Letër Albinit

Ambicjet tua të pa përmbajtura Albin Kurti e përmbytën kryengritjen e dhjetë shkurtit 2007, në vend se ta përmbysnin pushtetin e huaj anti-kombëtar e anti-njerëzor në vend.
© Vedat Xhymshiti, BPA

Më 20 nëntor, Albin Kurti i partisë ‘Vetëvendosje’ u paraqit në një konferencë, nëpërmjet të cilës ai iu drejtua popullit të mjerë në Kosovë. E unë, si një nga ‘të mjerët’ po i përgjigjem atij dhe klikës së tij partake.

Termet që i kam përdorur mund të jenë brutale për lexuesin, por kur kujtojmë se në çfar gjendje na sollën banditët si Hashim Thaçi, Albin Kurti, Isa Mustafa, Ramush Haradinaj etj, mendoj se shkronjat nuk mjaftojnë, por meqë vetëm shkronjat i kemi në duar, ja këto përgjigje merr banditi A. Kurti për veprimtarinë e tij mafioze e mashtruese.

Albin, ti ia ke mundësuar Hashim Thaçit që ta vazhdojë agoninë për popullin e Kosovës, shansin për luftimin e krimit dhe korrupsionit ti e ke mbytur. Ti ia ke ndalë përpjekjet në gjysmë Kosovës, duke rehabilituar njerëz të dyshuar për përfshirje në krim të organizuar, siç është ai i llojit të Rexhep Selimit (siç flasin dosjet ndërkombëtare!) dhe bashkëpunëtorët e tij.

Albin, ti ishe ai i cili kishte shprehur besimin mbi një ‘kolaboracionist’ si Isa Mustafa, i cili përveç se dyshohet për përfshirje në krim të organizuar, ti ia ditke madje edhe 70 dosjet të cilat iu paskan futur në frigorifer.

Albin, mos rrej! Kosova nuk ka klasë të mesme. Mitrovicën edhe më të ndarë? Serbinë edhe më të pranishme? Çfar bëtë ju dhe partiakët tuaj për Mitrovicën që kur u futët në pushtet, çfarë bëtë ju kundër pranueshmërisë së Serbisë në Kosovë që kur ju u futët në pushtet? Albin, pse e votuat Pakon e Ahtisaarit e cila e bënë Serbinë edhe më të pranishme në Kosovë, Mitrovicën edhe më të ndarë, dhe Kosovën edhe më të varur nga Serbia?

Për pesë muaj rresht e pamundësuat PDK-në, një parti e cila është kryesisht e përbërë nga grupe dhe individë të dyshuar per krime politike, ekonomike, dhe krime lufte kundër njerëzimit, por këtë pamundësim e bëtë jo pse juve dëshironit t’i luftonit trendet negative që po i përmendni aq mirë. Këtë e bëtë sepse edhe juve ju duhej pushteti për të kënaqur apetitet e anëtarëve tuaj të dyshuar për përfshirje në krim të organizuar, po-po Albin qindra anëtarë janë ‘garniturat e dyshuara kriminale’ të PDK-së’ e që kanë gjetur hapësirë rehabilituese në partinë tënde.

Albin, pse po përpiqesh të na bindësh se kriminelët do t’i kishe luftuar me kriminelë? Albin, a mos është kjo përpjekja e jote idiotike për t’i shpëtuar ‘kriminelët’ e tu në parti? Apo ndoshta edhe kriminelët e koalicionit, kur po i përmend 70 dosjet e Isa Mustafës në frigorifer, dhe kur po e kujtoj se çfarë besimi shprehje mbi karakterin e Isa Mustafës, po e kuptoj shumë mirë që 70 dosjet e Isës edhe ashtu kishin për të shkuar në frigorifer, por në këtë rast jo nga ambasadorja Jacobson, por nga ti, ngase Isa do të qëndronte me ty në koalicion.

Ngase ti Albin doje që t’i drejtoje negociatat me Serbinë, a të kujtohet kur shkruaje: “negociatat për Thaçin janë si uji për peshkun” Albin, kur deklarove se do t’i marrësh negociatat, a e kuptove se tanimë ishe kthyer në një peshk, po si Hashimi?

  • Si mund të përpiqesh të na gënjesh o Albin, pse bre djalë po rren?
  • Ti bash po mendon se na shoqëria e këtij vendi i hajmë rrenat e tua kur na thua se do ta luftosh krimin? Si mund të luftosh krimin kur kriminelët i ke në parti o Albin?

Albin me njerëzit që je në parti dhe me partitë e tjera që bëtë koalicionin paszgjedhor ju jeni të dyshuar për përfshirje në krim të organizuar të natyrës së trafikimit të armëve, drogës dhe prostitucionit. Albin, krimi me kriminelë nuk luftohet, kriminelët luftojnë njëri-tjetrin për konkurencën e tregut të krimit, këtë na e mëson shkenca e kriminologjisë. Kemi mësuar t’i lexojmë nja 36 shkronja dhe disa faqe të librave nganjëherë për dallim prej teje që mban librat e vogla në dorë, për të krijuar përshtypjen e njeriut të lexueshëm.

Ambicjet tua të pa përmbajtura Albin Kurti e përmbytën kryengritjen e dhjetë shkurtit 2007, në vend se ta përmbysnin pushtetin e huaj anti-kombëtar e anti-njerëzor në vend. Këto apetite Albin e përdorën gjakun e të vrarëve kundër Pakos së Ahtisaarit për kapitalin partiak, duke e shkelur gjakun e tyre o Albin, keni bërë koalicion me ata që thatë se janë “haraçxhi!”, me ata që bashkëpartiakët e tu në mungesë të kulturës së debatit dhe gjuhës argumentative në komunikim i quani kriminel. Me ata që i amnistuan vrasjet e dhjetë shkurtit 2007.

Në kuadër të luftës për t’ia ngritur pazarin vetës e për t’ia zbritur tjetrit ju e keni mbajtur shpresën e Kosovës peng që nga viti 2005 kur edhe pati dalë “Lëvizja Vetëvendosje” me aktivitetin e saj të parë kundër negociatave me Serbinë. Për tre vite në kuadër të kësaj lufte Albin i keni përdorur rininë kosovare si drunj të cilët duhej t’a duronin kërbaçin e pushtetit policor të huaj e vendor, vetëm e vetëm për ta tërhequr vëmendjen e publikut dhe për ta krijuar e për ta menaxhuar konfliktin qytetar-pushtet! O Albin Kurti, ti nuk ke bërë thirrje për rezistencë, por ke thirrë njerëzit për të ta ‘kolorizuar’ aktivitetin tënd politik, duke i gënjyer ata se do të vazhdonit aksionin protestues deri në një kryengritje mbarëpopullore për t’i dhënë fund kolonizimit të huaj dhe vendor, deri në shkëputje përfundimtare të Kosovës nga Serbia, deri në materializimin e së Drejtës fundamentale për Vetëvendosje dhe referendum. Albin, ti ia ndale hovin kryengritjes së 2007-ës, a po të kujtohet parulla “Unë votoj, ti voton, ai/ata votojnë, ju votoni, ata përfitojnë!” o Albin rrenci, pse po përpiqesh t’i mashtrosh njerëzit, o Hashim Thaçi n’embrion?!

Albin, a po të kujtohet kur shkruanim “JO NEGOCIATA VETEVENDOSJE!”?

Nga marrëveshja te presidentja Jahjaga na qenkan inkurajuar strukturat e krimit dhe të korrupsionit, pse o Albin s’po të kujtohet më ambasadorja Jacobson?

Ju bëni thirrje që ta hjekim qafe këtë regjim? Këtë regjim që ju i dhatë legjitimitet që në kohën kur ju vendosët t’i bashkoheshit madje duke u betuar para tij e duke i votuar ligjet që dilnin nga po ky regjim? Albin, a të kujtohen fjalët që i shkruaje: “në sistem hin melaqe e del dreq” Albin ti je saktësisht ky dreqi!

Albin ty nuk të besohet, ti rrejte, ti e ndale kryengritjen më 10 shkurt 2007, që atëhere ti je po aq i zi sa këta dreqnit e tjerë. Albin ti je po aq kolaboracionist sa edhe vetë Isa i LDK-së dhe isallarët e tjerë që janë kolaboracionist e banditë të marr me qera nga korporatat e huaja. Ti, je thjesht një bandit, rrenacak tjetër politik në këtë vend të rrethuar me kodra e male! Ti thjesht i përket Mafias e cila e ka një ‘shtet


Gazeta EXpress

 

Vedat Xhymshiti; është gazetar dhe korrespondent i pavarur lufte. Ai ka raportuar një numër të konflikteve të Lindjes së Mesme dhe Afrikës, deri tek lufta e tanishme civile në Siri. Ai është botuar në media të ndryshme, duke përfshirë Der Spiegel, New York Times, Le Monde etj. Xhymshiti, është kritik i mediave të shkruara, kolumnist i Rrjetit Ballkanik për Gazetari Hulumtuese, autor i shkrimeve tek magazina '2.0' në Prishtinë dhe themelues i THEFrontliner.net

Enter your email address to subscribe to THEFrontliner.net and receive notifications of new posts by email.

RELATED BY