'Kosovarët' Janë Azil-Kërkues Politik

Përpjekja masive e Kosovarëve për ta braktisur vendin si pasojë e një persekutimi kolektiv nga administrata publike e vendore, e mbështetur nga (disa!) vendet Perendimore përbën një akt tjetër...
Një pamje e përgjithshme tregon qindra etnik shqiptar në pritje të autobusit për t'a braktisur Kosovën për çdo ditë, në stacionin qëndror të transportit rrugor në Prishtinë . Foto: Jeton Sopa)

Kushdo ka të drejtë të kërkojë dhe gëzoje azil në vende të tjera nga ndjekjet. Këtë të drejtë nuk mund ta gëzojë askush në rast se nuk ndiqet për shkak të besimeve politike (mes tjerash!) ose për vepra në kundërshtim me qëllimet dhe parimet e Kombeve të Bashkuara. Kërkesa për Azil, është një koncept i lashtë juridik, sipas të cilit një person ose grup njerëzish të persekutuar nga vendi i tyre mund të kërkojnë mbrojtje nga një autoritet tjetër sovran.


Skender Hyseni ministër i punëve të brendshme të administratës së pavarur në Prishtinë në një konferencë për media të ditës së Mërkure së bashku me ambasadoren Gjermane Angelika Viest dhe Austriakun Johan Briger konfirmuan vendimin e tyre i cili përbën shkelje drastike të drejtës elementare të njeriut, atë për të lëvizur lirshëm dhe për të kërkuar mbrojtje nga një vend tjetër sovran në rast të persekutimit. Në këtë konferencë prej injorantësh qyqarë që vuajnë nga kompleksi i Superioritetit u tha se “Azil kërkuesit po dëmtojnë procesin e liberalizimit të vizave, edhe pse kërkesat për azil në 99 për qind të rasteve refuzohen” kjo është në kundërshtim të plotë me të gjitha të drejtat e e njeriut. Për këtë Ministri S. Hyseni duhej t’ishte arrestuar dhe ambasadorët duhej të ishin deportuar nga Kosova, tashmë!

Kurse akti tjetër i vandalizmit politik të tillë çfar ne e kemi përjetuar dhe po vazhdojmë ta përjetojmë në Kosovë nga ‘konferencaxhinjët’, është kur ata deklarojnë se citoj: “qëndrimi i paligjshëm do të sanksionohet me dënime administrative prej 100 deri në 7500 euro”.

Kjo, është një përpjekje tjetër Bandite Brutale e Barbarizmit të Hajdutëve politik për të ushtruar shtypje dhe persekutim sistematik ndaj të drejtës fundamentale njerëzore atë për ikje nga përsekutimi dhe atë për liri të lëvizjes.

Ndryshe nga njerëz si Skendër Hyseni, Ministër i Punëve të Brendshme, i cili (siç tregojnë dëshmitarët!) ka blerë ‘Shole në vlerë prej €2000’ gjatë kohës sa ka qenë pjesëmarrës në negociatat mes Prishtinës dhe Beogradit në Vjenë, sigurisht se nuk pritet asgjë tjetër pos një akt tjetër edhe më vandal dhe idiotesk.

Nga ambasadorët të cilët vuajnë nga kompleksi i Superioritetit Kolonial, duke e shkelur me të dy këmbët Konventën e Vjenës për Diplomaci po ashtu nuk pritet asgjë tjetër pos edhe një akt tjetër edhe më barbar e anti-ligjor çfar ata kanë dëshmuar se mund të veprojnë gjatë pesëmbëdhjetë viteve pas konfliktit në Kosovë.

Kosova nuk e ka plotësuar asnjërin nga parakushtet e kërkuara nga Bashkimi Evropian për të hyrë në procesin e liberalizimit të vizave, prandaj lexues të nderuar, kjo nuk do të ndodh dhe as nuk ka për të ndodhur ndonjëhere me këtë ‘autobus’ të banditëve politik të cilët janë të shpërndarë njëtrajtshëm në secilën parti politike në Kosovë.

Të gjitha partitë politike në Kosovë ngërthejnë në anëtarësinë e tyre (të nivelit të lartë!) njerëz dhe grupe dokumentueshëm të dyshuar për përfshirje në krime politike, ekonomike, ligjore dhe financiare e deri tek krimet kundër njerëzimit që përbëjne aktet e përfshirjes në trafikim të qenieve njerëzore deri tek mohimi i së drejtës fundamentale atë të lirisë kolektive për t’u edukuar, jetuar me dinjitet dhe lëvizur lirshëm, të gjitha këto të dënueshme prej konventave ndërkombëtare, deri tek Kushtetuta Ahtisariane e Prishtinës administrative.

Të kërkosh Azil, është e drejtë njerëzore e garantuar me ligjet ndërkombëtare.

T’i kërcënosh qytetarët kundrejt lirisë fundamentale njerëzore atë për lëvizje të lirë, përveq që vjen në kundërshtim të drejtë me Konventën e Gjenevës, Deklaratën Universale të Drejtave Njerëzore, ky akt bie në kundërshtim të plotë edhe me Nenin e 2-të të protokollit numër 4, nga Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, sigurimin e të drejtave dhe lirive të tjera nga ato të përfshira në Konventën e caktuar dhe të Protokollit Parë të Lirisë së lëvizjes, kusht ky i paracaktuar në bllokun e katërt (Block IV) nga BE për procesin e liberalizimit të vizave.. Në raport me lirinë e lëvizjes, Kosova duhet të përmbushë kërkesat e mëposhtme: Të sigurojë që liria e lëvizjes së qytetarëve të Kosovës nuk është subjekt i kufizimeve të pajustifikuara, duke përfshirë masat e natyrës diskriminuese, të bazuar në shkaqe të tilla si seksi, raca, ngjyra, etnike ose origjinës sociale, tiparet gjenetike, gjuhës, fesë apo besimit politik… etj.

Azil-Kërkuesit Politik

Konventa e Gjenevës për refugjatë përcakton se “Një person i cili për shkak të frikës së bazuar të persekutimit për arsye të racës, fesë, kombësisë, anëtarësisë në një grup të caktuar shoqëror ose bindjes politike, …si rezultat i ngjarjeve të tilla, nuk është në gjendje ose për shkak të frikës, nuk dëshiron të kthehet në vendin e origjinës është një azil-kërkues legjitim”.

Gjykuar nga fakti se Kosova ka një administratë publike në të cilën dyshohet (dokumentueshëm!) se në mënyrë sistematike është instaluar rrjeti i krimit të organizuar, mbi 50% e qytetarëve të Kosovës për arsye të besimit të tyre politik në mënyrë të vendosur kanë refuzuar t’i japin legjitimitet kësaj administratës në Prishtinë.

Gjykuar nga fakti se gati 50% e qytetarëve të vendit jetojnë në varfëri të skajshme, atëhere dokumentueshëm dyshohet se grupe kriminale janë instaluar në administratën publike, origjina e të cilëve vjen nga të gjitha partitë politike, të mbështetur nga disa prej ambasadave të huaja. Pesëmbëdhjetë vjet pas konfliktit me Jugosllavinë, të gjitha administratat vendore dhe të huaja në Prishtinë, kanë shkatërruar sistematikisht pronën e përgjithshme, deri tek shkatërrimi sistematik i Universitetit Publik. Një akt ky i cili është një garancion për t’i sgiuruar triumfialitet krimit të organizuar mbi njerëzit që vetëdijshëm kanë vendosur të mos i japin legjitimitet. Prandaj, secili qytetar i Kosovës që kërkon Azil në një vend tjetër sovran, është azil-kërkues politik, sepse persekutimi sistematik i tyre është duke ndodhur për shkak të besimit të tyre politik, duke qenë se qytetarët, besojnë se këtë bandë të dyshuar kriminale mund t’a ç’rrënjosin duke mos i dhënë legjitimitet zgjedhor.

Ilustrim Ironik, për Vetëmbrojtje nga Banditët

Ilustrim Ironik, për Vetëmbrojtje nga Banditët

KOSOVA NËN AGJENDËN E SPASTRIMIT ETNIK

Përpjekja masive e Kosovarëve për ta braktisur vendin si pasojë e një persekutimi kolektiv nga administrata publike e vendore, e mbështetur nga (disa!) vendet Perendimore përbën një akt tjetër të dënuar me ligje ndërkombëtare, pasi krijimi i rrethanave detyruese për ta shpërngulur një Etnitet nga vendi ku ata jetojnë, përbën akt të organizuar sistematik të spastrimit etnik, për çfar, Jugosllavia kishte qenë subjekt i sulmeve ajrore të Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Mbase NATO duhet të intervenojë, duke i bombarduar caqet administrative të bandave kriminale që dyshohet se janë instaluar e rrjetëzuar në objektet e administratës publike, lokale e qëndrore, gjithandej Kosovës, duke mos përjashtuar edhe disa prej zyrave të huaja diplomatike në Dragodan.

DIOPLOMATËT E DYSHUAR — SUPERIOR!

Nga detyrat e Konventës së Vjenës për ambasadorët e huaj në nenin e detyrimeve të kontributeve të paqes janë edhe Lufta kundër Terrorizmit; Lufta kundër tregtisë së drogës; Lufta kundër ryshfetit ndërkombëtarë; dhe Lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore. Katër elementet e përmendura më lart, duke iu referuar raportimeve të mediave ndërkombëtare që kanë angazhuar stafin e tyre për të kryer aktivitete hulumtuese në Kosovë, dukshëm janë shkelur nga ambasadorët e huaj.

Përveç kësaj, mediat kanë cituar edhe fakte e dokumente të cilat u janë ofruar nga shërbimet e zbulimit të vendeve të ndryshme nga të cilat vijnë ato. Raportet sugjerojnë se ambasadorët e huaj në Kosovë janë plotësisht në dijeni të aktiviteteve kriminale të politikanëve kosovarë, fakti se ambasadorët kanë pasur njohuri për krimet e bëra nga politikanët dhe i kanë heshtur ato, shënon një skandal të rëndë diplomatik dhe hap dyshimet e dokumentueshme se diplomatët e huaj janë gjithashtu të përfshirë në aktivitete kriminale të tilla si korrupsioni, trafikimi i qenieve njerëzore, pastrimin e parave si dhe prostitucion i detyruar etj.

Dosja e NATO-s e botuar në vitin 2011 në mediat amerikane dhe britanike, sugjeron se misionet e huaja diplomatike në Prishtinë, janë të vetëdijshëm për faktin se krimi i organizuar dhe mafia politike vepron lirshëm në Kosovë.


"Të kërkosh Azil, është e drejtë njerëzore e garantuar me ligjet ndërkombëtare" — Vedat Xhymshiti (Foto: Benjamin Hiller)

“Të kërkosh Azil, është e drejtë njerëzore e garantuar me ligjet ndërkombëtare” — Vedat Xhymshiti (Foto: Benjamin Hiller)

HISTORIKU — Kosova shpalli në mënyrë të njëanshme pavarësinë nga Serbia në vitin 2008. Deklarata e saj është njohur nga Shtetet e Bashkuara dhe shumë vende të BE-së. Mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për 17 shkurtin e vitit 2008, saktëson se grupet politike në vend, kanë shpallur një deklaratë e cila nuk aspiron të fuqizohet ndonjëhere në kuptimin legjislativ.

Paqeruajtësit e NATO-s janë në Kosovë që nga viti 1999, dhe kanë dështuar për të ushtruar mandatin e tyre të plotë, për të siguruar një mjedis të qetë, të sigurt dhe paqësor për të gjithë, sidomos në bregun verior të vendit që është zhytur në dhunë dhe veprime të jashtëligjshme nga grupet e armatosura separatiste pro-Serbisë.

Misioni i BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX) vepron si pasaardhësi (në hije) i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, nën mandatin e plotë të Rezolutës 1244 të KS të OKB-së, e cila garanton integritetin territorial të Serbisë mbi Kosovën. Misioni Evropian EULEX, nga një mision për sundim të ligjit dokumentueshëm dyshohet të jetë kthyer në një mision për sundim dhe zgjerim të rrejtit të krimit të organizuar. Misioni Evropian në përpjekje të dështuar për të ushtruar detyrimet e tyre ligjore, ka dëshmuar se preferon drejtësinë selektive në varësi të orientimeve politike e partiake apo edhe të grupimeve të krimit të organizuar financiar.

Sipas kabllove diplomatike të rrjedhura nga WikiLeaks dhe dosjeve të Inteligjencës së NATO-s të rrjedhura në vitin 2011, përhapja gjeografike e bandave kriminale të Kosovës është e vendosur së bashku me lidhjet e supozuara familjare dhe lidhjet e biznesit, duke përfshirë shumicën e anëtarëve të PDK-së, dhe shokët e ish kreut të kryengritësve Hashim Thaçi tani Ministër i Jashtëm, LDK-së nga Isa Mustafa, AAK-së nga Ramush Haradinaj dhe ‘Vetëvendosje e kryesuar nga Albin Kurti, në mesin e disa grupeve të tjera të vogla që veprojnë si mbulesë e klaneve të krimit me urdhër të “KANUNIT“.

Në vitin e ardhshëm Kosova do të shënoj përvjetorin e saj të gjashtëmbëdhjetë pas konfliktit ndërmjet shqiptarëve të Kosovës dhe forcave Jugosllave të Serbisë nën udhëheqjen e Millosheviqit; ky i fundit i kishte shpëtuar dënimit për krime kundër njerëzimit në Gadishullin Ballkanik, duke gjetur vdekjen gjatë procedurës gjyqësore në Hagë. Ndërsa Serbia dhe pasardhësit e Millosheviqit (shokët e tij), të cilët kishin luajtur një rol të rëndësishëm në operacionet e spastrimit etnik, vrasjeve në masë dhe masakrave në civilët e pafajshëm, të pa armatosur e të pa mbrojtur, u shpërblyen me lirinë e lëvizjes nëpër tokën evropiane, si dhe marrëveshje përkatëse ndërkombëtare.

Tash e pesëmbëdhjetë vjet, Kosova qëndron në mesin e vendeve më të varfra të Evropës me politikanët milioner të zhytur në krim. Një e treta e fuqisë punëtore është e papunë dhe korrupsioni është i përhapur kudo. Rreth dy të tretat e popullsisë nën-25 vjeç janë aktualisht pa punë dhe gati 50% e 1.8 milionë qytetarëve të Kosovës konsiderohen të jenë të varfër, në mesin e të cilëve mbi 15,000.00 prej të cilëve e kanë braktisur vendin në mënyrë të organizuar për shkak rrethanave të rënda ekonomike, shëndetësore dhe rendit ligjor.

Zgjedhjet e qershorit 2014, për herën e tretë kanë rizgjedhur në pushtet për të vepruar ish-kryeministri Hashim Thaçi, i cili besohet se aspironë për t’u bërë presidenti i vendit. Ministri i Jashtëm Thaçi është identifikuar si “peshku më i madh” në krimin e organizuar në vendin e rrethuar me kodra e male të Gadishullit Ballkanik. Mbi 50% e popullsisë zgjedhore të Kosovës kanë refuzuar në mënyrë të vendosur për të marrë pjesë në proceset zgjedhore në tetë vitet e fundit.

Populli i Kosovës, i rrethuar me kodra e male, liria e lëvizjes e të cilëve po mohohet dhe kërcënohet në vazhdimësi nga Bashkimi Evropian si rezultat i një qeverie të dyshuar për përfshirje në krim të organizuar dhe korrupsion, është duke përjetuar një situatë ku disa nga krerët partiak e politikë në vend janë duke i avulluar paratë publike. E në Prishtinë disa gazetarë, diplomatë dhe partiakë të tjerë janë duke i ndihmuar ata (me apo pa vetëdije!) që të zhdukin ose zhvleftësojnë informacione të cilat mund të dërgojnë të dyshuarit në rrugën e përballjes me drejtësinë, ose, përballjen me reagime të ashpra të masave popullore të cilat reagime do t’i rrëzonin ata nga ‘fotelja e pushtetit’.

  • Në kohën e Çubrilloviqit, Serbët dhe Turqit (1933 Nënshkrimi i Memorandumit TURQI-SERBI për shpërnguljen e shqiptarëve) u bshkuan kokë-më-kokë dhe organizuan në mënyrë sistematike spastrimin etnik të shqiptarëve nga Kosova.
  • Kjo, kulmoi në kohën e Rankoviqit në vitin 1952-’58, kur ai ishte ministër i punëve të brendshme të Jugosllavisë u deportuan rreth 285,000.00 shqiptarë.
  • Në kohën e Millosheviqit, shqiptarëve ua konfiskuan armët, u vranë, u ushtrua gjenocid dhe vrasje masive, dhe për pasojë u detyruan të shpërngulen.
  • Në kohën e Bashkimit Evropian dhe Amerikanëve, Integrimeve dhe përpjekjeve për t’u integruar në këtë bllok shtetesh Perendimore, shqiptarëve të Kosovës, përveq që ua konfiskuan armët, atyre ua shkatërruan sistematikisht pronën publike, industrinë duke ua konfiskuar atë, sistemin edukativo-arsimor dhe po i detyrojnë që të shpërngulen në mënyrë masive, por kësaj rradhe nuk ka kush të intervenoj për t’a ndalur spastrimin etnik, kësaj rradhe shqiptarët, mbase duhet organizuar në një kryengritje të armatosur, pasiqë kemi të bëjmë me një armik më të ‘Moderuar i cili fjalën pushtim e ka paraqitur si integrim.

Qindra të rinjë kosovar marrin pjesë në luftëra të ndryshme në Lindje të Mesme, e gjithë kjo për pasojë të përfshirjes së dyshuar të autoritetit shtetëror për t’i nxitur ata t’i bashkohen rradhëve të grupeve të armatosura shoveniste, të cilët dokumentueshëm janë të përfshirë në krime lufte kundër njerëzimit.

Rruga e vetme në të cilën të rinjët (pa një të ardhme për t’u shkolluar dhe punësuar!) shqiptar mund të rrugëtojnë pa viza, është rruga drejt Lindjes. Misionet Evropiane dhe Amerikane në mënyrë sistematike (me apo pa vetëdije!) duke mbështetur grupe partiake kriminale, kanë detyruar kosovarët të zgjedhin rrugën e një vrasësi; një të vetëvrari që var vetën në dhomën e shtëpisë; një njeriu që rekrutohet për të qenë një mercenar i luftës për të shërbyer në korporatat ushtarake Evro-Amerikane; apo edhe një imigranti i cili gjen vdekjen lumenjëve të Evropës në një përpjekje për të gjetur një jetë më të mirë, mundësi për t’u shkolluar dhe punuar e jetuar me dinjitet njerëzor.


Vedat Xhymshiti; është gazetar dhe korrespondent i pavarur lufte. Ai ka raportuar një numër të konflikteve të Lindjes së Mesme dhe Afrikës, deri tek lufta e tanishme civile në Siri. Ai është botuar në media të ndryshme, duke përfshirë Der Spiegel, New York Times, Le Monde etj. Xhymshiti, është kritik i mediave të shkruara, kolumnist i Rrjetit Ballkanik për Gazetari Hulumtuese, autor i shkrimeve tek magazina '2.0' në Prishtinë dhe themelues i THEFrontliner.net

Enter your email address to subscribe to THEFrontliner.net and receive notifications of new posts by email.

RELATED BY