfakti, por ky shqetësim asnjëherë nuk i është përplasur në sy Ankarasë qoftëedhe përmes një note proteste. Kjo tulitje për çdo keqardhje, vërehet edhe ndajindividit, Lavdërim Muhaxheri, për të cilin dihet mjaft mirë se për gjatë kohëka punuar në kampin amerikan Bondsteel. Përderisa imazhi i shqiptarëve po pëgëhetnga emri i Lavdërim Muhaxherit, institucionet e çakërdisura në Kosovë as nukjanë ndërmendur për të kërkuar shpjegime si nga KFOR-i amerikan ashtu edhe ngaambasada amerikane sesi u bë që një punëtor i besuar i tyre të plekset kaqshpejt në radhët e organizatës teofashiste ISIS.

Duke e lënë anash skrupulozitetinpër miqësinë midis SHBA-së dhe Kosovës, është koha që KFOR-i amerikan dheambasada amerikane të japin përgjegjësi për prapaskenat e Bondsteel-it. Sado qëllogaridhënia e amerikanëve është veçse një oksimoron ironik, duhet doemos tëqartësohet përgjegjësia e amerikanëve në rastin e individit mizantrop, LavdërimMuhaxheri dhe të tjerëve si ai. Përderisa ndaj shqiptarëve në Kosovë bëheninsinuata e stigma të përbindshme për ‘trafikim organesh’, Prishtina më shumëse kurrë duhet t’i përveshet hetimit të prapaskenave në Bondsteel, për të cilinnga media e huaj është përfolur edhe për ekzistencën e burgjeve të ngjashme meGuantanamon. Çdo hamendje në këtë drejtim, mund të ketë efektin e njëbumerangu, ku pas disa dekadave, njerëz të frymëzuar nga Dik Marti, do të fajësojnëprapë shqiptarët për prapaskenat e Bondsteel-it.

Salih Mehmeti, është radio gazetar i pavarur. Aktualisht ai është duke vijuar studimet në degën e gazetarisë në Universitetin Publik "Hasan Prishtina", fakulteti i Filologjisë. S. Mehmeti, mes tjerash merret edhe me studime autodidaktike në fushën e historisë dhe politikës.

Enter your email address to subscribe to THEFrontliner.net and receive notifications of new posts by email.

RELATED BY