Ambasada Belge Cënon të Drejtën time të Lirisë së Lëvizjes

Më 8 dhjetor 2014, e hënë unë shkova në një takim të planifikuar (ora: 11:00/h) në ambasadën Belge në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës për të aplikuar për një vizë...

Më 8 dhjetor 2014, e hënë unë shkova në një takim të planifikuar (ora: 11:00/h) në ambasadën Belge në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës për të aplikuar për një vizë Holandeze (Shengen). Pasi kisha dorëzuar letrën time të ftesës nga dy kompaninë mediatike Evropiane, një prej tyre nga Holanda dhe një tjetër nga Zvicra, Akreditimin tim Ndërkombëtar të Shtypit, rezervimin e hotelit, sigurimit shëndetësor, dokumente të provuara për angazhimin tim gazetaresk, zyrtarja e Seksionit të Vizave në Ambasadën Belge u tregua e interesuar për të parë pasaportën time të vjetër (jo valide!), me sa duket ajo ishte “caktuar” që të gjej ‘pretekst’ i cili do të shkaktojë arsyetime për të mos më lejuar marrjen e vizës.

Unë kam qenë dikur i refuzuar gjatë një aplikimi për vizë gjermane nga Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë, e cila thotë (ndër të tjera!) Se Pasaporta ime Kosovare ishte e falsifikuar (jo e vërtetë unë e kam verifikuar atë më vonë dhe MPB dokumentoi se ajo është një pasaportë e pafalsifikuar!) dhe që në përputhje me rrethanat (sipas dokumentit të ambasadës) unë përbëjë një kërcënim për Zonën Shengen, sipas gjermanëve; prandaj ata refuzuan për të shtypur një vizë në pasaportën time, diçka që dokumentushëm është demantuar më vonë.

Megjithatë, tre ditë pasi gjermanët refuzuan, unë kisha marrë një vizë hungareze Shengen, dhe më vonë unë mora një vizë një vjeçare nga ambasada franceze në pasaportën time. 

Sot Znj Maryline Glineur nga ambasada e Belgjikës tregoi një tjetër rregull siç tha ajo “sepse ju keni një aplikimi të refuzuar (më 30 korrik 2013) dhe ne duhet ta dërgojmë aplikimin tuaj të rishikohet në Bruksel dhe që zakonisht merr së paku dy muaj të përgjigjemi”.

Unë kam argumentuar me Znj Maryline Glineur se ajo është duke iu referuar një dokumenti të shfuqizuar, i cili është shfuqizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme (pasaporta ime e vjetër) të Kosovës. Ajo megjithatë, refuzoi të procedojë kërkesën time për më herët se “të paktën dy muaj”, e cila me sa duket është një përpjekje për të më privuar nga rrugëtimi im tashmë i planifikuar për t’u takuar me kryeredaktorë të ndryshëm të lajmeve të huaja në Holandë dhe Zvicër (dokumentet, ftesat në dispozicion sipas kërkesës!), I cili rrugëtim përbënë rëndësi jetike të planifikimit tim për detyra gazetareske në zonat e luftës, si dhe privon përpjekjen time për të zgjeruar më tej hetimet e mia të që kanë për cak organizatat e lidhura me misionet e BE-së.

31885-freespeech_vedat_xhymshiti_freelance_photojournalist25281of12529Unë kam kërkuar me ngulm nga Znj Glineur që të më japin një përgjigje të dokumentuar për të cilën unë kisha parashtruar një pyetje, se si ka mundësi që t’i referohen një dokumenti të shfuqizuar, ajo më pas refuzoi ta bëjë këtë, duke thënë se përveç kësaj “ju duhet të më dërgoni një e-mail”, por duke refuzuar të njihte praninë time fizike në ambasadë. Ajo këmbënguli se kjo është një rregull për të gjitha ambasadat dhe që është e pamundur për të marrë një tjetër vizë pa pasur rishikim nga Brukseli, mirëpo kur e pyeta për të parë dy vizat e mia të tjera (të shtypura në pasaportën time), që unë i kisha marrë (pa rishqyrtim të Brukselit!) menjëherë pas refuzimit qesharak dhe të motivuar nga përpjekja për të vënë kontroll mbi politikën dhe qëndrimet e mia editoriale nga ambasada gjermane, Znj Glineur refuzoi të marrë atë në konsideratë, sikur të mos kishte viza të tjera në pasaportën time të shfuqizuar.

Duket se ajo zyrtarja ishte caktuar që të shpalos rregullat e tilla, pasiqë interesimi i saj për fletë-aplikimin tim ishte jo i zakonshëm, një akt i tillë është qartazi një përpjekje e ambasadës Belge për të privuar lirinë time të lëvizjes si gazetar, për shkak të konfliktit tim të gjatë profesional që kam me disa zyrtar të autoritetit të shtetit Belg dhe në përgjithësi Misioneve të BE-së në Kosovë. Ambasada Belge ka kthyer (refuzuar) kërkesën time për shkak të ankesës sime që unë nuk mund të pres për dy muaj një përgjigje që mund potencialisht të më ‘bllokoj-mua-në-Kosovë’ (duke qenë se pa një pasaportë unë nuk mund të anashkalojë ndonjë lloj të kufirit;! Përveç Shqipërisë). Ky akt i ambasadës Belge vjen në kundërshtim të plotë me Nenin e 2-të të protokollit numër 4, nga Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, sigurimin e të drejtave dhe lirive të tjera nga ato të përfshira në Konventën e caktuar dhe të Protokollit Parë të lirisë së Lëvizjes së Gazetarëve, të hyrë në fuqi që më 16-IX-1963.

Duke qenë se ne kemi qenë dëshmitarë dhe gjithë bota e ka parë se administrata publike e Kosovës së bashku me disa nga administratat e huaja që operojnë në Kosovë, duke mos përjashtuar Misionin e BE-së për Sundim të Ligjit, cili papritmas u shfaq (kujto prokuroren Maria Bamieh) dokumentushëm se janë një Mision i Rregullës së Krimit, unë nuk jam i befasuar aspak nga kjo sjellje dhe përpjekje e rrjeteve të organizuara të krimit të cilët ‘mbase paguajnë kujdestarë që të mbrojnë shpinën e tyre, të cilat dukshëm janë të instaluar në administratën publike të vendit.

Prandaj, unë kërkojë nga Shoqata e Gazetarëve të Kosovës, EFJ / IFJ, SEEMO dhe RSF të ngriteni dhe të reagojnë kundër këtij angazhimi qesharak dhe të ulët i shkeljeve të lirisë së lëvizjes të atyre gazetarëve që nuk i binden krimit të organizuar, por ligjit që ka për bazë interesin njerëzor.

Duket se artikulli im gazetaresk “Diplomacia e Jashtme dhe Krimi i Organizuar në Kosovë“- është “një shkop në sy” për disa prej ambasadave të huaja në Prishtinë. Tutje, duket se përpjekja ime profesionale për t’u thelluar në hulumtimin e mëtutjeshëm (lidhur me përfshirjen e dyshuar të EULEX-it në aferat e krimit të organizuar) për gjetjet e dokumentuara sipas Prokurores britanike Maria Bamieh, ka shkaktuar një valë ri-organizuese të disa prej ambasadave të huaja që nuk duan publikimin e fakteve që cënojnë besueshmërinë e tyre, ose mbase edhe ata vetë janë të përfshirë.

Për hir të vërtetës unë kam qenë më pas i ndjekur nga individë të huaj të panjohur dhe kam qenë ‘i kërkuar’ për të takuar ‘dikend’ ose përndryshe refuzimi im do të më shkaktonte probleme mua dhe karrierës sime gazetareske, një përpjekje të kësaj natyre e përjetova sot në ambasadën belge në Prishtinë. Unë jam përballur me një kërcënim serioz për jetën edhe gjatë kohës sa kam qenë i përfshirë në projektin tim hulumtues lidhur me situatën e krijuar terroriste në Kosovë. Gjithashtu, në prag të mesnatës së 8 nëntorit 2014, individë të panjohur janë përpjekur për të më frikësuar mua dhe familjen time. Të gjitha detajet janë të njohura edhe për Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, reporterët pa Kufij, dhe Amnesty International.

Në video-vegëzën e shënuar më poshtë, është e qartë se sa i sigurt është një gazetar në Kosovë, kur krimi i organizuar i mbështetur nga disa ‘ambasada’ e pushton organizatën policore të vendit.

Vedat Xhymshiti; është gazetar dhe korrespondent i pavarur lufte. Ai ka raportuar një numër të konflikteve të Lindjes së Mesme dhe Afrikës, deri tek lufta e tanishme civile në Siri. Ai është botuar në media të ndryshme, duke përfshirë Der Spiegel, New York Times, Le Monde etj. Xhymshiti, është kritik i mediave të shkruara, kolumnist i Rrjetit Ballkanik për Gazetari Hulumtuese, autor i shkrimeve tek magazina '2.0' në Prishtinë dhe themelues i THEFrontliner.net

Enter your email address to subscribe to THEFrontliner.net and receive notifications of new posts by email.

RELATED BY