KOMENT: Filmi 'Intervista'

Ç’farë e bënë të madh një film që është qartësisht i trilluar? Sepse aty luhet me nocionet absurde të udhëheqësve tiranik të botës – që gazetarët fshehurazi punojnë për...

Ç’farë e bënë të madh një film që është qartësisht i trilluar? Sepse aty luhet me nocionet absurde të udhëheqësve tiranik të botës – që gazetarët fshehurazi punojnë për CIA-n, një supozim i cili mbart pasoja tragjike.

Reporteri James Foley, koka e të cilit iu pre nga ISIS në fillim të këtij viti, u akuzua nga militantët si një punonjës i shërbimit Britanik MI-6. Korrespondenti Newsweek Maziar Bahari u arrestua në Iran për shkak të dyshimit se ka qenë spiun. Reporteri i Washington Post Jason Rezaian është ende në një burg iranian, i akuzuar për spiunazh. Reporteri i Wall Street Journal Daniel Pearl u akuzua si punonjës i CIA-s para ekzekutimit të tij.

Historitë e gazetarëve të rrëmbyer në Beirut Terry Anderson, Bob Simon në Bagdad, deri tek David Rohde në Serbi, janë të mbushura me tregime tragjike për gazetarët, të përceptuar si spiunë, ose të raportuar qëllimshëm si të tillë për shkak të konflikteve profesionale që kompanitë ose grupet e ngushta të interesit të dyshuara për përfshirje në aktivitete të jashtligjshme i kanë etiketuar jo pak here gazetarët kryeneq të pa-mposhtur në parimet e tyre, vetëm e vetëm për t’i likuiduar ata nga jeta profesionale e të qenurit gazetar, ose për të siguruar një biletë të pa-kthim jetësore për ta, me qëllim që korporatat ose grupet e interesit që mund të kenë qenë subjekt i hetimeve gazetareske të mund të ‘shpëtojnë’ nga denoncimet.

Ky lloj filmash që harton ndikime vdekejreprurëse për gazetarët nuk e ndihmon aspak median dhe lirinë e saj, sidomos kur kultura pop përforcon imazhin e rremë të gazetarëve të kthyer në agjentët special. Ose agjentët e paraqitur si gazetarë.

Pamje nga Filmi 'The Interview'.

Pamje nga Filmi ‘The Interview’.

Kështu pati ndodhur edhe në vitin 2012 kur unë isha duke raportuar nga Lufta Civile e Sirisë, gazeta ‘KOHA‘ me gazetarin e tyre të stolisur me çmime gazetarie nga organizata të ndikuara nga vetë korporata, kishin botuar një material të paverifikuar, sipas të cilit unë paskam punuar për një agjenci gjoja spiunazhi, mirëpo pas verifikimeve doli se emri im jo që nuk ishte në regjistrat e organizatës, por edhe vetë organizata ishte një OJQ e liçencuar edhe në Kosovë, e cila ishte etiketuar për interesa që vetë kompania ‘KOHA’ do duhej t’i shpjegonte para publikut, pa shkuar më tej, kjo kompani ka rrezikuar jetën time, duke krijuar kështu rrethana të atilla që unë mund të kisha përfunduar i vrarë në vatrën më të rrezikshme të luftës, në Siri.

Përceptimi i spiunëve që paraqiten si reporterë është një krim apo një vrasje e përgatitur nga autorët e këtyre skenareve idiotike që përbën aktin e vrasjes me paramendim dhe planifikim duke vënë në cak një gazetar.

Prandaj filmi “Intervista” përbën një përpjekje idiotike dhe një përpjekje për të mbajtur në pushtet diktaturat apo diktatorët tiranik shtetëror të mbuluar nga maskat e përemëruara si demokraci, komunizëm, socializëm liri e shprehjes, liri e shtypit e çfar nuk na ka rënë të dëgjojmë tjetër.

Përfundimisht kjo është përpjekje e qartë për të krijuar rrethana të cilat do të legjitimonin vazhdimin e vrasjes së gazetarëve. Për çfar, shoqëria njerëzore, doemos duhet të reagoj.

Vedat Xhymshiti; është gazetar dhe korrespondent i pavarur lufte. Ai ka raportuar një numër të konflikteve të Lindjes së Mesme dhe Afrikës, deri tek lufta e tanishme civile në Siri. Ai është botuar në media të ndryshme, duke përfshirë Der Spiegel, New York Times, Le Monde etj. Xhymshiti, është kritik i mediave të shkruara, kolumnist i Rrjetit Ballkanik për Gazetari Hulumtuese, autor i shkrimeve tek magazina '2.0' në Prishtinë dhe themelues i THEFrontliner.net

Enter your email address to subscribe to THEFrontliner.net and receive notifications of new posts by email.

RELATED BY