Vlera e Serbisë për Kosovën në OKB

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë të datës 26 mars 2013, ish shefi i shtyllës së parë të UNMIK-ut, z. Borg Olivier dha opinionet e tij për...
©AFP

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë të datës 26 mars 2013, ish shefi i shtyllës së parë të UNMIK-ut, z. Borg Olivier dha opinionet e tij për mundësinë dhe formën e anëtarësimit të Kosovës në OKB. Z. Olivier pak a shumë e sheh problemin por edhe zgjidhjen e problemit të anëtarësimit të Kosovës në OKB si shumë ekspert dhe opinionistë tjerë që merren me çështjen. Kjo është një fushë ku problematikën e anëtarësimit të Kosovës në OKB e shoh shumë më ndryshe, e sidomos kur është puna te mënyra se si duhet të vështrohet ky problem.

Shpend Kursani © THE Frontliner

Shpend Kursani © THE Frontliner

Arritja e njohjeve në numrin 100 është e mirë por nuk është edhe aq strategjike sa vlerësohet të jetë ajo. Thuhet se me 100 njohje Kosova sigurohet që shumica e vendeve anëtare të OKB-së e kanë njohur, dhe gjoja kjo do të ndikonte që Kosova ta rriste legjitimitetin e saj ndërkombëtar, si dhe ndoshta shansin e saj për anëtarësim në OKB – ndonjë ditë. Rreth 98 njohje sa numëron Kosova sot, veçse e ka kaluar pragun ku përmbi 50% e shteteve anëtare të OKB-së e kanë njohur nga 194 anëtare sa janë sot në OKB, e kjo nuk ia solli ndonjë legjitimitet më të madh.

Arritja e njohjeve në numrin 100 nuk do të ishte një vlerë më e madhe për Kosovën se sa arritja simbolike dhe vizuale e një numri 3 shifror i njohjeve, dhe rritja e legjitimitetit ndërkombëtar të Kosovës për po aq njohje. Thuhet se me 100 njohje Kosova do të mund të kërkonte anëtarësim në organizata ndërkombëtare apo ta rrisë zërin e saj më shumë në arenën ndërkombëtare. Mendoj se opinioni i GjND-së është shumë më i rëndësishëm se sa 100 njohje, e kur Kosova nuk arriti ta përdorë këtë opinion me sukses, atëherë 100 njohje nuk do t’i ndihmojnë Kosovës aq sa pretendohet se ato do t’i ndihmonin. 131 shtete anëtare të OKB-së, pra përmbi 2/3 e tyre e njohin shtetin e Palestinës, ndërsa përpos anëtarësimit në disa agjenci të OKB-së, kjo nuk i ka ndihmuar në marrjen e një ulëseje mes shteteve tjera të barabarta në OKB. Pra nuk është krejtësisht ashtu siç shprehet z. Olivier se anëtarësimi në njërën nga këto agjenci (apo konferenca) të OKB-së do të konsiderohej si njohje e shtetit të Kosovës me formulën e vjetër të procedurës për njohje ku siç shprehet ai “për të përcaktuar nëse ju e ftoni një entitet në një konferencë të OKB-së, dhe duke bërë këtë gjë, ju po i bëni njohje atij shteti”.

Besohet që në qoftë se Serbia “gjunjëzohet” me presionet nga BE-ja që mos ta pengojë Kosovën drejt anëtarësimit të saj në OKB, Rusia do të “gjunjëzohet” për ta pranuar automatikisht realitetin e ri. Bllokimi nga ana e Rusisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së nuk ka të bëjë me relacionet e mira të Rusisë me Serbinë sa ka të bëjë me interesat gjeopolitike të Rusisë në Ballkan, ku Serbia përdoret si instrument e jo si partner i Rusisë në këtë rajon. Ndryshimi i qëndrimit të Serbisë ndaj Kosovës nuk do të ndikonte në qëndrimin e Rusisë ndaj Kosovës, por në ndryshimin e vështrimit të Rusisë ndaj Serbisë. Në këtë rast, nuk mendoj që Rusia do të lëvizte me automatizëm ta njoh Kosovën apo të mos e bllokoj atë, por do ta qortonte Serbinë për veprimin “naiv” të saj dhe në “dëmtimin e partneritetit të lashtë mes dy kulturave, etj etj”.

Po ashtu Rusia udhëheq politikë të jashtme bukur të pavarur nga perëndimi, kështu që nuk ka ndonjë presion kredibil mbi Rusinë që do të mund ta bënte atë ta ndryshoj qëndrimin ndaj Kosovës. Për më shumë, tentimi që t’i ushtrohet çfarëdo presioni Rusisë në lidhje me Kosovën do të rezultonte që Rusia të kërkoj përfitime tjera që shkojnë përtej çështjes së Kosovës në marrëdhëniet e saj me perëndimin. Mendoj që për ta ndryshuar qëndrimin e saj ndaj Kosovës, Rusia do ta “kushtëzonte” perëndimin me çështje apo “borxhe” tjera gjeostrategjike. Ajo mund t’i ketë kërkesa të karakterit si p.sh.: njohjen e realitetit nga perëndimi për Abkhazinë dhe Osetinë Jugore tanimë të pushtuara nga Rusia; mos-afrimin e NATO-së apo aleatëve të saj drejt Gruzisë, Molldavisë, apo Ukrainës; apo edhe me përfshirjen e perëndimit në ndërrimin e pushtetit në Siri, e kështu me radhë. Pajtohem që ndryshimi i qasjes së Serbisë ndaj Kosovës do të ishte presion në vete ndaj Rusisë, në aspektin siç shprehet z. Olivier që Rusia nuk mund të ri e vetme pa e njohur realitetin në Kosovë; megjithatë bllokimi i Rusisë nuk duhet shikuar vetëm si lidhje direkte e marrëdhënieve të saj me Serbinë, por edhe si pozicionimi i interesave tjera të saj në botë. Ndryshimi i qëndrimit të Serbisë ndaj Kosovës do të ishte një ndihmë e madhe në ngritjen e legjitimitetit të saj ndërkombëtar, mirëpo ndryshimi i qëndrimit të Rusisë (si anëtare e përhershme në KS të OKB-së) ndaj Kosovës do të kërkonte lëvizje në marrëdhëniet ndërkombëtare që tejkalojnë mundësitë dhe kapacitetet e Kosovës dhe Serbisë.

Shpend Kursani, pursued his masters degree at the University of Cambridge (2010-2011) where he earned his M.Phil. degree in International Relations with distinctions on his thesis topic “Using Soft Power: The EU’s Ability to Influence the Domestic and Foreign Policies of the States of the Western Balkans”. He is an External Senior Researcher at the Kosovar Centre for Security Studies - KCSS. He is Founder and Member of the Steering Committee at the Balkan Think Tense - BTT. He is also an adjunct lecturer in the field of International Relations at the University College Universum. Shpend has previously (2011-2013) been a Senior Researcher at the Kosovar Institute for Policy Research and Development - KIPRED, where he published a number of policy analysis that in general cover the functioning and political development of Kosovo and Kosovo's relations with Serbia and other international actors.

Enter your email address to subscribe to THEFrontliner.net and receive notifications of new posts by email.

RELATED BY

  • »In praise of WikiLeaks« Jill Stein

    I’ve gotten a first—hand look at how the establishment attacks people who challenge the status quo. These attacks are intended to brand their targets as pariahs and stigmatize anyone...
  • Berati dhe belaja me Turqinë

    Unë ngritem për të mbrojtur lirinë e shprehjes, por nuk mund të hesht kur një imam apo i ri dënohet për nxitje të dhunës derisa gazetarët duartrokiten. Unë jam...
  • Are Black Lives Terrorist Lives?

    Well, this is what happens when the full force of the domestic state-terrorism apparatus sets itself against the innocent and frequently impoverished citizens of colour that mistakenly chose to...
  • If Other Professions Were Treated Like Photography…

    what if other professions were treated like photography? Here’s what a “part-time professional’s” Facebook posts might look like if other careers experienced the “everyone’s a photographer” phenomenon,...