Tregu i Ngushtë i PTK-së

Kur nuk u arrit dot të shitet PTK-ja, qytetarët e Kosovës si pronarë të kësaj ndërmarrjeje u kërcënuan dy herë nga dy burime të ndryshme. I pari kërcënim erdhi...
Shpend Kursani ©THE Frontliner

Shpend Kursani ©THE Frontliner

Kur nuk u arrit dot të shitet PTK-ja, qytetarët e Kosovës si pronarë të kësaj ndërmarrjeje u kërcënuan dy herë nga dy burime të ndryshme. I pari kërcënim erdhi nga vetë blerësi potencial. Ai në një intervistë për njërën nga mediet vendore u drejtohej qytetarëve të Kosovës me një ton kërcënues se gjoja mosshitja e PTK-së do t’i trembte investitorët tjerë potencial në të ardhmen. Pra po ta dëgjojeme kujdes këtë blerës potencial të PTK-së të linte të kuptoje se shitja e PTK-së do na i sjellë edhe plot investitorë tjerë. Ai nuk kishte faj pse i thoshte këto. Ai sillej sipas rregullave të xhunglës së tregut në Ballkan, gjegjësisht në Kosovë, ku porsa ta kapë një copë pronë, nuk ka kush më për të dëgjuar për emrin e tij. Pra ai përdorte strategji njësoj sikurse një kafshë e xhunglës që përdor strategji për ta mashtruar gjahun vetëm sa për ta kapur atë. Meqenëse fliste në gjuhën angleze, ai la të kuptohet së nuk është nga Kosova dhe si i tillë nuk e fajësoja për mosdijen e tij për atë se investitorët në Kosovë tremben nga haraçi e dajaku siç ndodhi me investitorë turq e italian respektivisht e jo nga mosshitja e një prone publike. Ka plot prona publike në Evropë e ShBA që nuk e kanë ndërmend të shiten, ndërkaq investitorët vetëm se ushtohen.

I dyti kërcënimi erdhi nga vetë Qeveria e Republikës së Kosovës. Me të dështuar procesi i shitjes në fundvitin që lamë, zyrtarë të saj filluan t’i kërcënojnë pronarët e kësaj ndërmarrjeje, pra qytetarët e Kosovës, se tashmë PTK-ja nuk do të shitet as për gjysmën e çmimit sa ishte mundësia për t’u shitur. Kur gjatë vitit të kaluar filluan dyshimet për shitjen e kësaj ndërmarrjeje me një çmim shumë të ulët, zyrtarë me poste publike të partisë më të madhe në pushtet thoshin se nuk është qeveria ajo që e përcakton çmimin, por është tregu. Mirëpo tash kur të njëjtit zyrtar marrin guximin të na tregojnë se sa do të jetë çmimii PTK-së në të ardhmen, atëherë është e qartë se tregu i cili përcakton çmimin për këtë ndërmarrje në fakt qenka vetë klika e këtyre zyrtarëve e të afërmve të partisë më të madhe në pushtet. Pra këtu e kemi rastin ku shitësi i mallit të huaj është njëkohësisht edhe blerësi i po atij malli. Vendoseni vetën në një pozitë të njëjtë: sa do t’ia vendosnit çmimin PTK-së për t’ia shitur vetës? Normalisht, falë nuk do ta merrnit, por ja që ky 100 apo 200-milionëshi do të tingëllonte si çmim sa për të mos u akuzuar që e keni falur.

Sa i përket PTK-së, nuk ka nevojë asnjë qytetar të futet në debat ideologjik, krejt çka duhet është debat logjik. Është fatkeqësi që debati mbi PTK-në bëhet rreth çmimit të saj, pra që nënkupton domosdonë e shitjes së saj, se sa në arsyeshmërinë e shitjes së saj. Para se t’i përgjigjemi pyetjes se sa duhet ta shesim PTK-në, duhet t’i shtjerrim përgjigjet në pyetjen se pse duhet ta shesim PTK-në? Zyrtarë qeveritar dhe përkrahës të tyre mediatikë i kanë dhënë disa përgjigje në këtë pyetje. Përgjigja e parë e cila jepet “mbi tavolinë” është se paratë nga shitja e PTK-së do t’i kontribuonin buxhetit, me çka do të investohej në infrastrukturë. Përgjigja “ndër tavolinë” është se në PTK ka shumë korrupsion dhe kërkesa për favore, e kjo gjoja nuk po e lënka rehat kryeministrin e të tjerët, kështu që shitja e PTK-së do ta zgjidh këtë problem.

Të merremi me përgjigjen e parë. Mesatarja e fitimit të PTK-së pas tatimeve në pesë vitet e fundit ishte rreth 45 milion Euro. Ky fitim është arritur me gjithë strukturën e qelbur brenda kësaj ndërmarrje të instaluar nga qeveri të ndryshme, dhe me gjithë investimin që është bërë për ta fundosur këtë ndërmarrje. Nëse buxhetit të Kosovës i nevojiten 200 milion Euro, PTK-ja si pronë publike është në fakt makinë për shtypjen e parasë. Duke e mbajtur PTK-në si pronë publike, në emër të saj mund edhe të huazohen paratë e nevojshme për investime publike. Nëse buxhetit të Kosovës i nevojiten 200 milion Euro, ato mund të huazohen dhe të kthehen nga një pjese e vet fitimit të PTK-së. Pra në rast se huazohen 200 milion Euro për 10 vite me 10% kamatë, atëherë për 10 vite resht Kosova do të paguante nga 26 milion Euro në vit çka përbën vetëm rreth gjysmën e fitimit të PTK-së nga i cili edhe do të paguhej huazimi. Dhe me gjithë këtë, PTK-ja prapë do të mbetej në fitim. Kështu, në fund do të mund ta shijonim edhe investimine 200 milion Eurove por edhe ta kemi PTK-në e cila sërish do të “shtypte para” për investimet tjera publike. Pra arsyeja se shitja e PTK-së bëhet për ta plotësuar buxhetin e Kosovës për investime është e palogjikshme dhe si e tillë e papranueshme.

Të merremi me përgjigjen e dytë. Të shitet PTK-ja që të lirohet nga korrupsioni dhe kërkesa për favore?! Kjo nuk ka logjikë, sepse në vete përbën standard të dyfishtë. Nëse shitja e gjithçkaje publike të korruptuar e zgjidh problemin e korrupsionit atëherë ta aplikojmë këtë logjikë përgjithësisht. Pra ta shesim Policinë e Kosovës dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme që ta zgjidhim problemin e korrupsionit dhe kërkesës për favore. Apo t’i shesim gjykatat, rektoratin, spitalet, si çerdhe të favorizmave dhe korrupsionit. Nëse privatizimi e zgjidh problemin e korrupsionit, shitja e institucioneve të lartshënuara do të duhej t’i paraprinte shitjes së PTK-së.

Pra argumentet që ofrohen nga ata që sa më shpejt e sa më lirë dëshirojnë ta shesin PTK-në janë të poshtra. Me këtë mënyrë të shitjes së kësaj ndërmarrjeje nuk po pajtohen më as të djathtët neoliberal që çdo të mirë e shohin tek prona private. Pra aq keq është puna. T’i vendosim për ca sekonda të dy ndërmarrjet më të mëdha të telekomit në Kosovë pranë njëra tjetrës. “Ipko” dhe “Vala”e PTK-së, që të dyja janë prona publike. “Ipko” është afro 100% e qytetarëve sllovenë ndërkaq “Vala” 100% e qytetarëve të Kosovës. Dallimi në oferta, shërbime dhe investime e këtyre dy ndërmarrjeve është si nata me ditën, siç mund ta dinë përdoruesit e këtyre shërbimeve. Nuk është pra se “Ipko” është private andaj po na bien 3G e shërbimet tjera. Ndërmarrja publike Ipko i ofron këto shërbime sepse Qeveria e Sllovenisë e menaxhon këtë ndërmarrje për interesin e qytetarëve sllovenë. E dallimi kyç në fakt është ky, se drejtori i bordit të Telekomit slloven hetohet për korrupsion dhe keqmenaxhim dhe si rrjedhojë arrestohet, ndërkaq drejtorët, anëtarët e bordit, dhe të tjerët përgjegjës në PTK marrin udhëzime për fundosjen e ndërmarrjes që të shitet lirë ashtu që të vetëblihet lirë. E më e keqja është se edhe organet e drejtësisë përgjegjëse për t’i hetuar këto urdhra marrin urdhra nga ata që duhet hetuar për këto urdhra. Të mos ndryshohet prona e PTK-së, por ata që keqmenaxhojnë me të.

Shpend Kursani, pursued his masters degree at the University of Cambridge (2010-2011) where he earned his M.Phil. degree in International Relations with distinctions on his thesis topic “Using Soft Power: The EU’s Ability to Influence the Domestic and Foreign Policies of the States of the Western Balkans”. He is an External Senior Researcher at the Kosovar Centre for Security Studies - KCSS. He is Founder and Member of the Steering Committee at the Balkan Think Tense - BTT. He is also an adjunct lecturer in the field of International Relations at the University College Universum. Shpend has previously (2011-2013) been a Senior Researcher at the Kosovar Institute for Policy Research and Development - KIPRED, where he published a number of policy analysis that in general cover the functioning and political development of Kosovo and Kosovo's relations with Serbia and other international actors.

Enter your email address to subscribe to THEFrontliner.net and receive notifications of new posts by email.

RELATED BY

  • »In praise of WikiLeaks« Jill Stein

    I’ve gotten a first—hand look at how the establishment attacks people who challenge the status quo. These attacks are intended to brand their targets as pariahs and stigmatize anyone...
  • Berati dhe belaja me Turqinë

    Unë ngritem për të mbrojtur lirinë e shprehjes, por nuk mund të hesht kur një imam apo i ri dënohet për nxitje të dhunës derisa gazetarët duartrokiten. Unë jam...
  • Are Black Lives Terrorist Lives?

    Well, this is what happens when the full force of the domestic state-terrorism apparatus sets itself against the innocent and frequently impoverished citizens of colour that mistakenly chose to...
  • If Other Professions Were Treated Like Photography…

    what if other professions were treated like photography? Here’s what a “part-time professional’s” Facebook posts might look like if other careers experienced the “everyone’s a photographer” phenomenon,...