Me Rektorin Reformues, Me Studentët STUDIUES!

Me Rektorin Për Universitetin Cilësor! Mbështesim rektorin jo për shkak të emrit dhe mbiemrit të tij, por për shkak të vizionit të tij. Nuk mbështesim agjendad partiake, por mbështesim...

Me Rektorin Për Universitetin Cilësor!

Mbështesim rektorin jo për shkak të emrit dhe mbiemrit të tij, por për shkak të vizionit të tij. Nuk mbështesim agjendad partiake, por mbështesim reformat!


Universiteti Publik dikur i Prishtinës e tash ‘Hasan Prishtina’ në Prishtinë, 15 vjet pas luftës ka përjetuar një shkatërrim sistematik, në të cilin kanë kontribuar të gjitha administratat shtetërore të pasluftës. Rektori Ramadan Zejnullahu, i cili është rektori i parë në këtë Universitet që po përpiqet të krijojë kushte për kultivimin e gjeneratave të studiuesve seriozë, është duke u sulmuar thuajse nga të gjitha anët.

Për ne nuk ka rëndësi se cili është emri i rektorit apo se cila është partia që e ka instaluar atë aty. Për ne ka rëndësi që ky njeri ka prezantuar një vizion që do t’i japë fund statusit të Universitetit Publik të Prishtinës si ‘diplomore’ që shpërndan diploma pa kritere akademike të përcaktuara me konventa ndërkombëtare. Në mungesë të studiuesve, shoqëria kosovare është duke përjetuar katastrofë psiko-sociologjike, politike, ekonomike dhe shëndetësore.

Ne mbështesim rektorin dhe qëndrojmë prapa vizionit të tij. Synim i kësaj iniciative është ofrimi i mbështetjes si krah që lehtëson presionet me të cilat po përballet rektori. Presionet politike ndaj tij sa vijnë e rriten. Këto presione kanë filluar me deklarata denigruese dhe urrejtjenxitëse ndaj rektorit, kanë vazhduar me protesta dhe me kërcënime me vrasje në rrjete sociale. Se cfarë përmasa do të marrë trysnia mbi rektorin, mbetet të shihet ditëve në vazhdim. Por cilado qoftë natyra e presionit ndaj reformave për një universitet cilësor, ne do të qëndrojmë afër rektorit përderisa ai mbron këto synime.

Është obligim politik i secilit qytetar që të mbrojë institucionet publike nga klanet e interesave të ngushta. Institucionet publike janë hapësira që mbrojnë të mirën e përgjithshme dhe si të tilla nuk guxojnë të biejnë në duart e grupimeve që nuk shohin përtej hundës së tyre. Dëshmi për këtë është heshtja pesëmbëdhjetë vjeçare e këtyre grupacioneve përballë korrupsionit të qeverive dokumentueshëm të dyshuara për përfshirje në krim të organizuar në Kosovën e pasluftës.

T’i mbështesim reformat, ta transformojmë Universitetin Publik ‘Hasan Prishtina’ nga një prodhues pa vizion të diplomave në një prodhues të studiuesve që i japin shans zhvillimit dhe përparimit akademik të shoqërisë në Kosovë.

Merre një fletë, shkruaje ‘#meRektorin‘ fotografoje vetën tënde, nxjerre fotografinë në profilin tënd në facebook, twitter etj… dërgoje fotografinë tënde në faqen tonë, me emrin dhe mbiemrin tënd, moshën dhe profesionin tënd.

KONTRIBO EDHE TI NË REFORMIMIN E UNIVERSITETIT!


  • VEDAT XHYMSHITI, Gazetar i Pavarur
  • AVNI RUDAKU, Psiko-Sociolog
  • SHKODRAN RAMADANI, MA Student
  • SHKELZEN KRIVAQA, Student
  • DIELL MORINA, Student
  • ADMIR IBRAHIMI, Student

 

Arbeni, 35 vjeçar, piktori kamarier, i cili preferon të quhet 'çoban'.

Arbeni, 35 vjeçar, piktori kamarier, i cili preferon të quhet ‘çoban’.

 

 

Enter your email address to subscribe to THEFrontliner.net and receive notifications of new posts by email.

RELATED BY