Një Gjykatë në Kosovë Shfajëson Dhunën Policore Kundër Gazetarëve

Një gjykatë e Kosovës ka lehtësuar dënimin ndaj një zyrtari policie i cili dyshohet të jetë i përfshirë në një komplot të paramenduar për vrasje ndaj një gazetari hetues....
Knocked-out photojournalist Vedat Xhymshiti, bearing a photo-camera on his chest and his PRESS Cards, while another camera has been cast-away during the attack. He is being dragged by the perpetrator's colleagues other Kosovo Police officers into an in-door facility.

Një gjykatë e Kosovës ka lehtësuar dënimin ndaj një zyrtari policie i cili dyshohet të jetë i përfshirë në një komplot të paramenduar për vrasje ndaj një gazetari hetues.

Gjykata në qytetin lindor të Kosovës, Kamenicë, ka sjellë një Aktgjykim nga i cili në qoftë se pala e dëmtuar e rastit nuk do të apelojë, i pandehuri një zyrtar i policisë së Kosovës i identifikuar si Faruk Ibrahimi do të kalojë vetëm katër muaj burgim. Ai është gjetur fajtor për kryerjen e një sulmi fizik të drejtpërdrejtë mbi trupin e gazetarit të pavarur dhe fotografit kosovar të luftës, Vedat Xhymshiti, i cili besohet të ketë qenë cak i një tentim-vrasje të paramenduar më 14 Janar, 2012.


Aktgjykimi i Gjykates se Kamenicës, i ndërmarr më 1 Dhjetor 2014 (sharko dokumentin e skanuar ©THE Frontliner)

Aktgjykimi i Gjykates se Kamenicës, i ndërmarr më 1 Dhjetor 2014 (sharko dokumentin e skanuar ©THE Frontliner)

Të shtunën në mbrëmje gazetarit Xhymshiti i kishte ardhur një aktgjykim, të cilin ai e ka kundërshtuar menjëhere nëpërmjet një letre drejtuar mediave, duke deklaruar se “Aktgjykimi është e papranueshëm” dhe duke paralajmëruar apelim të menjëhershëm kundër tij.

“Ky vendim është po aq mizor sa vetë akti datës 14 janar 2012, i cili akt kishte për qëllim për të më vrarë mua me anë të teknikave të arteve marciale të përdorura nga polici Faruk Ibrahimi, i cili ndryshe është shoferi i komandantes së Stacionit të Policisë Rajonale të Gjilanit”, ka shkruar ai.

Gazetari duket të jetë rëndë i frustruar, pasi e la vendin për më shumë se shtatë muaj në një përpjekje për të shmangur ‘… veprimet e dyshuara (nga njerëzit dhe grupet e interesit) të cilët përbëjnë rrezik për jetën e tij, grupe këto që kishin qenë subjekt i hetimit të tij gazetaresk, siç konfirmon edhe fondacioni Britanik për mbështetje të reporterëve të pavarur ‘Rory Peck Trust’, dhe Byroja Amerikane për të drejtat dhe liritë njerëzore në raportin e tyre vjetor të vitit 2012.

Xhymshiti i tha ‘THE Frontliner, se për aktgjykimin e rastit, ai do të njoftojë Asociacionin e Gazetarëve në vend si dhe organizatat e tjera ndërkombëtare që janë duke e vëzhguar vazhdimisht situatën e tij të sigurisë, siç janë: (mes tjerash!) Amnesty International, Human Rights Watch, Reporterët pa Kufij, Instituti Ndërkombëtar i Shtypit si dhe Departamentin Amerikan të Shtetit për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut etj.

Raporti i vitit 2012 për të drejtat e njeriut në Kosovë, i lëshuar nga Zyra e Shteteve të Bashkuara për Demokraci, të Drejtat e Njeriut dhe Punës ka shkruar për gjendjen e një gazetari të përndjekur në Kosovë si pasojë e konflikteve të hapura profesionale.

Raportet e ShBA-së për Praktikat e të Drejtave të Njeriut në Kosovë, thonë se “më 14 janar, një zyrtar policie kishte sulmuar fizikisht dhe rrahur Fotoreporterin Vedat Xhymshiti ndërsa ai kishte qenë duke dokumentuar ngjarjet e një konflikti në një kalim kufitar mes Kosovës dhe Serbisë. Xhymshiti kishte ngritur një padi kundër qeverisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme më 14 Maj. Xhymshiti më vonë u largua nga vendi, pas marrjes së kërcënimeve,” përfundon raporti i departamentit amerikan të shtetit.

Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve (IFJ) dhe grupi i saj evropian, Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ) bëri gjithashtu thirrje autoriteteve për të hetuar incidentin në të cilin fotoreporteri Vedat Xhymshiti ishte sulmuar nga policia ndërsa ishte duke mbuluar ngjarjen në një vend publik gjatë javës së dytë të muajit të parë të vitit 2012.

“Kjo nuk është e pranueshme që punonjësit e policisë të sulmojnë gazetarët të cilët janë vetëm duke bërë punën e tyre,” tha Stephen Pearse, Zëvendës Sekretar i Përgjithshëm i IFJ dhe Sekretari i Përgjithshëm EFJ. “Autoritetet duhet të nisin një hetim tërësor në këtë sulm dhe mbajnë përgjegjës zyrtarët e përfshirë në të.

Organizata e Evropës Juglindore për Media me qendër në Vjenë (SEEMO), një degë e Institutit Ndërkombëtar të Shtypit (IPI), dënoi dhunën policore atëhere të dyshuar dhe tanimë të konfirmuar kundër Gazetarit të pavarur të Kosovës Vedat Xhymshiti.

“Të shtunën më 14 janar, gazetari ishte duke e mbuluar një përleshje midis demonstruesve dhe policisë së Kosovës afër vendkalimit kufitar lindor të vendit në mes të Serbisë dhe Kosovës, kur ai ishte goditur nga policët. Ai humbi vetëdijen por nuk u shtrua në spital. Sulmi ishte filmuar” deklaroi SEEMO, duke shtuar se ” gazetari Xhymshiti i kishte thënë SEEMO-s se ai e pa një qytetar në tokë duke u rrahur nga disa policë, me ç’rast në një përpjekje për të marrë një foto, ai ishte sulmuar.

“U bëj thirrje autoriteteve policore për të hetuar dhe sanksionojë seriozisht ata që sulmuan Xhymshitin”, tha Oliver Vujoviç, sekretari i përgjithshëm i SEEMO.

“Vedat Xhymshiti mbante pajisjet e filmimit kur policia e sulmoi atë. Ishte e qartë se ai ishte një gazetar. Rrahja e një gazetari është një sulm i drejtpërdrejtë mbi lirinë e shtypit,” tha Vujoviç në Vjenë.

Pre-knocked-out photojournalist Vedat Xhymshiti, bearing a photo-camera on his chest and his PRESS Cards, while another camera has been cast-away during the attack. He is being dragged by more then one other un-identified civilian-clothed person, who deliberately sent him into the target scene. After having knocked him-out the perpetrator's colleagues other Kosovo Police officers into an in-door facility. (PrintScreen Photo)

Gazetari Vedat Xhymshiti (në mes) dy individ (Faruk Ibrahimi në uniformë majtas, dhe një zyrtar tjetër në uniformë civile) dukshëm pjesëmarrës në skenarin e sulmit tentim-vrasës. Kliko në Foto për ta smadhuar fotografinë (PrintScreen Foto)

Ky Aktgjykim, konfirmon fajin e policit Faruk Ibrahimi, ndryshe i identifikuar, si shoferi personal i komandantes së stacionit rajonal policor të Gjilanit. Sulmi besohet se kishte qenë i planifikuar me qëllim tentativën për vrasje, e cila ishte një angazhim i ndërmarr duke përfshirë më shumë se një person në aktin-veprues më 14 janar 2012, dëshmon gazetari Vedat Xhymshiti. Sulmi Fizik, e la gazetarin pa vetëdije, përveç kësaj duke shkaktuar një moment të vdekjes-klinike siç thonë raporte të paverifikuara, dhe më vonë pas sulmit, Xhymshiti ishte larguar nga syri i publikut në një strukturë shtëpie, pa mbështetje të ndihmës së parë, siç tregojnë edhe dëshmitarët okularë.

“Kolegët e mi më kishin çuar në spital, autoriteti i të cilit kishte refuzuar të më trajtojë mua, ashtu siç dyshoj të jetë sinkronizuar nga subjektet të cilët kanë qenë cak i aktivitetit tim gazetaresk …” kujton Xhymshiti, “..skena e tmerrshme e asaj nate të ngrirë më kujton pafuqishmërinë time për t’i bërë ballë i vetëm krimit të organizuar,” tregon ai.

Aktgjykimi, i cili gjykoi se zyrtari Faruk Ibrahimi, duhet të dënohet me burg për vetëm 120 ditë, është i papranueshëm për gazetarin i cili ishte cak i sulmit. Ai ishte dhe do të mbetet ende një kërcënim jetësor për gazetarin e pavarur, hetimet e të cilit nuk kanë lëvizur më tej ndonjëherë. Interesimi i tij profesional, e solli gazetarin dhe familjen e tij në një konflikt të thellë profesional me rrezik për jetën nga rrjetet e dyshuara si të organizuara në krim, të cilat besohet të jenë instaluar në disa prej autoriteteve të komandës së zbatimit të ligjit në vend.

“Unë nuk e kam ditur dhe akoma nuk e di, nëse dëshmitë e dëshmitarëve që më ishin dhënë mua, janë të vërteta, apo jo, une vetëm kam filluar duke ndjekur një rrugë të verifikimit të deklaratave të tyre. Sapo kam filluar atë, menjëherë janë paraqitur telefonata të panjohura, kërcënimet dhe përpjekjet për të më frikësuar,” tha Xhymshiti zyrës editoriale të THE Frontliner.

Por, në të vërtetë unë duhet së pari të sigurohem se zyrtari policor që në këtë rast është dorasi i identifikuar dhe zinxhiri i tij komandues, të cilat janë të dyshuar se kishin urdhëruar atë për të kryer një komplot vrasjeje kundër meje, të vijnë në një pikë për t’u bërë subjekt i autoritetit hetimit dhe të filloj zbatimi i ligjit në varësi të gjetjeve. Ndërkohë unë mund të jemë në gjendje për të ri-organizuar rrugën drejt shqetësimeve të raportuara nga dëshmitarë, të cilat duhet të hetohen brenda etikës profesionale. Dyshohet se ka dhjetëra njerëz të vdekur dhe disa dyshohet të kenë qenë subjekt i një trafikimi të mundshëm njerëzor,” Xhymshiti ka zbuluar për ‘The Frontliner.

Megjithatë, pavarësisht nga përpjekjet e tij për të tërheqë vëmendjen e kolegjit të Gjykatës, lidhur me të Drejtat njerëzore dhe profesionale të garantuara me Kushtetutë, të cilat i janë shkelur nga ana palës sulmuese i konfirmuar si Faruk Ibrahimi, Gjykata kishte refuzuar të marrë në konsideratë përpjekjet e tij ligjore. Por, në vend të kësaj, kolegji i Gjykatës, gjykon se zyrtari F. Ibrahimi duhet ndëshkuar si i pandehuri i cili ka kryer sipas gjykatës “vetëm veprën penale të keqtrajtimit” përmes rrjedhës së nenit 164 paragrafi. 1, në lidhje me nenin 153 paragrafi. 1, nën-paragrafi 4 i KPK-së (Kodit Penal të Kosovës), duke deklaruar se Gjykata, në bazë të nenit 4, 41, 45, 73, 75 KPRK-së (Kodi Penal i Republikës së Kosovës), në lidhje me nenin 365, 463 dhe 453, i cili thotë se “Gjykata e gjykon të akuzuarin Faruk Ibrahimi, me aktgjykimin të cilin duhet shqiptuar një dënim prej 120 ditësh efektive në burg …”

Duke kundërshtuar këtë aktgjykim të Gjykatës së Kamenicës, gazetari Xhymshiti, ka thënë ndër të tjera se “… Gjykata ka inkurajuar një vrasës, i cili ishte duke u përpjekur të më vras më 14 janar 2012.


Gazetari Vedat Xhymshiti, është identifikuar si një “Portret Lirie” nga Grupi Ndërkombëtar për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Njerëzore Civil Rights Defenders dhe Youth Initiative for Human Rights. Rasti i sulmit të 14 Janarit 2014 ndaj tij, është i përfshrië në një film të shkurtër dokumentuar, i cili mund të shikohet në videon e poshtëshënuar.


“Hapi i (Zijadin Spahiut) gjyqtarit, është një dyshim i qartë se ai është, ose mund të jenë i lidhur me individë apo grupe të dyshuar për përfshirjen në rrjetet e krimit të organizuar, që mund të kenë qenë cak i hetimeve të mia profesionale. Paneli, i kryesuar nga gjykatësi Spahiu kanë refuzuar të njohin dhe të marrin parasysh mbi 10 Nene Kushtetuese të Republikës së Kosovës, të cilat identifikojnë shkeljet e të drejtave të garantuara nëpërmjet aktit më të lartë ligjor në vend. Gjykatësi Spahiu dhe kolegji i tij gjyqësor janë gjithashtu përgjegjës për falsifikimin e dëshmisë sime! Ata kanë ndryshuar dëshminë time autentike duke refuzuar t’a regjistrojnë atë. Gjyqtari Spahiu duhet të hetohet dhe të thirret para drejtësisë,” përfundon deklaratën e tij, gazetari i persekutuar Vedat Xhymshiti.

Ai tha se së do t’a apeloj aktgjykimin nëpërmjet avokatit të tij i paguar nga Shoqata e Gazetarëve, ai do të ushtrojë të drejtën e tij ligjore dhe të apelojë për çdo organizatë të mundshme në kuadër të ligjeve të garantuara me Kushtetutë, faktet janë të padiskutueshme se akti i 14 janarit 2012 , ishte një tentativë vrasje me paramendim dhe me plan si i tillë. Duke thënë më tej se: “Polici Faruk Ibrahimi më ka borxh mua një jetë, kështu që unë dua të sigurohem që detyrimet e tija për jetën time, ai t’i paguaj përmes ligjeve në fuqi”.

Lufta në Kosovë përfundoi në mars të vitit 1999 pas një fushate të zgjatur të bombardimeve të NATO-s mbi Jugosllavi që përfundimisht detyroi kuvendin serb t’i jap Kosovës autonominë politike, ndërsa duke e mbajtur atë brenda kufirit të saj territorial. Nëntë vjet pas përfundimit të luftës, Kosova shpalli pavarësinë e saj, por statusi i saj si Republika e vetë shpallur e Kosovës është e njohur nga 110 e 193 shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara.

Në Kosovën e pasluftës janë likuiduar rreth tetë gazetar, në mesin e të cilëve 3 të huaj, dy gjerman dhe një serb. Kosova renditet e 80-ta nga 180 vende në indeksin e lirisë së shtypit të Reporterëve pa Kufij për vitin 2014.


Admir is currently studying English Language and Literature at Kosovo's Public University 'Hasan Prishtina', his interest is focused on the teaching methods, but indeed he feels more excited about the classroom management as well as translating. His knowledge about translating from English to Albanian native language and vice-versa is a weekly commitment that he devote for 'THE Frontliner' even though Admir is not that fan of politics he is still doing well with translations. He is extremely creative and a guitar lover, which still plays with it.

Enter your email address to subscribe to THEFrontliner.net and receive notifications of new posts by email.

RELATED BY