SHIHEMI NË SHESH ALBIN KURTI!

Ate qe dikur i tha ish kryeministrit ne parlament, po ia them edhe une per konferencen e sotme! Albin, suksese në Qeveri! Dije se ndoshta do të bëhesh shumë...
The head of the 'Vetëvendosje' party Albin Kurti, once upon a time in the protests in Pristina. (Picture by Vedat Xhymshiti, for Zuma Press)

Ate qe dikur i tha ish kryeministrit ne parlament, po ia them edhe une per konferencen e sotme!


Albin, suksese në Qeveri! Dije se ndoshta do të bëhesh shumë shpejt personi kundër të cilit do të protestoj në sheshin Nena Terezë dhe sa here do të më shohësh nga xhami i Qeverisë, do ta kujtosh të kaluarën tënde në shesh! Me t’mira dhe mirë që po shpenzohesh edhe ti, me na dal një lider i ri i shpresës së re! Kështu e ka bota dhe shoqëria: njerëzit shkojnë e vijnë! Gjithmonë jemi në kërkesa të reja, liderë të rinj dhe të ardhmen befasuese!

Atë që dikur i tha ish kryeministrit në parlament, po ia them edhe unë për konferencën e sotme: Albin, mos u zgërdhij! Ani mirë ia keni bërë që s’e keni lënë edhe për mandatin e tretë, se u bo boll, ama bile mos u zgërdhij! Ke ndryshe, ndashtë! E ke kuptue më në fund se nuk shkon me kokëfortësi, sepse t’keq t’mirë, me dike qare s’e ki pa bashkëpunue në demokraci! Plus nëse don me i mbajtën anëtarët afër vetes, në opozitë s’mundesh përjetësisht t’i kesh njerëzit afër, pa i ndarë ndonjë vend pune! E kuptoj që të ka deshtue revolucioni, s’ki çka bon! E di se nuk është lehtë me u shtye as me boten pa metafora, sepse janë rrëzuar qeveri e qeveri, që kane pasur trashëgimi katërmijëvjeçare e lëre më në Kosovë! E di se ke thënë do t’i shtojmë teknikat dhe metodat, një këmbë në parlament, një në rrugë, por kohës së fundit, e ke parë se njëra këmbë ka marrë më shumë forcën (parlamenti) dhe rrugës i ka humbur legjitimiteti, sepse njerëzit nuk dalin në rrugë kur ndryshon radikalisht qëndrimet për të njëjtin proces! E di qe kjo ka qenë edhe ajo që është dashur të të ndodhë për ty si lider, sepse tashme njerëzit kërkojnë përgjegjësi se si do të jetë rezultati zgjedhor i VV-së dhe me këtë u ke treguar edhe anëtarëve brenda dhe jashtë VV-së, se ti di qysh me i fitue zgjedhjet dhe me u ba Qeveri! Se edhe ti di me ndryshue qysh kanë ndryshuar të gjithë!

Albin, në mes të Ramushit dhe Thaçit, t’kisha zgjedhur ty dhe je larg këtyre dyve si personalitet dhe dije, por me sjelljet e fundit, demagogjia dhe fjalori politik verbal beso nuk ka asnjë ndryshim mes teje dhe të tjerëve! Ti që ke ndryshue, ndashtë, ama njerëzve u ke obligim t’iu kërkosh falje dhe t’ua shpjegosh me shumë gjërat! Të paktën vetëm një gjë ndërroje: mos vazhdo me na bindë që s’ke ndryshue, sepse ajo po shihet nga aeroplani! S’ki bre nevojë, se njerëzit kashtë s’hanë sot dhe ti që ke folen shpesh si opozitar dhe të janë ruajtur të gjitha xhirimet dhe shkrimet, ke përgjegjësi shumë më të madhe se këta liderët e tjerë që s’kanë shkruar aq, sepse atyre fjala nuk iu ka regjistruar sikur ty, me kolumnet e vazhdueshme!

Albin, nuk ka pasur zgjidhje me nejtën as në opozitë, sepse qysh kishe mujtën me u ba bashke në rast se PDK-ja do të mbetet në opozite, kur keni pasur me të mospajtime të mëdha! Vështirë do të arritshit ndonjë iniciativë në parlament dhe më mirë që jeni ‘përlye’ krejt, se me u pasë përlye vetëm pak (mos me hy në Qeveri e vetëm me i mbështetën!)! E di që ma mire qe jeni bere bashke, sepse anetaret e LDK-se, AAK-se dhe Nismes, kane arritur nje simpati per juve, ndonese nje pjese e madhe e vv-isteve te devotshem jane zhgenjyer me ju, dhe kjo do të jetë thikë me dy tehe: ose zgjerim i votave në të ardhmen për me marre ndonjëherë postin e kryeministrit, duke i dhënë shancin AAK dhe LDK-së kësaj radhe dhe me priten radhën tani për vete ti, ose ke me ra edhe më shumë për shkak se populli ka filluar me thanë: krejt njohit tekukan kanë!

Albin, në një anë ke kallxue dyftyrësi që po kërkon me i udhëheq negociatat apo si ofertë nga LAN-i, por në anën tjetër, mirë që ke thanë po i udhëheqim ne negociatat, se ashtu po i bie se ti ke frikë me marre përgjegjësi dhe jo rrallëherë është thënë për ty si person që i frikësohesh përgjegjesive, prandaj ke dashur të jesh me vullnetin tënd, larg proceseve të rëndësishme ekzekutive! Me këtë ke kallxue që di të marrësh edhe përgjegjesi, e jo vetëm me kundërshtue! Kjo në këtë pikë është edhe mirë, sepse lehtë është të kritikosh negociatat, e do të shohësh se vështirë është procesi i negociimit, sepse sapo pranon si negociator, kërkon edhe kompromise, përndryshe, e sheh që do të jetë vështirë, sidomos kur ka edhe mbikëqyrje dhe ndërhyrje direkte nga shume agjenda evropiane dhe botërore! Nuk je vetëm me Serbinë si palë, por edhe me boten!

Albin, mos e përmend shpesh: ”E kemi ba për të mirën e Kosovës!”, sepse ti e di kush e ka thënë shpesh këtë fjali! Albin, mos harro se prej qiellit dukej se ky është momenti kur janë përputhur interesat personale të liderëve të partive politike të LAVN-it, sepse njëri është dashur të japë dorëheqje prej partisë politike pasi humbi zgjedhjet (Isa), tjetri zor se do ta kishte marrë postin aq të dëshiruar të kryeministrit (Ramushi), pasi Hashimi fitoi shumë ulëse dhe ishte edhe individualisht fitues, sepse vetë e udhëhoqi krejt fushatën; po ashtu edhe Fatmiri ka hyrë në inati, sepse nga ankthi që s’po e kalon pragun, u bë faktor dhe iu hakmor ish bashkëpartiakëve të tij; po ashtu edhe ti, ke pasë përgjegjesi për dy palë zgjedhje lokale dhe qendrore, plus rritja e kultit të Shpendit dhe disa reforma që duhej të bëheshin brenda LV-së, dhe kjo të ka ndihmuar të tregosh se edhe unë mund të bëhem më tolerant, më fleksbil dhe më i hapur me partitë e tjera politike, prandaj edhe në mandatin e dytë, prapë e meritoj të jem udhëheqës i LV-së, pasi do të mbahen zgjedhjet e ardhshme!

Albin, që ke ndryshue ndashtë, sepse politika nuk bëhet me stilin e ‘nacionalizmit getoizues dhe prepotent në raport me politikat globale’; udhëheqës i mirë i Kosovës është vetëm ai që fiton nga përplasjet në rendin global, e jo të përplaset vetë me rendin global pa diplomaci, sepse peshku i madh e ha të voglin dhe peshku i shpejtë e ha të ngadalshmin, qysh kanë thanë shumë njerëz Albin, mos u zgërdhij!

Ti u pate bërë hero në atë kohe, por tash nëse vazhdon edhe ti me u zgërdhie edhe para kohës, dije se zemërimi i popullit është shumë i rrëzikshëm! Me lehtë zemërohen me ty sesa me të tjerët! Të tjerët hapur kanë thënë se nuk janë të përsosur, ndërsa ti ke luajtur me përsosmëri, ide të mëdha, narrativa të pabesueshëm dhe me shpresa hiperbole!

Albin, ruaju nga zemërimi i popullit tënd, gojën e të cilit e ke pasur plot! Albin, mos u zgërdhij në konferenca as para televizioneve! E di që është e sikletshme tani të mbahesh kur te përsërisin gazetarët, ato që i ke thënë vite me pare ose muaj më parë, por kjo është kur ndryshon radikalisht! Ndryshimet radikale, gjithmonë vërehen nga largësia! Albin, suksese në Qeveri! Mirë që po e rrezon Thaçin dhe akoma mbajmë në mend se si pate thënë: S’do të ketë Thaçi 3! Është mirë që atë që ke premtue me këtë kredo profetike, duhet me realizue, pavarësisht a pajtohesh me LAN-in a jo! Mirëpo, herë të tjera mati fjalët mirë, as mos u nxeh nga pyetjet e gazetareve dhe t’i thuash; se s’ka nevojë për komente gjithçka është e qartë, sepse beso nuk është bash e qartë qysh po thue!

Albin, suksese në Qeveri! Dije se ndoshta do të bëhesh shumë shpejt personi kundër të cilit do të protestoj në sheshin Nena Terezë dhe sa here do të më shohësh nga xhami i Qeverisë, do ta kujtosh të kaluarën tënde në shesh! Me t’mira dhe mirë që po shpenzohesh edhe ti, me na dal një lider i ri i shpresës së re! Kështu e ka bota dhe shoqëria: njerëzit shkojnë e vijnë! Gjithmonë jemi në kërkesa të reja, liderë të rinj dhe të ardhmen befasuese!

Shihemi në shesh Albin!


© Avni Rudaku- Facebook status update!

Avni Rudaku, i njohur si Rud-Fiqiruesi, është analist shkencor në fusion e publicistikës, analizës politike, kritikë së artit, poezisë dhe recensioneve letrare. Aktualisht është kolumnist i rregullt i shtojcës javore për kulturë në gazetën “Kosova Sot”. Aktiviteti profesional i Rud-Fiqiruesit është i pasqyruar në ditarin e tij dhe në kontributin e tij profesional tek THEFrontliner.net Rudi, ka botuar librat: “Poezi pa frymë” (2010) dhe “Pa frymëzime” (2011).

Enter your email address to subscribe to THEFrontliner.net and receive notifications of new posts by email.

RELATED BY