EULEXI-i NË AMBIENTIN ETNO-KULTUROR KOSOVAR

Në këtë editorial, autori Musa Dragusha, shkruan për efektet dhe pasojat e komprometimit të misionit Evropian për Sundim të Ligjit EULEX, i cili së fundmi dyshohet të jetë kthyer nga një mision...

Në këtë editorial, autori Musa Dragusha, shkruan për efektet dhe pasojat e komprometimit të misionit Evropian për Sundim të Ligjit EULEX, i cili së fundmi dyshohet të jetë kthyer nga një mision i sundimit të ligjit, në atë të sundimit të krimit.


Avokati, Musa Dragusha — ©THE Frontliner

Avokati, Musa Dragusha — ©THE Frontliner

Konteksti i Kosovës —| Kosova nuk është vëtëm një entitet gjeo-politik. Ajo, më tepër se kaq, me trashëgiminë historike dhe kulturorë është shumë komplekse më vete. Në veçanti, për shkak se më tepër se çdo vend tjetër, Kosova është një ndërthurje e origjinës, trashgimisë e ndikimeve të nduarndurta historike, fetare e kulturore. Prandaj, shoqëria e sotme kosovare është e gurëzuar në themelet e këtyre ndikimeve. Ky regjion dardan i formësuar si entitet nën Perandorinë Otomane funksionoi për pesëdhjetë vitesh me radhë nën regjimin komunist, si një shoqëri e mbyllur dhe me ekonomi të dirigjuar. Në këtë mënyrë, trashëgoi në vazhdimësi lidhjet e fuqishme fisnore e klanore, marrëdhëniet e afërsisë, të lidhjeve të gjakut e të miqësisë, me lidhjet e ngushta shoqërore. Në aspektin e drejtësisë, megjithëse madje vonë vendosi sistemin e mëvetësishëm juridik (1974), ishte nën ndikim të fuqishëm të së drejtës zakonore e cila e kishte primatin ndaj sistemeve të huaja juridike, të cilat ishin të vendosura që popullin e Kosovës ta mbanin të nënshtruar. Kështu që, edhe përgjatë tërë fundshekullit të XX, kodi zakonor ishte më i përhapur dhe aplikohej paralelisht me ligjin në fuqi.

Në përgjithësi, në fushën e drejtësisë, Kosova e ka trashëguar të njëjtën traditë juridike të sistemeve të drejtësisë kontinentale, edhe në pjesën e sistemit të cunguar të drejtësisë penale. Me rrënimin e sistemit kosovar të drejtësisë, praktikisht të gjithë qytetarët dhe prokurorët shqiptarë ishin shkarkuar nga detyra. Pas luftës së përgjakshme, në ditët e para të vendosjes së prezencës ndërkombëtare, të gjithë këtyre profesionistëve të juridikaturës që i kishte Kosova, u mungonte përvoja më e re gjyqësore. Për më tepër, përvoja nga sistemi i mëparshëm socialist shërbente si një përgatitje e dobët për punën në sistemin e ri demokratik. Pak prej tyre kishin njohuri të drejtpërdrejta mbi standardet ligjore moderne, demokratike dhe ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Në këtë situatë në Kosovën e dalë nga një gjendje e rëndë represioni, dhune sistematike dhe plagëve të luftës, gjasat për riparimin e besimit të komunitetit në drejtësi ishin kurrëfare! Për më keq, në rrethanat e ndryshuara politike, ekonomike, sociale e kulturore, u ngrit sistemi i mëparshëm i drejtësisë. Sistemit të këtillë i vendoset në zbatim një kornizë ligjore e koordinuar mjerisht dhe e pamanovrueshme, e përbërë nga sasi ligjesh dhe procedurash arkaike të sistemit të kaluar, të mbuluara me konventa ndërkombëtare dhe të plotësuara nga rregulloret ad hoc të UNMIK-ut! Prandaj, sistemi i natyrës krejt socialiste, i cili i kishte shërbyer drejtësisë së kufizuar kosovare deri në vitin 1989, shumë shpejtë edhe në praktikë u tregua joadekuate për rrethanat plotësisht të ndryshuara, në të cilat, në mënyrë të panatyrshme, po rikthehej. Pasojat ishin të pashmangshme dhe rezultatet tejet deprimuese. Sistemi dështoi e besimi i komunitetit u kompromitua edhe më tepër.

Në këto rrethana, pas deklarimit të pavarësisë në Kosovë për të forcuar sundimin e ligjit dhe ngritur besimin e komunitetit, u bë një infrastrukturë e re ligjore e përcjellur me riorganizim të plotë të gjyqësorit. Legjislacioni i ri penale tani paraqet një përmbledhje të mirë të standardeve ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut. Shumë analiza komparative tregojnë një aplikim tejet të gjerë të këtyre standardeve, madje më të gjerë se në shumë prej vendeve me sisteme të zhvilluara demokratike. Kështu që, për herë të parë, vendosen principet dhe rregullat e një procedure inkvizitore, me përkufizime të qarta të rolit të ndarë të gjyqësisë, prokurorisë dhe funksioneve mbrojtëse në mënyrë që secili të funksionojë pavarësisht në kryerjen e përgjegjësive të veta. Prokurori vëhet në qendër të procedurës, kurse gjykata nga ana tjetër, tani vëhet në pozitën e mbikqyrësit të procedurës duke u zhveshur pothuajse plotësisht nga pozitat e kontrolluesit të saj. Legjislacioni tani u garanton të gjithë personave një sistem të dizajnuar mirë të drejtash ligjore, duke i bërë kështu, për herë të parë, standardet ndërkombëtare në rregulla vendore. Nga ana tjetër, për të manovruar me këtë kornizë ligjore vëhet një sistem tërësisht i riorganizuar i gjykatave, i vendosur që të menaxhohet në mënyrë të pavarur nga një këshill i përbërë tërësisht prej gjyqtarëve (Këshilli Gjyqësor i Kosovës).

Dy patrulla të forgave të rend it ligjor të misionit Evropian për sun dim të ligjit EULEX, përballen me një barrikadë të Serbëve etnik në hyrje të pjesës së bregut verior të qytetit të trazuar të Kosovës, Mitrovicë. (Foto: Vedat Xhymshiti, për THE Frontliner/Le Monde)

Dy patrulla të forgave të rend it ligjor të misionit Evropian për sun dim të ligjit EULEX, përballen me një barrikadë të Serbëve etnik në hyrje të pjesës së bregut verior të qytetit të trazuar të Kosovës, Mitrovicë. (Foto: Vedat Xhymshiti, për THE Frontliner/Le Monde)

EULEX, i menduar si “mision i lehtë”!

Në këtë gjendje, Kosova e pavarur e pranoi misionin evropian tanimë të njohur si EULEX, edhe në fushën e drejtësisë, madje të mveshur edhe me kompetenca ekzekutive, me të drejtë. Pjesa dërmuese e gjyqtarëve dhe prokurorëve vendorë, përfshirë këtu edhe juristët të cilët vepronin si avokatë të mbrojtjes, gradimet në drejtësi i kishin si pjesë të trashëgimisë së kaluar. Funksionet juridike ushtroheshin në mënyrë individuale, pa bashkëpunim profesional, pa infrastrukturë të nevojshme, pa pajisje teknologjike, pa staf të domosdoshëm mbështetës. Juristët gjyqësorë nuk kishin trajnime për hulumtimin e fakteve dhe provave në terren; për hulumtin mbi dosjet dhe dokumentet që i posedojnë apo kontrollojnë autoritetet në kohën e duhur; për veprimet nën dritën e normave të së drejtës ndërkombëtare; mënyrën si ndërtohet dhe zbatohet strategjia e rastit; si bëhet ndërtimi apo kundërshtimi i akuzave; si hulumtohen e mbledhen faktet dhe provat në tërësi; si testohen e kundërshtohen dëshmitë; si provohen dëshmitë; si testohen dëshmitarët e akuzës, etj.

Programet e Fakultetit Juridik, ishin tejet të përgjithësuara dhe teorike. Ato ofronin njohuri të përgjithshme dhe vetëm elementare për drejtësi. Vetëm kohët e fundit janë vendosur kurrikula të rregullta mbi mënyrën e praktikimit të ligji, madje edhe ato grumbullojnë një numër të kufizuar studentësh. Instituti kosovar për gjyqësi, në njërën anë, vetëm kohët e fundit kishte ngritur kurrikula specifike për gjyqtarë e juristë të rinj, ndërsa në anën tjetër, nuk pati sukses që të ndërtonte programe me ekspertë ndërkombëtarë të lëmisë përkatëse. Vetëm kohët e fundit një numër shumë i kufizuar i juristëve të graduar për drejtësi nga vendet me traditë të zhvilluar juridike kanë arritur që të bëhen pjesë e drejtësisë kosovare.

Literatura e mangët dhe bibliotekat e pajisura me libra për mënyrën e praktikimit të ligjit në sistemet e zhvilluara ishte shumë e kufizuar. Tekstet e pakta të cilat paraqesin udhëzues për këtë, të siguruara nga donatorët, janë në gjuhët e huaja dhe nuk shfrytëzohen gjerësisht nga juristët vendorë. I vendosur në këto rrethana e me qëllim të plotësimit të resurseve vendore si dhe me mision të rregullt për fuqizimin e tyre në vazhdimësi, misioni i EULEX-it u mendua të dilte i lehtë. E asnjë prej misioneve nuk janë të lehta, veçmas në realitetin me plot ndikime kundërthënëse etnike, historike, religjioze, kulturore, ekonomike dhe sociale, e veçanërisht nga vendet postkonfliktuale, siç është Kosova. Duke u planifikuar që të vepronte si trup i veçantë dhe i pakoordinuar me vendorët, misioni që në fillim ishte i pamundur. Siç duket, mësimet nga dështimi i prezencës së mëparshme ndërkombëtare, i mveshur me petkun e UNMIK-ut, nuk ishin të mjaftueshme. Madje, as paralajmërimet pompoze fillestare për “peshqit e mëdhenj”, shpejtë u venitën dhe besimi veçse filloi të zbehej.

Rëndësia e Politikave Gjyqësore

Politikat gjyqësore në çdo vend nuk janë të lehta, e aq më pak në Kosovë. Trajtimi i çështjes se deri në çfarë shkalle dhe me çfarë pasojash dhe se si lloje të ndryshme gjykatash bëjnë politikën publike është i debatueshëm për çdo vend sado i zhvilluar të jetë. Çdo diskutim rreth gjykatës i referohet tensionit kryesor ndërmjet gjykatës si institucion publik dhe parimeve bazë të qeverisjes kombëtare. Është standard ndërkombëtar i promovuar në demokracitë e zhvilluara, që tribunalet të cilat përdorin procedurat adekuate të procesit ligjor nuk duhet të krijohen për të zëvendësuar juridiksionin që u takon gjykatave të rregullta. Gjyqësia duhet të ketë juridiksion mbi të gjitha kontestet e natyrës juridike. Vendimet gjyqësore janë të pavarura; vendimet e gjykatësve nuk mund të rishqyrtohen përveç përmes procedurave të ankimit të parashikuara me ligj. Gjykatat janë financiarisht të pavarura – pagat e stafit gjyqësor dhe buxheti i gjykatave nuk duhet të jetë subjekt i reduktimeve buxhetore arbitrare të imponuara nga të tjerët.

Gjyqtarët i zgjedhin çështjet në përputhje me pikëpamjet e tyre për praktikën. Kjo bie në kundërshtim me idenë se gjykata thjesht interpreton ligjin, nëpërmjet metodave të zhvilluara të arsyetimit ligjor. Harold J. Spawth arsyeton se, gjyqtarët gjithashtu ndërtojnë politikën publike, sepse “si gjyqtari që ndëshkon vazhdimisht me burgim shoferët e dehur, si gjyqtari që kërcënon me ligj vetëm trafikantët e moshës së re, ashtu edhe gjyqtari që drejton seancën në pallatin e drejtësisë, që të gjithë bëjnë politikë.” Derisa konceptimi i ndërtimit të politikës gjyqësore përfshin përshtatjen e një rregulli për zgjedhjen e shkelësve të ligjit, ai gjithashtu ka të bëjë edhe me sqarimin e problemeve, rrethanave, formulimin e alternativave dhe procesin e zbatimit. Secila është më e rëndësishmja, formulimi i politikës gjyqësore prek kontradiktën brenda ngjarjes dhe aktivitetet mbi bazën e një skeme metodike për interpretimin e ngjarjeve.

Gjykatat duhet të krijojnë mundësinë që shtetasit të marrin pjesë në debate që bëhen në sallën e hapur dhe juristët e ushtrojnë ndikimin e tyre në këtë luftë, ndërsa ngjarjet shndërrohen në kategori ligjore dhe ligji gjen zbatim për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të caktuara. Në këtë mënyrë, gjykatat në një shkallë të rëndësishme ndihmojnë për formulimin e politikës publike nëpërmes punës që ato bëjnë për vënien në përdorim të ligjit me qëllim që të sqarohen rrethanat e konfliktit. Jo vetëm nga përmbajtja e vendimeve që marrin në gjyq, por edhe nëpërmjet mënyrës sipas së cilës gjykojnë problemet, gjyqtarët përfundimisht bëjnë politikë. Prandaj, gjyqtarët duhet vazhdimisht që të vlerësojnë me kujdes pasojat që i shkaktohen publikut nga vendimet udhëzuese që marrin. Ata duhet të përpiqen që të gjejnë një zgjedhje të drejtë të çështjes. Pavarësia, paanshmëria dhe ekuilibrimi duhet të shkrihen së bashku, në zgjidhjen e çështjes në trajtim. Roli i këtillë të cilin e luajnë gjyqtarët në zhvillimin e politikave u krijon atyre mundësinë në shpërdorimin e pushtetit duke vendosur kufizime të paligjshme apo që të përpiqen të zgjerojnë në mënyrë të paligshme pushtetin e tyre. Vendosja e instrumentalizuar, trajtimi selektiv, vendosja e rasteve nën prioritet, favorizimet, madje edhe neglizhimi e të ngjashme sikur këto, nuk janë asgjë tjetër, veçse zbatim i politikave të caktuara, që sigurisht rezultojnë me shkelje të standardeve të vendosura me ligj.

KFOR and EU security members, guarding the main bridge, one of two bridges between the southern, ethnic Albanian-dominated and the northern, Serb-dominated part of Mitrovica, Kosovo. -- Serbian police and NATO troops have reinforced checkpoints on both sides of the Kosovo border to try to stop further ethnic violence after a frontier post was burned down and a policeman was killed. Mitrovica, Kosovo. 28th July 2011. (LeFigaro/Corbis Photo/Vedat Xhymshiti)

KFOR and EU security members, guarding the main bridge, one of two bridges between the southern, ethnic Albanian-dominated and the northern, Serb-dominated part of Mitrovica, Kosovo. — Serbian police and NATO troops have reinforced checkpoints on both sides of the Kosovo border to try to stop further ethnic violence after a frontier post was burned down and a policeman was killed. Mitrovica, Kosovo. 28th July 2011. (LeFigaro/Corbis Photo/Vedat Xhymshiti)

Roli i Gjyqësorit në Shoqëritë në Tranzicion

Hapja e Kosovë ndaj botës, nevoja për afirmim ndërkombëtar dhe synimet e qarta drejt integrimeve veri-atlantike, ka shtruar kërkesën për përkrahje të veçantë para institucioneve kosovare. Po kështu, edhe me EULEX-in, tani që sistemi juridik ishte konstituar, sa i përket gjyqësorit burimet adekuate dhe vëmendja duhej përqendruar në plotësimin e mangësive, me masa konkrete për sigurimin e pavarësisë. Një pushtet gjyqësor i pavarur është i domosdoshëm për vendosjen e drejtësisë së barabartë për të gjithë.

Kjo në veçanti, kur dihet se roli i pushtetit gjyqësor në një shoqëri në transformim, ku ndodhin ndryshime rrënjësore është crucial për zhvillimin e mëtejmë. Në këto rrethana, gjyqtarët shpesh duhet të përmbushin një mision të vështirë, që kërkon prej tyre cilësitë më të larta gjyqësore. Nga njëra anë, nga ata kërkohet të kuptojnë qëllimet dhe politikat në një shoqëri në evolucion, kurse prej të tjerëv kërkohet që t’i japin atyre rëndësinë që u takon kur ata interpretojnë legjislacionin ose shqyrtojnë vendimet administrative. Drejtësia ka nevojë për gjyqtarë që vendosin me paanësi, ndërmjet të drejtave dhe interesave në konflikt dhe zbatojnë ligjin sipas interpretimit të tyre (neni 28 i Projektit të Parimeve lidhur me pavarësinë e pushtetit gjyqësor).

Objektivat dhe funksionet e organeve gjyqësore përfshijnë “përpjekjet që të gjithë popujt mund të jetojnë në siguri me një regjim të bazuar në të drejtën” (shih te “Deklarata e Singvit”). Standardet përpiqen të përcaktojnë përmbajtjen e pozitës për gjyqtarë në bazë të objektivave që do të arrihen: të sigurojnë kompetencën, pavarësinë dhe paanësinë, të cilat të gjithë njerëzit kanë të drejtë tëp resin nga gjykatat dhe gjyqtarët, të cilëve u është besuar vendosja për të drejtat e tyre. Pra, ato janë janë një mjet për të siguruar që individët, të drejtave e të cilëve duhet të mbrohen, kanë garancitë e nevojshme për efektivitetin e kësaj mbrojtjeje (shih: Karta Evropiane mbi Statutin për gjyqtarët).

Këto garanci mbi të drejtat e individëve sigurohen nga kompetenca gjyqësore, në kuptimin e aftësisë, pavarësisë dhe paanësisë. Këto janë referenca pohuese sepse statusi i gjyqtarëve duhet të përpiqet t’i garantojë ato, meqë ky status nuk duhet të përfshijë asnjë element i cili mund të ndikojë keq mbi besimin e publikut në këtë kompetencë, pavarësi dhe paanësi. (po aty) Shteti siguron zbatimin e përpiktë të vendimeve gjyqësore, por është detyrë e organeve gjyqësore të ndjekin zbatimin dhe zhvillimin e rregullt të procedurës. Pavarësia e prokurorëve dhe e gjyqtarëve dhe kurajoja e ndërgjegja me të cilat ata kryejnë detyrat profesionale përkatëse, janë të domosdoshme për forcimin e pavarësisë dhe garantimin e drejtësisë, lirisë dhe respektit të ligjshmërisë, si dhe për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, që u përkasin të gjithë personave në shoqëri.

Standardet obligojnë shtetet në çështjën ë ankimeve nga publiku për keqadministrimin e drëjtësisë. Shtetet duhet siguruar procedura të ankimit duke hapur mundësinë për një individ të bëjë një ankesë për keqadministrim të drëjtësisë, për një çështje të caktuar te një organ i pavarur, pa u dashur të respektohen formalitetet spëcifike. Nëse shqyrtimi i plotë dhë i kujdësshëm nga një organ i tillë do të nxjerrte në pah një shkelje disiplinore prima facie të qartë nga një gjyqtar, organi në fjalë do të ketë juridiksion mbi gjyqtarët. Gjyqtari është i lirë, madje e ka për detyrë, që t’i zgjidh çështjet që i parashtrohen me paanësi të plotë, sipas interpretimit të tij të fakteve dhe të ligjit, pa iu nënshtruar kufizimeve, ndikimeve, nxitjeve, presioneve, kërcënimeve ose ndërhyrjeve direkte ose indirekte, cilatdo qofshin origjina ose motivi i tyre.

Në situatën e Kosovës, kur sistemi i drejtësisë në vazhdimësi përcillët me besim të komprometuar, vendosja e standardeve ndërkombëtare për të shënuar shkëputjen e domosdoshme nga praktikat e trashëguara të ndërhyrjeve në pavarësinë ë gjyqësorit është thelbësore për ndërtimin e një sistëmi të mirëfilltë. Kërkesa për të mishëruar parimet dhe rregullat ndërkombëtare në Kushtetutë dhe në legjislacion parandalon ndërhyrjen në gjyqësorin dhe synon sforcimin përfundimtar të pavarësisë së tij. Këto standarde synojnë të mbulojnë një gamë situatash, nga dhënia e këshillës një organi ekzekutiv ose lëgjislativ deri në vetë ndikimet në vendimet e gjyqtarëvë si pjesë të një organit plotësisht të pavarur. Pozita dhë respekti për këtë degë dhe individët që i shërbejnë është vëçanërisht jetik në pozita të tilla pushteti, të shoqërisë në tranzicion siç është Kosova.

Gjykatatat e gjyqtarët duhet pasur parasysh standardin e njohur ndërkombëtar së ”të gjithë personat janë të barabartë para ligjit” dhë se “sëcili ka të drejtë që rasti i tij të shqyrtohet nga një gjykatë e pavarur dhe e drëjtë”. Prej këtu çfarëdo selektimi, vendosje nën prioritet, favorizimi apo edhe neglizhimi, bië ndësh me standardet dhe promovon një praktikë të paqëndruëshme, në rastin më të lehtë, respektivisht një shkëljë të ligjit, në rastin tonë. Selektimi i rasteve dhë vendosja e prioriteteve duhët të jetë një praktikë uniforme dhë e mbështëtur në faktorë objektivë.

Kompromitimi i misionit dhe pajosat —| Derisa praktikuesit vendorë të ligjit përpiqeshin që të tejkalonin kufizimet e trashëgimisë së kaluar, ata të EULEX-it, po përballeshin me mosnjohje të thellë të rrethanave kosovare dhe ambientit në Kosovë. Përfoljet për sistem joadekuat, selektimi dhe përzgjedhja e gjyqtarëve e prokurorëve, mospërgaditja paraprake për tu përballur në rrethanat kosovare, metoda e seleksionimit me rastin e marrjes në trajtim të rasteve, që në fillimin e vet e kanë kompromituar misionin e EULEX-it.

Për më tepër se kjo, aferat në lidhje me thyerjen e rregullave me rastin e administrimit të çështjeve nga gjyqtarë e prokurorë të EULEX-it, anëshmëri të hapura në zhvillim të proceseve gjyqësore, pahetuesia me kujdes i çdo ankese për shkelje të të drejtave të një pale ose të një dëshmitari, duke përfshirë edhe ankesat për keqtrajtim, pastaj ndërhyrjet në bazat e organizimit hierarkik, ndarja selektive e çështjeve, janë parregullsitë të cilat në vazhdimësi e kanë përcjellë këtë mision dhe humbje të mundësisë për të krijuar përshtypje paanshmërie në komunitet. Derisa përvoja në praktikimin e ligjit në një sistem të zhvilluar demokratik ishin siguri e madhe për qëndrueshmërinë e rekomandimeve të dhëna. Më tepër se kaq, për shkak të njohurive për ambientin dhe kulturën juridike në Kosovë, sikundër edhe mosnjohje më të mirë të kornizës së legjislacionit kosovarë, i bënë shërbyesit e misionit të EULEX-it, të vëhen në një debat të ashpër publik për përkushtimin e tyre ndaj misionit dhe të vetë këtij misionit ndaj popullit të Kosovës.

Këto së bashku me dukuritë e shpërfaqura të mbylljes së ra rasteve, pengimit të hetimeve, marrjes së vendimeve përkundër një shpërblimi, selektimet, favorizimet, e kompromitojnë rëndë këtë mision. Në Kosovë, veçmas këto ishin dukuri përcjellëse e sistemit të saj të drejtësisë për dekada me radhë. Më pastaj, pasojat shkojnë përtej kompromitimit të këtij misioni ndërkombëtar. Kështu që, afera e fundit jo vetëm që ka kompromituar misionin e EULEX-it, por rrezikon të ardhmen e Kosovës si shtet, që përmes vendosjes së sundimit të ligjit, synon promovimin ndërkombëtar dhe integrimet evropiane.

Musa Xh. Dragusha, me profesion është Avokat. Për katër vjet ka qenë kryetar i Odës së Avokatëve të Kosovës, ai ka shërbyer në shumë organizata të ndryshme institucionale të vendit në fushën e ekspertizës ligjore. Dragusha në Dhjetor 2014, i ka vënë detyrë vetës për t'i trajtuar shqetësimet e lirisë së medias në Kosovë, duke nënshkruar një marrëveshje të bashkëpunimit profesional më Asociacionin e Gazetarëve në Kosovës — AGK.

Enter your email address to subscribe to THEFrontliner.net and receive notifications of new posts by email.

RELATED BY

  • »In praise of WikiLeaks« Jill Stein

    I’ve gotten a first—hand look at how the establishment attacks people who challenge the status quo. These attacks are intended to brand their targets as pariahs and stigmatize anyone...
  • Berati dhe belaja me Turqinë

    Unë ngritem për të mbrojtur lirinë e shprehjes, por nuk mund të hesht kur një imam apo i ri dënohet për nxitje të dhunës derisa gazetarët duartrokiten. Unë jam...
  • Are Black Lives Terrorist Lives?

    Well, this is what happens when the full force of the domestic state-terrorism apparatus sets itself against the innocent and frequently impoverished citizens of colour that mistakenly chose to...
  • If Other Professions Were Treated Like Photography…

    what if other professions were treated like photography? Here’s what a “part-time professional’s” Facebook posts might look like if other careers experienced the “everyone’s a photographer” phenomenon,...