Terrorizmi Islamik në Kosovë

Për dembelët – ABSTRAKT – I –   Myslimanët ndjehen të fyer kudo në botë që cilësori ‘islamik’ i shoqërohet terrorizmit qoftë në medie, prokurori, udhëheqës të shtetit, etj.,...
Avni Rudaku është i lindur në Gjilan, Avniu ndryshe i njohur si Rud-Fiqiruesi, është “Bachelor i Psikologjisë” (2006), “Bachelor i Sociologjisë” (2008) dhe “Master i Sociologjisë” (drejtimi akademik, 2012) në Universitetin Publik të Prishtinës. Rudi ka botuar librat: “Poezi pa frymë” (2010) dhe “Pa frymëzime” (2011). Rudi njihet për analiza shkencore, publicistikë, poezi, analiza politike, kritika arti dhe recensione letrare. Aktualisht është kolumnist i rregullt i shtojcës javore për culture në gazetën “Kosova Sot”. Aktiviteti profesional i Rud-Fiqiruesit është i pasqyruar në ditarin e tij në http://www.fiqiruesi.wordpress.com

Për dembelët – ABSTRAKT – I


 

Myslimanët ndjehen të fyer kudo në botë që cilësori ‘islamik’ i shoqërohet terrorizmit qoftë në medie, prokurori, udhëheqës të shtetit, etj., dhe mund të kenë të drejtë. Hidhërohen me këta tituj dhe zemërohen nëse nuk i vëni nën thonjëza. Por, aty ku nuk kanë të drejtë ata janë ky fakt vijues: njerëzit që dalin në konferenca për shtyp, dalin me emra, shprehje dhe ideologji në emër të islamit; betohen në librin e shenjtë mysliman – Kur’anin, e bëjnë një gisht në shenjë të monoteizmit se ekziston vetëm një Zot; shkëputen fjalë arabe, thuhet Allahu Ekber gjatë hedhjes së bombës apo gjuajtjes artilerike, etj.

Por përsëri mund të vazhdojë debati nga myslimanët e moderuar e shumicë: po ata po e keqpërdorin fenë, s’janë myslimanë! Përsëri po këta myslimanë kanë të drejtë se këto grupe terroriste po e keqpërdorin fenë dhe ne nuk mund të identifikojmë shumicën dërmuese myslimane me një grusht njerëzish ekstremistë! Edhe kjo është e vërtetë, por fakti vijues tregon ku s’kanë të drejtë: ata diku po bazohen, po e përdorin terminologjinë islame, kanë dukje të ngjashme me myslimanët praktikues, doktrinën e bazojnë madje qoftë edhe në një sure kur’anore (kapitull), në ndonjë thënie të shkëputur nga hadidhet e profetit Muhamed dhe këto ajete i gjeni vërtetë në Kur’an, pavarësisht se ne mund t’i lexojmë metaforikisht, në kontekste të kohës së Luftës së Bedrit etj.

Kur’ani, dorën në zemër, është si kanali ‘youtube.com’, sepse nëse jeni të gëzuar, mund të klikoni “I’m happy!” dhe e gjeni, por nëse jeni tip më agresiv, mund ta shkruani: “Killing” dhe e gjeni po ashtu vrasjen. Pra, në Kur’an gjeni shumë përmbajtje që ndalojnë vrasjen e tjetrit, thërrasin për paqe, por ka edhe vargje ku kërkohet të luftohet pabesimtari! Po ashtu, edhe këtu varet si interpretohen, vendi, koha, situata e re e krijuar, tipi i dijetarit që bënë tefsirin (komentimin) kur’anor, doza e nevojës së grupeve për t’u mbështetur diku pavarësisht a e besojnë realisht a jo etj.

Mirëpo, studiuesit e terrorizmit, kur shohin se një grup po e merr një libër të Marksit në dorë, po përmendin luftën e klasave, zhdukjen e borgjezisë, qofshin këta marksistë të vërtetë apo jo, e quajnë terrorizëm marksist! Por prap kjo s’do të thotë se të gjithë myslimanët janë terroristë, madje shumica dërmuese e myslimanëve të botës, në përgjithësi kanë distancim nga aktet dhe sulmet e tilla terroriste. Terrorizmi luftohet po ashtu edhe nga shtetet me sheriatin islam. Pavarësisht se edhe terrorizmi islamik nuk është i ngjashëm në secilën periudhë dhe vend. Për shembull, nëse ju shihni një palestinez teksa gjuan në territorin izraelit dhe mbyt ndonjë civil, ai është terrorist, por dallon prej atij vullnetarit që shkon nga Indonezia që lufton bashkë me ISIS-in, sepse ky i fundit quhet terrorist global, e jo lokal, ngase kauza palestineze për palestinezin është kauzë edhe kombëtare, lokale dhe që lidhet direkt me jetën e tij, ndërsa terroristi global lidhet me kauzën nga një cep i largët i vendndodhjes së shtypjes, konfliktit apo luftës!


TEORITIKISHT, KA TERRORIZËM ISLAMIK

A ka terrorizëm islamik në Kosovë? Praktikisht jo, teoritikisht po. Praktikisht në nivel prej 0-5, mund të gjejmë ndonjë nivel shkallëzimi – do të mund të thoshim për të qenë shumë préciz në terminologji shkencore. Pse s’ka terrorizëm islamik praktikisht në Kosovë? Sepse asnjë fakt deri më tash nuk ka qenë që një grup myslimanësh janë dalur publikisht dhe kanë thënë se ne e kemi gjuajtur këtë bombë, kemi vrarë këta civilë, synojmë një shtet me sheriat islam dhe do ta përmbysim rendin juridik kosovar edhe me mjete terroriste. As që ka dalë ndonjë grup terrorist islamik që ka gjuajtur bomba, teksa konvoji i ushtarëve amerikanë kanë qenë duke hyrë në portën e kampit Bondsteel dhe të vrisnin zyrtarët civilë ndërkombëtarë. Madje edhe kur kanë folur disa prej atyre që njihen verbalisht si më fundamentalistë fetarë, kanë përmendur kushtetutën e Kosovës si pika drejtimi, kanë marrë referencat nga shtetet perëndimore ndonëse janë laike dhe respektojnë besimet fetare, etj.

Pra, në Kosovë, ndonëse është thënë nga ndonjëri prej imamëve apo politikanëve që veprojnë në emër të fesë islame, se mylismanët edhe pse janë shumicë po diskriminohen, nuk po lejohen të bartin shamitë, nuk po kanë edukatë fetare në shkolla, etj., prap nuk kanë dashur dhe asnjëherë nuk janë shfaqur me ndonjë rezolutë, platformë dhe program për të luftuar si terroristë në Kosovë. Askush prej atyre që identifikohen si myslimanë nuk e ka hedhur vetën në ajr, askush nuk ka gjuajtur në festivalin e birrës, askush nuk ka vrarë civilë, askush në linjën Gjilan-Prishtinë nuk e ka hedhur në ajr ndonjë autobus me civilë, etj.

Deri më tash, duke dëgjuar lajme për terrorizmin islam në botë, duke kuptuar se shumë xhihadistë në Siri dhe tash me këto grupe paramilitare si ISIS kanë origjinë nga Kosova, atëherë natyrisht se ekziston një frikë kudo, se mund të na ndodh edhe neve të përballemi me situatat terroriste. Pra, kemi të bëjmë me njëfarë paniku kolektiv se po na ndodh ndonjë skenë terroriste në Kosovë dhe ky panik i krijuar nga rrethanat vendore e globale, bënë pjesë në ato që i krijon terrorizmi. Prandaj, në këtë kontekst, këtu bëhet fjalë për terrorizmin latent dhe frikën reaktive. Siç po shkruante një autor i arsyeshëm në një artikull, se kemi të bëjmë me terrorizëm parandalues dhe ka shumë të drejtë. Pra, sa nuk na ka ndodhur, po merremi me preventivë dhe kjo është një gjë e mirë.

VAZHDON…!


Avni Rudaku është i lindur në Gjilan, Avniu ndryshe i njohur si Rud-Fiqiruesi, është “Bachelor i Psikologjisë” (2006), “Bachelor i Sociologjisë” (2008) dhe “Master i Sociologjisë” (drejtimi akademik, 2012) në Universitetin Publik të Prishtinës. Rudi ka botuar librat: “Poezi pa frymë” (2010) dhe “Pa frymëzime” (2011). Rudi njihet për analiza shkencore, publicistikë, poezi, analiza politike, kritika arti dhe recensione letrare. Aktualisht është kolumnist i rregullt i shtojcës javore për culture në gazetën “Kosova Sot”. Aktiviteti profesional i Rud-Fiqiruesit është i pasqyruar në ditarin e tij në http://www.fiqiruesi.wordpress.com

Avni Rudaku është i lindur në Gjilan, Avniu ndryshe i njohur si Rud-Fiqiruesi, është “Bachelor i Psikologjisë” (2006), “Bachelor i Sociologjisë” (2008) dhe “Master i Sociologjisë” (drejtimi akademik, 2012) në Universitetin Publik të Prishtinës. Rudi ka botuar librat: “Poezi pa frymë” (2010) dhe “Pa frymëzime” (2011). Rudi njihet për analiza shkencore, publicistikë, poezi, analiza politike, kritika arti dhe recensione letrare. Aktualisht është kolumnist i rregullt i shtojcës javore për culture në gazetën “Kosova Sot”. Aktiviteti profesional i Rud-Fiqiruesit është i pasqyruar në ditarin e tij në http://www.fiqiruesi.wordpress.com

Avni Rudaku, i njohur si Rud-Fiqiruesi, është analist shkencor në fusion e publicistikës, analizës politike, kritikë së artit, poezisë dhe recensioneve letrare. Aktualisht është kolumnist i rregullt i shtojcës javore për kulturë në gazetën “Kosova Sot”. Aktiviteti profesional i Rud-Fiqiruesit është i pasqyruar në ditarin e tij dhe në kontributin e tij profesional tek THEFrontliner.net Rudi, ka botuar librat: “Poezi pa frymë” (2010) dhe “Pa frymëzime” (2011).

Enter your email address to subscribe to THEFrontliner.net and receive notifications of new posts by email.

RELATED BY

  • »In praise of WikiLeaks« Jill Stein

    I’ve gotten a first—hand look at how the establishment attacks people who challenge the status quo. These attacks are intended to brand their targets as pariahs and stigmatize anyone...
  • Berati dhe belaja me Turqinë

    Unë ngritem për të mbrojtur lirinë e shprehjes, por nuk mund të hesht kur një imam apo i ri dënohet për nxitje të dhunës derisa gazetarët duartrokiten. Unë jam...
  • Are Black Lives Terrorist Lives?

    Well, this is what happens when the full force of the domestic state-terrorism apparatus sets itself against the innocent and frequently impoverished citizens of colour that mistakenly chose to...
  • If Other Professions Were Treated Like Photography…

    what if other professions were treated like photography? Here’s what a “part-time professional’s” Facebook posts might look like if other careers experienced the “everyone’s a photographer” phenomenon,...