Për Xhelal Inspektorin dhe Ligjet e Tij

Maska juaj po çirret, pafytyrësisë tuaj me maskë në fytyrë po i del ngjyra, drejt vetëvendosjes deri në vetëvendosje. “Po normal që nuk janë të kënaqun që po jua...

Maska juaj po çirret, pafytyrësisë tuaj me maskë në fytyrë po i del ngjyra, drejt vetëvendosjes deri në vetëvendosje.


Konfiskimi i Kombi-Busëve të Mitrovicës nga urdhërat 'ligjore' të Xhelal Inspektorit (Foto: KosovaLive360)

Konfiskimi i Kombi-Busëve të Mitrovicës nga urdhërat ‘ligjore’ të Xhelal Inspektorit (Foto: KosovaLive360)

“Po normal që nuk janë të kënaqun që po jua konfiskojmë, por na jemi të detyrum me zbatue ligjin”, kjo është përgjigja e kryeinspektorit të komunës së Prishtinës Xhelal Sveçla, të cilit i tingëllonin absurde (siç edhe janë!) dikur arsyetimet e njësitit special të policisë së Hashim Thaçit, të cilët ua gjymtonin kockat aktivistëve të lëvizjes së atëhershme Vetëvendosje në emër të ‘zbatimit të ligjit’, kur ata protestonin duke kërkuar materializimin e të drejtës fundamentale të lirisë kolektive atë për Vetëvendosje, e cila ende nuk iu njihet qytetarëve të Kosovës, për çfarë partia e Xhelalit duket të jetë pajtuar.

Sot Xhelali, i cili i takon klikës së puçistëve të Albin Kurtit, të cilët i bënë puç kryengritjes së shkurtit 2007, po e përdor pikërisht policinë e Hashim Thaçit, të cilët dikur bashkë-aktivistëve të tij ua thyenin kockat me kërbaç të hekurt rrugëve të Kosovës. Zgjidhja ishte, është dhe mbetet në rrugë. E, taksistët e Mitrovicës duhet të rezistojnë kundër sistemit të padrejtë shtypës, të cilit dashakeqësisht dhe qëllimisht i është bashkuar klika e Albin Kurtit në partinë e vetëquajtur ‘Lëvizja Vetëvendosje’.

“Tregoni kush o përfshi në sulmin ndaj makinës zyrtare të inspektorëve komunal, mos t’ju zgedhim na njo-ka-njo tash” iu drejtohej rreshteri i njësitit intervenues të policisë, mitrovicasve, të cilët vendosshmërisht ishin përpjekur për ta mbrojtur bukën e gojës për fëmijët e tyre, por ata refuzuan urdhrin e pushtetit të dhunshëm të Hashim Thaçit, të cilin mekanizëm të dhunës sot po e përdor Xhelal inspektori. Xhelal, ata të gjithë u përgjigjën “edhe unë jam Taksist” dhe ashtu urdhri juaj për zbatimin e ligjit i futi emrat e tyre nën hetime, dhe po i mban 48 orë në qelitë tuaja, në një përpjekje për t’ua grabitur kafshatën e gojës.

Derisa pushteti i Hashim Thaçit, i përbërë nga njerëz të dyshuar për krime lufte, ekonomike dhe politike, i mbështetur nga partitë politike të cilat poashtu përbëhen nga njerëz të dyshuar për përfshirje në krim të organizuar (shih dosjet ndërkombëtare!) e ka çuar vendin në krizë të thellë sociale, ekonomike e politike, departamenti i menaxhimit të konflikteve qytetar-qeveri të cilin suksesshëm (deri më tash!) e ka menaxhuar Albin Kurti dhe klika e tij partiake, ua ka ndërsyer policinë e Hashim Thaçit mitrovicasve të cilët përpiqen t’i mbajnë gjallë familjet e tyre të uritura për bukë, e të etura për ujë. E Albin Kurti ty dhe klikës tënde, kështu po i çirret maska. Ju mund t’i mashtroni disa njerëz për disa ditë, por nuk do të mund t’i mashtroni të gjithë njerëzit gjithmonë.

Një ditë ne, njerëzit e uritur për bukë, e të etur për ujë, do t’ju dalim në rrugë, e nga rruga do t’ju dëbojmë. E atëherë, nuk do t’ju shpëtojë as ndërsimi i milicëve të Hashim Thaçit e as ushtria e huaj kolonizuese. Maska juaj po çirret, pafytyrësisë tuaj me maskë në fytyrë po i del ngjyra, drejt vetëvendosjes deri në vetëvendosje.

Vedat Xhymshiti; është gazetar dhe korrespondent i pavarur lufte. Ai ka raportuar një numër të konflikteve të Lindjes së Mesme dhe Afrikës, deri tek lufta e tanishme civile në Siri. Ai është botuar në media të ndryshme, duke përfshirë Der Spiegel, New York Times, Le Monde etj. Xhymshiti, është kritik i mediave të shkruara, kolumnist i Rrjetit Ballkanik për Gazetari Hulumtuese, autor i shkrimeve tek magazina '2.0' në Prishtinë dhe themelues i THEFrontliner.net

Enter your email address to subscribe to THEFrontliner.net and receive notifications of new posts by email.

RELATED BY