‘PRESIDENTI I LUFTËS’ QË TERRORIZOI POPULLIN AMERIKAN

E pra, George, Dick, Donald dhe pjesa tjetër e administratës luftarake të Afganistanit të stilit të luftës janë ende të lirë atje, këta njerëz janë përgjegjës për vrasje të...
Bush and Bandar, in Texas at Bush's family home.

»Është fakt që gjithmonë kombet mblidhen përreth liderëve të tyre në kohë lufte, sado marrëzi të jetë lufta dhe sado të këqinj të jenë liderët«

»Për një farë kohe, ‘lufta kundër terrorizmit”e çoi mbështetjen popullore për presidentin Bush në nivele të paprecedentë, dhe ndoshta prej Irakut ai fitoi zgjedhjet e 2004-ës. Po kështu, mbështetja për Putinin është rritur shumë që kur nisi kriza e Ukrainës« Paul Krugman, The New York Times


Princi i Arabisë Saudite Sulltan Bin Bandar, i cili në administratën e Xhorxh Bush kishte shërbyer si ambasador i Arabisë Saudite në Shtetet e Bashkuara, ishte aq shumë i afërt me Bushët saqë ata e konsideronin atë si një anëtar të familjes. Ata madje kishin një pseudonim për të, Bandar Bush.

Nga e Majta në të Djathtë: Dick Cheney, Princi Saudit Bandar, Sekretarja e Shtetit Condoleezza Rice, dhe George W. Bush, në Ballkonin 'Truman' të Shtëpisë së Bardhë, më 13 Shtator, 2001 (Burimi i Fotografisë: Shtëpia e Bardhë)

Nga e Majta në të Djathtë: Dick Cheney, Princi Saudit Bandar, Sekretarja e Shtetit Condoleezza Rice, dhe George W. Bush, në Ballkonin ‘Truman’ të Shtëpisë së Bardhë, më 13 Shtator, 2001 (Burimi i Fotografisë: Shtëpia e Bardhë)

Dy netë pas 11 shtatorit, Xhorxh Bush e kishte ftuar ‘Bandar Bushin’ për një darkë dhe një bisedë private në Shtëpinë e Bardhë, edhe pse Bin Ladeni ishte një Saudit dhe paratë e Arabisë Saudite e kishin financuar organizatën e tij ‘Al-Kaida’, dhe se pesëmbëdhjetë prej nëntëmbëdhjetë rrëmbyesve ishin sauditë që i rrëmbyen fluturaket civile duke i përplasur ato me Kullat Binjake në Nju Jork dhe shënjestra të tjera. Princi Saudit që ‘rastësisht’ ngjau të kishte qenë ambasador në atë kohë po ‘rastësisht’ ngjau që edhe të gjendej në një darkë me presidentin Bush, pikërisht më 13 shtator, 2001, pra vetëm dy ditë pas tragjedisë 9/11.

Për çfarë po flisnin ata? A po e ngushëllonin njëri-tjetrin, apo ishin duke bërë krahasimin e llogarive të tyre? Pse Qeveria e Bandarit do t’i bllokonte hetuesit amerikan për të biseduar me të afërmit e pesëmbëdhjetë rrëmbyesve që banonin dhe vepronin me çështjet e tyre të biznesit në Shtetet e Bashkuara, në tokën amerikane? Pse Arabia Saudite nuk ishte e gatshme për t’i ngrirë pasuritë e rrëmbyesve, a mos ishin ato pasuritë e autoritetit saudit?

Të dy Bushët (Xhorxh dhe Bandar) kishin ecur në ballkonin “Truman” të Shtëpisë së Bardhë, në mënyrë që Bandar të mund të tymoste një duhan, një puro dhe të flladitej me një pije. Në një distancë të afërt nga ballkoni ‘Truman” dukej “Potomacu” i Pentagonit i cili ishte pjesërisht në rrënoja. Pyes veten nëse zoti Bush i kishte thënë Princit Bandar se ai nuk duhej shqetësuar meqë Bush tashmë kishte një plan në lëvizje?!

“Presidenti në mënyrë shumë frikësuese më la mua dhe stafin tim me detyrë të qartë se ai donte që ne të vinim në një përfundim që Iraku qëndronte prapa sulmeve të njëmbëdhjetë shtatorit (9/11). Për shkak se ata (Bush dhe Bandar) kishin planifikuar për të bërë diçka në lidhje me Irakun madje para se Bush të hynte në zyrë, ishte i qartë dhe kërcënues duke deklaruar se, Iraku ishte, Sadami, gjeni diçka, bëni diçka dhe kthehuni me një plan veprimi tek unë. Ai as që më pyeti në lidhje me Al-Kaidën, shqetësimi i tij ishte Iraku. Gjithashtu sekretari i mbrojtjes i SHBA, Donald Rumsfeld, kur kemi biseduar për bombardimin e infrastrukturës së Al-Kaedës në Afganistan, ai tha se “nuk ka shënjestra të mira në Afganistan. Le ta bombardojmë Irakun! Dhe pastaj ne i thamë, por Iraku nuk kishte të bënte me sulmin 9/11.”

Kjo është dëshmia e Richard Clarke për publikun e gjerë amerikan dhe atë botëror. Clarke është ish-zyrtar i Shtëpisë së Bardhë kundër terrorizmit dhe autor i librit “Against All Enemies: Inside America’s War on Terror“, i cili në librin e tij shpërthen nga brenda duke informuar publikun se në çfarë mënyre administrata e Xhorxh Bushit kishte trajtuar inteligjencën, e cila mënyrë kishte çuar deri tek sulmet terroriste.

Shtetet e Bashkuara kishin filluar bombardimin e Afganistanit vetëm katër javë pas 9/11. Zoti Bush tha se ai po e bënte këtë për shkak se qeveria talebane e Afganistanit ishte duke e strehuar Bin Ladenin, duke thënë se: “Ne do t’i nxjerrim ata në tym nga shpellat e tyre” (anglisht: “We will smoke them out of their holes!”).

Për tërë fjalimin e tij prej një burrshtetasi të vështirë, Bush në të vërtetë nuk ka bërë shumë për të mbrojtur sigurinë amerikane – thotë Clarke në librin e tij.

“Ata bënë diçka, por ajo që ata bënë ishte e vogël dhe e ngadaltë. Ata vënë vetëm 11, 000.00 trupa në Afganistan. Në Manhattan mund të gjeni më shumë trupa policore se sa trupa amerikane në Afganistan në atë kohë. Në thelb presidenti e ka dështuar përgjigjen e SHBA-ve ndaj Bin Ladenit, ai duhej të kishte shkuar pas tij. Forcat speciale të SHBA-së nuk kanë shkuar në zonën ku Bin Laden ishte për dy muaj, dhe kjo ishte bërë me qëllim.” (po aty)

Pra, ju shihni, një vrastar masiv, i cili sulmoi Shtetet e Bashkuara, vrau më shumë se 3,000 civilë, iu dha një fillim i mbarë për arrati dhe shpëtim për rreth dy muaj. Kush në mendjen e duhur do ta bënte këtë? Apo mos ndoshta lufta në Afganistan ishte për diçka tjetër? Dhe mbase Bin Ladeni ishte një plan i Bushëve: Xhorxh dhe Bandar!

Ndoshta përgjigja është në Hjuston të Teksasit. Në vitin 1997, derisa Xhorxh W. Bush ishte guvernator i Teksasit, një delegacion i udhëheqësve talibanë nga Afganistani kishte fluturuar drejt Hjustonit, për t’u takuar me drejtuesit e korporatës UNOCAL, për të diskutuar ndërtimin e një tubacioni nëpër Afganistan i cili kishte për qëllim për të sjellë gazin natyror nga deti Kaspik. Lexuesi me të drejtë mund të pyes se çfarë lidhje ka e gjithë kjo, kush e mori kontratën e shpimit të Detit Kaspik në të njëjtën ditë që UNOCAL nënshkroi marrëveshjen e tubacionit? E po, kush tjetër, ajo ishte kompania “Halliburton” e cila drejtohet nga njeriu me emrin Dick Cheney, zëvendës presidenti i SHBA-ve në administratën e Bushit. Gjithashtu kontribuesi më i madh i fushatës së Bushit Kenneth Lay dhe “Njerëzit e mirë të Enron” ishin në mesin e përfituesve të fushatës së “bombardimeve të tubacionit” në Afganistan. Dhe merreni me mend, krejt ky udhëtim e kjo ngjarje ishte raportuar vetëm nga shtypi britanik?!

Sayed Rahmatullah Hashimi,  zyrtari tale ban gjatë një vizite në Departamentin e Shtetit të SHBA-së, për t'u takuar me zyrtarët amerikanë.

Sayed Rahmatullah Hashimi, zyrtari tale ban gjatë një vizite në Departamentin e Shtetit të SHBA-së, për t’u takuar me zyrtarët amerikanë.

Pastaj në vitin 2001, vetëm pesë muaj e gjysmë para se të ndodhte tragjedia e 9/11, administrata e Bushit kishte mirëpritur një të dërguar taleban, Sayed Rahmatullah Hashimi, i cili ishte ministër nga Qeveria Talibane në Afganistan, për një turne në Shtetet e Bashkuara, për të ndihmuar në përmirësimin e imazhit të Qeverisë Talibaneze.

Por, pyetja është, pse administrata e Bushit do ta lejonte një udhëheqës taliban të vizitojë Shtetet e Bashkuara, duke e ditur se ishte Qeveria Talibane ajo që e kishte strehuar njeriun që kishte bombarduar USS Cole — në vitin 2000, si dhe ambasadat e SHBA-së në Afrikë? Duket sikur njëmbëdhjetë shtatori ishte stacioni i fundit për Qeverinë Talibane.

Kur ishte kompletuar pushtimi amerikan i Afganistanit, administrata e Bushit kishte instaluar presidentin e saj të ri, Hamid Karzai. Kush ishte Hamid Karzai? Ai ishte një ish-këshilltar për UNOCAL — shih dokumentin. Bush gjithashtu kishte emëruar të dërguarin e SHBA-së në Afganistan, Zalmay Khalilzad, një tjetër ish-këshilltar i UNOCAL — shih dokumentin.

Me gjithë këtë përbërje, Afganistani kishte nënshkruar një marrëveshje me vendet fqinje për të ndërtuar një tubacion që sjellte gazin natyror nga deti Kaspik, dhe pasi të gjitha këto marrëveshje u arritën dhe filluan të zbatoheshin, administrata e Bushit i kishte harruar talibanët, Osama Bin Ladenin dhe Al-Kaedën e tij.

Bush_Statement_1Për terroristin e harruar që i kishte terrorizuar amerikanët dhe botën mbarë, presidenti Bush pati thënë:

“Terrori është më i madh se një person, Bin Laden tani është vetëm një person i cili tashmë është margjinalizuar, unë nuk e di, unë vërtetë nuk e di se ku është ai tani. Unë thjesht nuk kaloj shumë kohë të mendoj për atë tani”.

Ai nuk kalon shumë kohë për të menduar për Bin Ladenin? Çfarë lloj i presidentit ishte presidenti Bush? “Unë jam një president i luftës, unë marrë vendime këtu në Zyrën Ovale në çështjet e politikës së jashtme, me luftë në mendjen time”, ai i kishte thënë transmetuesit amerikan NBC.


SHENJESTRA: POPULLI!

Me luftën në Afganistan e cila kapërceu dhe Bin Ladenin e harruar, presidenti i luftës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mori një shenjestër të re: Popullin amerikan! Le të lexojmë se çfarë lajme kishin ofruar transmetuesit amerikanë, të cilat kishin ardhur si njoftime nga deklaratat e administratës së Bushit:

 »Ne kemi marrë një paralajmërim të pazakontë terrorizues nga federalët për të të treguar. Fox News ka marrë dëshmi nga FBI e cila paralajmëron se terroristët mund të përdorin stilolapsin si një armë, afërsisht si në filmat e James Bond, të mbushura me helm« © FOX NEWS.

»Një kërcënim i mundshëm terrorist i kanoset popullit amerikan shumë më tragjik se ai i njëmbëdhjetë shtatorit (9/11)« Për të bërë edhe më qesharake transmetuesit amerikan filluan të paraqesin pamje të kafshëve duke bërë komente të tilla si: »A është e mundur që kjo lopë e shkretë të jetë një shenjestër për terroristët?« © CNN

Në fakt ishte administrata e Bushit ajo e cila u shndërrua në një terrorizuese ndaj popullit amerikan, duke terrorizuar ata me një propagandë të tmerrshme që as nuk mund të imagjinohet nga dikush ndonjëherë.

Psikiatri amerikan Jim McDermott, i cili është edhe anëtar i Kongresit amerikan në punimet e tij për frikën tregon më shumë.

»Frika punon, po. Ju mund t’i bëni njerëzit të bëjnë çfarëdo që ju dëshironi në qoftë se ata janë të frikësuar. Dhe ju mund t’i trembni ata, duke krijuar një atmosferë kërcënuese të pafund. Administrata e Bushit ishte duke i dhënë kaq shumë informacione kërcënuese të përziera popullit amerikan në mënyrë që ata të mund të trishtoheshin me synimin për t’i bindur më lehtë dhe për t’i kontrolluar. Më kujtohet kur Bush në një takim publik pati deklaruar duke thënë: “Bota është ndryshuar pas njëmbëdhjetë shtatorit, është ndryshuar për shkak se ne nuk jemi më të sigurt”, kujton profesori McDermott.

Gjithashtu Sekretari amerikan i Mbrojtjes Donald Rumsfeld në kongresin amerikan kishte deklaruar se: “Ne kemi hyrë në atë që mund të dëshmohet se është mjedisi më i rrezikshëm i sigurisë që bota ka njohur ndonjëherë.”

Dick Cheney zëvendës-president në administratën (terroriste) të Bushit kishte mbajtur vazhdimisht fjalime të tilla duke thënë gjëra si: “Terroristët po bëjnë çdo gjë që munden për të krijuar mjete edhe më vdekjeprurëse për të na sulmuar.”

Bush shkoi përsëri në shtyp duke thënë: “Ne duhet ta ndalojmë Bin Ladenin, unë ju bëj thirrje të gjitha kombeve të bëjnë gjithçka që munden.”

Pra, kjo ishte e qartë se krejt fushata ishte për ta terrorizuar popullin amerikan nga frika, me qëllim që t’i bëjë ata të mendojnë se SHBA-të nuk janë më aq të fortë sa për të luftuar terrorizmin në mënyrë efektive, prandaj “ne kemi nevojë për ndihmë nga vendet në të gjithë botën.”

Më falni, pse vendet e tjera duhej që të përfshiheshin me rastin 9/11?! Ishte Qeveria e SHBA-së ajo e cila në fakt kishte përhapur terror dhe vrasje masive në Lindje të Mesme. Gjithsesi! “Ata do të vazhdojnë ta terrorizojnë popullin amerikan kohë pas kohe, ju e dini, vetëm në rast se keni harruar të jeni të frikësuar, ata do të kujtohen për ta rifreskuar frikën tuaj, ata pra terroristët e instaluar në administratën publike do të bëjnë diçka, ata zakonisht e bëjnë këtë” – përfundon kongresmeni McDermott.

Një natyrë të tillë frike qëllimshëm e kanë propaganduar mediet kosovare të mbështetura financiarisht nga grupe të ndryshme të interesit, që janë të lidhura me qeverinë, madje duke thënë se terroristët kosovarë kishin në plan të sulmonin ‘Dokufestin’ në Prizren, njëri ndër festivalet më atraktive për filmat e metrazhit të shkurtër që mbahet përvitshëm në Prizeren. Por, duke mos cituar se kush ishte burimi i informacionit, duke krijuar qëllimshëm mjegulli dhe paqartësi në mënyrë që, njerëzit në këtë rast, lexuesi i shkretë kosovar, të mos kërkonte vërtetësinë e informacionit, por të terrorizohet dhe të mos shtrojë pyetjet: si u bënë terroristët, kush po i financon ata, kush po i armatosë, kush po i indoktrinon, dhe mbi të gjitha kush po i lejon ata që të veprojnë, trajnohen dhe jetojnë në Kosovë. E përgjigjen e secilës nga këto pyetje, shkon drejt autoriteteve qeveritare të administratës së vendit në Prishtinë dhe qytetarët do ta rrezikonin qeverinë kriminale të vendit duke u kryengritur në kërkim të llogaridhënies.


»lexo: SAJIMI I TERRORIZMI NË KOSOVE | A KA TERRORIZËM ISLAMIK NË KOSOVË | RECETA E TERRORIZMIT «


Tani e tutje ndoshta është rrezik që të mbahen edhe protesta që do të mund të cilësoheshin si kryengritje paqësore, ngase duke e ditur që qeveria është përgjegjëse për sajimin dhe rrjedhimisht kontrollimin e terroristëve ata sigurisht se mund të organizojnë ndonjë sulm në protestë për t’i shuar ato me shpejtësi, e ato (protestat) do të shuhen nëse qytetarët kryengritës paqësor frikësohen nga kriminelët e instaluar në administratën publike të vendit!

Gjithsesi, le t’i kthehemi përsëri ngjarjes në Amerikën tonë të dashur. Qindra mijëra amerikanë vdesin çdo ditë në të gjithë botën, jo nga sëmundje natyrore, por nga plumbat e armiqve të SHBA-së të prodhuara nga korporatat amerikane të prodhimit të armëve. E gjithë kjo ka bërë që amerikanët të duken si një komb armiqësor, madje edhe hulumtimi i Gallup International tregon se shumica e të intervistuarëve besojnë se SHBA-të janë kërcënues i paqes në nivel global.

Madje, edhe hulumtimi i fundit i botuar në korrik 2014, tregon se amerikanët janë populli që më së paku ndjehen të lirë në vendin e tyre, nga viti 2006 që rreth 91% e amerikanëve ishin të kënaqur me lirinë e tyre, në vitin 2013 kënaqësia me liritë njerëzore në shtetin ‘më demokratik’ në botë ka rënë për 12%, ndërkohë që rreth 21% të amerikanëve nuk janë të kënaqur me liritë e tyre njerëzore në shtetin amë, kujto zhvillimet e fundit kryengritëse në Ferguson, Missuri dhe dhunën policore të ushtruar ndaj aktivistëve ‘Occupy’.

E pra, George, Dick, Donald dhe pjesa tjetër e administratës luftarake të Afganistanit të stilit të luftës janë ende të lirë atje, këta njerëz janë përgjegjës për vrasje të civilëve në masë. Në çdo 7-të sekonda derisa po e lexoni këtë shkrim hulumtues, një amerikan përjashtohej nga e drejta e pronës së tij private (të paktën deri në vitin 2010) në tokën amerikane, kjo është në saje të pengmarrjes, i cili sistem bankar ka hedhur popullin amerikan në një të ardhme të pastrehë dhe të pashpresë.

SHBA-të duhet të japin llogari për terroristët, për ish punonjësin e tyre Lavdrim Muhaxheri i cili është i dyshuar për përfshirje në krime kundër njerëzimit në tokën e Lindjes së Mesme. Sauditët duhet të japing përgjegjësi për disa hoxhallarë të cilët kanë propaganduar dhe nxitur urrejtje ndërfetare dhe kombëtare në vend!

Bashkësia Ndërkombëtare duhet të mbahet përgjegjës për heshtjen ndaj instalimit të grupeve të interesit të dyshuar për krimine ekonomike, politike dhe njerëzore, të cilë janë të instaluar në administratën publike të vendit në Prishtinë, për kontratën ‘Bechtel & Enka’ e cila fundosi buxhetin e Kosovës. Të gjithë individët thjesht duhet të hetohen nga një prokurori e guximshme dhe e drejtë, e cila do të zbatonte ligjin pikë-për-pikë ndaj këtyre banditëve të marrë me qera nga grupe korporative të interesit të ngushtë.

Shoqërisë shqiptare po i kanoset një rrezik afërsisht i njëjtë, prandaj, shqiptarët nuk duhet besuar qeverisë, gjithnjë duhet vënë në pikëpyetje se çfarë thonë ata, kur ata thonë ‘JO’, që menjëhere përgatituni për një ‘PO’, doemos verifikojeni: Qeverinë, Mediet, gazetarët e sidomos ata që janë të shpërblyer me çmime për gazetari! Ata verifikoni më së shumti, atyre mos ju besoni aspak, sepse ata me çmimin që kanë mbi kokat e tyre kanë mundësitë përfekte për të manipuluar me juve që i lexoni shkrimet e tyre, prandaj, gjithnjë në vazhdimësi dhe përherë verifikojini!

Mos e leni fatin tuaj në dorën e tjetrit. Qëndroni njësh dhe të bashkuar përherë për interesat tuaja njerëzore, pavarësisht partisë, fesë, gjuhës dhe qëndrimeve tuaja politike, politika juaj duhet të jetë interesi i përbashkët njerëzor! Ju duhet dhe e keni obligim të guxoni t’a veni në pikëpyetje një dhe dhjetëra dhe cilindo vendim që vjen nga qeveria e juaj e cila financohet nga paratë tuaja. Ju duhet të guxoni t’i thoni JO të keqes, kushdo që e bënë atë dhe ngado që vjen ajo.

 

Vedat Xhymshiti; është gazetar dhe korrespondent i pavarur lufte. Ai ka raportuar një numër të konflikteve të Lindjes së Mesme dhe Afrikës, deri tek lufta e tanishme civile në Siri. Ai është botuar në media të ndryshme, duke përfshirë Der Spiegel, New York Times, Le Monde etj. Xhymshiti, është kritik i mediave të shkruara, kolumnist i Rrjetit Ballkanik për Gazetari Hulumtuese, autor i shkrimeve tek magazina '2.0' në Prishtinë dhe themelues i THEFrontliner.net

Enter your email address to subscribe to THEFrontliner.net and receive notifications of new posts by email.

RELATED BY