7 Shkronjat

M-igjeni – poeti i madh shqiptar, në përpjekjet e tij prej revolucionari, për shembull reth fenomenit të prostitucionit, i këndonte mjerimit ekonomik sepse e dinte që varfëria shtynte vajzat...
Një i ri shqiptar etnik nga Pristina, kryeqyteti i Kosovës, kujton enigmën e udhëtimit të 'pakthyeshëm' të tij. Korrupsioni i ashpër, dhe krime të tjera të organizuara të kryera nga politikanët lokalë të mbështetur fuqimisht nga ndërkombëtarët (EULEX) kanë rritur ashpër shkallën e papunësisë në mesin e gjeneratave të reja në Kosovën e pasluftës të vitit 1999. Sipas një studimi të Agjencisë për Bashkëpunim Zviceran, rreth 70% e të rinjëve të moshës 18 deri 30 vjet mbeten në gjiret e papunësisë.

200px-Migjeni11M-igjeni – poeti i madh shqiptar, në përpjekjet e tij prej revolucionari, për shembull reth fenomenit të prostitucionit, i këndonte mjerimit ekonomik sepse e dinte që varfëria shtynte vajzat të shisnin trupin e tyre, dhe shpartallonte tabutë morale sepse e dinte që fjala “prostitutë” ishte pjesë e leksikut patriarkal. Ai ishte armiku i shoqërisë që femrat i trajtonte si copa të dhjamit përreth vagjinës dhe i shoqërisë që shihte burrat si penisë dykëmbësh. Ai ishte armiku i komodifikimit të trupit dhe kundër leçitjes sociale kundrejt prostitutave. Ishte sinteza e Marksit dhe Niçes në të njejtën kohë. Ishte proletari seksual shumë i nevojshëm atë botë, e aspak më i panevojshëm sot. Grushti i Migjenit ishte një simbolikë për revolucionin që do të thyente vargonjt ekonomikë e moralë që rëndonin mbi kurrizin e të varfërve dhe grave.

mailman-galleryP-rofetët – Së pari, emri profet nuk përdoret vetëm në konotacion religjioz, por edhe në atë laik. Profet është secili që gjeneron ide dhe i jetëson ato. Moisiu, Krishti e Muhamedi, që të tre, shpallën dhe jetuan ide revolucionare. Përtej vellos hyjnore, vepra e tyre, mendoj unë, në thelb prodhonte socializëm. Moisiu udhëhoqi popullin e tij drejt çlirimit nga skllavëria e Faraonit, kurse diktumi: “secili sipas mundësisë dhe secilit sipas nevojës”, për herë të parë ishte formuluar në Testamentin e Vjetër. Pasardhësi i tij, Krishti, shëronte njerëzit falas, duke u bërë kështu mishërim i drejtësisë në shëndet. Ai ishte mësuesi që mësimet i jepte falas sepse e drejta për edukim, për të, ishte e patjetërsueshme. Bibla na tregon se pasurimi është mëkat kur thotë se: “Më lehtë mund të futet një deve në vrimë të gjilpërës, sesa një i pasur në parajsë”. Në Kalifatin Islamik, nën jehonën e revolucionit të Muhamedit, qysh në shek. VII u themelua “shteti social”, fenomen që në Evropë është shfaqur plot 12 shekuj më vonë. Filozofia e Moisiut e Krishtit u materializua në Kalifat: Të gjithëve u mundësohej strehim, ushqim, shërim e arsimim falas.

Revolutionary_SocialistsR-evolucionari – Në një pjesë të madhe të historisë, autoritete të ndryshme si klerikë, feudalë, kapitalistë të mëdhenj e politikanë, na kanë mësuar se bindja është virtyt, kurse mosbindja mëkat. Sipas teologjisë historia e njerëzimit ka filluar me një akt të mosbindjes: Adami refuzoi t’i bindej urdhërit të Zotit për të mos ngrënë pemën e ndaluar, pikërisht duke e ngrënë të ndaluarën. Zoti e dëboi nga parajsa dhe e solli në tokë, ku më pas filloi historia e njerëzimit. Edhe sipas mitologjisë greke qytetërimi ka filluar përmes mosbindjes. Prometeu, duke vjedhur zjarrin nga perënditë dhe duke ua dhënë atë njerëzve, vendosi themelet për evoluimin e njeriut. Kur i bëhej presion që të pendohej para perëndive, ai me krenari thoshte: “Më mirë të zinxhirosem në këtë gur të madh, sesa të jem shërbëtor i devotshëm i perëndive.” Jam i mendimit se njëri nga boshtet e historisë së progresit është edhe mosbindja. Ndoshta sot Adam e Promete është ai që refuzon t’i bindet pushtetit dhe vjedh rrymë nga KEDS-i?!

Franciscan_missionaries_in_CaliforniaM-isionarët – Desmond Tutu, klerik i Kishës Anglikane, aktivist i të drejtave të njeriut, laureat i Çmimit Nobel për Paqe, është i njohur për fjalinë e tij në lidhje me misionarët e kolonializmit evropian në Afrikë. Ai thotë se: “Kur erdhën misionarët në Afrikë, ata patën Biblën, ne patëm tokat. Ata na thanë: ‘Le të lutemi!’ Ne mbyllëm sytë. Kur i hapëm, ne kishim Biblën, ata kishin tokat.” Një paralele pak a shumë e ngjashme mund të tërhiqet edhe midis marrëdhenieve të ndërkombëtarëve dhe kosovarëve. Kur ndërkombetarët erdhën në Kosovë, ne kishim fabrikat, ata kishin Demokracinë dhe Privatizimin. Na thanë: “Le t’i privatizojmë të gjitha, le të vendosim demokracinë!” Ne mbyllëm sytë. Kur i hapëm, ata kishin fabrikat, ne kishim Demokracinë dhe Privatizimin, e bashkë me to edhe 80 mijë njerëz të papunë. Pjesa tjetër është histori.

anonymousA-nonimi – Ushtarët, punëtorët dhe njerëzit tjerë të panjohur janë mishërime autentike të ideve universale. Më kujtohen momentet kur fëmijë e pleq, të gjithë bashkë, vraponin plot gëzim të preknin uniformën e ushtarëve të UÇK-së menjëherë paslufte. Të gjithë i bekonin ata, të gjithë ishin të mahnitur nga figurat e ushtarëve. Të gjithë ishin anonimë. Në çaste si ky, është anonimiteti, Badiou thotë, ai që zë vend, e jo identiteti: vlera universale e Idesë, virtyti gjenerik i saj, që është ajo që brengos, që entuziazmon njerëzimin. Dimensioni fundamental i figurës së ushtarit është uniteti dialektik në mes të vdekjes së guximshme dhe pavdekësisë, i materializuar në Flakadanin e Përjetshëm, i cili lartëson Ushtarin e Panjohur, nën Portën Triumfale në Paris. Pas përmendores për Ushtarin e Panjohur, besoj që tani është radha që një përmendore t’i ngritet Punëtorit të Panjohur, atij që interesi privat i mori djersën e vendin e punës dhe që është tretur në anonimitet. Pse të mos bëhet në Kosovë kjo?

Shkodran Ramadani — © THE Frontliner

Shkodran Ramadani — © THE Frontliner

N-eutraliteti – Është e vështirë të jesh neutral në kohën kur situatat marrin pozicione të skajshme. Energjia e polaritetit shkrin çdo gjë midis dy poleve, që do të thotë se vështirë mund të ketë hapësirë për pozicion neutral. Ose je me të padrejtin, ose me viktimat e tij. Mes nuk ka. “Nuk mund të jesh neutral në trenin në lëvizje”, thotë Howard Zinn. Neutraliteti është një pozicion ideologjik në shërbim të pushtetit, prandaj ky poizicion duhet të bëhet objekt i pandërprerë i kritikës. Psh sot, në një botë me dinamika qartë antagoniste si: lufta kundër paqes, nacionalizmi kundër internacionalizmit, barazia kundër pabarazisë, kolektivi kundër elitizmit, është e pamundur të kesh pozicion neutral. Neutrali i Zinn është pak a shumë i ngjashëm me Analfabetin e dramaturgut të madh gjerman Bertolt Brecht që refuzon të dëgjojë për politikën.

A-rti – Ka shumë artistë: muzikantë, poetë dhe aktorë në çdo vend të botës që janë të gatshëm të t’i japin botës kolorit me tinguj, ngjyra e vargje të bukura, për ta bërë atë më të pranueshme për ne, por vetëm nëse ne u japim rast. Artistët, më mirë se kushdo, e dijnë se çfarë po humbim ne që jemi të kredhur në vorbullën e përditshmërisë monotone. Arti është një përpjekje që “vendos rend mbi kaos”. Arti është kristalizim poetik i fluiditetit të ekzistencës së përditshme, apo siç do të thoshte Kierkegaard, është një përpjekje për të krijuar panoramë të bukur mbi realitetin e papërsosur. Arti është njëri nga ndërmjetësuesit më seriozë përmes së cilit njerëzit mësojnë të komunikojnë dhe të përgjigjen kundrejt botës. Arti është shigjeta përmes së cilës i pakënaquri transhendon realitetin.


Shkodran Ramadani vjen nga Gjilani. Është i lindur në vitin 1989. Ka përfunduar Shkencat Politike pranë Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë kurse tani ndjek studimet pas-universitare pranë Universitetit të Prishtinës. Është një i ri entuziast e kureshtar, me sy kritik përballë proceseve që përshkojnë sferën publike. Orvatjet e tij gravitojnë rreth synimit të tij që të jetë zëri i atyre që nuk kanë zë dhe jo rrallëherë sfidon botëkuptimet dominante në shoqërinë shqiptare dhe përtej.

Shkodran Ramadani, është autor i rregullt tek 'THE Frontliner'. Ai është student i Universitetit Publik 'Hasan Prishtina' në Prishtinë, në fushën e Sociologjisë në nivelin MA. Shkodrani është i interesuar në interpretimin dhe anilizën filozofike të zhvillimeve politike në shoqërinë shqiptare dhe atë të huaj.

Enter your email address to subscribe to THEFrontliner.net and receive notifications of new posts by email.

RELATED BY

  • »In praise of WikiLeaks« Jill Stein

    I’ve gotten a first—hand look at how the establishment attacks people who challenge the status quo. These attacks are intended to brand their targets as pariahs and stigmatize anyone...
  • Berati dhe belaja me Turqinë

    Unë ngritem për të mbrojtur lirinë e shprehjes, por nuk mund të hesht kur një imam apo i ri dënohet për nxitje të dhunës derisa gazetarët duartrokiten. Unë jam...
  • Are Black Lives Terrorist Lives?

    Well, this is what happens when the full force of the domestic state-terrorism apparatus sets itself against the innocent and frequently impoverished citizens of colour that mistakenly chose to...
  • If Other Professions Were Treated Like Photography…

    what if other professions were treated like photography? Here’s what a “part-time professional’s” Facebook posts might look like if other careers experienced the “everyone’s a photographer” phenomenon,...