Mbi Intelektualët Shqiptarë, Rrethanat, dhe ShBA-në

Më lehtë dhe më e pranueshme në këtë shoqëri tejet konservatore është të kesh një debat mes fetarëve praktikues e ateistëve religjioz se sa për dhe mbi ShBA-në. Kjo...
Shpend Kursani ©THE Frontliner

Më lehtë dhe më e pranueshme në këtë shoqëri tejet konservatore është të kesh një debat mes fetarëve praktikues e ateistëve religjioz se sa për dhe mbi ShBA-në. Kjo paraqet boshllëk mendor dhe tkurrje intelektuale e që në vete është grusht ndaj çfarëdo progresi shoqëror. Është fatkeqësi që tema mbi ShBA-në dhe marrëdhëniet e saj me shqiptarët është temë tabu. Po t’i diskutosh marrëdhëniet shqiptaro-amerikane edhe në një familje mesatare në Kosovë, ku e potencon mbase edhe një gabim krejtësisht të vogël të ShBA-së, të marrin për të çmendur, ndërsa një diskutim i tillë në shoqëri përpos epiteti i të çmendurit të vishet edhe një etiketë antipatriotike. Frika që ekziston për diskutimin për dhe mbi ShBA-në dhe marrëdhëniet e saj me shqiptarët ma kujton frikën e mendimit për shkollimin e femrës në pushtetin Taleban. “Të kushton shumë”.

Shpend Kursani © THE Frontliner

Shpend Kursani © THE Frontliner

Ta vendosim ShBA-në në prizmin si të përshtypjes ashtu edhe të rolit të tyre në marrëdhënie me shqiptarët – vetëm shkurtimisht. Me ikjen nga politika izoluese në atë të inkuadrimit ndërkombëtar gjatë Luftës së Parë botërore, Presidenti i atëhershëm i ShBA-së Wilson vlerësohet mbase edhe për krijimin e shtetit Shqiptar me kufijtë e sotëm që për shumicën e popullatës mbetën të padëshirueshme. Mirë, për hir të kohës së lexuesit po e pranojmë argumentin që mbase do të mund të mbeteshim edhe pa këta kufij. Dhe ecim afro 85 vite tutje, roli i ShBA-së në çlirimin e Kosovës nga Serbia. Dhe tutje, ShBA-ja ka vazhduar dhe tenton ta ndihmoj Kosovën si në shtet-ndërtim ashtu edhe me veprime intensive diplomatike. Pra këto të themi së vështirë që mund të mohohen.

Pse nuk diskutohen vitet mes dy luftërave botërore, por edhe ato gjatë Luftës së Ftohtë e deri tek viti 1999? Brenda kësaj periudhe 85 vjeçare ShBA-ja asgjë të keqe nuk i ka bërë popullit shqiptar, por ta injorojmë qëndrimin amerikan ndaj shqiptarëve gjatë kësaj periudhe i bëjmë dëm të vërtetës. Përderisa Tito i urryer përgjithësisht në Kosovë mbante marrëdhënie të shkëlqyera me presidentët amerikan: Kennedy, Nixon, Carter, Ford, kryeministrat anglez Churchill e Thatcher, e kështu me radhë, rrethanat dhe interesat gjeopolitike të këtyre të fundit u linin pak hapësirë të dëgjonin e lere më të diskutonin mbi çështjen e shqiptarëve të Kosovës – ndërsa shumë nga këta të fundit shtypeshin.

Edhe gjatë luftës së fundit në Kosovë, deri në vitin 1998, qëndrimi i ShBA-së ishte më afër dëshirës së Millosheviqit për ta mbajtur Kosovën në Serbi e brenda kësaj premise të gjendej një zgjidhje paqësore me të drejtat që Tito vetëm se ua kishte dhënë shqiptarëve se sa për një Kosovë të pavarur. Ndërsa ky qëndrim u ndryshua vetëm më 1999 për shkak të rrethanave të krijuara, gjegjësisht frika nga një luftë e vazhdueshme në rajon e cila do të sillte një destabilitet edhe ne Evropë dhe rënia e reputacionit ndërkombëtar e fuqive të kalibrit të ShBA-së që filloi me lejimin e gjenocidit në Bosnjë. Në këtë polaritet të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane ku kemi një marrëdhënie (kushtimisht) pozitive para rreth 100 viteve si dhe në periudhën e luftës së fundit në Kosovë në njërën anë, dhe një marrëdhënie neutrale apo injoruese në 85 vite të tëra ndërmjet, është e qartë që këto marrëdhënie nuk na qenkan hyjnore por rrethanore.

Të shkojmë në Taiwan. Partner ky strategjik i ShBA-së u çnjoh nga kjo e fundit në vitin 1979 pasi OKB-ja kishte marr vendim në vitin 1971 që ulësen e OKB-së dhe atë të përhershmen në Këshillin e Sigurimit t’ia kaloj Republikës Popullore Kineze (RPK). Por si ndodhi që ShBA-ja ta tërheq njohjen e një partneri strategjik? Kjo nuk ndodhi se Taiwani i tha ndonjë ‘jo’ ShBA-së por ishin rrethanat krejtësisht tjera ndërkombëtare, përkatësisht forcimi i RPK-së e cila tashmë ishte më shumë në interesin e ShBA-së se sa Taiwani. Edhe më keq, as pa thënë ‘jo’ e as ‘po’, Taiwani përpos që nga rreth 160 njohje sa kishte më 1971 e i cili sot numëron 21 njohje, ShBA-ja tashmë interesin strategjik e mbanë me RPK-në – kundërshtarin strategjik të Taiwanit.

Të lëvizim në të tashmen në Kosovë, dhe këtu nuk mund të mos lidhem me debatet mes shqiptarëve si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë. Opinionistë nga Shqipëria padrejtësisht i vunë opinionistët nga Kosova që përshëndetën “jo”-në e Ramës në një plan antiamerikan. Në të dyja debatet u shtrua pyetja e njëjtë retorike nga opinionistët nga Shqipëria: “pse nuk i thoni jo Serbisë, por i thoni jo ShBA-së?” Përgjigja në këtë pyetje edhe do e shpalos marrëdhënien rrethanore shqiptaro-amerikane. Duke shtruar këtë pyetje opinionistët nga Shqipëria lënë të kuptohet se ‘jo’-ja ndaj Serbisë është në interes më të madh të Kosovës se sa ‘jo’-ja ndaj ShBA-së, gjë që është e vërtetë. Por duket se pak veta në Shqipëri e dinë që kjo ‘jo’ ndaj Serbisë, që do t’i shërbente interesit shtetërore të Kosovës, e edhe atij kombëtar nëse doni, nuk u lejua nga vetë ShBA-ja. Për edhe ata pak veta në Kosovë që kanë guximin (merre me mend: guximin) që të kërkohet një ‘jo’ ndaj Serbisë për shkak te interesit vendor, quhen antiamerikan nga zyrtar të lartë amerikan. Këtu tashmë e kemi një paradoks – qëndrimin që kërkonit që kosovarët ta mbajnë ndaj Serbisë e që letë të kuptohet që është në interes vendi po del se është qëndrim antiamerikan; dhe ju a jeni të tillë?

Edhe ata pushtetarë e përfaqësues të popullit që i thonë ‘po’ Serbisë e dinë që një gjë e tillë është kundër interesit të vendit, por arsyetimi i tyre është se “kështu po duan amerikanët”. Si mundet atëherë një qëndrim në dobi të interesave të Kosovës (dhe shqiptarëve), i vlerësuar kështu nga i gjithës spektri, të jetë kundër qëndrimit amerikan për Kosovën? A kanë ndryshuar rrethanat? Këtu më së paku e fajësoj ShBA-në, mbase rrethanat që po e çojnë ShBA-në që jo domosdo të përputhen me interesat e shqiptarëve po i krijojnë vetë pushtetarët këndej e andej kufirit, e të cilët ju kërkoni t’i lejmë rehat e të marrin vendime pa u “penguar” nga aktivizmi dhe protestat qytetare.

Dhe për fund, kur edhe opinionistë që duhet ta luajnë rolin e intelektualit të vërtetë i bashkëngjiten “mainstream”-it politik dhe fillojnë të sillën si teknokratët në pushtet, dhe lajthiten me argumentet gjoja proamerikane si të ishin e vërteta absolute e kësaj bote, atëherë ka filluar vyshkja e intelektit, atëherë ka përfunduar progresi shoqëror. Nëse dëshirojmë t’i kontribuojnë progresit shoqëror e jo pikëpamjeve afatshkurta teknokratike, duhet t’i diskutojnë të vërtetat mes marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, përkatësisht si u ndërtuan ato? Pse u ndërtuan? A mund të ndryshojnë? Në çfarë rrethanash ndryshojnë? Dhe çka duhet spektri politik shqiptar të bëjë në rast se ndryshojnë ato? Marrëdhëniet e mira me ShBA-në mbahen duke punuar në Washington, e jo me lajthitje në Prishtinë e Tiranë. Një popull që nuk e respekton veten nuk e meriton respektin e askujt. Ta shpëtosh një të sapolindur nga dhuna që i ushtrohet në rrugë, nuk ta jep të drejtën që ajo të të mos thotë asnjëherë jo. Kjo mbase është e obligueshme dhe e domosdoshme nëse pak keni vlera njerëzore.

Shpend Kursani, pursued his masters degree at the University of Cambridge (2010-2011) where he earned his M.Phil. degree in International Relations with distinctions on his thesis topic “Using Soft Power: The EU’s Ability to Influence the Domestic and Foreign Policies of the States of the Western Balkans”. He is an External Senior Researcher at the Kosovar Centre for Security Studies - KCSS. He is Founder and Member of the Steering Committee at the Balkan Think Tense - BTT. He is also an adjunct lecturer in the field of International Relations at the University College Universum. Shpend has previously (2011-2013) been a Senior Researcher at the Kosovar Institute for Policy Research and Development - KIPRED, where he published a number of policy analysis that in general cover the functioning and political development of Kosovo and Kosovo's relations with Serbia and other international actors.

Enter your email address to subscribe to THEFrontliner.net and receive notifications of new posts by email.

RELATED BY

  • »In praise of WikiLeaks« Jill Stein

    I’ve gotten a first—hand look at how the establishment attacks people who challenge the status quo. These attacks are intended to brand their targets as pariahs and stigmatize anyone...
  • Berati dhe belaja me Turqinë

    Unë ngritem për të mbrojtur lirinë e shprehjes, por nuk mund të hesht kur një imam apo i ri dënohet për nxitje të dhunës derisa gazetarët duartrokiten. Unë jam...
  • Are Black Lives Terrorist Lives?

    Well, this is what happens when the full force of the domestic state-terrorism apparatus sets itself against the innocent and frequently impoverished citizens of colour that mistakenly chose to...
  • If Other Professions Were Treated Like Photography…

    what if other professions were treated like photography? Here’s what a “part-time professional’s” Facebook posts might look like if other careers experienced the “everyone’s a photographer” phenomenon,...