Sulmohet Kreu i Asociacionit të Gazetarëve

Organizata ndërkombëtare “Reporterët pa kufij”  ka reaguar ndaj sulmit që i është bërë redaktorit të Ekonomisë së gazetës Tribuna nga  pronari i kësaj të përdishmeje Sejdi Demiri. Në reagimin e kësaj...

Organizata ndërkombëtare “Reporterët pa kufij”  ka reaguar ndaj sulmit që i është bërë redaktorit të Ekonomisë së gazetës Tribuna nga  pronari i kësaj të përdishmeje Sejdi Demiri. Në reagimin e kësaj organizata thuhet se tensionet janë rritur në mes të shumë gazetarëve dhe punëdhënësve në Kosovë në kohën kur për rënie të lirisë së medieve si fajtorë shihen të ardhurat joadekuate të organizatave të lajmeve (kliko për të lexuar regimin e RPK/RSF).


Kreu i AGK-së Zekirja Shabani (në mes në fotografi) gjatë një konference për media, ku është nënshkruar marrëveshja për mbrojtjen ligjore të gazetarëve. (Foto: Vedat Xhymshiti, për THE Frontliner)

Kreu i AGK-së Zekirja Shabani (djathtas në fotografi) gjatë një konference për media i shoqëruar nga Blerta Aliu, ku kanë prezantuar marrëveshjen për mbrojtjen ligjore të gazetarëve. (Foto: Vedat Xhymshiti, për THE Frontliner)

Pronari i gazetës ka sulmuar kreun e Asociacionit të gazetarëve të Kosovës — Pronari i gazetës Tribuna Sejdi Demiri dje fizikisht ka sulmuar njërin prej gazetarëve të tij, Zekirja Shabani, pasi Shabani, si kryetar i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), njoftoi se do ta padisë gazetën për dështimin që ta paguaj stafin e saj në kohë.

Sulmi ndodhi kur Demiri thirri Shabanin në zyrën e tij dhe u përpoq ta detyrojë atë të nënshkruaj një dokument për ndërprerjen e kontratës së tij. Shabani ka refuzuar për shkak se ajo dukej të jetë një hakmarrje për aktivitetin e tij si kryetar i Asociacionit.

“Ishte në këtë pikë kur Sejdi Demiri u bë agresiv”, ka thënë Shabani. “Ai përdori gjuhë të dhunshme dhe pastaj papritmas më ka sulmuar mua fizikisht”.

Shabani menjëherë shkoi në stacionin policor për të raportuar sulmin dhe policia tani po heton. Tensionet janë rritur në mes të shumë gazetarëve dhe punëdhënësve në Kosovë në kohën kur për rënie të lirisë së medieve si fajtorë shihen të ardhurat joadekuate të organizatave të lajmeve.

Në konferencën e fundit për shtyp të organizuar për të njoftuar se AGK kishte nënshkruar një marrëveshje me një firmë ligjore që të përfaqësojë gazetarët të cilët nuk janë duke u paguar, Shabani tha se ai do të ishte “i pari që të padisë një punëdhënës të padrejtë”, duke shtuar se ai kishte planifikuar të padisë gazetën Tribuna, që nuk kishte paguar atë për dy muaj.

Në një deklaratë të lëshuar pas sulmit, AGK tha: “në një vend ku sulmohet kryetari i zgjedhur i komunitetit të gazetarëve, njëherëshredaktori i një gazete, për shkak të ngritjes së zërit ndaj padrejtësive që i bëhen në vendin e punës, dëshmon për gjendjen e rëndë në të cilën ndodhen gazetarët dhe për shkeljen e të drejtave të tyre njerëzore e profesionale në Kosovë”

Kosova renditet e 80 nga 180 vende në indeksin e lirisë së shtypit për vitin 2014 të Reporterëve pa Kufij.

Enter your email address to subscribe to THEFrontliner.net and receive notifications of new posts by email.

RELATED BY